Lajmet

Dita Ndërkombëtare e Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të Srebrenicës

Published

on

Kalendari zyrtar i OKB-së e rendit 11 Korrikun si “Ditën Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të 1995 në Srebrenicë”.  Rezoluta i referohet fakteve nga aktgjykimet e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë, Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe gjykatave vendase.

Lufta që pasoi shpërbërjen e ish-Jugosllavisë mori më shumë se 100,000 jetë në Bosnje dhe Hercegovinë midis 1992 dhe 1995, kryesisht të myslimanëve boshnjakë dhe zhvendosi më shumë se dy milionë të tjerë.

Masakra në Srebrenicë shënoi një nga kapitujt më të errët të asaj lufte. Në korrik 1995, ushtria serbe e Bosnjës pushtoi Srebrenicën, e shpallur më parë një zonë e sigurt, duke vrarë brutalisht mijëra burra dhe adoleshentë atje. Pjesa e mbetur e popullsisë muslimane boshnjake e pranishme në Srebrenicë, rreth 25,000 gra, fëmijë dhe të moshuar, u transferuan me forcë jashtë enklavës. Kjo ishte masakra më e madhe në Evropë që nga Holokausti.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) dhe Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY) njohën masakrën e myslimanëve boshnjakë në Srebrenicë nga ushtria e Republikës Srpska si një akt gjenocidi.

Gjenocidi la plagë të thella emocionale te të mbijetuarit, familjet e viktimave dhe shoqërinë boshnjake dhe hercegovinase në përgjithësi, duke krijuar pengesa të qëndrueshme për pajtimin midis grupeve të ndryshme etnike të vendit.

Këshilltarja Speciale e Kombeve të Bashkuara për Parandalimin e Gjenocidit, Alice Wairimu Nderitu ka shprehur shqetësimin e saj për incidentet e vazhdueshme të revizionizmit në lidhje me krimet mizore të kryera gjatë konfliktit të viteve 1992-1995, duke përfshirë mohimin e pandërprerë të gjenocidit të Srebrenicës dhe glorifikimin e kriminelëve të dënuar të luftës.

Në maj 2024, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, në një rezolutë të sponsorizuar nga Gjermania dhe Ruanda, caktoi 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të 1995 në Srebrenicë, shkruan Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Asambleja i kërkoi gjithashtu Sekretarit të Përgjithshëm të krijojë një program informimi mbi gjenocidin e Srebrenicës në përgatitje për 30 vjetorin.

OKB dënoi më tej çdo mohim të gjenocidit të Srebrenicës si një ngjarje historike dhe u bëri thirrje shteteve anëtare që të ruajnë faktet e vërtetuara, duke përfshirë përmes sistemeve të tyre arsimore, drejt parandalimit të mohimit dhe shtrembërimit, si dhe çdo dukuri të gjenocidit në të ardhmen.

Në përpjekje për të forcuar edukimin dhe të ruajë faktet e vërtetuara, OKB-ja dhe komuniteti ndërkombëtar kanë bërë thirrje që shtetet të mbështesin programe informative nëpërmjet sistemeve të tyre arsimore. Ky hapi synon të forcojë vetëdijen historike dhe të parandalojë shpërdorimin e historisë për qëllime të ndryshme.

Dita Ndërkombëtare e Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të Srebrenicës është, pra, një rast për t’u përkushtuar në mbrojtjen e kujtesës historike dhe në promovimin e paqes dhe drejtësisë ndërkombëtare./UBTNews/

Vendi

Dyshohet për helmim nga ushqimi në Han të Elezit, rreth 65 persona kërkojnë trajtim mjekësor

Published

on

Rreth 65 persona dyshohet se janë helmuar nga ushqimi në Han të Elezit, pas konsumimit të ushqimeve në dy piceri të ndryshme.

Drejtoresha e Shëndetësisë në Komunën e Hanit të Elezit, Kimete Kuka, ka bërë të ditur se janë marrë mostra nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), në bashkëpunim me Inspektoratin Shëndetësor, ndërsa rezultatet ende janë duke u pritur.

Sipas saj, rastet e para me simptoma të dyshuara të helmimit janë paraqitur të hënën rreth orës 16:00, ndërsa numri më i madh i pacientëve është regjistruar nga ora 23:00 deri në orët e hershme të mëngjesit të së martës.

