Lajmet

Dita Botërore kundër Trafikimit të Personave

Published

on

E miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 2013 me anë të rezolutës A/RES/ 68/192, 30 korriku u caktua si Dita Botërore kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore.

Në rezolutë thuhet se një ditë e tillë ishte e nevojshme për të rritur ndërgjegjësimin mbi gjendjen e viktimave të trafikimit njerëzor dhe për promovimin, mbrojtjen e të drejtave të tyre.

Simboli i kësaj dite është ”Zemra blu”, e cila përfaqëson trishtimin e atyre që trafikohen duke na kujtuar zemrën e ftohtë të atyre që blejnë dhe shesin qeniet njerëzore.

Trafikimi i personave është një krim i rëndë dhe një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut. Çdo vit, mijëra burra, gra dhe fëmijë bien në duart e trafikantëve, në vendet e tyre dhe jashtë vendit. Pothuajse çdo vend në botë është i prekur nga trafikimi, qoftë si një vend i origjinës, tranzit apo destinacion për viktimat.

UNODC, si kujdestar i Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër krimit të organizuar transnacional (UNTOC) dhe protokolleve të tij, ndihmon shtetet në përpjekjet e tyre për të zbatuar Protokollin për Parandalimin, Frenimin dhe Ndëshkimin e Trafikimit të Personave (Protokolli i Trafikimit të Personave).

Protokolli për parandalimin, shtypjen dhe ndëshkimin e trafikimit të personave përcakton trafikimin e personave si rekrutimin, transportin, transferimin, strehimin ose pranimin e personave, me anë të kërcënimit ose përdorimit të forcës ose formave të tjera të shtrëngimit, rrëmbimit, mashtrimit, abuzimit të pushtetit ose i një pozicioni të cenueshmërisë ose i dhënies ose marrjes së pagesave ose përfitimeve për të arritur pëlqimin e një personi që ka kontroll mbi një person tjetër, me qëllim të shfrytëzimit.

Continue Reading

Lajmet

Kurti: Zgjedhjet nuk janë zgjidhje, ose “Kurti 2.5”, ose “Konjufca 1”

Published

on

By

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar para mediave se nuk i rekomandon zgjedhjet e reja.

Kurti tha se duhet ketë Kurti 2.5 deri në dhjetor ose Glauk Konjufca 1 deri në prill.

Ka ngelur edhe 10 ditë, mandati i është dhënë nga presidentja Osmani Konjufcës, ne urojmë për më të mirën. Ritheksojmë se nuk mendojmë që është punë e meçme të shkojmë të zgjedhje në dhjetor dhe sërish në prill, deputetët janë para përzgjedhje ose Kurti 2.5 deri dhjetor ose Konjufca 1 deri në prill, por pa asnjërën prej tyre duhet të përcaktohet prej njërën prej tyre”, tha Kurti.

Continue Reading

Lajmet

Kreshnik Uka merr çmimin ‘Ylli i javës’

Published

on

Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, vazhdon ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, i cili i dedikohet futbollistit më të dalluar të javës në Superligën e futbollit kosovar.

Për javën e trembëdhjetë të këtij edicioni, ky çmim i është ndarë futbollistit të FC Drenica, Kreshnik Uka, i cili pati një paraqitje individuale shumë të mirë për skuadrën e tij për 90 minuta të ndeshjes duke e shënuar edhe golin e dytë në fitoren e rëndësishme të skudrës së tij kunër FC Ballkanit 2:0.

Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit në përbërje të Avni Shala, Blerim Haxholli dhe Raif Nasufi.

Pasi mori këtë çmim, Uka u shpreh i lumtur që u vlerësua si lojtari më i mirë i javës:

“Ndeshjen e kemi përgatitur shumë mirë, duke pasur parasysh që kemi pasur një kundërshtar të fortë si FC Ballkani. Gjatë gjithë javës terreni ka qenë me shi dhe i rënduar, dhe njësoj ishte gjendja edhe gjatë ndeshjes, prandaj e kishim shumë të vështirë. Falënderoj bashkëlojtarët për punën që po bëjnë dhe tifozët “Shqiponjat e Zeza” për mbështetjen e vazhdueshme”, tha ai për faqen zyrtare të FFK-së./S.K/UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

Dimal Basha takon sindikalistët e RTK-së: Thirrje deputetëve për mbështetje të Komisionit për Buxhet

Published

on

By

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka pritur përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të RTK-së dhe Shoqatës Sindikale të Radios së Kosovës, pas protestës së mbajtur nga ta.

Ai tha se qëllimi i takimit ishte gjetja e një zgjidhjeje të drejtë për pagat e punëtorëve të RTK-së dhe për stabilitetin financiar të transmetuesit publik.

Sot, gjatë protestës së Sindikatës së Pavarur të RTK-së dhe Shoqatës Sindikale të Radios së Kosovës, dola për t’i takuar nga afër protestuesit dhe më pas i mirëprita në takim përfaqësuesit e tyre në Kuvend. Biseda jonë u zhvillua me përkushtim dhe mirëkuptim, me synimin për të gjetur zgjidhje të drejtë për pagat e merituara të punëtorëve të RTK-së dhe për funksionimin e qëndrueshëm financiar të institucionit publik të transmetimit”, ka shkruar Basha në Facebook.

Ai ka theksuar se si kryetar i Kuvendit ka dhënë mbështetje të plotë për tejkalimin e kësaj situate dhe ka kërkuar funksionalizimin e trupave parlamentare për të mundësuar miratimin e raportit të RTK-së.

Si Kryetar i Kuvendit, kam dhënë mbështetjen time të plotë për zgjidhjen e kësaj situate, pasi tashmë kemi një Kuvend funksional dhe ekziston mundësia ligjore për të vepruar në këtë drejtim. Të njëjtën qasje e kam mbajtur edhe në mbledhjen e parë të Kryesisë së Kuvendit, ku kam kërkuar formimin e trupave parlamentare, në mënyrë që të hapet rruga për Komisionin përkatës për Buxhet, i cili më pas do të mund të miratonte Raportin e Shpenzimeve të RTK-së dhe të mundësonte procedimin e mjeteve përmes Thesarit të Republikës së Kosovës”, tha ai.

Basha u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve dhe subjekteve parlamentare që të mbështesin themelimin e Komisionit për Buxhet, duke theksuar se kjo nuk është çështje politike, por institucionale dhe humane.

Prandaj, në frymë bashkëpunimi e mirëkuptimi, u bëj thirrje të gjithë deputetëve dhe subjekteve të tjera parlamentare që ta mbështesin këtë iniciativë, sepse votimi për komisione nuk është çështje politike, por çështje e funksionalizimit të institucionit publik të transmetimit dhe mirëqenies së rreth 700 familjeve që jetojnë nga puna dhe pagat e punëtorëve të RTK-së”, shtoi Basha./EO

Continue Reading

Lajmet

​Sali Berisha përjashtohet 10 ditë nga Kuvendi

Published

on

By

Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën u mblodh sot për të shqyrtuar kërkesat e grupit të PD për masë disiplinore ndaj Taulant Ballës dhe kërkesën e PS për masë disiplinore ndaj Sali Berishës.

Është vendosur që Sali Berisha të përjashtohet 10 ditë nga punimet e Kuvendit, pas deklaratës që kreu i PD bëri për qëndrimin e ambasadorit Silvio Gonzato ndaj ligjit për barazinë gjinore, raporton tch.

Ndërsa kërkesa e PD për Taulant Ballën është rrëzuar. PD kërkoi përjashtimin e tij me argumentin se ka përdorur gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj deputetëve të opozitës./KP

Continue Reading

Të kërkuara