Lajmet nga UBT

Diskutim i hapur në UBT me Christopher Hyland: Miqësia Kosovë-ShBA, e ndërtuar mbi vlera të përbashkëta

Published

on

Në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së në Lipjan, u mbajt diskutimi i hapur mbi temën “Kosovo’s Constitution: A Model of Democracy and Inclusivity”, me pjesëmarrjen e Christopher Hyland, një prej mbështetësve të fuqishëm të çështjes shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo ngjarje, e organizuar nga UBT HYLAND Center of Global Studies, mblodhi studentë, akademikë dhe të ftuar të rëndësishëm, të cilët patën mundësinë të dëgjojnë dhe të diskutojnë mbi rëndësinë e Kushtetutës së Kosovës në ndërtimin e një shoqërie demokratike dhe gjithëpërfshirëse.

Gjatë fjalës së tij, Christopher Hyland ndau përvojën dhe përkushtimin e tij në mbështetjen e aspiratave të shqiptarëve për liri, pavarësi dhe dinjitet kombëtar. Ai vuri në dukje rolin e tij në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe rëndësinë e ndërhyrjes së NATO-s për lirinë e Kosovës.

Që nga fundi i viteve 1980 dhe fillimi i viteve 1990, kërkova mbështetje nga komunitetet shqiptare dhe kosovare në Amerikë, të cilat sapo kishin filluar të çliroheshin nga aparati shtypës i diktaturës komuniste. Gjatë fushatës dhe tranzicionit presidencial të Bill Clinton, si dhe më pas, punova me përkushtim për ta vendosur Kosovën dhe komunitetin shqiptaro-amerikan në qendër të politikës së administratës së re”, u shpreh Hyland.

Ai gjithashtu ndau kujtimet për takimet me figura kyçe të Kosovës, duke përfshirë Presidentin Ibrahim Rugova dhe aktivistin Jim Xhema, të cilët luajtën një rol kyç në ndërtimin e shtetit të Kosovës.

Kam pasur nderin të bashkëpunoj me figura të mëdha si Presidenti Ibrahim Rugova dhe Jim Xhema, të cilët ishin thelbësorë në ndërtimin e një rruge të sigurt drejt shtetësisë së Kosovës. Rugova me vizionin dhe diplomacinë e tij dhe Xhema me përkushtimin e tij të palodhur në SHBA, luajtën një rol të pazëvendësueshëm në këtë proces historik”.

Në hapjen e kësaj ngjarje, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, theksoi rëndësinë e diskutimeve të tilla në edukimin dhe ndërgjegjësimin e studentëve për demokracinë dhe të drejtat kushtetuese.

UBT është një qendër e rëndësishme e inovacionit, dijes dhe zhvillimit akademik, duke kontribuar në formimin e liderëve të ardhshëm që do të ndikojnë në qeverisjen, ligjin dhe demokracinë në Kosovë dhe më gjerë. Ne jemi të nderuar që kemi mundësinë të presim një figurë kaq të shquar si Christopher Hyland, i cili ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në avancimin e proceseve demokratike dhe forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare të Kosovës,” tha Rektori Hajrizi.

Gjatë diskutimit, Christopher Hyland analizoi thellësisht rolin e Kushtetutës së Kosovës si një model demokracie dhe gjithëpërfshirjeje, duke vlerësuar rëndësinë e saj në forcimin e institucioneve shtetërore dhe të drejtave të qytetarëve. Ai gjithashtu dha një perspektivë të gjerë mbi konstitucionalizmin si bazë e ndërtimit të demokracive të qëndrueshme në nivel global.

Jam krenar për lidhjen e fortë që është krijuar mes Kosovës dhe SHBA-së. Kjo nuk është një miqësi e rastësishme, por një marrëdhënie e ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta të lirisë dhe demokracisë. Kur NATO ndërhyri për të ndalur gjenocidin ndaj shqiptarëve të Kosovës, ishte një moment historik që erdhi si rezultat i një angazhimi të madh diplomatik dhe një miqësie të sinqertë mes dy popujve”.

Hyland gjithashtu ngriti shqetësimin për kërcënimet ndaj Kushtetutës së Kosovës, duke theksuar se: “Mbrojtja e Kushtetutës së Kosovës është thelbësore, sidomos ndaj përpjekjeve për të krijuar një asociacion të komunave serbe brenda Kosovës, një entitet që do të ishte de facto i lidhur me Serbinë.Kjo është një çështje që duhet të adresohet me kujdes të madh”.

