Lajmet

Disa metoda për t’i zvogëluar poret e mëdha

Ekspertët rekomandojnë ta kufizoni ngrënien e sheqerit.

Published

on

Poret mund të bëhen të mëdha për shumë faktorë, por këto metoda do të ndihmojnë në zvogëlimin e tyre.

Edhe lloji i sheqerit që përdorni mund të ndikojë në shfaqjen e poreve të mëdha të bllokuara dhe të lëkurës së yndyrshme. Nëse dëshironi ta përmirësoni këtë gjë, duhet të ndiqni disa këshilla nga ekspertët:

Kufizoni ngrënien e sheqerit

Ngrënia e sheqerit të rafinuar dhe ushqimeve të skuqura në sasi të mëdha mund të bllokojë poret tuaja. Kjo ndodh sepse prodhimi i sebumit rritet për shkak të niveleve të insulinës. Mund t’i shpëtoni lehtësisht kësaj duke shkëmbyer sheqernat e rafinuar me sheqerin kaf.

Minimizoni prodhimin e vajit me ekstrakt çaji jeshil

Produktet e kujdesit të lëkurës me ekstrakt çaji jeshil qetësojnë dhe mbrojnë lëkurën. Ato gjithashtu reduktojnë prodhimin e sebumit dhe ngadalësojnë plakjen. Është në rregull për t’u përdorur për të gjitha llojet e lëkurës, përveç nëse jeni të mbindjeshëm. Por kini kujdes me aplikimin e ekstraktit të pastër të çajit jeshil në lëkurën tuaj.

Mos përdorni pudrën për të fiksuar tualetin dhe gjatë ditës

Nëse përdorni pluhur kozmetikë gjatë gjithë ditës, çdo ditë thjesht mund të bllokoni poret tuaja. Përveç kësaj, këto produkte zakonisht përmbajnë përbërës që mund të irritojë sytë dhe hundën tuaj.

Continue Reading

Lajmet

Kallas: Jemi duke i analizuar gabimet e dialogut Kosovë – Serbi

Published

on

By

Bashkimi Evropian është duke i zbërthyer gabimet në dialogun e Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që t’i japë gjallëri procesit të normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve fqinje, tha të hënën në Podgoricë shefja e politikës së jashtme të bllokut, Kaja Kallas.

E pyetur për ngecjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, Kallas tha gjatë një konference për media se “ajo çfarë po bëjmë këtë muaj është analizimi” së bashku me të dërguarit e BE-së për dialogun, Peter Sorensen, i cili e mori detyrën në shkurt.

Çfarë është me rëndësi për neve është normalizimi i marrëdhënieve, sepse pa këtë asnjëra nga to nuk mund të ecë përpara ne rrugën drejt BE-së”, tha Kallas.

Kallas nuk dha më shumë hollësi se cilat mendon që ishin gabimet apo çfarë nuk ka shkuar deri tani në dialogun e ndërmjetësuar nga blloku.

Me gjithë dialogun e zhvilluar ndër vite dhe nënshkrimin e marrëveshjeve, procesi ka ngecur dhe tensionet janë rritur.

Nën ndërmjetësimin e BE-së, në vitin 2023 Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve. Por, prej atëherë, blloku i ka kritikuar ato të dyja vendet se nuk e kanë zbatuar marrëveshjen pavarësisht se ajo është e detyrueshme për to.

Kallas, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë më 2 prill, ka thënë se Bashkimi Evropian është i interesuar për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, qoftë përmes dialogut apo ndonjë instrumenti tjetër.

Ndoshta është dialogu, ndoshta është një tjetër mjet. Jam e gatshme ta shqyrtoj këtë çështje, dhe do ta bëj këtë së bashku me përfaqësuesin e Posaçëm [për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen] në ditët në vijim”, kishte thënë Kallas.

Për shkak të krizave në veriun e Kosovës, që rritën tensionet mes dy vendeve, që nga shtatori i vitit 2023 në Bruksel nuk është zhvilluar asnjë rund i dialogut politik, por ka pasur vetëm bisedime në nivel të kryenegociatorëve./REL/

Continue Reading

Bota

Austria mbyll dhjetëra pika kufitare me Hungarinë dhe Sllovakinë

Published

on

Austria ka ndërmarrë masa të rrepta duke mbyllur disa pika kufitare me Hungarinë dhe Sllovakinë për të parandaluar përhapjen e sëmundjes së Aftës Epizootike. Sëmundja ka shpërthyer në këto dy shtete, me Hungarinë që raportoi një shpërthim të saj të parë pas 50 vjetësh, duke detyruar vendosjen e ushtarëve dhe nisjen e masave dezinfektuese. Po ashtu, Sllovakia shpalli një situatë emergjente pasi ajo u gjet në tre ferma. Sëmundja prek bagëtinë dhe kafshët e tjera me thundra dhe nuk është e rrezikshme për njerëzit.

