Tradita e “anulimit” të të famshmëve që bëjnë veprime të pahijshme apo qëduhet dënuar, po vazhdon dhe duket se tani është në nivelin më të lartë ndonjëherë.
Pra, ka kaluar koha kur njerëzit e famshëm thonë dhe bëjnë gjëra problematike gjatë gjithë kohës lirshëm, vetëm shkaku i profesionit apo famës që kanë.
Disa prej tyre janë:
Armie Hammer
Si nip i një manjati të naftës dhe dikush karriera e të cilit po fillonte të kishte sukses, reputacioni i tij vështirë të rikuperohet, veçanërisht me të gjitha informacionet e reja dhe shqetësuese që janë publikuar së fundi. Pra, është e rrallë që ndonjë i famshëm të akuzohej për kanibalizëm më parë! Gjithashtu, ai është akuzuar për përdhunim, sulm dhe detyrim seksual.
Ellen DeGeneres
Ellen u anulua pas shumë akuzave se ajo kishte nxitur një kulturë toksike në vendin e punës. Ajo u detyrua të përfundonte show-in e saj, kështu duke mos vazhduar me sezone të reja.
Harvey Weinstein
Katër vjet më parë ai ishte prodhuesi më i madh dhe më i fuqishëm i filmit në botë. Tani ai është një i dënuar me 23 vite burg për përdhunim dhe sulm seksual.
Shane Dawson
Në një moment, ai ishte njeriu më i famshëm në internet, të nesërmen, ju do të kritikoheshit nëse keni thënë emrin e tij në ndonjë video në YouTube. Videot e tij raciste, shakat e pedofilisë dhe sjelljeve të tjera problematike, bënë që ai të anulohet.
Hilaria Baldwin
Ajo pretendoi për vite me radhë se ishte Spanjolle, paraqitej rregullisht në revistën Hola! Si një latine e veshur më mirë, kishte një simpati nga të gjithë deri kur u mor vesh se kishte falsifikuar plotësisht trashëgiminë e saj spanjolle. Ajo u mohua shumë nga të gjithë sponsorët e saj dhe nuk shfaqet më në TV. Ajo tani e kalon kohën e saj duke ngarkuar fotografi në Instagram.
R. Kelly
Më 11 korrik të vitit 2019, Kelly u arrestua me akuza federale për krime seksuale, trafikim me njerëz, pornografi fëmijësh, dhe pengim të drejtësisë. Kelly përballet me një total prej 22 akuzash federale, duke përfshirë pornografinë e fëmijëve, rrëmbimet dhe punën e detyruar.
J.K. Rowling
Autorja e Harry Potter, u ‘anulua’ pasi ka bërë një sërë komentesh kundër transgjinorëve.
Anna Wintour
Kryeredaktorës së Vogue, së fundi njerëzit ia kujtuan historinë e saj të mos mbështetjes ose apo ngritjes së krijuesve dhe punonjësve me ngjyrë.
Chris Pratt
Anëtarësimi i tij në një kishë anti-LGBTQ dhe pikëpamjet e tij të pretenduara politike, bënë që Chris brenda një kohe shumë të shkurtër të urrehet sa që në Twitter filloj një tendencë nën hashtag-un #ripchrispratt, dhe menjëherë pas kësaj filluan të qarkullonin një seri cicërimash raciste dhe seksiste, gjoja nga llogaria e tij në Twitter.
Megjithatë, askush nuk e mohon që ata mund të vazhdojnë me karrierat e tyre, mirëpo si mund ta bëjnë një gjë të tillë nëse nuk ekziston përkrahja e mbështetësve?/UBTNews
Ish-kongresisti amerikan Eliot Engel ka vdekur në moshën 79-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi si një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës. Ai u largua nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara në janar 2021, pas mbi 30 vjetësh shërbim.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, e cilësoi vdekjen e tij si humbje të një miku të dëshmuar dhe përkrahësi të palëkundur të lirisë dhe shtetësisë së Kosovës. Ajo theksoi se Engel, gjatë dekadave në Kongres, ishte në anën e drejtë të historisë – nga mbështetja për ndërhyrjen e NATO më 1999 kundër regjimit të Slobodan Milošević, deri te përkrahja për pavarësinë e Kosovës më 2008.
Edhe kongresisti Ritchie Torres e vlerësoi Engelin si një zë të fortë për Kosovën dhe komunitetin shqiptar në kohë kur pak të tjerë i kushtonin vëmendje.
Engel, pjesë e Partisë Demokratike, përfaqësoi që nga viti 1989 një zonë të Bronksit në New York City me komunitet të madh shqiptar. Ai ishte ndër figurat kyçe në sigurimin e mbështetjes së Kongresit për njohjen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.
Për kontributin e tij, Kosova ka emërtuar rrugë dhe autostradë me emrin e tij, si dhe ka lëshuar pullë postare me portretin e Engelit. Ndërkohë, qëndrimet e tij pro Kosovës e bënë figurë të diskutueshme në Serbi, e cila vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e saj.
Gjatë një seance dëgjimore në vitin 2020, Engel kishte shprehur lidhjen e veçantë me rajonin, duke theksuar se asnjë vend në Ballkan nuk e kishte prekur më shumë se Kosova.
Ai hyri në Kongres në periudhën e shpërbërjes së dhunshme të Jugosllavisë dhe u angazhua në çështjet e rajonit përmes Komitetit për Punë të Jashtme, duke u bërë një nga njohësit më të mirë të Ballkanit në politikën amerikane.
Në vazhdimin e seancës së dytë të jashtëzakonshme të pasdites, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor dhe atë për çmimet tavan.
Projektligji për sigurimet shëndetësore u miratua me 65 vota për, duke marrë mbështetje edhe nga një pjesë e opozitës, e cila e cilësoi atë si të domosdoshëm. Ky projektligj parasheh krijimin e një pakete bazike shëndetësore që do të përditësohet çdo vit, ndërsa kontributet do të jenë 3.5 për qind nga paga e të punësuarit dhe 3.5 për qind nga punëdhënësi, për financimin e fondit të sigurimit.
Megjithatë, u theksua se funksionalizimi i Sistemit Informativ Shëndetësor mbetet parakusht për zbatimin e tij, ndërkohë që digjitalizimi i këtij sistemi ende nuk është përmbyllur. Një ligj i ngjashëm ishte miratuar edhe në vitin 2014, por nuk kishte gjetur zbatim praktik. Ndërkaq, ky projektligj ishte rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese në janar për shkak të miratimit jokushtetues. Shqyrtimi i dytë i tij pritet të bëhet më 23 prill.
Në të njëjtën seancë, Kuvendi miratoi në parim edhe projektligjin për çmimet tavan me 63 vota për, pa mbështetjen e opozitës. Sipas ministrit të Financave, Hekuran Murati, ligji synon mbrojtjen e qytetarëve dhe do të përdoret si masë e jashtëzakonshme në raste të destabilizimit të tregut, duke theksuar se nuk është kundër tregut të lirë, por kundër abuzimeve me çmimet.
Nga ana tjetër, deputetët opozitarë e kundërshtuan projektligjin, duke vlerësuar se ai rrezikon ndërhyrjen në tregun e lirë dhe i jep Qeverisë kompetenca të drejtpërdrejta për kontrollin e çmimeve. Ata ngritën shqetësime edhe për mënyrën e funksionimit të bordit të paraparë në projektligj, duke e cilësuar atë si jopavarur dhe me mungesë të metodologjisë së qartë për vendimmarrje.
Në seancën e mbajtur të premten, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar disa projektligje që mundësojnë ratifikimin e marrëveshjeve të kredisë me institucione të rëndësishme ndërkombëtare.
Projektligjet e miratuara, të cilat u përfaqësuan nga Ministria e Financave, përfshijnë:
Zhvillimi i Sektorit Financiar: Marrëveshja me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim (IDA) për mbështetjen e projektit të sektorit financiar në vend.
Energjia dhe Klima: Marrëveshja me bankën gjermane KfW për programin e kredisë që synon reformat në sektorin e energjisë dhe mbrojtjen e klimës.
Politika Publike: Marrëveshja me Agjencinë Franceze për Zhvillim (AFD) për programin e kredisë të bazuar në politikat e përgjithshme shtetërore.
Tregtia dhe Transporti: Marrëveshja me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin “Lehtësimi i Tregtisë dhe Transportit në Ballkanin Perëndimor 2.0”.
Këto marrëveshje synojnë të forcojnë infrastrukturën ekonomike dhe të lehtësojnë integrimin rajonal përmes investimeve në sektorë strategjikë për Kosovën.
Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 90 vota pro dhe asnjë kundër- Rezolutën për mbrojtjen e historisë dhe të vërtetës së luftës në Kosovë.
Ky propozim i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) bëri bashkë pozitën dhe opozitën, të cilat votuan unanimisht për të mbrojtur vlerat e luftës çlirimtare dhe për të parandaluar tentativat për rishikimin e historisë.
Përmes këtij votimi, deputetët treguan unanimitet, duke vlerësuar se mbrojtja e sakrificës së popullit dhe e të vërtetës historike është një obligim kombëtar që qëndron mbi dallimet politike.