Lajmet
DITARI: Çfarë lajmesh kemi lexuar në çdo 16 prill, në vitet nëntëdhjetë
Published
6 months agoon
By
UBTNews16 prill 1993
Lajm i plotë:
Konferencë për gazetarë e kryetarit të Republikës së Kosovës dr. Ibrahim Rugova
Represioni, represioni dhe vetëm represioni! Kjo është një klithmë që thotë e shpjegon shumë për gjendjen në Kosovë, tha në fillim të konferencës së sotme për gazetarë kryetari i Republikës së Kosovës dr. Ibrahim Rugova. Ai tha se po vazhdon ndjekja ndaj deputetëve të rinj të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe ndaj aktivistëve të partive politike shqiptare. Policia serbe ndaloi mbajtjen e Kuvendit vjetor të Partisë Parlamentare të Kosovës që ishte thirrur për uikendin e javës së kaluar. Ky represion ndaj deputetëve dhe aktivistëve të partive politike bëhet me qëllim të frikësimit dhe me synim që ata të heqin dorë nga veprimtaria dhe kërkesat e tyre. Po vazhdon largimi nga puna edhe i atyre pak shqiptarëve që kishin mbetur ende në punë dhe largimi i shqiptarëve nga banesat tyre. Shqiptarëve po u kërcënohen me lloj lloj armësh, ndërsa ditëve të fundit kërcënimet po realizohen edhe me një formë të re, me vendosjen e bombave në oborret e shkollave e oborret e shtëpive. Kryetari Rugova tha se ende nuk ka informata të hollësishme se nga vijnë dhe kush po i vendos bombat, por qëllimi i tyre është i qartë: që fëmijtë shqiptarë të pësojnë, siç ishte rasti në Suharekë.
Mbajtja në burg e rektorit të Universitetit të Prishtinës prof. dr. Ejup Statovci po iriton studentët dhe arsimtarët e universitetit dhe mbarë opinionin në Kosovë, ndërsa, gazetari Blerim Shala, sipas praktikës së njohur të regjimit serb, u dërgua në burg për herë të dytë, e fatkeqësisht po vazhdon edhe vrasja e njerëzve, siç ndodhi në Vërmicë të Prizrenit, përkatësisht në zonën kufitare me Shqipërinë, ku u vra, në rrethana ende të pasqaruara, Ferid Fanaj, theksoi kryetari Rugova.
Deklaratën e Ministrit serb për drejtësi se deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës mund të dënohen edhe deri në 15 vite burg, dr. Rugova e vlerësoi si kërcënim që synon largimin e domosdoshëm të deputetëve të rinjë nga Kosova. Por, mbledhja konstituive e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mbahet. Deputetët e njerëzit në Kosovë nuk frikësohen, theksoi kryetari i Republikës së Kosovës dr. Ibrahim Rugova. Ai përsëriti kërkesën që në Kuvendin e Republikës së Kosovës të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e serbëve, për të cilët janë lënë vendet e zbrazëta. Ndërsa, kërcënimin e Ministrit të Drejtësisë së Republikës së Serbisë, me pretekst të gjoja mbrojtjes së sovranitetit territorial të Serbisë, kryetari Rugova e quajti krejtësisht të pabazë. Sipas ligjeve të ish-Jugosllavisë dhe ligjeve ndërkombëtare, Serbia nuk ka pasur sovranitet mbi Kosovën, kurse tash Serbia e ka okupuar Kosovën. Ajo ende mbahet këtu me dhunë, por ajo nuk ka sovranitet mbi Kosovën. Pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, as Serbia nuk është shtet i pranuar nga bashkësia ndërkombëtare, prandaj kërcënimi nuk ka karakter juridik, por synon të mbulojë përdorimin edhe më të madh të dhunës për ta mbajtur të okupuar Kosovën, theksoi dr. Rugova.
Kryetari Rugova, në kohën e rritjes së frontit të dhunës në Kosovë, edhe njëherë i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së që sa më parë të shtrojë çështjen e Kosovës në rend të ditës.
Një pjesë të komenteve, kryetari Rugova ia kushtoi shkeljes së hapësirës ajrore të Republikës së Shqipërisë nga ana e aeroplanëve ushtarakë të Serbisë. Ky akt, bashk me vrasjen e Ferid Fanajt dje, si edhe vrasjet e shumta më herët,janë pjesë e planit serb për tensionimin e gjendjes në zonën kufitare. Serbia, siç duket, dëshiron të përsëritet rasti i vitit 1920, kur pas Konferencës së Versajës, ish-Jugosllavia, gjegjësisht Serbia, e sulmoi Shqipërinë me qëllim që të vihej në plan të dytë çështja e Kosovës. Me këto akte, tha kryetari Rugova, synohet tërheqja e vëmendjes nga çështja e Kosovës, e cila pritet se do të shtrohet në rendin e ditës në institucionet ndërkombëtare.
Në vazhdim, ai falënderoi delegacionin e Kongresit Amerikan, me në krye kongresmenin Eliot Engëll, për vizitën që i bëri gjatë javës që shkoi Kosovës me qëllim të njohjes me situatën këtu. I jemi mirënjohës edhe Dhomës së Lartë të Parlamentit të Britanisë së Madhe, në të cilën u debatua në mënyrë shumë reale dhe njerëzore për situatën në Kosovë, si dhe delegacionit të Senatit të Belgjikës që vizitoi Kosovën dhe që, pasi u njoftua me situatën në Kosovë, shfaqi gatishmëri t’u ndihmojë njerëzve, tha dr. Rugova.
Spastrimi i qetë etnik në Kosovë po vazhdon. Njerëzit po largohen për çdo ditë për shkak të represionit. I ftojmë përsëri njerëzit që të mos e braktisin Kosovën. Ne mund t’i sigurojmë njerëzit se me solidaritetin tonë të organizuar nuk do të lejojmë të vdesin nga uria. Serbia synon që në Kosovë të ketë sa më pak shqiptarë, theksoi dr. Rugova.
Ftojmë OKB-në, BE-në, SHBA-të dhe Rusinë që të bëjnë çmos për ndërprerjen e kësaj lufte, e cila kërcënon mbarë rajonin, tha në fund kryetari i Republikës së Kosovës.
Duke u përgjigjur në një pyetje lidhur me elaboratin e avokatëve të Minesotës, sidomos për idenë e vendosjes së protektoratit mbi Kosovën, kryetari Rugova tha se deri tash janë bërë disa elaborate për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Avokatët amerikanë nga Minesota kanë bërë një propozim të tyre. Ky elaborat është paraqitur edhe në Konferencën e Atlantës dhe është një propozim me vend dhe interesant. Edhe ne kemi kërkuar që si hap i parë i zgjidhjes paqësore të çështjes së Kosovës të vendoset një protektorat i përkohshëm i OKB-së në Kosovë, sipas sistemit të OKB-së. Kjo do të çonte drejt zgjidhjes paqësore e problemit të Kosovës, tha kryetari Rugova. Duke u përgjigjur në një pyetje që lidhej me ndryshimet eventuale në politikën e jashtme të Francës pas disfatës së socialistëve në zgjedhjet e fundit, kryetari Rugova tha se pret politikë më aktive të Francës lidhur me politikën ndërkombëtare dhe me zhvillimet në ish-Jugosllavi.
Lajme të tjera:
Një delegacion i shqiptarëve u takua me përfaqësues të Senatit Amerikan
Java e ardhshme – javë pushimi për institucionet arsimore në Kosovë
Reagime kundër burgosjes së gazetarit Blerim Shala
Theçër për rrezikun e bartjes së konfliktit në Kosovë
“Le Monde”: Shqipëria nën tranfuzion të vazhdueshëm
Lajm i plotë:
Kufitarët serbë vranë Ferid Fanajn
Parmbrëmë, rreth orës 23.20, në fshatin Vërmicë të Prizrenit afër kufirit me Shqipërinë, u vra nga ushtria serbe, Ferid Miftar Fanaj. I vrari është i lindur më 1962 në Vërmicë. Ishte baba i tre fëmijëve.
Identifikimi u bë dje pasdite, ndërsa varrimi bëhet sot më 16 prill. Rrethanat në të cilën u vra Fanaj ende nuk dihen.
Gjatë muajve të fundit ushtarët serbë në zonën kufitare me Shqipërinë kanë bërë disa vrasje e plagosje të shqiptarëve.
Gjendja në zonën kufitare ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës është shumë e tensionuar. Forcat e shtuara ushtarake dhe policore serbe vazhdimisht provokojnë shqiptarët. Veçanërisht ka pasur provokime dhe keqtrajtime të shqiptarëve në fshatrat kufitare të komunës së Gjakovës, Deçanit, Prizrenit dhe Dragashit.
Lajme të tjera:
Policia e kërkoi Milazim Abazin
Në Livoç të Ulët të Gjilanit forca të policisë serbe
Bombat shkaktojnë vdekje
Të dhëna të reja për rrethimin e djeshëm të fshatit Çeskovë nga policia serbe
Policia maltretoi një të mitur në Prishtinë
Në Prizren policia konfiskoi revistën “Zëri”
Armata serbe ndjek të rinjtë shqiptarë
Eliot Engëll: Shtetet e Bashkuara duhet ta njohin Republikën e Kosovës
Shtypi serb hesht shkeljen e hapësirës ajrore të Shqipërisë nga aeroplanët serbë
16 prill 1997
Lajmet kryesore:
Kosova në rezolutën e fundit të Komisionit të OKB-së për të drejtat e njeriut
Leka I: Kriza duhet të zgjidhet për të mirë e popullit
“Zaman”: Shërbimet sekrete të Greqisë kanë dorë në destabilizimin e Shqipërisë
U promovua libri “Frutat bizare” i Basri Çapriqit
Mbahen në Beograd gjashtë shqiptarë të arrestuar në aeroportin e Prishtinës
Dhuna e përditshme në Kosovë
Njeriu që ka përgatitur atentate kundër shqiptarëve flet për atentatin kundër Stojiçiqit
Murat I. Uka nga Brodi i Shtërpcës gjendet në Bihaq
Moti sot në Prishtinë
16 prill 1998
Edicioni i parë (15:00)
Lajmet kryesore:
Të shtëna të forcave serbe në zonën kufitare të Gjakovës
Janë dëmtuar urat në Leshan, Rasuj dhe Jabllanicë të Leshanit
Mijëra njerëz morën pjesë në shetitjet protestuese
Armata dhe policia forcojnë rrethin e hekurt rreth Drenicës
Shefi i diplomacisë daneze ka kërkuar prani ndërkombëtare në Kosovë
Kofi Anan: Për Kosovën mbështetem në vlerësimet e organizatave ndërkombëtare
Rexhep Qosja në krye të Këshillit për organizimin e Lidhjes së Re Demokratike të Kosovës
Shtypi serb shkruan për shpërnguljen e serbëve nga fshatrat e Deçanit
Dom Fran Sopi kërcënohet nga organet komunale serbe
Dhuna e përditshme
Prani e shtuar e forcave serbe në relacionin Mitrovicë – Skënderaj
Provokime të forcave serbe në fshatin Sverkë
Edicioni i dytë (Ora 16:00)
Lajmet kryesore:
Të rinjtë arrestohen dhe keqtrajtohen te Gryka e Rugovës
Dhunë shtuar e forcave serbe në rrethinën e Landovicës
Avokati Destan Rukiqi kërkon ndihmë për klientin e tij Hafir Shala
Shetitje protestuese edhe në Ferizj e në Klinë
Ferizaj: Dhunë e shtuar e policisë serbe
Edicioni i tretë (Ora 17:30)
Lajmet kryesore:
Gjakovë: Kanë pushuar të shtënat – drejt Ponoshecit shkuan forca ushtarake
Gjilan: Vazhdon marrja e qytetarëve në biseda informative
Klinë: Dhunë përmasash të gjera kundër shqiptarëve
Obiliq: Tre arsimtarë u morën në polici
Edicioni i katërt (19:00)
Lajmet kryesore:
Mbrëmë në Skenderaj e rrethinë pati të shtëna të shumta armësh
- Petersen: Referendumi mbi Kosovën “pa vlera reale”
Gligorov: “Federata ballkanike ide jorealiste”
The Christian Science Monitor: “UÇK-ja blen armë në Serbi e Mal të Zi”
Tre të rinj u keqtrajtuan në postbllokun e Shipolit
Foto: Vërmicë, Prizren
You may like
Vendi
Kurti takohet me kancelarin federal të Austrisë, diskutojnë për bashkëpunimin ekonomik
Published
2 hours agoon
October 22, 2026
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se është takuar me Kancelarin Federal të Austrisë, Christian Stocker.
Përmes, një psotimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Kurti ka shkruar se biseduan për mundësitë konkrete të bashkëpunimit ekonomik: energji, hekurudha dhe teknologji digjitale, sektor në të cilin kompanitë austriake dhe mërgata jonë po investojnë gjithnjë e më shumë.
“Para katër muajsh mes tjerash folëm për dy hapa konkretë: integrimin në SEPA dhe zonën roaming të BE-së. Për të parin tashmë kemi përmbushur edhe kushtin e fundit, me tërësinë e ligjeve të nevojshme, dhe për të dytin presim nisjen e negociatave së shpejti”, ka shkruar Kurti.
Postimi i plotë:
Në Vjenë u takuam vetëm dy ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 Qershorit, ndërsa këtë mëngjes në Shën Stefan në detin Adriatik biseda me Kancelarin Federal të Austrisë, Christian Stocker, u përqendrua në prioritetet e Qeverisë në mandatin e ri dhe avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe.
Biseduam për mundësitë konkrete të bashkëpunimit ekonomik: energji, hekurudha dhe teknologji digjitale, sektor në të cilin kompanitë austriake dhe mërgata jonë po investojnë gjithnjë e më shumë.
Para katër muajsh mes tjerash folëm për dy hapa konkretë: integrimin në SEPA dhe zonën roaming të BE-së. Për të parin tashmë kemi përmbushur edhe kushtin e fundit, me tërësinë e ligjeve të nevojshme, dhe për të dytin presim nisjen e negociatave së shpejti.
Mbështes deklaratën e Kancelarit Stocker se Bashkimi Evropian nuk është i plotë, i sigurt dhe i qëndrueshëm pa Ballkanin Perëndimor dhe se të gjithë kandidatët duhet të trajtohen njëlloj, me të njëjtat kushte. Në bazë të meritës, Republika e Kosovës është gati për avancim në rrugën evropiane, statusin e vendit kandidat dhe hapjen e negociatave.
Nga Ekonomia Online
Vendi
Marta Kos: Kosova përballë vendimeve vendimtare në rrugën drejt integrimit evropian
Published
2 hours agoon
October 22, 2026
Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka vlerësuar se javët dhe muajt në vijim do të jenë vendimtarë për vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt integrimit evropian, duke veçuar për Kosovën rëndësinë e respektimit të së drejtës ndërkombëtare dhe sundimit të ligjit.
Para fillimit të Samitit të Procesit të Berlinit në Mal të Zi, Kos ka përmendur sfidat kryesore me të cilat përballen vendet e rajonit, duke thënë se për Kosovën nevojiten vendime vendimtare për të vazhduar në përputhje me standardet ndërkombëtare.
Ajo ka theksuar se për Malin e Zi moment vendimtar është përfundimi i negociatave të anëtarësimit, për Serbinë zgjedhjet e ardhshme, ndërsa për Shqipërinë ruajtja e ritmit të integrimit evropian.
Deklarata e Kos vjen në kuadër të Procesit të Berlinit, i cili synon forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe avancimin e perspektivës evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Jam gjithmonë e lumtur të kthehem në këtë shtet, i cili është i vendosur të bëhet anëtar i BE-së. Kemi përpara javë dhe muaj me momente vendimtare. Për Malin e Zi, do të jetë vendimtare arritja në vijën e ‘finishit’ të procesit të anëtarësimit në BE; për Serbinë, zgjedhjet e së dielës së ardhshme; për Shqipërinë, ruajtja e ritmit në rrugën drejt integrimit evropian; ndërsa për Kosovën, zgjedhja vendimtare për të vazhduar në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe sundimin e ligjit. Prandaj, mendoj se është shumë mirë që liderët e rajonit dhe të gjithë procesit të zgjerimit janë mbledhur sot në Mal të Zi”, tha ajo.
Kosova aplikoi për anëtarësim në Bashkimin Evropian në dhjetor të vitit 2022, mirëpo ende nuk e ka statusin e vendit kandidat dhe nuk ka nisur negociatat formale për anëtarësim.
Përveç reformave institucionale dhe forcimit të sundimit të ligjit, rruga evropiane e Kosovës ndërlidhet edhe me dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian./KosovaPress/
lajme
Historike: UBT sjell për herë të parë Kongresin Evropian të Cilësisë në Kosovë
Published
3 hours agoon
October 22, 2026By
ubtnews
Për herë të parë, Kosova mirëpret një nga ngjarjet e rëndësishme të komunitetit evropian të cilësisë, duke e vendosur Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së në qendër të takimit të rëndësishëm ndërkombëtar të ekspertizës, inovacionit dhe vizionit për të ardhmen.

Me hapjen zyrtare të Kongresit të 67-të të Organizatës Evropiane për Cilësi, UBT shënon një moment të rëndësishëm për Kosovën dhe bashkëpunimin e saj evropian.
Hapjen e këtij Kongresi e bëri Presidenti dhe Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, njëherësh president i Quality Kosova dhe Zëvendëspresident i Organizatës Evropiane për Cilësi (EOQ), i cili vlerësoi se cilësia në epokën moderne duhet të tejkalojë konceptin tradicional të standardeve dhe certifikimeve, duke u shndërruar në një forcë strategjike për zhvillim, inovacion dhe transformim shoqëror.
“Cilësia nuk mund të kuptohet më vetëm si përputhje me standardet, procedurat ose kërkesat e certifikimit. Cilësia duhet të bëhet një kapacitet strategjik për më tepër, cilësia duhet të mbetet thellësisht e lidhur me vlerat njerëzore, sepse përparimi teknologjik pa besim është i brishtë, dhe inovacioni pa përgjegjësi është i paplotë”, theksoi Rektori Hajrizi.
Duke u ndalur te rëndësia historike e këtij organizimi për Kosovën dhe UBT-në, Rektori Hajrizi vuri në pah se pritja e Kongresit të EOQ-së për herë të parë në Kosovë paraqet një hap të rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve me komunitetin evropian dhe ndërkombëtar të cilësisë, si dhe një mundësi për prezantimin e potencialit të vendit në arenën ndërkombëtare.
“Për Kosovën, pritja e Kongresit të EOQ-së për herë të parë është veçanërisht domethënëse. Ajo përfaqëson një mundësi për të lidhur institucionet, profesionistët dhe të rinjtë tanë më ngushtë me komunitetin evropian dhe ndërkombëtar të cilësisë, duke paraqitur një Kosovë ambicioze, të hapur nga jashtë dhe të përkushtuar ndaj inovacionit dhe bashkëpunimit evropian”, u shpreh Rektori Hajrizi.
Në këtë frymë, kongresi shërben si një platformë e rëndësishme për bashkimin e ekspertizës akademike, përvojës profesionale dhe vizionit institucional, duke krijuar hapësira të reja për bashkëpunim, shkëmbim të praktikave më të mira dhe avancim të standardeve të cilësisë në Kosovë dhe më gjerë.

Në hapjen zyrtare të kongresit mori fjalën edhe Presidenti i EOQ, Prof. Dr. Paulo Sampaio, i cili e vendosi këtë ngjarje në kontekstin e 70-vjetorit të EOQ-së, duke theksuar se ky përvjetor shënon jo vetëm një histori të gjatë të udhëheqjes në fushën e cilësisë, por edhe një thirrje për angazhim të përbashkët drejt së ardhmes.
“Është kënaqësi t’ju bashkohem këtu, në 70-vjetorin e Organizatës Evropiane për Cilësi dhe të uroj organizatën, si dhe UBT-në për bashkimin tonë në këtë ngjarje të përshtatshme dhe të rëndësishme. Ky përvjetor është një kremtim i shtatë dekadave të udhëheqjes në cilësi, por është gjithashtu një thirrje për veprim për Evropën dhe për Kosovën”, theksoi Prof. Dr. Paulo Sampaio.
Duke folur për rolin e njerëzve në zhvillimin e organizatave dhe në krijimin e vlerave të qëndrueshme, presidenti i EOQ-së nënvizoi se suksesi nuk mund të ndërtohet vetëm mbi strategji dhe plane, por mbi marrëdhënie të forta, besim dhe angazhim të përbashkët.
“Pasuria më e madhe e organizatës është te njerëzit e saj, te anëtarët e saj. Asnjë strategji nuk mund të zbatohet pa njerëz, dhe asnjë organizatë nuk mund të krijojë vlerë afatgjatë pa marrëdhënie”, u shpreh Sampaio.
Ai theksoi gjithashtu se e ardhmja e organizatave dhe e institucioneve varet nga aftësia për të bashkëpunuar dhe për të ndërtuar një vizion të përbashkët.
“E ardhmja nuk do të përcaktohet nga ajo që mund të arrijë një president, një bord apo një organizatë e vetme, por nga ajo që mund të arrihet bashkërisht përmes besimit dhe qëllimit të përbashkët”, deklaroi presidenti i EOQ-së.

Në ceremoninë hapëse mori pjesë edhe zëvendësministri i Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Jeton Mehmeti, i cili theksoi rëndësinë e Kongresit të 67-të të EOQ-së për zhvillimin e kulturës së cilësisë në Kosovë, rritjen e konkurrueshmërisë së bizneseve dhe forcimin e integrimit të tyre në tregjet evropiane dhe ndërkombëtare.
“Për ne, cilësia nuk është thjesht zbatimi i standardeve apo i kërkesave teknike. Ajo është një element jetik i besimit të konsumatorit, një parakusht për konkurrencë të drejtë, një shtytës i inovacionit dhe një faktor i rëndësishëm në integrimin e bizneseve tona në tregun evropian dhe ndërkombëtar”, u shpreh Mehmeti.

Shefi i Seksionit Politik, Ekonomik dhe të Integrimit në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, Boguslaw Gertruda, foli për rëndësinë strategjike të cilësisë në procesin e integrimit evropian të Kosovës, duke theksuar rolin e saj në forcimin e institucioneve, rritjen e konkurrueshmërisë dhe ndërtimin e besimit te qytetarët.
“Për Kosovën, ky mesazh është veçanërisht i rëndësishëm teksa ajo përparon në rrugën e saj evropiane. Konvergjenca me Bashkimin Evropian ka të bëjë me rrënjosjen e një kulture të cilësisë në qeverisje, në arsim dhe aftësi, në performancën industriale, në sistemet shëndetësore, në funksionimin e tregjeve të bazuara në rregulla dhe në besueshmërinë e institucioneve publike. Cilësia ndihmon në shndërrimin e reformave në rezultate dhe të ambicies në besim”, theksoi Gertruda.

Ndërkaq, drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Akreditimit të Kosovës, Irfan Lipovica, foli për rëndësinë e akreditimit dhe avancimit të infrastrukturës së cilësisë, duke vënë në pah nevojën për harmonizim me standardet evropiane dhe ndërkombëtare, si dhe për forcimin e besueshmërisë së produkteve dhe shërbimeve.
“Përmes akreditimit dhe besueshmërisë së rezultateve, mbrojtja e konsumatorit dhe besimi te produktet dhe shërbimet forcohen. Për Drejtorinë e Përgjithshme të Akreditimit të Kosovës, avancimi i infrastrukturës së cilësisë, harmonizimi me standardet evropiane dhe ndërkombëtare, si dhe arritja e njohjes ndërkombëtare të rezultateve të vlerësimit të konformitetit janë prioritete shumë të rëndësishme”, u shpreh Lipovica.
Kongresi i 67-të i EOQ-së shënon një moment me rëndësi të veçantë për pozicionimin e Kosovës në diskutimet evropiane mbi cilësinë, standardizimin, akreditimin dhe inovacionin. Përmes këtij organizimi, UBT krijon një hapësirë të përbashkët për dialog ndërmjet akademisë, institucioneve publike dhe komunitetit profesional ndërkombëtar, duke e sjellë Kosovën në qendër të shkëmbimit të ideve dhe përvojave që synojnë përmirësimin e vazhdueshëm të sistemeve të menaxhimit dhe avancimin e standardeve profesionale.
Me organizimin e këtij kongresi, UBT dëshmon rolin e tij si një institucion që krijon ura bashkëpunimi ndërkombëtar dhe hap horizonte të reja për zhvillimin akademik, profesional dhe teknologjik të Kosovës. Ngjarja përfaqëson më shumë sesa një takim të ekspertëve: ajo është një platformë ku vizioni evropian për cilësinë takohet me potencialin e Kosovës, duke krijuar mundësi për partneritete të reja, shkëmbim të dijes dhe përfshirje më të madhe në rrjetet ndërkombëtare të ekspertizës.
Sesionet e Kongresit do të vazhdojnë sot dhe nesër, ku ekspertët botërorë do të prezantojnë për tematika të ndryshme.
Policia e Kosovës ka njoftuar për një numër rastet të incidenteve kriminale, të ndodhura në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit.
Në rajonin e Prishtinës është njoftuar për një rast të përdorimit të armës.
“Ankuesi ka raportuar se ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit policore ku kanë gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë”, njoftoi Policia.
Po në Prishtinë është njoftuar edhe për një rast të kanosjes. Sipas Policisë, një person ka raportuar se është kanosur nga një i dyshuar, i cili më pas është larguar në drejtim të panjohur.
Në Shtime, një person është arrestuar për legalizim të përmbajtjes së rreme.
“Pas një pune hetimore, zyrtarë policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, përkatësisht Sektori për Hetime Financiare, kanë arrestuar të dyshuarën femër, shtetase e Maqedonisë së Veriut, e cila pasi që kishte falsifikuar autorizim tek një noter në Maqedoninë e Veriut, kishte arritur që në mënyrë të kundërligjshme t’i shesë dy pronat e xhaxhait të saj. E dyshuara pas intervistimit me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje”, njoftoi Policia.
Është njoftuar edhe për një rast mashtrimi. “Është arrestuar i dyshuari, pasi që i njëjtë që nga viti 2025 është prezantuar rrejshëm si zyrtar i AKI-së dhe në vazhdimësi i ka kërkuar të holla viktimës, duke i premtuar se do ta punësojë në AKI. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, theksohet në raportin ditor të Policisë.
Në Gjilan u njoftuar për një rast të konfiskimit të armëve të zjarrit. Sipas njoftimit, gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit në fshatin Makresh, është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me 4 fishekë.
Ndërsa në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Viti, Njësia për Hetimin e Narkotikëve, gjatë një kontrolli ka ndaluar një veturë, gjatë kontrollimit brenda në veturë ka gjetur në posedim të personit të dyshuar rreth 9.22 gramë substancë e llojit marihuanë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt.
Edhe në Ferizaj u njoftua për një rast të armëmbajtjes pa leje. ”Pas pranimit të informatës se i dyshuari mashkull kosovar, posedon armë zjarri, njësitë policore kanë kontaktuar me të dyshuarin, i cili ka dorëzuar armën e zjarrit – pushkë gjuetie. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, njoftoi Policia.
Në rajonin e Pejës u njoftua për një vjedhje të rëndë. Sipas Policisë, ankuesi raporton se persona te pa njohur kanë hyrë brenda në stanin e vëllait të tij dhe kanë vjedhur një armë pushkë gjuetie dhe 15 fishekë për të cilën ka leje.
Policia ka gjetur armë në fshatin Mleqan të Malishevës. “Raportohet se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar, është gjetur dhe konfiskuar një armë dhe 7 fishekë. Nuk raportohet për të arrestuar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, njoftoi Policia.
Një rast i dyshuar armëmbajtjeje pa leje u shënua edhe në Skivjan të Gjakovës. “Më 21.10.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që njësiti i hetimeve kishte pranuar një fotografi të dyshuarit me armë zjarri që dyshohet të jetë AK-47. Gjatë intervistimit i dyshuari ka mohuar që posedon armën e cekur. Lidhur me rastin është bastisur shtëpia e të dyshuarit, mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Me vendim të prokurorit, pas përfundimit të procedurave policore i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, njoftoi Policia.
Dy raste me armëmbajtje u shënuan edhe në Vushtrri e në Skenderaj.
”Ankuesi, pronar i një lokali, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, klienti i tij, nën ndikim të alkoolit, ka përdorur fjalë fyese dhe sjellje jo korrekte ndaj tyre. Gjatë kontrollit në oborrin e lokalit kanë gjetur dhe konfiskuar: një armë pistoletë, me dy karikatorë, për të cilën pronari kishte leje e armës për shenjëtari dhe një sprej. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar dhe rasti procedohet ne procedurë të rregullt”, njoftoi Policia.
Ndërsa në Skënderaj, njësiti i hetimeve kishte iniciuar rast, pasi kishte pranuar një video të të dyshuarit mashkull kosovar, me armë zjarri që dyshohet të jetë AK-47. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti nën hetime.
Kurti takohet me kancelarin federal të Austrisë, diskutojnë për bashkëpunimin ekonomik
Marta Kos: Kosova përballë vendimeve vendimtare në rrugën drejt integrimit evropian
Bayern Munich dhe Arsenal ndajnë pikët në Ligën e Kampionëve
Historike: UBT sjell për herë të parë Kongresin Evropian të Cilësisë në Kosovë
Raste të shumta të incidenteve kriminale
Rritet numri i tiketave në trafik
E rëndë – pesë raste të dhunës në familje në 24 orë
Bashkëpunimi Serbi-Iran në fushën e IA-së mund të nxisë reagimin e SHBA-së
REL: “Askush nuk guxon të thotë jo”: Votuesit nga Kosova flasin për presionet para zgjedhjeve në Serbi
Të kërkuara
-
Lajmet3 months agoInfantino kërkon falje për gabimet, por ruan mbështetjen e drejtuesve të FIFA-s
-
Sport3 months agoUellsi tërheq mbështetjen për Infantinon, kërkon ndryshim në krye të FIFA-s
-
Aktualitet3 months agoRusia sulmon Ukrainën me raketa balistike dhe dronë: Të paktën 14 të vrarë në Kjiv
-
Lajmet3 months ago“Spider-Man: Brand New Day” thyen rekorde, i afrohet miliardit në vetëm pak ditë
