Bota është plot me xhami madhështore, të cilat shfaqin vepra të mrekullueshme të arkitekturës duke i bërë këto ndërtesa shumë më tepër se sa vetëm vende të shenjta për adhurim.
Edhe pse shumë njerëz mblidhen në xhami për t’u lutur, ndërtesat janë bërë më shumë se vende të shenjta pasi sjellin vizitorë nga e gjithë bota që kënaqen duke u mrekulluar me bukurinë e tyre arkitekturore.
Le të zbulojmë disa nga xhamitë më të bukura në botë:
Xhamia Hassan II në Marok
Maroku është shtëpia e një prej gjashtë mrekullive; Xhamia Hassan II në Casablanca është më e madhja në Afrikë dhe e shtata më e madhe në botë, me një minare prej 210 metrash. Ka një aspekt unik në dizajn pasi xhamia është ndërtuar pjesërisht në tokë dhe pjesërisht mbi Oqeanin Atlantik, duke mbuluar një sipërfaqe të madhe prej mbi nëntë hektarësh.
Ndërtimi i xhamisë filloi më 9 korrik 1989, nën udhëzimin e mbretit të ndjerë Hassan II, dhe përfundoi më 30 gusht 1993.
Xhamia u ndërtua me furnizime nga e gjithë Maroku, përfshirë granit nga Tafraoute dhe mermer nga Agadir. Aspekti i dizajnit maure është i dukshëm përgjatë arkitekturës historike të xhamisë.
Modelet maure janë një simbol i arkitekturës islame, stili i të cilit u zhvillua në botën perëndimore islame. Disa tipare kryesore të këtij dizajni janë harku klasik me patkua, riad tradicional, katroret dhe modelet gjeometrike, arabeska në dru dhe punime me pllaka.
Mozaikët magjepsës dhe ndikimi historik i xhamisë i lënë vizitorët të habitur, ndërtesa gjithashtu shërben për të ofruar një mësim të thelluar historie mbi arkitekturën dhe artin.
Xhamia Hassan II është e hapur për të gjithë, pasi jomuslimanët lejohen të hyjnë edhe jashtë orarit të namazit, është e vetmja xhami që është e hapur për të gjithë në Marok.
Xhamia ‘Jama’ në Indi
Një tjetër pamje për t’u parë është fasada me mermer dhe gur ranor të kuq të xhamisë indiane. Struktura e bukur nxjerr në pah dizajnin luksoz mugal që u ndërtua midis 1644 dhe 1656 nga perandori Shah Jahan.
Ndërtimi i mrekullueshëm funksionon si një vend i shenjtë paqësor dhe i qetë larg zhurmës së Delhit të vjetër.
Për sa i përket madhësisë, salla e madhe e lutjeve të xhamisë ka dy minare dhe katër kulla vrojtimi, ndërtesa mund të mbajë deri në 25,000 njerëz, duke e bërë atë xhaminë më të madhe në Indi.
Xhamia e Sulltan Ahmedit në Turqi
Një tjetër spektakël për të shtuar në listën tuaj të destinacionit është xhamia e Sulltan Ahmedit, e njohur edhe si “xhamia blu” për shkak të pllakave të saj blu që mbulojnë muret e brendshme të strukturës, natën ngjyra e tyre duket edhe më e gjallë.
Ndërtesa e cila u ndërtua gjatë sundimit të Ahmedit I midis viteve 1609-1616, me detaje kaq të hollësishme, konsiderohet si një nga xhamitë më të mira të epokës osmane.
Xhamia Blu është njohur në një shkallë globale pasi u përfshi në listën e vendeve të trashëgimisë botërore të UNESCO-s në vitin 1985 me emrin “Zonat Historike të Stambollit”.
Xhamia e kristaltë në Malajzi
Xhamia e kristaltë është një alternativë interesante nëse ju pëlqen një pamje moderne. Xhamia ndodhet në Wan Man të Malajzisë, ndërtesa është relativisht e re në krahasim me xhamitë e tjera pasi u ndërtua midis viteve 2006 dhe 2008. Ishte një projekt i madh ndërtimi dhe mund të strehojë mbi 1500 njerëz në të njëjtën kohë.
Xhamia e kristaltë e Malajzisë mori emrin e saj nga pamja e saj prej xhami. Ndërtimi është tërësisht prej çeliku dhe qelqi, me një pamje më bashkëkohore dhe më të efektshme se shumica e xhamive konvencionale në mbarë botën. Në një prekje elegante, ndërtesa reflekton nga lumi që rrethon xhaminë.
Kur sallat e lutjeve dhe dhomat e mbledhjeve ndriçohen nga brenda, kupolat prej xhami të xhamisë duket se janë të përbëra prej ari të pastër.
Xhamia Nasir al-Mulk në Iran
Irani është shtëpia e mrekullisë tjetër në listë, xhamia Nasir al-Mulk njihet edhe si xhamia rozë për shkak të nuancës së saj të jashtme rozë.
Ndryshe nga xhamia e Kristalit, ky vend i shenjtë ndjek një stil më tradicional pasi u ndërtua gjatë sundimit të dinastisë Kajar të Iranit. Në total, ndërtimi mori 12 vjet për të përfunduar, nga 1876 në 1888.
Xhamia Nasir al-Mulk është një nga më të vjetrat në Iran. Një ndërtesë që është bërë e famshme për ngjyrat e saj të ndezura dhe detajet e pazakonta arkitekturore.
Xhamia e Lala Mustafa Pashës në Qipro
Xhamia e Lala Mustafa Pashës besohet se është krijuar në fund të shekullit të 13-të dhe në fillim të shekullit të 14-të nga një francez i quajtur Jean Langlois.
Disa nga arkitekturat më të shquara frankeze mund të gjenden në Lindjen e Mesme në Xhaminë Lala Mustafa Pasha e cila përmban një dizajn të stilit gotik prej fijeve artificiale, për këtë arsye, disa vizitorë e kanë quajtur ndërtesën “histori e gjallë”./UBTNews/
Një vajzë 8-vjeçare nga Luiziana, Lillian Smart, ka humbur jetën pasi u infektua me Naegleria fowleri, një amebë e rrallë e njohur si “ameba trungrënëse”.
Sipas familjes, Lillian nga Ruston ndërroi jetë pak pasi kishte festuar ditëlindjen e saj të tetë, ndërsa dëmtimet në trurin e saj ishin shumë të rënda.
Departamenti i Shëndetësisë i Luizianës kishte njoftuar më herët për një rast të dyshuar të infektimit me këtë amebë te një banor i zonës, pas notit në liqenin Claiborne, rreth 48 kilometra në veriperëndim të Ruston. Dyshohet se edhe infektimi i vajzës ka ndodhur gjatë notit në ujë të ëmbël.
Naegleria fowleri gjendet zakonisht në ujëra të ëmbla dhe të ngrohta. Infeksioni mund të ndodhë kur uji i kontaminuar hyn përmes hundës dhe arrin në tru.
Autoritetet theksojnë se ameba nuk shkakton infeksion kur uji gëlltitet dhe nuk transmetohet nga personi në person.
Departamenti i Shëndetësisë e ka cilësuar infeksionin si “jashtëzakonisht të rrallë, por pothuajse gjithmonë fatal”.
Në Shtetet e Bashkuara janë raportuar vetëm 180 raste të konfirmuara të infeksionit me Naegleria fowleri nga viti 1937 deri në vitin 2025./A.K/
Fusha e drejtësisë kërkon dije, integritet dhe aftësi për të parë përtej një rregulli, për të kuptuar një çështje dhe për të ndërtuar argumentin e duhur. Në një shoqëri ku ligji është pjesë e çdo fushe të jetës, nevoja për profesionistë të përgatitur juridikisht është gjithnjë më e madhe. Pikërisht për këtë, UBT ofron Programin Bachelor në Juridik si një rrugëtim akademik dhe profesional që i pajis studentët jo vetëm me njohuri të thelluara juridike, por edhe me aftësitë praktike të nevojshme për t’i zbatuar ato në realitet.
Programi Bachelor në Juridik në UBT ofrohet në Prishtinë dhe në Kampusin e UBT-së në Prizren, duke u krijuar studentëve mundësinë të ndjekin studimet në një mjedis modern dhe të orientuar drejt zhvillimit profesional. Programi synon të ofrojë cilësinë më të lartë të edukimit juridik dhe të përgatisë studentë të aftë për të përballuar kërkesat e profesionit, për të kontribuar në forcimin e sundimit të ligjit dhe për të luajtur një rol aktiv në zhvillimin e shoqërisë.
Gjatë studimeve, studentët ndërtojnë njohuri të qëndrueshme në fushat kryesore të së drejtës, duke përfshirë të drejtën civile, penale, administrative, tregtare dhe kushtetuese, si dhe dimensionet e së drejtës ndërkombëtare. Ata mësojnë të analizojnë legjislacionin, të interpretojnë normat juridike dhe të kuptojnë mënyrën se si parimet dhe rregullat juridike zbatohen në raste konkrete.
Por një jurist i mirë nuk mjaftohet vetëm me njohjen e ligjit. Për këtë arsye, programi i kushton rëndësi të veçantë zhvillimit të mendimit kritik, aftësive analitike, komunikimit profesional dhe argumentimit juridik. Studentët mësojnë të analizojnë çështje të ndryshme ligjore, të hartojnë dokumente juridike dhe të ndërtojnë argumente të strukturuara, duke përdorur edhe metodën IRAC – Çështja, Rregulla, Analiza dhe Përfundimi. Kjo qasje i ndihmon ata të zhvillojnë një mënyrë sistematike të të menduarit dhe të zgjidhjes së problemeve juridike.
Programi i nxit studentët edhe në fushën e hulumtimit dhe analizës juridike. Ata angazhohen në projekte që kërkojnë mbledhjen, analizimin dhe interpretimin e legjislacionit të Kosovës, vendimeve gjyqësore dhe çështjeve të së drejtës kombëtare e ndërkombëtare. Në këtë mënyrë, studentët zhvillojnë aftësinë për të hulumtuar në mënyrë të pavarur, për të vlerësuar burimet juridike dhe për të ndërtuar përfundime të bazuara në argumente profesionale.
Përveç njohurive individuale, rëndësi i kushtohet edhe aftësisë për të bashkëpunuar dhe komunikuar në mënyrë profesionale. Studentët përgatiten për punë ekipore dhe bashkëpunim me institucionet e drejtësisë, policinë, prokuroritë, gjykatat, organizatat joqeveritare dhe sektorin privat. Kjo i pajis ata me kompetenca që janë të rëndësishme jo vetëm për profesionin juridik, por për çdo mjedis profesional ku kërkohet përgjegjësi, analizë dhe vendimmarrje.
Me përfundimin e studimeve, të diplomuarit synohet të jenë të përgatitur për të vazhduar rrugëtimin e tyre profesional dhe akademik në fusha të ndryshme të drejtësisë. Ata fitojnë një bazë të fortë për zhvillimin e mëtejshëm në profesionet juridike, në institucione publike, organizata, sektorin privat dhe fusha të tjera ku kërkohen njohuri dhe kompetenca juridike.
Juridiku në UBT është një përvojë që ndërthur dijen, praktikën, kërkimin dhe zhvillimin personal. Është vendi ku studenti mëson jo vetëm çfarë thotë ligji, por edhe si ta analizojë, ta interpretojë dhe ta përdorë atë me përgjegjësi. Në Prishtinë dhe Prizren, UBT u hap rrugën të rinjve që duan ta shndërrojnë interesimin për drejtësinë në një profesion dhe një karrierë me ndikim.
UBT ka shënuar një tjetër arritje të rëndësishme në Times Higher Education (THE) Impact Rankings 2026, duke u renditur si institucioni më i lartë në mesin e institucioneve akademike nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të përfshira në këtë krahasim rajonal.
UBT: 801–1000 në nivel global
Pozicioni i përgjithshëm i UBT-së në renditjen globale është përmirësuar krahasuar me vitet e mëparshme, duke kaluar nga grupi 1001–1500 në vitet 2024 dhe 2025, në grupin 801–1000 në vitin 2026. Ky progres dëshmon për forcimin e profilit ndërkombëtar të UBT-së në fushën e qëndrueshmërisë dhe rritjen e ndikimit të tij në nivel rajonal.
Performanca më e fuqishme e UBT-së në objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm është veçanërisht e dukshme në:
SDG 7 – Affordable and Clean Energy: 50.6–55.3
SDG 2 – Zero Hunger: 54.4–62.7
SDG 1 – No Poverty: 56.4–62.7
UBT ka shënuar gjithashtu rritje të dukshme në disa nga SDG-të krahasuar me vitet e mëparshme, me progres të veçantë në reduktimin e varfërisë, shëndetin dhe mirëqenien, barazinë gjinore, ujin e pastër, energjinë e pastër dhe punën e denjë.
Me një pikëzim të përgjithshëm në THE Impact prej 53.7–60.6, UBT qëndron në krye të institucioneve të përfaqësuara nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.
Ky rezultat shkon përtej një pozicioni në renditje. Ai pasqyron ndikimin në rritje të kërkimit shkencor, edukimit, politikave institucionale, angazhimit me komunitetin dhe përkushtimit të UBT-së ndaj Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara.
Një punëtor ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë nga lartësia gjatë punimeve në një objekt banesor në ndërtim në lagjen Veternik të Prishtinës.
Sipas Prokurorisë Themelore në Prishtinë, aksidenti ka ndodhur më 24 gusht, rreth orës 10:30. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe nuk ka mundur t’u mbijetojë atyre.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës, Inspektorati i Punës, eksperti i sigurisë në vendin e punës, Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe Drejtoria e Inspektimit e Komunës së Prishtinës.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë një person me inicialet Xh.Sh., nën dyshimin për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.
Në vendin e ngjarjes janë intervistuar edhe dëshmitarë okularë, ndërsa po vazhdon grumbullimi dhe administrimi i provave për të sqaruar rrethanat e aksidentit.
Prokurori i çështjes pritet të shqyrtojë, brenda afatit ligjor, mundësinë e kërkimit të ndonjërës prej masave të sigurisë ndaj të dyshuarit./A.K/