Shëndeti

Disa udhëzime se si të veproni kur gripi bëhet agresiv

Published

on

Një studim i publikuar në revistën Clinical Virology, të cilit i referohet AgroWeb.org, ka zbuluar lidhjen mes motit dhe shpërndarjes së viruseve që shkaktojnë grip.

Të dhënat tregojnë se gripi shpërthen kryesisht pas acarit të parë të dimrit. Sipas ekspertëve, acari i parë i dimrit që shoqërohet me nivele të ulëta lagështie dhe temperatura të ftohta, nxit shpërndarjen më të madhe të gripit. Ata thonë se në momentin që epidemia e gripit nis, nuk ndalon edhe nëse rriten temperaturat.

Një person i infektuar me grip mund të infektojë lehtësisht shumë njerëz të tjerë.

Gripi shpërndahet edhe nëpërmjet teshtimës.

Kur njeriu teshtin, ai lëshon në ajër grimca që përmbajnë viruse të cilat shpërndahen më lehtë në mot të ftohtë e të thatë.

Megjithatë, ekspertët thonë se rinoviruset, një prej shkaktarëve të të ftohurës, nuk ndikohen vetëm nga moti apo stina e ftohtë.

Nëse mjekët janë në gjendje të parashikojnë epidemitë vjetore të gripit dhe viruseve të tjera, ata mund të informojnë publikun që njerëzit të jenë më të sigurt.

Në rajonin e Ballkanit virusi H1N1 ka shkaktuar vdekjen e 72 personave dhe me qindra të tjerë rezultojnë të jenë prekur.

Më alarmante situata duket në Rumani, ku deri më tani virusi ka marrë jetën e 54 personave, por viktima janë regjistruar edhe në Bosnje, Greqi e Mal të Zi.

Në Shqipëri, mjekët ende nuk kanë konfirmuar pacientë të prekur nga gripi i derrit por Instituti i Shëndetit Publik ka pohuar se virusi H1N1 është në qarkullim edhe në Shqipëri, ndaj bëhet thirrje për më shumë kujdes.

Moti i ftohtë nuk është i vetmi që nxit epideminë e gripit

Ekspertët, të cilëve u referohet AgroWeb.org, thonë se viruset që qëndrojnë gjatë në ajër dhe në praninë e shumë njerëzve shkaktojnë epidemi.

Gripi mund të shpërndahet lehtë edhe në vende me klimë të ngrohtë.

Ekspertët thonë se rënia e temperaturave është ndikuese por nuk është faktori i vetëm për shpërndarjen e gripit.

Mjekët nga ana tjetër kanë rekomandimet e tyre për parandalimin e gripit.

Ata këshillojnë që së paku njerëzit me grip të mbulojnë gojën kur kolliten ose të teshtijnë. Ata duhet të lajnë duart shpesh dhe të kryejnë vaksinat vjetore kundër gripit.

Nëse sëmureni me grip

Përdorni medikamente për të ulur temperaturën – Paracetamol kur ajo të rritet mbi 38-38,5° C. Nëse temperatura zgjat për më shumë se 3-5 ditë, atëherë drejtohuni tek mjeku i familjes.

Për të qetësuar kollën, përdorni qumësht me mjaltë, çaj me sherbelë, dafinë, bli, etj dhe ajrosni herë pas here ambientet.

Ushqehuni më mirë dhe me sa më shumë lëng mishi (sidomos lëng pule), fruta, perime, duke mos harruar edhe shtimin e lëngjeve.

Disa ushqime me veti anti- inflamatore apo anti-mikrobiale, shumë të mira për mbrojtjen imunitare, janë: xhenxhefili, mjalti, hudhra, qepa, limonët, agrumet, lakra, specat, mollët dhe dardhët.

Futni këmbët në ujë të ngrohtë për 10 minuta në darkë.

Mos përdorni antibiotikë, pa këshillën e mjekut.

Shëndeti

E dëgjojmë teksa përmendet shpesh! Çfarë është një atak paniku dhe si ta kapërcejmë?

Published

on

Sulmet e panikut janë episode të papritura ankthi intensiv që mund të shfaqen në çdo kohë dhe situatë, duke shkaktuar simptoma fizike dhe emocionale si djersitje, marramendje, gulçim, ndjenja shpimi, humbje koordinimi dhe frikë e fortë nga vdekja ose humbja e kontrollit.

Kur këto sulme përsëriten shpesh dhe ndikojnë në jetën e përditshme, flitet për çrregullim paniku.

Shkaqet e sulmeve të panikut janë të ndryshme dhe shpesh të shumëfishta:

predispozita gjenetike,

trauma të përjetuara në fëmijëri ose humbje të mëvonshme të rëndësishme,

shqetësime psikologjike dhe mendime katastrofike,

përdorimi i duhanit, alkoolit ose drogës, që ndikojnë në ekuilibrin kimik të trurit,

reagime të tepruara të instinktit të mbijetesës.

Trajtimi i sulmeve të panikut kërkon ndërhyrje profesionale dhe mund të përfshijë:

Psikoterapi (p.sh., terapia kognitive-biheviorale, terapia e frymëmarrjes) për të ndryshuar mendimet dhe reagimet ndaj ankthit,

Mjekim, në raste të caktuara, për të kontrolluar simptomat,

Mbështetje e përditshme, si aktivitet fizik i rregullt, teknika relaksimi dhe ndjekje e udhëzimeve të specialistëve.

Sulmet e panikut janë të trajtueshme dhe me ndihmën e ekspertëve, individi mund të mësojë të kontrollojë ankthin dhe të rikthejë normalitetin në jetën e përditshme.

Është e rëndësishme të kërkohet ndihmë nga psikologë e të përdoren metoda shkencore të provuara. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndeti

Lëngu i shegës parandalon këtë lloj të kancerit

Published

on

Një lëng i freskët nuk duhet të jetë i gjlebër apo me shumë spinaq për të qenë i shëndetshëm.

Lëngu i shegës përmban më shumë se 100 minerale, fibra dhe vitamina kundër kancerit.

Prandaj edhe është përdorur për mijëra vjet si një ilaç, por edhe sot lëngi i shegës përdorët për parandalimin e kancerit, rritjen e imunitetit dhe pjellorinë.

Sipas disa studimeve paraprake të lëngut të shegës, studuesit thonë se ky lëng ndihmon në ndalimin e rritjes së qelizave të kancerit të prostatës.

Por nuk ka pasur studime afatgjata me njerëzit që provojnë se lëngu i shegës parandalon kancerin ose zvogëlon rrezikun për t’u krijuar.

Ka pasur rezultate inkurajuese në studimet e deritanishme dhe tani po bëhen studime më të mëdha.

Continue Reading

Shëndeti

Kur rriten ose bien leukocitet, shenjat e infeksioneve dhe paralajmërimi për sëmundje tjera

Published

on

Si leukocitet e ulura ashtu edhe ato të ngritura kërkojnë konsultën e mjekut, i cili jep një vlerësim nëse duhen përsëriten dhe kur duhen përsëritur analizat apo kur duhen përfshirë metoda shtesë diagnostikuese.

Leukocitet janë qeliza të bardha të gjakut me një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e organizmit nga infeksionet. Ato prodhohen në palcën e eshtrave dhe marrin pjesë në përgjigjen imune të trupit ndaj sulmit të mikroorganizmave patogjenë.

Leukocitet transportohen nëpërmjet qarkullimit në të gjitha indet tona, ku aktivizohen si një “ushtri” që synon të mbrojë organizmin.

Ka disa lloje leukocitesh, kryesoret janë granulocitet, limfocitet dhe monocitet. Çdo lloj ka funksionin e tij specifik dhe të gjithë kanë fuqinë për të zbuluar dhe shkatërruar mikroorganizmat, viruset, bakteret ose substanca të tjera toksike të rrezikshme. Gjithashtu, ato mund të prodhojnë antitrupa kanë rolin e neutralizimit të efektit të agjentëve patogjenë.

Vlerat normale të leukociteve në gjak janë nga 3,9 në 10×109/l.

