Shëndet
Disa metoda natyrale se si t’i largoni rrudhat në ballë!
Bëni ushtrime për muskujt e ballit.
Published
4 years agoon
By
UBT newsRrudhat e ballit ndryshojnë paraqitjen e njeriut dhe e bëjnë atë të ngjajë më i moshuar.
Fatmirësisht, rrudhat mund të zbuten ose të zhduken tërësisht falë disa ndryshimeve në stilin e jetesës dhe kurave që mund t’i përgatisni në shtëpi.
Më poshtë do të gjeni nga AgroWeb.org disa metoda natyrale në shtëpi kundër rrudhave në ballë.
Vaji i arrës së kokosit
Pasi të keni larë fytyrën në mbrëmje, masazhoni zonën e rrudhave të ballit me pambuk të lyer me vaj të arrës së kokosit.
Masazhojeni zonën deri sa lëkura ta përthithë vajin komplet.
Rrudhat dalin më shumë në pah si pasojë e mungesës së elasticitetit të lëkurës.
Ushtrime për muskujt e ballit
Mjafton një ushtrim i thjeshtë për t’i stërvitur muskujt e ballit dhe për të përmirësuar paraqitjen tuaj.
Formoni shkronjën C me duart dhe vendosini mbi sy.
Gishtat e mëdhenj duhet të prekin flegrat e hundës dhe gishtat tregues duhet të puthiten poshtë vetullave.
Përpiquni të pengoni çdo lëvizje të vetullave dhe muskujve të ballit ndërkohë që hapni dhe mbyllni sytë pesë herë me rradhë.
Më pas mbyllini sytë dhe qetësohuni për pesë sekonda.
Përsëriteni ushtrimin tre herë në ditë.
Masazh me vaj ulliri
Pas larjes së fytyrës në mbrëmje, AgroWeb.org ju sugjeron të hidhni disa pika vaj ulliri ekstra të virgjër në ballë dhe masazhoni në zonën e rrudhave.
Vaji i ullirit do të përmirësojë ndjeshëm elasticitetin e lëkurës dhe të zbehë rrudhat.
Përdorni agrumet
Portokalli, limoni dhe agrumet e tjera përmbajnë vitaminat C dhe E të cilat përmirësojnë paraqitjen e lëkurës.
Ju mund të vendosni tulin e agrumes direkt në ballë dhe ta mbani për 10 minuta ose mund të bëni një maskë të shëndetshme.
Përzieni 60 ml me lëng të freskët portokalli me pak miell.
Pastën e formuar vendoseni në zonën e rrudhave dhe pas 20 minutash shpërlajeni me ujë të vakët.
Aloe Vera
Para larjes së fytyrës në mëngjes ose në mbrëmje, hidhni një pikë nga xheli i aloe verës në ballë.
AgroWeb.org ju këshillon të lyeni rrudhat dhe pas 15 minutash lajeni ballin dhe shpërlajeni ballin me ujë të ngrohtë.
Aloe Vera stimulon rigjenerimin e lëkurës dhe shërimin e saj.
Ndryshime në stilin e jetesës
Ndryshimet në stilin e jetesës duhet të fillojnë së pari me pasjen e një regjimi ushqimor që duhet të përmbajë më shumë fruta dhe perime.
Këto të fundit rrisin sasinë e antioksidantëve në organizëm dhe përmirësojnë paraqitjen e lëkurës.
Nga ana tjetër, duhet të qëndroni larg sheqernave dhe karbohidrateve të përpunuar që shkaktojnë inflamacion dhe nxisin shfaqjen e rrudhave dhe humbjen e fleksibilitetit të lëkurës.
Aktiviteti fizik, ekspozimi i kujdesshëm ndaj dielit, gjumi i mirë, mospirja e duhanit dhe kufizimi i alkolit janë gjithashtu masa që duhen marrë për të mirën e lëkurës./AgroWeb.org
You may like
Shëndet
Ndotja e ajrit, armiku i fshehur i flokëve tuaj
Published
4 hours agoon
December 4, 2025By
UBT News
Ndotja e tepërt e ajrit ndikon në rënien e flokëve, duke e zvogëluar sasinë e proteinave specifike, të cilat nevojiten për rritjen e flokëve.
Për herë të parë, hulumtuesit kanë dëshmuar se disa substanca toksike të ajrit mund të dëmtojnë proceset kimike të qelizave, që nxisin rritjen e flokëve. Sipas shkencëtarëve, këto substanca mund të çojnë në rënie masive të flokëve.
Ekspertët, këshillojnë që pak këtij studimi, njerëzit duhet ta reduktojnë kohën e kaluar jashtë, në ambiente ku ka ndotje të madhe të ajrit, në mënyrë që ta shmangin rënien e flokut.
Hulumtimi është bërë duke ju referuar ajrit të ndotur nga makinat, industritë dhe ngrohjet e tjera, që prodhojnë tym.
Tanimë dihet se ajri i ndotur është gjithashtu shkaktar i shumë sëmundjeve të zemrës, të mushkërive dhe astmës.
Studimi është bërë nga një grup shkencëtarësh nga “The Future Science Research Centre” në Korenë Jugore. Eksperimenti është bërë në kushte laboratorike, duke përdorur qeliza të humanëve. Këto qeliza pasi janë ekspozuar ndaj disa substancave, që gjenden në ajrin e ndotur, niveli i proteinave, që e stimulojnë rritjen e flokut është zvogëluar dukshëm.
Shkencëtarët thonë se eksperimente të reja duhet të bëhen, për shkak se studimi është bërë në kushte laboratorike.
Ky studim është prezantuar në Kongresin Europian të Dermatologjisë dhe Venerologjisë në Madrid, dhe nuk është publikuar ende në asnjë revistë shkencore. /A.Z/UBT News/
Shëndet
8 shije që të sjellin gjumë të artë, ushqimet dhe pijet që qetësojnë trupin
Published
6 hours agoon
December 4, 2025By
UBT News
Gjumë i mirë është thelbësor për shëndetin: ndihmon në parandalimin e sëmundjeve kronike, ruan shëndetin e trurit dhe forcon sistemin imunitar. Për këtë arsye, rekomandohet të flini 7-8 orë pa ndërprerje çdo natë.
Shumë njerëz kanë vështirësi për të arritur këtë. Një mënyrë për të përmirësuar është zgjedhja e ushqimeve dhe pijeve para gjumit.
Disa nga më të efektshmet: bajamet, që përmbajnë magnez dhe vitaminë B që ndihmojnë në relaksim dhe përmirësojnë cilësinë e gjumit.
Gjeldeti, i pasur me triptofan, aminoacid që stimulon prodhimin e melatoninës dhe ndihmon të bini në gjumë; çaji i kamomilit, i njohur për efektin qetësues në trurin dhe për të reduktuar pagjumësinë.
Kivi, i pasur me serotoninë dhe antioksidantë që mbështesin ciklin natyror të gjumit dhe lëngu i qershisë , i cili përmban melatonin dhe ndihmon në relaksim. Peshku i yndyrshëm, si salmoni dhe tuna, përmban vitamina dhe acide yndyrore omega-3 që përmirësojnë gjumin, ndërsa arrat, dhe orizi i bardhë kanë gjithashtu veti qetësuese dhe stimuluese të melatoninës.
Ekspertët rekomandojnë që këto ushqime të konsumohen 2-3 orë para gjumit për të shmangur probleme të tretjes. Duhet evituar ushqimet e ëmbla, pikante, alkooli dhe kafeina pranë kohës së gjumit, pasi mund të pengojnë pushimin.
Megjithëse kërkime të mëtejshme janë të nevojshme për të konfirmuar efektet e sakta të këtyre ushqimeve, ato janë një ndihmë premtuese për një gjumë më të mirë dhe më të qetë. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Intoleranca ndaj laktozës! Shkaqet, simptomat dhe si të lehtësohet?
Published
11 hours agoon
December 4, 2025By
UBT News
Intoleranca ndaj laktozës është një gjendje e zakonshme që shkakton shqetësime të stomakut, sepse trupi nuk e tret sheqerin e qumështit.
Nuk është kërcënuese për jetën dhe mund të shfaqet që nga fëmijëria ose më vonë.
Simptomat kryesore:
Dhimbje dhe gurgulim barku
Fryerje dhe gazra
Përzierje, diarre
Ndjesi e kruajtjes ose dhimbje pas konsumimit të qumështit
Shkaqet:
Mungesa e enzimit laktazë, i cili ndihmon në tretjen e laktozës në zorrën e vogël. Kjo mungesë mund të jetë e trashëguar ose e shkaktuar nga infeksione dhe sëmundje të zorrëve.
Diagnoza:
Test i qumështit (sfida e qumështit)
Test gjaku ose test frymëmarrjeje për hidrogjen
Teste gjenetike ose biopsi në raste të rralla
Si të lehtësohet?
Reduktoni konsumimin e produkteve të qumështit, provoni ushqime me pak laktozë (djathë i fortë, dhallë), zëvendësoni me produkte jo-qumështi, si qumështi soje, merrni suplemente laktazë për tretje të mirë, hani ushqime me kalcium natyral (perime me gjethe, brokoli)
Nuk ka shërim të plotë, menaxhimi bëhet duke kontrolluar dietën e kufizuar produktet që shkaktojnë shqetësim. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Këto sinjale tregojnë se keni alergji nga ushqimi
Published
13 hours agoon
December 4, 2025By
UBT News
Faktorët që ndikojnë në shfaqjen e alergjive nga ushqimet përfshijnë:
Obezitetin
Gjenetikën – gjenet e trashëguara mund të rrisin rrezikun për alergji.
Etninë – fëmijët aziatikë dhe ata me ngjyrë kanë rrezik më të lartë krahasuar me fëmijët e bardhë.
Dietën e dobët – mungesa e omega-3 dhe vitaminës D konsiderohet ndër faktorët kryesorë që ndikojnë në shfaqjen e alergjive.
Simptomat e zakonshme të alergjive ushqimore
Reaksionet alergjike nga ushqimi nuk shfaqen menjëherë pas ngrënies, në disa raste dalin edhe pas disa orësh.
Nëse dyshoni për alergji, kontrolloni nëse keni këto shenja:
1. Puçra dhe kruarje lëkure
Shfaqja e puçrave të kuq dhe kruarja e tyre është tregues i mundshëm alergjie. Mund të jetë reaksion nga kontakti me një substancë.
2. Kruarje në gojë
Kruarja e gjuhës apo e qiellzës mund të jetë shenjë e reagimit ndaj një ushqimi.
3. Përzierje, të vjella dhe dhimbje stomaku
Nëse trupi reagon menjëherë me përzierje apo të vjella, mund të jetë alergji ose edhe helmim ushqimor.
4. Enjtje e gojës, gjuhës apo fytyrës
Enjtja e fytit është e rrezikshme, pasi mund të bllokojë frymëmarrjen. Në këtë rast kërkohet trajtim urgjent.
5. Marramendje
Marramendja ose humbja e ndjenjave pas konsumimit të ushqimit mund të jetë sinjal alergjie. Nëse lëkura merr ngjyrë blu dhe pulsi dobësohet, reagimi është i rëndë.
6. Vështirësi në frymëmarrje
Kollitja, vështirësia në frymë, shtrëngimi në gjoks ose ndjesia e një “guri” në fyt janë shenja serioze. Duhet kërkuar ndihmë mjekësore.
Sipas American College of Asthma, Allergy and Immunology, forma më e rrezikshme e alergjisë është anaphylaxis, një reagim potencialisht fatal që shfaqet brenda minutave dhe shkakton bllokim të frymëmarrjes, rënie ose përshpejtim të fortë të pulsit.
Trajtimi i vetëm efektiv i menjëhershëm është injektimi i epinefrinës (adrenalinës). /A.Z/UBT News/
Fondacioni “UBT Jim Xhema” hap konkursin për ndarjen e bursave për studime Bachelor dhe Master
Ndotja e ajrit, armiku i fshehur i flokëve tuaj
Jonas Brothers lënë gjurmë në historinë e Hollywood-it
Armata prezanton filmat më të mirë evropianë të metrazhit të gjatë
Një përqafim i vogël, lehtësim i madh! Si ndihmon përkëdhelja në dhimbjet e foshnjave?
Shqiptarja e vogël pushton Italinë, Emma Dakoli fituese e Zecchino d’Oro
8 shije që të sjellin gjumë të artë, ushqimet dhe pijet që qetësojnë trupin
Protesta në mbështetje të çlirimtarëve të Kosovës pritet të mbahet më 13 dhjetor në Shkup
Ekstradohet nga Hungaria i dënuari me katër vjet burg
Të kërkuara
-
Aktualitet1 month agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Rajoni2 months agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Lajmet3 months agoVotoni për UBT-në dhe Rektorin Hajrizi në Triple E Awards: Dy nominime të reja ndërkombëtare për institucionin dhe Kosovën
-
Rajoni2 months agoUBT shpall thirrjen për Konferencën Ndërkombëtare të Gjuhës dhe Kulturës 2025