Në përmbyllje të diskutimit, Christopher Hyland shprehu vlerësimin e tij për UBT-në dhe për përpjekjet e saj për të ndërtuar një akademi që kontribuon në zhvillimin e Kosovës.

Kur jam në UBT, ndiej se jam në shtëpi. Ky është një institucion i jashtëzakonshëm që ka një ndikim të madh në të gjitha fushat e shoqërisë. Jam i nderuar të jem këtu sot dhe të ndaj këtë bisedë të rëndësishme me ju”, u shpreh Hyland.

lajme

USA Today: UBT, “Silicon Valley i Ballkanit”, në qendër të raportit për suksesin ekonomik të Kosovës

Published

on

By

UBT është veçuar në raportin special “Kosovo: A Balkan Success Story”, të publikuar nga USA Today në bashkëpunim me One World Media, si një nga institucionet kryesore që po kontribuon në transformimin e Kosovës në një ekonomi të bazuar në dije, inovacion dhe teknologji.

Në kapitullin kushtuar zhvillimit të ekonomisë së dijes, raporti e përshkruan UBT-në si “Silicon Valley of the Balkans”, duke theksuar rolin e institucionit në ndërtimin e një ekosistemi të avancuar të teknologjisë, inovacionit, laboratorëve, parqeve teknologjike dhe inkubatorëve, që po përgatisin gjenerata të reja profesionistësh për tregun global.

Raporti vlerëson se, përtej modelit tradicional të arsimit të lartë, UBT zhvillon programet akademike në bashkëpunim me kompani dhe partnerë ndërkombëtarë të teknologjisë, duke i harmonizuar ato me kërkesat reale të tregut të punës dhe ekonomisë globale.

Themeluesi dhe Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, në deklaratën e tij për raportin thekson se sfida globale nuk është mungesa e fuqisë punëtore, por mungesa e aftësive specifike që kërkon tregu modern. “Ndërmarrjet perëndimore nuk përballen vetëm me mungesë të numrit të punonjësve, por me mungesë të aftësive specifike dhe fleksibile. Duke harmonizuar rezultatet tona akademike me kërkesat e tregut në kohë reale, ne po e pozicionojmë Kosovën si një rezervë të rëndësishme të kompetencës së nivelit të lartë”, është shprehur Prof. Dr. Edmond Hajrizi.

Raporti thekson se Kosova po ndërton një avantazh të ri konkurrues përmes kapitalit njerëzor, ndërsa UBT paraqitet si një nga institucionet që po udhëheq këtë transformim, duke zhvilluar profesionistë me kompetenca në inteligjencën artificiale, teknologji, inxhinieri, inovacion dhe fusha të tjera strategjike.

Sipas raportit, fuqia punëtore e Kosovës karakterizohet nga fleksibiliteti, njohja e gjuhëve të huaja dhe aftësia për t’u integruar në mjedise ndërkombëtare të biznesit.

Në këtë kontekst, UBT vlerësohet si një model i arsimit modern që ndërthur edukimin, kërkimin shkencor, teknologjinë dhe bashkëpunimin me industrinë, duke kontribuar drejtpërdrejt në zhvillimin e ekonomisë së dijes dhe rritjen e konkurrueshmërisë së Kosovës në nivel ndërkombëtar. Përmes këtij vlerësimi në një nga mediat më të njohura amerikane, UBT konfirmon edhe një herë pozicionin e tij si lider në arsimin e lartë, inovacion dhe zhvillimin e kapitalit njerëzor, duke e vendosur Kosovën në hartën globale të arsimit, teknologjisë dhe ekonomisë së së ardhmes.

Artikulli i plotë i USA Today: LINKU

Continue Reading

Vendi

Rekord i regjistrimeve në UBT: Mbi 2 mijë studentë regjistrohen që në ditët e para

Published

on

By

Në një kohë rekorde që nga nisja e regjistrimeve, mbi 2000 studentë i kanë besuar UBT-së si institucioni lider i arsimit të lartë në Kosovë për të formësuar të ardhmen e tyre.

Ky fluks i jashtëzakonshëm tregon besimin e madh që të rinjtë kanë te ky institucion, i cili ofron mundësi të pakufizuara akademike me mbi 50 programe studimi dhe mbi 150 specializime të ndryshme në fushat më të kërkuara të tregut.

Me një traditë suksesi prej një çerek shekulli, UBT garanton studime të nivelit cilësor, punësim të sigurt dhe një karrierë të suksesshme globale.

Profesionin që keni ëndërruar mund ta gjeni dhe ta zhvilloni këtu, ndaj mos prisni më, por siguroni vendin tuaj duke aplikuar tani në faqen zyrtare: apliko.ubt-uni.net.

Continue Reading

Lajmet

Përfundoi me sukses Akademia Ndërkombëtare Verore në Shkencat Mjekësore 2026

Published

on

Sot u përmbyll me sukses Akademia Ndërkombëtare Verore në Shkencat Mjekësore 2026, një aktivitet akademik që mblodhi profesorë, profesionistë të shëndetësisë dhe studentë për të trajtuar temat më bashkëkohore në fushën e kujdesit shëndetësor.

Dita përmbyllëse iu kushtua rolit të mjekësisë nukleare në diagnostikimin dhe stadifikimin e kancerit të gjirit, me ligjërata të mbajtura nga Prof. Ismet Bajrami.

Gjatë sesioneve u prezantuan zhvillimet më të fundit në përdorimin e PET/CT me 18F-FDG, biopsinë e nyjës limfatike sentinel me Tc99m dhe skanimin e kockave për vlerësimin e metastazave.

Këto metoda përfaqësojnë standardet më moderne në diagnostikimin e saktë dhe planifikimin e trajtimit onkologjik, duke mundësuar vendimmarrje më të informuar klinike dhe përmirësim të rezultateve te pacientët.

Akademia shërbeu si një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e njohurive shkencore, ndarjen e përvojave profesionale dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet profesionistëve të shëndetësisë.

Organizimi i saj dëshmoi edhe një herë rëndësinë e edukimit të vazhdueshëm profesional dhe të ndjekjes së inovacioneve më të fundit në mjekësi.

Në përfundim, organizatorët falënderuan të gjithë ligjëruesit dhe pjesëmarrësit për kontributin e tyre në suksesin e kësaj akademie, e cila u mbyll me një mesazh të qartë: investimi në dije është investim në cilësinë e kujdesit shëndetësor dhe në të ardhmen e pacientëve.

Continue Reading

Lajmet

Akademia Verore e Fakultetit të Biokimisë Mjekësore dhe Bioteknologjisë në UBT përmbylli me sukses aktivitetet e edicionit 2026

Published

on

By

Akademia Verore e Fakultetit të Biokimisë Mjekësore dhe Bioteknologjisë në UBT përmbylli me sukses aktivitetet, duke finalizuar një program katërditor të pasur me ligjërata shkencore, diskutime profesionale, punëtori praktike dhe aktivitete akademike të fokusuara në zhvillimet më të fundit në fushën e biokimisë, bioteknologjisë dhe shkencave biomjekësore.

Dita e katërt e Akademisë Verore solli në fokus rolin e biofizikës, biokimisë dhe diagnostikës bashkëkohore në mbrojtjen dhe avancimin e shëndetit, duke theksuar rëndësinë e integrimit të kërkimit shkencor, teknologjive moderne dhe praktikës klinike në përgatitjen e profesionistëve të së ardhmes.

Gjatë gjithë programit, pjesëmarrësit patën mundësinë të ndjekin ligjërata nga ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë, të shkëmbejnë përvoja dhe ide, si dhe të angazhohen në diskutime profesionale mbi sfidat dhe zhvillimet më të reja në fushën e diagnostikës laboratorike, bioteknologjisë dhe shkencave të jetës.

Në ceremoninë përmbyllëse, Dekani i Fakultetit të Biokimisë Mjekësore dhe Bioteknologjisë, Prof. Dr. Fisnik Laha, në emër të Rektorit të UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ndau certifikata për anëtarët e Komitetit Organizativ, ligjëruesit dhe folësit kontribuues, si dhe për studentët pjesëmarrës, në shenjë vlerësimi për angazhimin, kontributin profesional dhe pjesëmarrjen aktive gjatë gjithë Akademisë Verore.

Përmes kësaj Akademie Verore, Fakulteti i Biokimisë Mjekësore dhe Bioteknologjisë konfirmoi edhe një herë përkushtimin e tij për promovimin e arsimit bashkëkohor, kërkimit shkencor dhe bashkëpunimit akademik, duke krijuar një platformë që lidh dijen, praktikën laboratorike dhe inovacionin në funksion të zhvillimit të shkencave shëndetësore.

Continue Reading

Të kërkuara