Lajmet

Dita e 14-të e grevës, infermieri Duraku i dorëzoi Konjufcës kërkesën për rritje të pagesës së ndërrimeve të natës

Published

on

Infermieri Enlirat Duraku në ditën e 14-të të grevës së urisë dhe ditën e 4-të të asaj të etjes, ka dorëzuar kërkesat për rritje të pagesës së ndërrimeve të natës për infermierë dhe të tjera.

Kërkesën e parë e dorëzoi tek kryeparlamentari Glauk Konjufca, tek Komisioni për Shëndetësi, për të vazhduar më pas në Qeveri. Ai në një konferencë për media bëri të ditur se do të vazhdojë grevën e tij deri në përmbushje të kërkesave, edhe në qoftë se do t’i kushtojë me fatalitet.

“Kërkesat e infermierëve janë refuzuar nga të gjitha institucionet edhe pse i kemi dorëzuar me kohë. Sot unë edhe fizikisht kam dorëzuar kërkesën për rritjen e pagesës së ndërrimeve të natës, pagesën e rrezikshmërisë në punë, pagesën e punës gjatë fundjavës dhe atë të orëve shtesë. Unë nuk kërkoj nënshtrim nga shteti, por kërkoj që të vlerësohet puna dhe sakrifica e infermierëve. Grevën nuk do ta ndali deri në realizim të kërkesave edhe po të ketë pasoja fatale personalisht për mua fizikisht”, u shpreh ai.

Ai me këtë rast i ftoi edhe njëherë kolegët e tij që t’i bashkohen në grevë, pa lënë anash punën e tyre humane prej infermieri.

Lajmet

Hetim mbi vdekjen e një personi në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të cilësuar si “Hetim mbi vdekjen”.

Ngjarja ka ndodhur pasi një person është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK.

Ekipi mjekësor ka konstatuar më pas vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Kjo bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Konfiskohet lëndë narkotike dhe armë në Podujevë, arrestohet një i dyshuar

Published

on

By

Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë, një person është arrestuar gjatë kontrollit në një objekt në Podujevë, ku janë gjetur dhe sekuestruar 428 gramë marihuanë, 0.3 gramë kokainë, 18 cigare elektrike me përmbajtje THC, si dhe një pistoletë me dy fishekë dhe një peshore. 3

I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Pejë për fajde dhe detyrim, konfiskohen armë e municion

Published

on

By

Bazuar në raportin 24-orësh të Policisë, një person është arrestuar në Pejë nën dyshimin se ka kryer në vazhdimësi veprat penale “Fajde” dhe “Detyrim”.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, organet e rendit kanë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta, dy pushkë të gjata si dhe municion të kalibrit të ndryshëm.

I dyshuari është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohen tre persona për tentim vrasje në Deçan

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, tre persona janë arrestuar pasi kanë tentuar të ndalojnë me forcë një veturë, me ç’rast njëri prej të dyshuarve ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës.

Në vendngjarje është konfiskuar pistoleta e përdorur në rast.

Me vendim të prokurorit, dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa i treti është liruar në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara