Kulturë

Disa nga gabimet që bëhen gjatë intervistimit për punë

Published

on

Kërkimi i punës nuk është asnjëherë i lehtë sepse kandidatët mund të kalojnë muaj duke dërguar rezyme dhe duke u lidhur me njerëz për të gjetur pozitën e duhur, shpesh duke bërë intervista të shumta në proces.

Shumë ndërmarrës dhe përfaqësues të Burimeve Njerëzore i frikësohen punësimit sepse e dinë se është i vështirë.

Nëse vazhdimisht zbuloni se kandidatët tuaj idealë refuzojnë punën pas intervistës, mund të jetë arsyeja se procesi juaj i intervistimit po i largon ata. Këtu janë tetë arsye të dëshmuara shkencëtarisht që intervistat e juaja po bëjnë dëm në vend të ndihmës.

Ju hutoheni nga pamja

Shikoni me kujdes kandidatët të cilët i eliminoni sepse ju mund të mos e kuptoni se po e bëni, por studimet kanë treguar se pamja fizike luan një rol domethënës në zgjedhjen e kandidatit.

Ju nuk mund të lexoni gjuhën e trupit

Vendimet e punësimit shpesh bazohen në atë që personi nuk thotë se sa nga ato që thotë, sipas një studimi, por ju mund të bëni supozime bazuar në qëndrimin e dobët ose mungesën e kontaktit me sy.

Ju tregoheni të ngadalshëm

Nëse keni kërkuar punë ndonjëherë, e dini se sa torturuese mund të jetë pritja për të dëgjuar nëse jeni punësuar apo jo. Ajo pritje është më e larta në këto vite, sipas DHI-DHF Mean Vacancy Duration. Në vitin 2016, studimi zbuloi se pritja mesatare për një punë profesionale ishte 26.1 ditë pune, përderisa punëdhënësit kërkonin kandidatin e përsosur.

Edhe pse gjetja e profesionistëve të aftë mund të marrë kohë, është gjithashtu e rëndësishme të kuptoni se kur vonoheni shumë, ju mund të humbisni kandidatin më të mirë nga një konkurrent.

Vetëm biseda me aplikuesin nuk mjafton

Me vite, disa ekspertë kanë thënë se intervistat e punës standarde dhe të pastrukturuara të cilat shumica e bizneseve i përdorin janë të padobishme në identifikimin e kandidatit të duhur për një pozitë. Një studim zbuloi se intervistat e pastrukturuara mund të ndërhyjnë në aftësinë e intervistuesit për të vendosur në mënyrë të saktë se si një kandidat do të performojë në një punë.

Por, provoni diçka të cilën shumë kompani po e bëjnë përderisa vlerësojnë të punësuarit potencialë. Ata po kalojnë në intervista të strukturuara ku kandidatëve iu kërkohet të provojnë detyra specifike për të cilat do të jenë përgjegjës nëse punësohen.

Ju nuk kërkoni mostra të punës

Edhe pse intervistat në përgjithësi dështojnë në parashikimin e performancës së punës, mostrat e punës janë shumë më efikase. Lloji i testit varet në punën që kandidati do të performojë, por mund të ju dërgojë një hap përpara, veçanërisht nëse po punësoni dikë kreativ si një diazjner grafik. Një tjetër mjet i dobishëm është testi kognitiv, ku kandidatët iu përgjigjen pyetjeve të shprehive të cilat ju ndihmojnë të identifikoni proceset e tyre të mendimeve.

Ju po dështoni në rekrutimin në media sociale

Kërkuesit e punës kanë ndryshuar mënyrën se si ata kërkojnë punë, por ende disa punëdhënës po dështojnë në përpjekjet e tyre të rekrutimit. Një studim zbuloi se edhe pse 92 përqind e bizneseve përdorin mediat sociale për të gjetur punonjës të ri, 51 përqind e atyre postimeve shkojnë në Twitter, ku punonjësit nuk shikojnë. Shumë kërkues të punës përmendën LinkedIn si faqen ku ata presin më së shumti të shohin njoftime të punës, por ende vetëm 23 përqind të punëve të postuara në media sociale janë në LinkedIn, sipas studimit.

Procesi juaj është i papërcaktuar

Një studim i vitit 2015 zbuloi se 52 për qind e punëdhënësve përdorin rrjetet sociale për të mësuar më shumë për kandidatët, një numër i cili është rritur që nga viti 2013. Përdorni çfarë të mundeni për të krijuar një stil të intervistës i cili përshtatet me personalitetin unik të kandidatit.

Ju po e paraqisni ndryshe kulturën e kompanisë

Studimet kanë zbuluar se punonjësit të cilët përshtaten me kulturën e kompanisë kanë nivel më të lartë të kënaqësisë në punë se sa ata të cilët nuk përshtaten. Por ende nëse nuk e paraqisni kulturën gjatë intervistës, ju mund të humbisni punonjës të cilët mund të përshtaten shumë mirë. P.sh., nëse biznesi juaj është jo formal, por ju shfaqeni duke veshur kostum, kandidati mund të supozojë se ju keni një kod strikt të veshjes. Përveç përmendjes së aspekteve të veçanta të kulturës tuaj gjatë procesit, gjithashtu sigurohuni se po e përçoni atë në gjuhën tuaj trupore dhe në stilin e intervistës.

Intervista mund të jetë e ndërlikuar, por nëse i dini disa nga gabimet më të zakonshme, ju mund të filloni t’i shmangni ato. Vetëm duke mësuar teknikat më të mira të intervistës ju mund të pajisni biznesin tuaj me ekipin e nevojshëm./S.K/EO/

Continue Reading

Kulturë

Baleti Kombëtar i Kosovës në përgatitje intensive për premierën “Bletë”

Published

on

Baleti Kombëtar i Kosovës pritet të vijë së shpejti me premierën e parë për vitin 2026, duke shënuar një tjetër kapitull të rëndësishëm në kalendarin kulturor të vendit.

Trupa e Baletit Kombëtar të Kosovës po zhvillon me intensitet provat për projektin më të ri skenik, të titulluar “Bletë”, me koreografi nga Clebio Oliveira dhe asistencë artistike nga Lela Di Costanzo. Ky produksion i ri synon të sjellë një qasje bashkëkohore në interpretimin skenik, duke ndërthurur lëvizjen, muzikën dhe konceptin vizual në një tërësi unike artistike. Aktualisht, ansambli ndodhet në javën e tretë të provave intensive, ku përveç punës koreografike, po i kushtohet rëndësi edhe detajeve të interpretimit dhe harmonizimit të trupës në skenë. Sipas ekipit realizues, procesi ka avancuar me ritëm të kënaqshëm dhe shfaqja tashmë po merr formën e saj përfundimtare.

Premiera e shfaqjes “Bletë” është paraparë të mbahet më 29 prill 2026, ndërsa publiku pritet të përjetojë një produksion që reflekton energji, disiplinë dhe kreativitet bashkëkohor në skenën e baletit kosovar.

Continue Reading

Kulturë

”Mes Realiteteve”: Diskutim mbi artin dhe video-lojërat në Galerinë Kombëtare të Kosovës

Published

on

Më 23 prill, duke filluar nga ora 18:00, në Galerinë Kombëtare të Kosovës – Qafa, do të mbahet diskutimi “Mes Realiteteve / Between Realities”, një bisedë që ndërthur artin bashkëkohor me botën e dizajnit dhe zhvillimit të lojërave.

Në këtë diskutim, artistja Laureta Hajrullahu, së bashku me zhvilluesit e lojërave Lekë Sahatqija dhe Petrit Hoxha, do të trajtojnë video-lojërat si medium artistik, rolin e tyre në hapësirat muzeale dhe galeri, si dhe ndërveprimin mes realitetit fizik dhe atij digjital.

 

Continue Reading

Kulturë

Miratohet Ligji për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore, forcohet mbrojtja e monumenteve

Published

on

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë u miratua Ligji për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore

Ky ligj synon forcimin e sistemit të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, si dhe rritjen e kapaciteteve inspektuese në terren. Me miratimin e tij, Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore ngrihet në nivelin e një agjencie ekzekutive, duke u bërë më funksional dhe më efektiv në ushtrimin e detyrave të veta.

Ky zhvillim përbën një hap konkret drejt mbrojtjes më të mirë të monumenteve kulturore dhe garanton një qasje më të koordinuar ndërmjet institucioneve qendrore dhe lokale, në funksion të ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore.

Reformat në këtë fushë synojnë forcimin e institucioneve shtetërore dhe ruajtjen e kujtesës historike

Continue Reading

Kulturë

Biblioteka Kombëtare e Kosovës për herë të parë në TRADUKI, hap i ri drejt ndërkombëtarizimit të letërsisë kosovare

Published

on

Biblioteka Kombëtare e Kosovës do të marrë pjesë për herë të parë në takimin e radhës të rrjetit evropian TRADUKI, i cili do të mbahet në Sarajevë më 20–21 prill 2026.

TRADUKI, i themeluar në vitin 2008, është një rrjet që synon të mbështesë përkthimin, botimin dhe qarkullimin e letërsisë nga vendet e Evropës Juglindore në hapësirën gjermanofolëse dhe më gjerë. Nëpërmjet këtij bashkëpunimi, krijohen ura lidhëse mes autorëve, përkthyesve, botuesve dhe institucioneve kulturore, duke kontribuar në ndërkombëtarizimin e letërsive kombëtare dhe në forcimin e dialogut kulturor evropian.

Pjesëmarrja e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës në këtë takim shënon një hap të rëndësishëm drejt integrimit më të thellë në rrjetet kulturore ndërkombëtare. Në këtë kuadër, pranimi i Kosovës si anëtare vëzhguese në TRADUKI përbën një zhvillim domethënës institucional dhe kulturor, duke hapur mundësi të reja për promovimin dhe afirmimin e letërsisë kosovare në skenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Të kërkuara