Sport

Dita Ndërkombëtare e Tenisit

Published

on

Më datë 4 mars, komuniteti ndërkombëtar i tenisit feston Ditën Ndërkombëtare të Tenisit, një festë që shënon pasionin dhe kontributin e këtij sporti në nivel global. Me një histori të pasur dhe një ndikim të madh në shëndetin e kulturën sportive, tenisi rritet gjithnjë e më shumë si një nga aktivitetet më të preferuara dhe mbresëlënëse për milona njerëz në të gjithë botën.

Këtë ditë, në mbarë botën mbahen aktivitete, turne dhe lojra të ndryshme për të festuar rëndësinë e këtij sporti në jetën e njerëzve. Ky sport është më shumë se një lojë. Tenisi nxit bashkëpunimin, shëndetin dhe formimin e karakterit te të rinjtë dhe të rriturit, duke ofruar një platformë për zhvillimin personal dhe profesional.

Ai është një sport që i ka kënaqur shijet e shumë prej nesh për breza të tërë. Nga talenti i jashtëzakonshëm i Roger Federer dhe Serena Williams, deri te yjet e reja që po dalin në skenë, si Carlos Alcaraz dhe Naomi Osaka, tenisi ka frymëzuar dhe ka emocionuar njerëzit nëpër gjenerata. Për më shumë, tenisi nuk është thjesht një sport, por një pasion i cili ka ndryshuar jetë dhe ka krijuar kujtime të paharrueshme.

Disa nga tenistet meshkuj më të suksesshëm janë:

  1. Rod Laver – i cili në të gjithë karrieren numëron 184 tituj,
  2. Roger Feder – i cili në të gjithë karrieren numëron 102 tituj,
  3. Rafael Nadal – i cili në të gjithë karrieren numëron 88 tituj,
  4. Pete Sampras – i cili në të gjithë karrieren numëron 64 tituj,
  5. Björn Borg – i cili në të gjithë karrieren numëron 64

Ndërsa, sa i përket tenisit të femrave renditja vijon kështu:

  1. Margaret Court – i cili në të gjithë karrieren numëron 192 tituj,
  2. Martina Navratilova – i cili në të gjithë karrieren numëron 168 tituj,
  3. Chris Evert – i cili në të gjithë karrieren numëron 157 tituj,
  4. Steffi Graf – i cili në të gjithë karrieren numëron 107 tituj,
  5. Serena Williams – i cili në të gjithë karrieren numëron 72./UBTNews/

Shkroi: Arti Haziraj

Sport

Emocione të forta,Kenan Yildiz publikon fotografi me Edon Zhegrovën

Published

on

By

Zhgënjimi pas humbjes së Kosovës dhe mosrealizimit të ëndrrës u reflektua qartë edhe në fytyrën e yllit kosovar, Edon Zhegrova.

Bashkëlojtari i tij te Juventus, Kenan Yildiz, ndërpreu festën me skuadrën e tij për t’u afruar dhe për ta ngushëlluar Zhegrovën. Ky moment i ndjerë u bë menjëherë viral në rrjetet sociale.

Vetë ylli turk reagoi më pas në Instagram, duke postuar një fotografi ku shfaqej duke e ngushëlluar Zhegrovën pas përfundimit të ndeshjes, duke treguar solidaritetin dhe respektin mes futbollistëve.

Continue Reading

Sport

Arijanet Muric: “Kemi rikthyer shpresën, koha jonë do të vijë”

Published

on

By

Portieri i Kosovës, Arijanet Muric, ka ndarë një mesazh emocionues pas përfundimit të ndeshjeve të fundit, duke theksuar krenarinë për ekipin dhe mbështetjen e tifozëve.

Ai u shpreh i lumtur që është pjesë e një grupi të bashkuar dhe luftarak:
“Jam jashtëzakonisht krenar që jam pjesë e këtij ekipi dhe që zbres në fushë me një grup kaq të guximshëm dhe të bashkuar lojtarësh”.

Muric theksoi rëndësinë e këtij rrugëtimi për ekipin dhe falënderoi të gjithë tifozët për përkrahjen:
“Ky rrugëtim ka qenë gjithçka për ne dhe dua të falënderoj të gjithë në vendlindje dhe kudo në botë për besimin dhe mbështetjen tuaj”.

Portieri kosovar nënvizoi se arritjet e skuadrës shkojnë përtej rezultateve në fushë:
“Në futboll, ne fitojmë dhe humbim së bashku, por ajo që kemi arritur shkon përtej rezultateve. Ne i kemi dhënë popullit tonë shpresë përsëri”.

Në fund, ai pati edhe një mesazh motivues për brezat e rinj:
“Për brezin e ardhshëm, ky është vetëm fillimi. Ëndërroni më shumë, punoni më fort dhe vazhdoni të besoni. Koha jonë do të vijë!”.

Continue Reading

Lajmet

Miratohet projektligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”, hapet rruga për organizimin e ngjarjes madhore

Published

on

By

Qeveria e Kosova ka miratuar projektligjin për organizimin e Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit sportiv dhe afirmimit ndërkombëtar të vendit.

Institucionet e kanë cilësuar këtë nismë si projekt me interes të lartë publik dhe kombëtar, që pritet të ndikojë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik, përmirësimin e infrastrukturës sportive dhe rritjen e imazhit të shtetit në arenën ndërkombëtare.

Kryeministri Albin Kurti theksoi rëndësinë strategjike të projektligjit, duke nënvizuar standardet që synohen me organizimin e kësaj ngjarjeje:
“Ky projektligj, i bazuar në marrëveshjen për organizimin e Lojërave Mesdhetare ‘Prishtina 2030’, është projekt me interes të lartë publik dhe kombëtar. Ai garanton që organizimi i kësaj ngjarjeje madhore të bëhet me përgjegjësi të plotë institucionale, me standarde të larta transparence, integriteti dhe menaxhimi efikas të fondeve publike. Ky është një investim në rininë tonë, në sportin tonë dhe në imazhin ndërkombëtar të shtetit”.

Nga ana tjetër, ministri i Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani, dha detaje mbi aspektin financiar dhe organizativ të projektit:
“Përmes këtij ligji, qeveria do të miratojë shfrytëzimin e fondeve publike në shumën prej të paktën 253 milionë euro. Burimi kryesor i financimit do të jetë buxheti i shtetit, ndërsa projektligji rregullon edhe kompetencat e institucioneve përkatëse, përfshirë Komitetin Olimpik të Kosovës dhe komunat që do të përfshihen në organizim”.

Projektligji përcakton qartë rolet dhe përgjegjësitë e institucioneve shtetërore, duke krijuar një kornizë të plotë ligjore për organizimin e kësaj ngjarjeje të madhe sportive.

Pas votimit në Kuvend, pritet të nisin përgatitjet konkrete për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, me synimin që Kosova të radhitet ndër organizatorët e rëndësishëm të eventeve sportive ndërkombëtare.

Continue Reading

Kulturë

Shqiptarët “pushtojnë” NBA-n, valle dhe muzikë tradicionale në parketin e Chicago Bulls

Published

on

By

Një moment i veçantë dhe plot krenari për komunitetin shqiptar është shënuar në një nga arenat më të mëdha të basketbollit në botë, gjatë një ndeshjeje të NBA.

Para përballjes mes Chicago Bulls dhe Phoenix SunsUnited Center, ansambli i komunitetit shqiptar në Illinois dhuroi një performancë mbresëlënëse me këngë dhe valle tradicionale.

Tingujt e muzikës shqiptare pushtuan sallën, ndërsa valltarët të veshur me kostume kombëtare sollën energji dhe emocion në parket. Publiku amerikan mbeti i mahnitur nga ritmi dhe gjallëria e valleve, duke e kthyer këtë moment në një spektakël të rrallë në skenën e NBA-së.

Kjo natë e dedikuar komunitetit shqiptar dëshmoi edhe një herë se kultura shqiptare nuk njeh kufij  nga Shqipëria dhe Kosova deri në zemër të Chicago.

Momenti i veçantë tashmë po bën xhiron e rrjeteve sociale, duke treguar para botës bukurinë dhe pasurinë e traditave shqiptare.

Continue Reading

Të kërkuara