Për të frenuar përhapjen e virusit, Austria ka vendosur masa rigoroze kontrolli, duke përfshirë kalimin e automjeteve dhe këmbësorëve mbi qilima epidemikë në pikat kufitare. Po ashtu, makina dhe udhëtarë po kontrollohen për produkte mishi. Policia austriake ka fokusuar burimet e saj në kufi dhe është në gatishmëri të lartë për të trajtuar çdo rast të mundshëm shpërthimi në fermat austriake./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

​Dogana e Kosovës konfiskon 28 mijë cigare në aeroport

Published

on

By

Dogana e Kosovës njoftoi të hënën se ka konfiskuar 144 boksa cigaresh, gjatë kontrollit doganor derisa ka ndaluar një udhëtar në fluturimin Prishtinë-Londër, në Aeroportin e Prishtinës.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e Doganës, ku theksohet se këta boksa përmbanin gjithsejtë 28 mijë e 800 copë cigare.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 10:30.

“Më datë 06.04.2025, rreth orës 10:30, në dalje të Aeroportit të Prishtinës, gjatë kontrollit doganor është ndaluar një udhëtar me fluturimin Prishtinë–Londër, shtetas shqiptar. Gjatë kontrollit të bagazheve të tij, të realizuar përmes skanimit dhe në prani të tij, është zbuluar mall i padeklaruar – konkretisht, sasi e konsiderueshme e cigareve me banderola të Shqipërisë dhe RKS-së, si më poshtë: Totali: 28,800 copë cigare (144 boksa)”, thuhet në njoftim.

Dogana ka shtuar se malli është ndaluar sipas procedurave si dhe rastit eshte duke u trajtuar si kundërvajtje doganore, derisa mallrat janë konfiskuar.

Continue Reading

Lajmet

Ballkani po armatoset, ekspertët: Kosova të rrisë buxhetin për ushtrinë!

Published

on

Rritja e shpenzimeve për mbrojtjen në vendet e Ballkanit Perëndimor është një tendencë e pashmangshme, e cila ka ardhur si pasojë e tensioneve gjeopolitike dhe luftës në Ukrainë. Shtetet e rajonit, përfshirë Serbinë, kanë investuar ndjeshëm në forcat e armatosura, një proces që ekspertët e sigurisë e shohin si të domosdoshëm për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin në një periudhë të paqartë globale.

Gurakuç Kuçi, ekspert i sigurisë nga instituti Octopus, thotë për Kosovapress se kërkesa për riarmatim është rritur ndjeshëm që nga nisja e luftës në Ukrainë. Ai thekson se, ndërsa disa shtete në rajon po investojnë për mbrojtje, të tjera, si Serbia, po përdorin armatimin si një mjet për të realizuar objektiva ekspansionistë. Përveç Kosovës, shtete të tjera si Kroacia, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi janë të fokusuar në forcimin e mbrojtjes, ndërsa Serbia vazhdon të rrisë shpenzimet për ushtrinë me qëllime të tjera gjeopolitike.

Profesori Mazllum Baraliu e shikon këtë fenomen si pjesë të një rendi të ri botëror, ku fuqitë e reja ekonomike dhe ushtarake janë në zhvillim e sipër. Sipas tij, çdo qeveri duhet të marrë masa për t’u armatosur dhe për të siguruar një mekanizëm mbrojtës, duke pasur parasysh se as NATO dhe as Bashkimi Evropian nuk mund të ofrojnë një siguri të plotë për shtetet e rajonit.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Lutfi Bilalli, thekson se ndryshimet gjeostrategjike dhe tensionet globale kanë çuar në një garë të armatimeve mes shteteve të Ballkanit. Ai shton se buxhetet për mbrojtje janë rritur, sidomos në Serbi, e cila ka bërë investime të konsiderueshme në ushtri. Sipas Bilallit, edhe Kosova dhe Shqipëria duhet të vazhdojnë të rrisin buxhetet për mbrojtjen, për t’u siguruar se do të jenë në gjendje të përballen me kërcënimet e mundshme.

Për vitin 2025, buxheti i Kosovës për ushtrinë është vlerësuar në 208 milionë euro, ndërsa Serbia ka ndarë 2.2 miliardë euro për mbrojtjen, një rritje prej 700 milionë eurosh krahasuar me vitin 2021. Kjo rritje e shpenzimeve është një reflektim i klimës të tensionuar ndërkombëtare dhe nevojës për të forcuar kapacitetet mbrojtëse në Ballkan./UBTNews/

 

Continue Reading

Të kërkuara