Botë

Disa rajone ruse raportojnë për sulme masive ukrainase

Published

on

Zyrtarët në disa rajone ruse kanë raportuar për sulme masive ukrainase me dronë gjatë natës që kanë pasur për shënjestër infrastrukturën e energjisë, përfshirë një central bërthamor. Ndërkaq, presidentët e Ukrainës dhe Rusisë kanë këmbyer akuza lidhur me mundësinë e negociatave të paqes.

Zyrtarët qeveritarë në rajonet e Rusisë të Smolenskut, Nizhni Novgorodit, Tverit, Kurskut, Leningradit dhe Brianskut thanë se zonat e tyre janë goditur nga dronët e Ukrainës më 28-29 janar, ndërkaq aeroportet në Kazan dhe Shën Petersburg kanë ndaluar përkohësisht operimin për shkaqe sigurie.

Në disa zona në rajonin e Smolenskut, objektet civile ishin subjekt i një sulmi masiv” me dronë, shkroi në Telegram guvernatori, Vasily Anokhin.

Sistemet e mbrojtjes ajrore dhe ato të luftës elektronike të Ministrisë ruse të Mbrojtjes janë duke i shkatërruar dronët… Një nga dronët u rrëzua gjatë përpjekjes për të sulmuar një ndërtesë me energji bërthamore. Nuk ka viktima apo dëme”, shtoi Anokhin.

Informacione të tjera nuk u dhanë, por centrali bërthamor në Smolensk është një ndërtesë e madhe për prodhimin e energjisë që gjendet rreth 100 kilometra nga qyteti i Smolenskut.

Ndërkaq, guvernatori i rajonit rus, Nizhni Novgorod, Gleb Nikitin, tha se një dron ra në territorin e një kompleksi të karburanteve dhe energjisë në zonën industriale të Kstovskit, por nuk raportoi për viktima apo dëme të mëdha.

Shërbimet speciale po punojnë në vendngjarje dhe po përdoren të gjitha mjetet e nevojshme për të lokalizuar zjarrin në një nga njësitë e rafinerisë së naftës”, tha Nikitin.

Guvernatorët rajonalë në rajonin Briansk, në kufi me Ukrainën, dhe Tver, në afërsi të Moskës, po ashtu raportuan për sulme me dronë. Në këto dy rajone, zyrtarët nuk raportuan për viktima apo dëme.

Autoritetet në aeroportin e Kazanit – kryeqytetit të Republikës ruse të Tatarstanit – thanë se të gjitha fluturimet janë ndërprerë për shkaqe sigurie, ndonëse nuk njoftuan nëse aeroporti ishte cak i ndonjë sulmi.

Agjencia shtetërore e lajmeve, TASS, po ashtu ka raportuar se fluturimet në aeroportin Pulkovo në Shën Petersburg janë ndërprerë për shkaqe sigurie, por nuk u dhanë më shumë detaje.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se ka rrëzuar 104 dronë ukrainas në disa rajone gjatë natës. Ky pretendim i Rusisë nuk ka mundur të konfirmohet në mënyrë të pavarur.

Të dyja palët e përfshira në luftë kanë intensifikuar përdorimin e dronëve muajve të fundit, fluturake që shpesh kanë pasur për cak infrastrukturën e energjisë të të dyja shteteve.

Rusia ka shkaktuar dëme të mëdha në objektet civile ukrainase përmes sulmeve të kryera me dronë, raketa, artileri dhe lloje të ndryshme të bombave. Kremlini mohon se shënjestron zonat civile, pavarësisht provave se kryen sulme të tilla.

Brenda Ukrainës, guvernatori rajonal Vitaliy Kim, tha se dy gra janë vrarë gjatë një sulmi me raketa të kryer nga Rusia në qytetin e Mikolajivit.

Përveç sulmeve në fushëbetejë, krerët e dy shteteve kanë këmbyer akuza. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se presidenti rus, Vladimir Putin, ka “frikë” që të hyjë në negociata për përfundimin e luftës, pasi udhëheqësi i Kremlinit refuzoi mundësinë e bisedimeve të drejtpërdrejta me homologun e tij ukrainas.

Sot, Putini edhe një herë e konfirmoi se ai ka frikë nga negociatat, frikë nga udhëheqësit e fuqishëm dhe bën gjithçka që mundet për ta prolonguar luftën”, shkroi Zelensky në X.

Çdo lëvizje që ai bën dhe të gjitha marifetet e tij cinike synojnë që kjo luftë të jetë e pafund”, shtoi ai.

Më herët, Putin i tha televizionit shtetëror rus se bisedimet me Ukrainën janë të mundura, por jo me Zelenskyn, të cilin ai e cilësoi si “jolegjitim”, për shkak se mandati i tij presidencial i ka mbaruar, teksa shteti ende është në gjendje lufte.

Por, në esencë, nëse ata duan të vazhdojnë përpara ka rrugë ligjore për ta bërë këtë. Lejoni kryetarin [e Parlamentit ukrainas] ta udhëheqë këtë gjë, në bazë të Kushtetutës”, tha Putin.

Megjithatë, deri më tani ne thjesht nuk shohim se ka një dëshirë të tillë”, shtoi ai.

Ndërkaq, Axios ka raportuar se ushtria amerikane gjatë kësaj jave ka transferuar në Ukrainë rreth 90 sisteme kundërajrore Patriot, që janë marrë nga depot në Izrael dhe Poloni.

Axios, duke cituar tri burime që kanë njohuri për këtë çështje, tha se sistemet Patriot i ishin dhënë Izraelit mbi 30 vjet më parë gjatë Luftës së parë të Gjirit./REL/

Lajmet

Libani thotë se sulmi izraelit vrau 13 persona pranë kampit të refugjatëve palestinezë

Published

on

Të paktën 13 persona janë vrarë në një sulm izraelit pranë një kampi refugjatësh palestinezë në Libanin jugor, thotë ministria e shëndetësisë e vendit.

Ushtria izraelite tha se kishte shënjestruar anëtarë të grupit të armatosur palestinez Hamas që vepronin në një kompleks stërvitjeje në zonën Ein el-Hilweh.

Ajo tha se vendi ishte përdorur nga Hamasi për të planifikuar dhe kryer sulme kundër Izraelit, të cilat Hamasi i hodhi poshtë si trillime dhe gënjeshtra.

Izraeli ka kryer sulme të rregullta ajrore ndaj njerëzve dhe vendeve në Liban që nga një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit me grupin e armatosur Hezbollah të mbështetur nga Irani.

Shumica e sulmeve kanë shënjestruar Hezbollahun, por Izraeli ka sulmuar edhe Hamasin në vend./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Këshilli i Sigurimit i OKB-së e miraton rezolutën për planin e Trumpit për Gazën

Published

on

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e miratoi një rezolutë të hartuar nga Shtetet e Bashkuara, e cila e mbështet planin e presidentit Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës.

Rezoluta gjithashtu autorizon një forcë ndërkombëtare për stabilizim në enklavën palestineze.

Izraeli dhe grupi palestinez i shpallur terrorist nga SHBA dhe fuqi të tjera, Hamas, u pajtuan muajin e kaluar për fazën e parë të planit 20-pikësh të Trumpit për Gazën- një armëpushim në luftën e tyre dyvjeçare dhe një marrëveshje për lirimin e pengjeve.

Por, rezoluta e OKB-së shihet si thelbësore për ta legjitimuar një organ të përkohshëm qeverisës dhe për t’iu ofruar garanci vendeve që po shqyrtojnë dërgimin e trupave në Gazë.

Teksti i rezolutës thotë se shtetet anëtare mund të marrin pjesë në Bordin e Paqes të kryesuar nga Trumpi, i konceptuar si një autoritet tranzitor që do ta mbikëqyrte rindërtimin dhe rimëkëmbjen ekonomike të Gazës.

Ai gjithashtu autorizon forcën ndërkombëtare të stabilizimit, e cila do të siguronte procesin e çmilitarizimit të Gazës, përfshirë shkatërrimin e armëve dhe infrastrukturës ushtarake.

Hamas, në një komunikatë, e përsëriti se nuk do të çarmatoset dhe argumentoi se lufta e tij kundër Izraelit është qëndresë legjitime.

“Rezoluta vendos një mekanizëm të kujdestarisë ndërkombëtare mbi Rripin e Gazës, të cilin populli ynë dhe fraksionet tona e kundërshtojnë”, tha Hamas në komunikatën e lëshuar pas miratimit të rezolutës.

Çdo të enjte, zhvillimet më të rëndësishme përpiqemi t’jua zbërthejmë dhe t’jua sjellim sa më thjesht, shkurt e shqip. Regjistrohuni falas këtu për ta pranuar të parët në emailin tuaj çdo numër të newsletter-it tonë.

Mike Waltz, ambasadori amerikan në OKB, tha se rezoluta, e cila përfshin planin 20-pikësh të Trumpit si aneks, hap një rrugë të mundshme drejt vetëvendosjes për palestinezët … ku në vend të raketave do të ketë degë të ullirit dhe ku ekziston mundësia për t’u pajtuar për një horizont politik.

Rusia, e cila ka të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit, e kishte lënë të hapur më herët mundësinë e kundërshtimit, por u përmbajt nga votimi, duke lejuar që rezoluta të kalojë.

Ambasadorët e Rusisë dhe Kinës në OKB, që gjithashtu u përmbajtën, u ankuan se rezoluta nuk i jep OKB-së rol të qartë në të ardhmen e Gazës./S.K/EO/REL/

 

Continue Reading

Botë

Zelensky në Francë për të nënshkruar marrëveshje për mbrojtjen ajrore dhe avionët luftarakë

Published

on

By

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pritet të nënshkruajë të hënën marrëveshje me Francën për furnizimin me aftësi të mbrojtjes ajrore, avionë luftarakë dhe raketa, duke synuar të forcojë kapacitetin afatgjatë të ushtrisë së tij për të luftuar pushtimin e vazhdueshëm të Rusisë.

Zelensky është në Paris për bisedime me Presidentin francez Emmanuel Macron, ndërsa sulmet e rënda me dronë dhe raketa ruse ndaj Ukrainës janë shtuar në javët e fundit dhe Moska ka raportuar përparime të ndjeshme tokësore në rajonin juglindor të Zaporizhzhisë, shkruan Reuters.

Një marrëveshje historike është përgatitur gjithashtu me Francën – do të ketë një forcim të ndjeshëm të aviacionit tonë luftarak, mbrojtjes ajrore dhe aftësive të tjera mbrojtëse. Sipas orarit të vizitës, kjo do të zhvillohet të hënën”, tha Zelensky në një postim në X të dielën./EO

Continue Reading

Lajmet

​Aksident tragjik në SHBA, humbin jetën dy të rinj shqiptarë

Published

on

Dy të rinj shqiptarë, S.Xh dhe A.Ç kanë humbur jetën tragjikisht në një aksident automobilistik në Cleveland, Ohio, më 11 nëntor, lajm ky që ka tronditur komunitetin shqiptar në SHBA dhe në Shqipëri.

Sipas iniciuesve të fondit, S.XH, 27 vjeçe, ishte studente e doktoraturës në Cleveland State University, e njohur për përkushtimin, inteligjencën dhe pasionin e saj për kërkimin shkencor.

Ndërsa A.Ç 30 vjeç, ishte në përfundim të studimeve në Cleveland State University Law dhe po përgatitej për provimin e jurisprudencës.

Të fejuarit ndanin dashurinë për librat, për dijen dhe për botën e “Harry Potter”, e cila i lidhte edhe më shumë në jetën e tyre të përditshme. Miqtë dhe të afërmit i përshkruajnë si dy të rinj të qetë, të mirë dhe të dashur, që sillnin ngrohtësi kudo ku shkonin, dhe kanë hapur një GoFound Me.

“Humbja e tyre ka lënë një boshllëk të pamatë në familjet tona dhe në komunitetin që ata prekën me dritën dhe dhembshurinë e tyre,” shkruhet në thirrjen e hapur.

Fushata ka për qëllim të mbledhë fondet e nevojshme për transportimin e trupave në Shqipëri si dhe për shpenzimet e varrimit dhe ceremonive përkujtimore. /S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara