

Shëndeti
Dita Botërore e Sklerozës Multiple
Më shumë se 2.3 milionë njerëz në mbarë botën jetojnë me këtë sëmundje.
Published
2 years agoon
By
UBT news30 maji i çdo viti shënon Ditën Botërore të Sklerozës Multiple.
Në vitin 2009 Federata Ndërkombëtare e Sklerozës Multiple e ka filluar shënimin e kësaj date. Falë kampanjave dhe aktiviteteve për nder të kësaj dite janë vetëdijesuar mijëra njerëz anë e mbanë botës.
Më shumë se 2.3 milionë njerëz në mbarë botën jetojnë me këtë sëmundje.
Skleroza Multiple është sëmundje e sistemit nervor, e cila paraqitet me ankesa dhe dhimbje të ndryshme, të cilat vijnë kohë pas kohe. Ankesat tipike të kësaj sëmundje janë: ligështimi (dobësimi) në duar apo këmbë, ndjenja e të qenit të pirë (shtangur), dridhjet, artikulimi i paqartë dhe pengesa në shikim.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shiriti ngjyrë portokalli shfaq mbështetjen për njerëzit që vuajnë nga kjo sëmundje.
Në Kosovë, Klinika e Neurologjisë të Qendrës Klinike Universitare (QKUK) do të shënojë Ditën Ndërkombëtare të Sklerozës Multiple.
Shëndeti
Efektet e sodës së bukës ndaj diabetit
Published
44 minutes agoon
June 24, 2025By
UBT News
Soda e bukës është një nga produktet që nuk mungon kurrë në kuzhinë. Sodës së bukës i janë thurur shumë lavde për aftësinë e saj në trajtimin dhe kurimin e disa sëmundjeve.
Së fundmi, ajo ka fituar një reputacion të mirë edhe kundër diabetit, kjo sëmundje shfaqet kur organizmi nuk arrin të prodhojë mjaftueshëm insulinë.
Soda e bukës për mbajtjen e diabetit nën kontroll
Studimet thonë se soda përbën linjën e parë të mbrojtjes kundër diabetit dhe për mbajtjen e sëmundjes nën kontroll, përdorimi i saj kundër sëmundjes rekomandohet të bëhet vetëm nëpërmjet konsultave me mjekun, ndonëse ajo është një produkt i sigurt për shëndetin.
Nëse organizmi i njeriut ofron mjedis acidik që nxit sëmundje, përfshirë diabetin, soda e bukës e kthen situatën në normalitet, diabetikët janë të prirur të preken një mykomukoza, një infeksion i rrezikshëm.
Soda e bukës parandalojë përhapjen e këtij infeksioni dhe të shmangë shterimin e plotë të insulinës dhe rënies së trupit në koma. Bëhet fjalë për një komplikacion për diabetikët që shfaqet me simptoma si: etje e tepruar, të vjella, urinim i shpeshtë, tharje të gojës e plogështi.
Ekspertët thonë se përdorimi i sodës së bukës kundër këtyre komplikacioneve të diabetit duhet bërë me kujdes, vetëm një mjek specialist rekomandon një kurë dhe doza të sakta të sodës së bukës që janë të nevojshme për mbajtjen nën kontroll të diabetit dhe komplikacioneve të tij.
Konsultat me mjekun janë të nevojshme sepse nëse e teproni me sodën e bukës, ajo mund të ketë një efekt krejt të kundërt nga qëllimi fillestar.
Shëndeti
A duhet të hiqet lythi? Shenjat që kërkojnë ekzaminim urgjent dermatologjik
Published
8 hours agoon
June 24, 2025By
UBT News
Nëse nuk ju pëlqen mënyra se si lythi ndikon në dukjen tuaj, ose nëse ndodhet në një vend që është në kontakt me veshjet apo bizhuteritë dhe kështu acarohet, mund të bëhet heqja e tij.
Lythat janë rritje të zakonshme në lëkurë dhe secili ka mesatarisht 10 deri 40 lytha. Shumica janë të padëmshëm dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Nëse lythi nuk është kanceroz, nuk keni nevojë ta hiqni nëse nuk ju shqetëson.
Kontrolli i tyre është procedurë rutinë parandaluese që kryhet një herë në vit pas moshës 12-vjeçare. Në Ordinancën e dermatologjisë bëhet ekzaminimi i lëkurës, nga koka deri te duart e këmbët. Lëkura ekzaminohet me dermoskop. Ekzaminohen ndryshimet e lëkurës, duke i kushtuar vëmendje ndryshimeve të pigmentuara. Ndryshimet e pigmentuara që vërejmë me dermoskop mund të jenë kafe të errëta ose më pak të errëta, të kuqe, blu ose të bardhë.
Është e nevojshme të mbrohen zonat me lytha nga ekspozimi ndaj diellit
Përveç lythave me të cilët kemi lindur, ka edhe lytha që shfaqen me kalimin e kohës, është e rëndësishme të mbrohen rajonet ku ka lytha. Disa shfaqen që në lindje e në moshë të hershme, në të ashtuquajturat lytha të lindur ose kongjenital. Disa zhvillohen gjatë jetës e gjenden në zonat e lëkurës të ekspozuara ndaj diellit dhe në zonat e mbuluara. Edhe pse rrezet e diellit nuk janë i vetmi faktor në transformimin malinj të nishaneve melanocitare, nishanet duhet të mbrohen nga ekspozimi i tepërt ndaj rrezeve UVA, UVB, UVC, si dhe ndaj rrezeve infra të kuqe të spektrit të diellit.
Ndryshimet në ngjyrë, madhësi apo simetri janë shenjë alarmi për vizitë te dermatologu. Është e rëndësishme që çdo ndryshim në nishan të vërehet me kohë të kontaktohet dermatologu, i cili shqyrton në mënyrë të hollësishme e vlerëson nëse bëhet fjalë për një ndryshim malinj.
Ndryshimet malinje në nishan shfaqen si ndryshime në formë asimetrike, në karakteristikat e skajeve të nishanit që bëhen të theksuara apo të çrregullta, ndryshime në ngjyrë, paraqitja e ngritjes mbi sipërfaqen e nishanit, rritja e nishanit në një njësi kohe (A, B, C, D, E).
Përveç këtyre kritereve klinike, ekzistojnë disa kritere dermatoskopike që tregojnë se një nishan ka tendencë për të kaluar në formë malinje, pra është më pak ose më shumë displastik. Ndryshimet malinje paraqiten në nishanet ekzistuese melanocitike. Duhet pasur parasysh edhe faktin që melanoma malinje zhvillohet në 30 për qind të rasteve mbi ndryshime të reja që nga fillimi kanë potencial malinj. Këshillohet kontrolli rutinë i nishaneve një herë në vit edhe për ata pacientë tek të cilët në kontrollin e mëparshëm nuk janë vërejtur shenja në nishanet ekzistuese.
Statistikat tregojnë se më të rrezikshëm janë nishanet në gjymtyrët e poshtme te gratë dhe në trungun e trupit: në kraharor dhe shpinë te meshkujt, duhet të kontrollohet lëkura në shuplaka dhe shputat e këmbëve për praninë e nevuseve akrale, dhe nishanet në fytyrë, qafë, veshë dhe kokë.
Duhet kontrolluar edhe për praninë e mundshme të nishaneve në regjionin gjenital, kur vërehet një nishan me shenja atipie hiqet me rrugë kirurgjikale e dërgohet për analizë histopatologjike, pavarësisht nga stina e vitit. Në disa raste shqyrtohet edhe nyja limfatike regjional.
Vëzhgohet thellësia e përhapjes së melanociteve sipas Breslow-it dhe Clark-ut dhe potenciali malinj i qelizave individuale. Nëse pacienti ka numër të madh nishanesh rekomandohet të dërgohet për skanim me MoleMax apo FotoFinder për të ndjekur lokalizimin e ndryshimet në njësi kohe të të gjithë nishaneve ekzistues. Lëkura e pacientit me numër më të madh nishanesh duhet të mbrohet me rroba që kanë faktor mbrojtës SPF, me kremra me bllokues dielli.
Edhe pasi të jenë hequr nishanet, është e rëndësishme të monitorohet vendi ku ka qenë nishani. Gjatë kontrollit rutinë një herë në vit ndiqen ndryshimet e mundshme në plagët ku janë hequr nishanet. Ndonjëherë paraqiten edhe të ashtuquajturat ndryshime rekurente, pra shfaqja e përsëritur e nishanit.
Si kryhet heqja e nishanit?
Dermatologu mund të heqë një nishan gjatë një vizite në ordinancë. Ndonjëherë nevojitet një vizitë shtesë për të përfunduar heqjen e nishanit.
Për heqjen e nishanit përdoren dy lloje kryesore të procedurave kirurgjikale:
Ftohja – Në këtë procedurë përdoret një sasi e vogël azoti i lëngshëm për të hequr nishanin jo-kancerogjen.
Djegia – Procedura përdor rrymë elektrike për të djegur shtresat e sipërme. Mund të nevojiten më shumë se një seancë për ta përfunduar.
Heqja sipërfaqësore – Kjo procedurë përfshin përdorimin e një bisturie për të larguar nishanin nga sipërfaqja e lëkurës.
Ekscizioni – Kjo procedurë shkon më thellë se sipërfaqja e lëkurës për të prerë nishanin dhe për të ribashkuar lëkurën. Kjo metodë përdoret kur dyshohet se nishani është kancerogjen.
Këshillohuni me dermatologun nëse doni të hiqni një nishan që ju pengon. Mjeku mund të kryejë një biopsi nëse ka nevojë, që do të thotë se merret një mostër e vogël e nishanit për t’u analizuar në mikroskop.
Shëndeti
Studim: Zgjohuni herët, ulni rrezikun për kancer të gjirit
Published
9 hours agoon
June 24, 2025By
UBT News
Nëse jeni një person që zgjoheni herët, mund t’i largohet rrezikut të kancerit të gjirit, sipas një hulumtimi.
Një studim zbuloi se ata që preferojnë të zgjohen herët në mëngjes kanë më pak gjasa të zhvillojnë sëmundjen sesa “bufat e natës”.
Kjo besohet të jetë për shkak të ekspozimit të dritës në orët e hershme duke shkurtuar furnizimin e hormonit melatoninë, i cili rregullon gjumin.
Disa studime kanë treguar se melatonina ka fuqinë për t’ju mbrojtur kundër kancerit, veçanërisht atij të gjirit.
Hulumtimi i ri i gjetur për çdo 100 gra, një më pak do të zhvillojë sëmundjen nëse ajo zgjohet dhe shkon në shtrat herët.
Shëndeti
Rastet kur diabetikët duhet të shkojnë në urgjencë
Published
1 day agoon
June 23, 2025By
UBT News
Një nga sëmundjet më të përhapura të globit është pa dyshim diabeti, e sidomos diabeti i tipit 2.
Diabeti është cilësuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si sëmundja e shekullit. Për personat me probleme të mbipeshës, histori të sëmundjes së diabetit në familje apo ata që vuajne nga paradiabeti kujdesi duhet të jetë shumë i madh.
Ka raste, kur sëmundja përkeqësohet dhe shkakton pasoja të rënda që nënvizojnë nevojën urgjente për të shkuar tek mjeku, ja rastet kur diabetikuj duhet të shkojë menjëherë në urgjencë.
Hiperglicemia
Ndodh kur nivelet e sheqerit janë të larta, nëse ky problem nuk trajtohet, gjaku bëhet acidic dëmton qelizat. Njeriu rrezikon të bjerë në koma ose të humbasë jetën.
Simptomat e hiperglicemisë janë:
Etje e madhe
Urinim i shpeshtë
Të përziera ose të vjella
Mjegullim i shikimit
Frymëmarrje e shpejtë
Humbje e ndjenjave
Lëndimet në këmbë
Diabeti dëmton nervat e shkakton mpirjet e këmbëve, kësioj një diabetik nuk është i vetëdijshëm për lëndimet që pëson, gjë që do i detyrojë mjekët ta amputojnë atë. Sigurohuni të kontrolloni shëndetin e këmbëve çdo ditë.
Ataku në zemër
Diabeti i katërfishon gjasat e atakut në zemër.
Dështim të veshkave
Diabeti është i lidhur me sëmundjet e veshkave, përveç analizave të urinës, një diabetik duhet të tregojë kujdes ndaj këtyre simptomave.
Tension i lartë i gjakut;
Urinim i shpeshtë;
Enjtje të kyçeve dhe këmbëve;
Nevojë e pakët për insulinë.

Efektet e sodës së bukës ndaj diabetit

Mesazhi i Rita Orës për botën: Respektoni njerëzit pasi s’e dini si mund të kthehen në jetën tuaj

iPhone 17 do të ketë një ekran 6.3 inç?

Brad Pitt pranoi se pas divorcit nga Angelina Jolie ka lënë edhe alkoolin

Global UBT Fest i UBT-së mbledh studiues nga e gjithë bota

Kremlini mirëpret armëpushimin Iran-Izrael: Shpresojmë që të jetë “i qëndrueshëm”

Mbi 600 persona të vrarë nga sulmet izraelite në Iran

Përplasje PDK-LVV në KQZ për buxhetin shtesë të zgjedhjeve lokale

Sërish tërmet në Shqipëri
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT2 months ago
Profesori, Arsim Hajdari, doktoron me temën “New Perspective of Biological Therapy in Treatment of Age-Related Macular Degeneration”
-
Lajmet2 months ago
Studentët e Psikologjisë në UBT zhvilluan një vizitë studimore në qendrën psikologjike “Radix” dhe Asociacionin Kosovar për Psikoterapi Trupore
-
Lajmet nga UBT3 weeks ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Lajmet nga UBT3 weeks ago
UBT rilicencohet nga MAShTI për ofrimin e arsimit profesional në katër drejtime të rëndësishme shëndetësore