Kulturë

Dita botërore e gjuhës

Çfarë po e dëmton shqipen dhe si duhet ta ruajmë atë?

Published

on

Kryefjala e javëve të fundit në fjalorin politik dhe ekonomik është “incenerator”. Përtej akuzave ekonomiko-politike, përdorimi i këtij emri nuk shkon me gjuhën shqipe. A mjafton vetëm përkthimi inceneratorit si djegës apo impiant i përpunimit të mbetjeve?

Për zgjidhjen më të mirë sytë i kemi nga gjuhëtarët. “Incenerator? Kemi fjalët shqip, mund ta quanim djegtore ose shkrumbore, ky është procesi real i zhvillimit gjuhësor”, thotë gjuhëtari Xhevat Lloshi.

Ky është vetëm një shembull nga plot të tjerë që po rrezikojnë shqipen tonë, të cilat u vunë në dukje nga në ditën ndërkombëtare të gjuhës amtare, prej gjuhëtarëve, studiuesve, përkthyesve e pedagogëve. Përdorimi i dygjuhësisë, duke mos ruajtur fjalën shqipe, është një tjetër dëm që i bëhet gjuhës amtare.

 “Shqiptarët duhet ta dinë që influencë do të thotë ndikim, fjala trend është prirje, përdor anglishten por specifiko shqipen. Kemi stadiumin më të mirë në Shqipëri që quhet Air Albania Arena, ku është shqipja?”, shton sërish Lloshi.

Për mbrojtjen e shqipes institucionet duhet të jenë më fanatikët në ruajtjen e saj. Apel i posaçëm ju drejtua gazetarëve për ruajtjen e gjuhës sonë standarde në të shkruar dhe në të folur, veçanërisht në këto kohë kur media ka dalë përtej kufijve të saj tradicionalë, në një hapësirë të pamatë online, për të cilën gjithashtu këshillohet gjetja e fjalëve të barasvlershme në shqip.

Continue Reading

Magazinë

Reagon gruaja e Bruce Willis: Ndaloni së lexuari artikujt që fillojnë me, “burimet pranë familjes”

Published

on

Continue Reading

Kulturë

​“New Generation” në Festivalin Ndërkombëtar të Operës Rame Lahaj

Published

on

Në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Operës Rame Lahaj në koncertin “New Generation”, nën kujdesin artistik të tenorit të njohur Ramón Vargas dhe me pianisten Jess Rucinski, disa të rinjtë talentuar nga mbarë bota sollën një mbrëmje të mrekullueshme operistike në Prishtinë.

Programi përfshiu vepra nga kompozitorë të njohur si Puccini, Rossini, Donizetti, Mozart, Bellini, Gounod, Verdi dhe Kálmán. Artistët e rinj interpretuan arie dhe duete të njohura nga opera si Gianni Schicchi, Il Barbiere di Siviglia, L’elisir d’amore, Roméo et Juliette, Le nozze di Figaro, La Traviata dhe Norma.

Ky koncert ishte një dëshmi e fuqishme e potencialit të brezit të ri të këngëtarëve operistikë, të cilët po marrin përkrahje përmes këtij festivali ndërkombëtar që promovon talentin dhe artin në skenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Kulturë

“Travel off Path”: Shqipëria mes destinacioneve më të mira evropiane për t’u vizituar këtë verë

Published

on

By

Nëse planifikoni të shkoni në Evropë këtë verë, por ende nuk keni vendosur plotësisht për një itinerar, ka të ngjarë që të habiteni me kostot shumë të larta – kur vendosni në minutën e fundit, shkruan Vinicius Costa në një artikull të botuar në revistën amerikane të udhëtimeve “Travel off Path”.

Nga Costa Brava e Spanjës, duke kaluar Rivierën Franceze, deri në Bregun Amalfi të Italisë dhe deri në Bregun Dalmatian idilik të Kroacisë, nevojitet një buxhet ditor deri në 194 dollarë ose më shumë, për të mos përmendur turmat masive.

Megjithatë, jo çdo destinacion veror evropian është aq i shtrenjtë sa Positano, në Bregun e Amalfit, në Itali.

Në fakt, ekzistojnë katër vende tërheqëse të “Botës së Vjetër” të cilat ofrojnë akomodim dhe ushqim me kosto më të lirë:

1-Vlora, Shqipëri; 2-Liqeni i Ohrit, Shqipëri/ Maqedoni e Veriut; 3-Nessebar, Bullgari; 4- Batumi, Gjeorgji.

Vlorë, Shqipëri

E vendosur midis maleve dhe detit, Vlora është destinacioni kryesor turistik në bregdetin e Shqipërisë, “perla e fshehur” e një vendi që është bërë pika e nxehtë e verës së ardhshme të Evropës.

Vlora është një qytet i qetë me një qendër historike të rinovuar së fundmi, me një trashëgimi të pasur kulturore, dhe një vijë bregdetare mahnitëse – të mbushur me apartamente të larta, bare plazhi të gjalla dhe taverna mikpritëse që shërbejnë ushqime të freskëta deti gjatë gjithë ditës.

Vlorë, Shqipëri

Ky qytet i bukur bregdetar do të mundësojë fluturime direkte brenda Evropës.

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës është planifikuar të hapet në vitin 2026.

Çmimet mesatare në Vlorë, Shqipëri

Vakt i Lirë – (Restorant) 8 dollarë

Vakt me 3 pjata për 2 persona – (Restorant i nivelit të mesëm) 28 dollarë

Akomodim i lirë – (Hostel) 14 dollarë

Akomodim i nivelit të mesëm (Hotel/B&B/shtëpi pritjeje me 3 yje) 59–69 dollarë

Hotel me 5 yje (Luksoz gjithëpërfshirës) 184–295 dollarë

Tarifa e taksisë (Për 0, 5 milje) 1,90 dollarë

Liqeni i Ohrit

Liqeni i Ohrit shtrihet në kufirin malor midis pjesës jugperëndimore të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë lindore. Është një nga liqenet më të thella dhe më të vjetra të Evropës, me një ekosistem unik ujor me rëndësi botërore, me më shumë se 200 specie endemike.

Një anije lundron mbi liqenin e Ohrit, një nga vendbanimet më të vjetra evropiane, 18 Mars 2023

Imagjinoni një varg qytetesh buzë liqenit të kryqëzuara me rrugë me kalldrëm, me anije shumëngjyrëshe të ankoruara pranë porteve të tyre piktoreske, kisha mahnitëse të lashta dhe madje plazhe me guralecë – të shtrira pranë klubeve të lundrimit.

Mos humbisni Qytetin e Ohrit, një nga vendbanimet më të vjetra në Evropë.

I ndërtuar kryesisht midis shekujve VII dhe XIX, ai ka manastirin më të vjetër sllav (Shën Pantelejmonin) dhe më shumë se 800 ikona të stilit bizantin që datojnë nga shekulli XI deri në fund të shekullit të XIV.

Continue Reading

Magazinë

Beyonce mblodhi grupin legjendar “Destiny’s Child” për një performancë lamtumire si pjesë e turneut

Published

on

Beyonce e përfundoi turneun e saj “Cowboy Carter” me një koncert spektakolar në Las Vegas dhe e shfrytëzoi performancën lamtumirëse për të mbledhur një numër të madh të ftuarish surprizë.

Ajo ribashkoi grupin legjendar “Destiny’s Child” për kënaqësinë e një publiku të madh në koncert.

Gjatë koncertit në Allegiant, Michelle Williams dhe Kelly Rowland iu bashkuan Beyonce për të performuar një përzierje të hiteve siç konfirmohet nga videot nga rrjetet sociale. Në një nga videot, mund të shihni se si treshja, u ngjit në skenë dhe e filloi performancën me “Lose my Breath” para një publiku entuziast.

Rowland dhe Williams e ndihmuan Beyonce-n të interpretonte këngën e saj “Energy” nga albumi i saj ‘Renaissance’, gjatë së cilës ata performuan “mute challenge”-in e njohur.

Ata e përfunduan ribashkimin me hitin e tyre të vitit 2001 “Bootylicious”.

Ky ishte ribashkimi i parë i “Destiny’s Child” në skenë që nga performanca e Beyonce në ‘Coachella’ në vitin 2018.

Continue Reading

Të kërkuara