Kur analizat tregojnë se leukocitet janë zmadhuar, kjo zakonisht tregon një infeksion. Megjithatë, ky ndryshim mund të jetë edhe tregues i sëmundjeve më të rënda, siç janë sëmundjet malinje të gjakut.

Rënia e leukociteve mund të jetë pasojë e infeksioneve virale apo tjera, stresit, përdorimit të disa barnave, dhe efekt anësor i kimioterapisë.

Leukocitet e larta në gjak

Nivelet e rritura të leukociteve tregojnë për një proces inflamator në organizëm ose për infeksion, por mund të lidhen edhe me sëmundje të tjera. Kur ndodh inflamacion, trupi prodhon më shumë leukocite si pjesë e mbrojtjes imunitare.

Leukocitet e larta mund të tregojnë për:

probleme akute me rrugët e frymëmarrjes,

infeksione të zorrëve ose infeksione të tjera,

disa sëmundje autoimune,

sëmundje malinje (p.sh. kancer, përfshirë leukeminë).

Nëse keni leukocite të rritura, konsultohuni me mjekun, për të përcaktuar nëse duhet përsëritur analizat ose kryer metoda tjera diagnostike.

Tek fëmijët

Leukocitet rriten ndjeshëm gjatë infeksioneve bakteriale ose virale. Një situatë e ngjashme ndodh edhe tek fëmijët me prirje për alergji apo me sëmundje autoimune.

Gjatë shtatzënisë

Mund të kenë shkaqe të ndryshme: infeksione, stres, ndryshime hormonale. Në fazat e vona të shtatzënisë, nivelet e larta mund të jenë një dukuri normale. Megjithatë, ato nuk duhen neglizhuar, sepse mund të sinjalizojnë jo vetëm infeksione, por edhe probleme më serioze shëndetësore, që mund të shkaktojnë komplikime si preeklampsia ose infeksione të mitrës.

Leukocitet e ulëta në gjak

prodhim i ulur i tyre në palcën e kockës

shkatërrim i shtuar i leukociteve në gjak

ndryshime në prodhimin e leukociteve në shpretkë.

Edhe tek fëmijët, shkaqet e leukopenisë janë të ngjashme me ato të të rriturve. Prandaj, është e domosdoshme të identifikohet shkaku i saktë dhe të nisë terapia e duhur në kohë, duke ndjekur gjithashtu simptomat dhe sjelljen e fëmijës.

Continue Reading

Shëndeti

Grejpfruti si armë natyrale kundër mikrobeve

Published

on

Antibiotiku më i fortë natyral që shkatërron një gamë të gjerë të mikrobeve, përfshirë viruset, bakteriet dhe kërpudhat është ekstrakti i farave të grejpfrutit, i njohur si citrofit.

Grejpfruti njihet si antioksidant me efekt të fortë anti-bakterial. Ai është i pasur me vitaminat A, B, C, D, E dhe K, si dhe kalcium, fosfor, magnez, zink, bakër dhe hekur.

Por pasuria e tij e vërtetë gjendet në fara. Nga fara dhe pulpa e grejpfrutit ne marrim citrofitin, antibiotikun më të fortë që vepron në forcimin e sistemit imunitar..

Përfitimet e frutit të grejpfrutit:

Ul nivelin e kolesterolit të keq në gjak;

Është ideal për parandalimin e gripit dhe ftohjeve;

Ka efekt kundër alergjive të ndryshme;

Trajton inflamacionet akute dhe kronike;

Ndihmon në trajtimin e infeksioneve gastrike;

Shëron sëmundjet që shkaktohen nga parazitët;

Është efektiv në trajtimin e etheve në buzë dhe gojë, dhe buzëve të çara dhe të thata;

Ndihmon në parandalimin e kariesit të dhëmbëve;

Ndihmon me dhimbjet dhe inflamacionet e veshit;

Shumë i mirë kundër zbokthit;

Ndihmon në shërimin më të shpejtë të plagëve, djegieve dhe problemeve me lëkurën;

Qetëson kafshimet e insekteve të ndryshme;

Ndihmon me infeksionet e këmbëve;

Vepron në mënyrë efektive në infeksionet vaginale;

Ndihmon punën e mëlçisë. 

Përgatiti: A.Z. /UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara