Lajmet

Disa truqe që përdorin të famshmit për të pozuar para kamerave

Janë disa mënyra të thjeshta që ata përdorin gjithmonë.

Published

on

Të famshmit e dinë mirë se çelësi për një foto të mirë nuk është vetëm një veshje e zgjedhur siç duhet, një model flokësh dhe grim perfekt, por edhe një kënd spektakolar, përcjell UBT News.

Çdo personazh i famshëm ka këndin e tij të preferuar dhe mënyren për të pozuar. Për shembull, Kristen Stewart përkul pak qafën anash, ndërsa Paris Hilton pothuajse gjithmonë kryqëzon këmbët në foto.

Ne po ju sjellim disa prej truqeve që më të preferuarit e juve përdorin gjithnjë:

Rihanna parapëlqen të pozojë me një vështrim mbi supe, dhe lirisht mund të thuhet se kjo mënyrë nuk e ka bërë të duket keq ndonjëherë!

Jennifer Lawrence pozon gjithmonë para kamerave me njërin krah në bel.

Kristen Stewart përkul qafën anash dhe ngre pak shpatullën e kundërt.

Gisele Bündchen përkul këmbën në një mënyrë lozonjare!

Aishwarya Rai zakonisht parapëlqen të vendosë të dy duart e saj në bel dhe të qëndrojë drejt.

Një këmbë para e ndihmon Jennifer Lopez të duket mahnitëse!

Edhe Victoria Beckham e përdor këtë trik.

Katy Perry përkul njërin gju dhe lëviz shpatullat e saj përpara.

Robert Pattinson “shqetësohet” shumë për flokët e tij dhe vazhdon t’i rregullojë ato sa herë që i jepet mundësia!

Ndërsa Nicole Kidman pëlqen të mbaj duart e saj në bark.

Vendi

Rritet numri i protestuesve para Kuvendit: Kërkohet votimi i ndryshimeve për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Një numër i madh qytetarësh janë mbledhur para objektit të Kuvendit të Kosovës, duke mbajtur pankarta në duar dhe duke bërë thirrje që deputetët të votojnë ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Protestuesit kanë qëndruar para Kuvendit që nga mbrëmja e së dielës, në kuadër të thirrjes së iniciativës “Jo në emrin tim”, ndërkohë që në orën 09:00 është paralajmëruar edhe një protestë e re nga Organizatë e Veteranëve të Luftës së UÇK-së me të njëjtën kërkesë.

Këto zhvillime po ndodhin ndërkohë që Komisioni për Legjislacion po shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit, nga ora 09:00 pritet të nisë seanca plenare e Kuvendit, ku ky projektligj është përcaktuar si pika e parë e rendit të ditës. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Komisioni për Legjislacion miraton ndryshimet për Specialen

Published

on

By

Komisioni për Legjislacion ka miratuar të hënën, në një mbledhje urgjente para seancës plenare, Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës. Dokumenti u votua njëzëri nga 9 deputetët e pranishëm, pa asnjë votë kundër dhe pa asnjë abstenim.

Gjatë arsyetimit të nismës, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, theksoi se përmes këtij ndryshimi të ligjit të zakonshëm synohet t’i hiqet një pjesë e juridiksionit Gjykatës Speciale, konkretisht ajo e krimeve të luftës, pa prekur Kushtetutën apo detyrimet ndërkombëtare.

Kryetari i Komisionit, Vigan Qorolli, konfirmoi mbështetjen e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), duke cilësuar se lufta e UÇK-së është pjesa më e lavdishme e historisë dhe se katër krerët e saj duhet të prezumohen të pafajshëm.

Ndërkaq, Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) vlerësoi se procesi gjashtëvjeçar dëshmoi se qëllimi i themelimit të kësaj gjykate është tejkaluar, duke shtuar se ligjet nuk janë të pandryshueshme dhe institucionet duhet të reflektojnë sipas nevojave të kohës. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Kosova barazon me Austrinë dhe mbetet në vendin e dytë në Ligën e Kombeve

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës është ndalur në një barazim 1-1 kundër Austrisë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të xhiros së katërt të Ligës B në Ligën e Kombeve.

Pas një pjese të parë të tensionuar dhe me raste nga të dyja palët, “Dardanët” kaluan të epërsi në minutën e 70-të kur Fisnik Asllani shënoi pas asistimit të bukur të Edon Zhegrovës, ndërsa vetëm tre minuta më vonë Milot Rashica pati mundësinë të dyfishonte rezultatin por goditi shtyllën.

Kur dukej se fitorja ishte afër, Austria barazoi shifrat në minutën e 85-të përmes një goli me kokë të Lang nga rivendja anësore, duke bërë që ndeshja të mbyllet baras.

Me këtë pikë, Kosova ngjitet në kuotën e pesë pikëve si e dyta në grup, tri më pak se Austria, ndërsa ciklin kualifikues do ta mbyllë në nëntor me ndeshjen ndaj Izraelit në shtëpi dhe udhëtimin në Irlandë. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në seancë të jashtëzakonshme për Ligjin e Speciales

Published

on

By

Deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen sot në orën 09:00 në një seancë të jashtëzakonshme, ku pika kryesore e rendit të ditës është votimi i Ligjit për Specialen.

Ky zhvillim vjen pas mbledhjes së Komisionit për Legjislacion, e cila është caktuar për orën 08:00 për të shqyrtuar këtë projektligj në lexim të parë.

 

Continue Reading

Të kërkuara