“Trajtim aktualisht po marrin 65 persona. Dyshohet se 65 është numri i personave të dyshuar për helmim, pasi në total janë mbi 90 persona me simptoma të ngjashme, por një pjesë e tyre dyshohet se janë me virozë”, ka deklaruar Kuka.

Tre persona janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ndërkohë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka bërë të ditur se nga data 13 deri më 15 korrik janë trajtuar rreth 80 persona me simptoma të diarresë dhe vjelljes në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Han të Elezit.

Institucionet përkatëse, përfshirë IKShPK-në, janë njoftuar dhe po merren me hetimin e rastit./A.K/

Continue Reading

Rajoni

Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Pëlleshajn për vrasjen e Martin Canit

Published

on

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Pëlleshajn për vrasjen e të miturit Martin Cani.

Pëlleshaj është shpallur fajtor për veprën penale të “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” ndaj Martin Canit, si dhe për “vrasjen në rrethana të tjera cilësuese, mbetur në tentativë” ndaj Luis Meçes, i cili mbeti i plagosur.

Gjykata e Tiranës kishte caktuar fillimisht 12 vite burg për vrasjen e Martin Canit dhe 10 vite burg për tentativën e vrasjes së Luis Meçes. Pas bashkimit të dënimeve, masa përfundimtare ndaj Pëlleshajt ishte 16 vite heqje lirie, vendim që tashmë është konfirmuar edhe nga Apeli.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 18 nëntor 2024, pas një konflikti mes të miturve që kishte nisur në shkollën 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë.

Përplasja përfundoi me vdekjen e Martin Canit dhe plagosjen e Luis Meçes./euronews.al//A.K/

Continue Reading

Vendi

UBT i pari me numrin më të madh të programeve të akredituara në sektorin privat

Published

on

Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka publikuar listën zyrtare të programeve të studimit të akredituara për vitin akademik 2026/2027, duke konfirmuar programet që kanë kaluar me sukses procesin e akreditimit institucional dhe programor sipas standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare të sigurimit të cilësisë.

Sipas listës së publikuar nga AKA, UBT prin në sektorin privat me numrin më të madh të programeve të akredituara, duke dëshmuar edhe një herë përkushtimin e institucionit ndaj cilësisë akademike, zhvillimit të vazhdueshëm dhe ofrimit të programeve bashkëkohore që u përgjigjen kërkesave të tregut të punës.

Ky rezultat e forcon pozitën e UBT-së si institucioni privat lider i arsimit të lartë në Kosovë, me një gamë të gjerë programesh studimi në fusha të ndryshme, të cilat plotësojnë standardet e kërkuara të cilësisë dhe u ofrojnë studentëve mundësi për arsimim konkurrues dhe zhvillim profesional.

Publikimi i listës zyrtare nga AKA u shërben maturantëve, studentëve dhe publikut si referencë e besueshme për zgjedhjen e programeve të studimit të akredituara për vitin akademik 2026/2027.

Lista e plotë e programeve të akredituara për vitin akademik 2026/2027 mund të gjendet në këtë link: LINKU

Continue Reading

Lajmet

Zejnulla Gashi pranon detyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, premton forcim të sundimit të ligjit

Published

on

Zejnulla Gashi ka pranuar zyrtarisht detyrën e Kryeprokurorit të Shtetit nga ushtruesi i detyrës, Agron Qalaj, duke u zotuar se do të punojë për forcimin e sundimit të ligjit.

Pas marrjes së detyrës, Gashi tha se do të jetë kryeprokuror i të gjithë qytetarëve dhe se puna do të fokusohet në bashkëpunim dhe profesionalizëm.

“Faleminderit kolegëve për besimin e dhënë. Unë do të jem kryeprokuror i të gjithëve dhe së bashku të gjithë do të punojmë në forcimin e sundimit të ligjit”, u shpreh Gashi.

Ai u dekretua një ditë më parë nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, pas propozimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Institucioni i Kryeprokurorit të Shtetit ka funksionuar me ushtrues detyre që nga viti 2023, pasi presidentja e atëhershme, Vjosa Osmani, nuk e kishte dekretuar Blerim Isufajn në këtë pozitë, duke përmendur shkelje të pretenduara në procesin e përzgjedhjes./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara