Lajmet

Dita e Forcave Ajrore, Zelensky shpërndan çmime

Ukraina që nga 24 shkurti po i reziston Rusisë e cila po përpiqet ta pushtojë.

Publikuar

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky uroi aviatorët ushtarakë dhe shpërndau çmime në Ditën e Forcave Ajrore.

“Çdo avion rus i shkatërruar, rotator dhe raketë, çdo detyrë e përfunduar nga Forcat Ajrore është një jetë e shpëtuar e qytetarëve tanë”, tha Zelensky, përpara se të shpërndante çmimet pas vdekjes për gratë e veja.

Jam i sigurt se do të vijë dita kur mund të themi se Forcat tona Ajrore të Forcave të Armatosura janë bërë jo vetëm një nga më të aftët luftarakë në botë, por edhe një nga më modernet dhe teknologjikisht më të avancuara”, tha udhëheqësi ukrainas.

Ukraina që nga 24 shkurti po i reziston Rusisë e cila po përpiqet ta pushtojë.

Lajmet

UNESCO: Çmimi Botëror i Lirisë së Shtypit 2024 për gazetarët palestinezë

Publikuar

nga

Gazetarët palestinezë që mbulojnë luftën në Gaza janë shpërblyer me çmimin për ‘’Lirinë e Shtypit’’, ka njoftuar UNESCO, organi kulturor dhe shkencor i Kombeve të Bashkuara.

Gazetarët morën ‘’Çmimin Botëror të Lirisë së Shtypit’’ të UNESCO-s 2024 në Kili, dje në mbrëmje.

“Në këto kohë errësire dhe dëshpërimi, ne dëshirojmë të ndajmë një mesazh të fortë solidariteti dhe njohjeje për ata gazetarë palestinezë që po mbulojnë këtë krizë në rrethana kaq dramatike”, tha presidenti i jurisë, Mauricio Weibel.

“Si njerëzim, ne i detyrohemi një borxh të madh guximit dhe angazhimit të tyre ndaj lirisë së shprehjes”, shtoi ai.

Drejtoresha e përgjithshme e UNESCO-s, Audrey Azoulay, tha se ‘’çmimi nderonte guximin e gazetarëve në rrethana të vështira dhe të rrezikshme’’.

“Përsëri këtë vit, çmimi na kujton rëndësinë e veprimit kolektiv për të siguruar që gazetarët në mbarë botën të mund të vazhdojnë të kryejnë punën e tyre thelbësore të raportimit dhe hetimit”, theksoi ajo.

Sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ) me bazë në Nju Jork, të paktën 97 gazetarë dhe punonjës të medias janë në mesin e më shumë se 35 000 të vrarëve që nga fillimi i luftës më 7 tetor./atsh

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Arrestohen mbi 2 mijë studentë në ShBA pas protestave pro-palestineze

Publikuar

nga

Mbi 2 mijë studentë janë arrestuar në kolegjet dhe universitetet amerikane që nga 18 prilli, pas protestave protestave pro-palestineze të cilat kanë shpërthyer në të gjithë ShBA-të.

Studentët protestues kryesisht kanë kërkuar nga kolegjet dhe universitetet e tyre që të largohen nga kompanitë që mbështesin Izraelin dhe luftën në Gaza.

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, ka thënë se mospajtimet për luftën në Gaza s’duhet të çojnë në trazira, teksa shtoi se mbështetja e ShBA-së për Izraelin mbetet e palëkundur.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Aksident në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

Publikuar

nga

Në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë ka ndodhur një aksident trafiku.

Sipas dëshmitarëve, në vendin ku është bërë aksidenti ka dalë Policia e Kosovës dhe ekipi mjekësor.

Ende nuk ka të dhëna zyrtare për numrin e të lënduarve dhe dëmeve materiale.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Dita botërore e lirisë së shtypit, “Reporterët pa kufij” – Kosova shënon rënie për 19 vende

Publikuar

nga

Organizata “Reporterët Pa Kufij” ka publikuar sot Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit me ç’rast Kosova ka zënë vendin e 75 për dallim nga viti i kaluar që ishte në të 56-të, duke shënuar kështu rënie për 19 vende.

Në raportin e “Reporterëve pa kufij” thuhet se përderisa tregu mediatik i Kosovës është i larmishëm, zhvillimi i tij është i kufizuar. Liria e medias është e kërcënuar nga “rregullimi i politizuar”, qasja e pamjaftueshme në informacion dhe rritja e sulmeve fizike.

Edhe nëse media arrin t’i mbajë politikanët përgjegjës, gazetarët vazhdojnë të jenë objektiv i sulmeve politike, thuhet tutje.

“Liria e shprehjes, mbrojtja e burimeve dhe e drejta për informim janë të garantuara ligjërisht… Por, gjithnjë e më shumë gazetarë u janë nënshtruar SLAPP-ve të iniciuara nga grupe biznesi dhe politikanë”, thuhet në raport.

Mediat në raportin e Reporterëve pa Kufij në përgjithësi thuhet se janë të varura nga reklamat qoftë nga qeveria, qoftë nga partitë politike, të cilat të dyja shpërndahen në mënyrë jotransparente dhe partiake.

“Përveç kësaj, nëpërmjet pronarëve të tyre, redaksitë e mediave private janë të ekspozuara ndaj ndërhyrjeve nga grupe të fuqishme politike apo biznesi. Mediat në gjuhën serbe përballen me sfidën shtesë të një tregu të vogël në të cilin disa media varen nga financimi nga Serbia fqinje, ndërsa media e pavarur nuk do të mbijetonte pa financim ndërkombëtar”.

Mediat e pavarura dhe gazetarët investigativë janë shpesh në shënjestër të fyerjeve dhe lajmeve të rreme në mediat sociale.

Raporti po ashtu përmend vrasjet dhe zhdukjet e gazetarëve që kanë ndodhur para dhe gjatë Luftës së Kosovës (1998-2005) kanë mbetur të pandëshkuara.

Reporterët pa kufij po ashtu përmendin sulmet kundër gazetarëve gjatë protestave të një serbëve në veri të Kosovës.

Ndërkaq, në raportin e publikuar nga Reporterët e Kosovës, Maqedonia e Veriut zë vendin e 36, Mali i Zi 40, Bosnja dhe Hercegovina zë vendin e 81, Serbia 98, Shqipëria 99.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara