Lifestyle
Disa këshilla të thjeshta që patatet të qëndrojnë të freskëta më gjatë
Published
3 years agoon
By
UBT newsPatatet janë një nga përbërësit më të zakonshëm në çdo familje. Por kur ruhen për një kohë të gjatë, ata humbin një lloj freskie dhe gradualisht fillojnë të mbijnë.
Rezulton se duhet të merrni disa masa të thjeshta për të ruajtur patatet për një kohë të gjatë. Shefi i kuzhinës, Kunal Kapur, ndau disa këshilla dhe truke në një postim në Instagram, përcjell Klankosova.tv
“A e dini se patatet mund të zgjasin më shumë se çdo frutë dhe perime? Por përfundimisht, ata fillojnë të mbijnë lastarë të gjelbër dhe humbin pak nga freskia dhe aroma e tyre. Nëse dini si t’i ruani siç duhet, ata do të qëndrojnë të freskëta për javë, ose ndoshta edhe muaj, më gjatë ”, shkroi ai.
Ruani patatet në një vend të freskët, të ajrosur mirë.
Shmangni zonat që arrijnë temperatura të larta ose marrin shumë rrezet e diellit. Gjithmonë lini ato në një vend të errët dhe të freskët larg rrezeve të diellit.
Qeset plastike me vrima dhe qeset prej letre ofrojnë ambientin më të mirë për zgjatjen e afatit të ruajtjes
Mos i lani patatet para se t’i ruani. Lagështia nxit prishjen e hershme.
Një nga gabimet më të zakonshme që bëjnë shumë femra është fjetja pa e hequr grimin. Megjithëse mund të duket e lehtë dhe e shpejtë, kjo mund të ketë pasoja serioze për lëkurën.
Pastrimi i grimit para se të flini është hap i domosdoshëm në kujdesin për lëkurën, ka arsye të forta pse nuk duhet ta injoroni këtë rutinë.
Bllokimi i poreve – Grimi, përveç që ngjitet në sipërfaqen e lëkurës, bllokon poret. Kjo çon në akne, puçrra dhe irritime tjera të lëkurës, papastërtitë dhe vajrat mbeten të ngujuara në lëkurë gjatë natës. Heqja e grimit ndihmon në pastrimin e poreve dhe mban lëkurën të pastër.
Dëmtimi i kolagjenit dhe plakja e parakohshme – Grimi që mbetet mbi lëkurë për periudhë të gjatë shkakton dëmtime në strukturën e saj. Lëkura është më e ndjeshme natën, nëse nuk është e pastruar, grimi ndërhyn në rigjenerimin natyror të lëkurës, duke përshpejtuar plakjen dhe humbjen e elasticitetit.
Reagime alergjike dhe irritime – Një tjetër arsye për të hequr grimin është shmangia e reaksioneve alergjike. Lëkura e fytyrës është më e ndjeshme kur pushojmë, pa një pastrim të duhur, ndodhin reaksione si skuqje, kruajtje apo djegie, sidomos nëse përdoren produkte që përmbajnë kimikate ose ngjyra artificiale.
Rritja e rrezikut për infeksione – Grimi mban bakteret e papastërtitë në lëkurë. Gjatë natës, përhapen e shkaktojnë infeksione, përfshirë iritime të syve. Pastrimi është hap i thjeshtë, por i rëndësishëm për të ruajtur shëndetin e bukurinë e lëkurës.
Kjo ndihmon në parandalimin e problemeve të lëkurës e mban fytyrën e freskët, të pastër e të rinovuar. Për t’i dhënë lëkurës mundësinë të rigjenerohet dhe të duket më e shëndetshme, është e rëndësishme ta pastroni grimin para se të flini. /UBT News/
Ndërkohë që shumë njerëz kanë dëshirë që të kenë flokë më të trashë e më të shëndetshëm, ka disa mënyra për ta arritur këtë.
Uji i qepës mund të ndihmojë në këtë drejtim. Ai mund të përzihet edhe me vaj kokosi apo disa pika limoni dhe mund të shpëlahet duke përdorur shampo që nuk ka përmbajtje të sulfatit.
Uji i orizit mund të ndihmojë flokët duke e aplikuar me dorë apo më anë të një shisheje me spërkatës.
Vezët mund të ndihmojë për t’i trashur flokët duke i kombinuar me xhel të bimës aloe vera.
Larja e flokëve me shampo pa përmbajtje të sulfatit, dy deri në tri herë në javë ndihmon në trashësinë e tyre.
Ushqimi ndikon në trashësinë e flokëve, ushqimet që përmbajnë më shumë proteina hekur, e acidin yndyror omega 3 janë të domosdoshme për flokë të trashë. Mjetet e ngrohta si mashat për stilimin e flokëve mund t’i dobësojnë ato, këshillohet përdorimi sa më i vogël i tyre.
Krehja e shpeshtë ndihmon flokun të qëndrojë në formë dhe ndihmon me trashësinë. Vaji i ullirit, është i pasur me acidin yndyror omega 3 si dhe të tjera vlera ushqyese që ndihmojnë në fortësinë dhe trashësinë e flokëve. Aplikimi i këtij vaji në flokë ndihmon gjithashtu.
Lifestyle
Kujdes! Larja e rrobave në 30 gradë nxit infeksione
Published
2 weeks agoon
December 13, 2024Makina e larjes së rrobave në temperatura të ulëta lejon zhvillimin dhe bartjen e bakterieve nga rrobat e zakonshme me peshqirët e kuzhinës, të cilët mund të shkaktojnë infeksione në familje.
Temperaturat e ulëta në programet ekonomike për larjen e rrobave, nuk janë të mjaftueshme për të vrarë bakteriet, theksohet sipas studimit të Shoqatës britanike për higjienë. Sipas tij, rreth 0.1 g ose 10,000 fekale mbeten tek brekët e “pastra” pas larjes në temperatura të ulëta.
Njerëzit besojnë se, rrobat pas çdo larje në makinën e larjes, duhet të jenë të pastra, por ka një dallim të madh mes pastërtisë sipërfaqësore dhe asaj higjienike – thekson bartësja e këtij studimi, Lisa Akerli.
Lisa shton si programi ekonomik dhe programet tjera të lavatriçes në temperatura të ulëta janë problematike jo vetëm për shkak të mbetjeve bakteriale, por edhe përtej kontaminimit duke kaluar në gjëra tjera në makinë dhe krijimin e të ashtuquajturës “ përzierje bakteriale”.
Gjërat nga ku vijnë bakteriet, si peshqirët dhe salvetat apo pëlhurat e kuzhinës, janë në kontakt të drejtpërdrejtë me trupin e njeriut dhe lehtë shkaktojnë shumëllojshmëri të sëmundjeve. Bakteriet në rroba me lagështi janë më të rrezikshme, sepse vijnë në kontakt me duart gjatë vendosjes në tel për tharrje, dhe më pas të prekni paqëllim gojën tuaj me ato duar.
Për atë, lani rrobat në 60 gradë dhe do të jeni më të sigurtë.
Këshilla për higjienë më të mirë të lavatriçes:
Të paktën një herë në muaj lani rrobat në 90 gradë. Pra, edhe rrobat do të jenë të pastra por edhe makina larëse pastrohet nga bakteriet Mbulesat dhe rrobat duhet të lahen të veçuara nga peshqirët, sidomos kur lahen në temperature të ulëta. Pas përfundimit, dera e lavatriçes të lihet hapur për një kohë, sepse qarkullimi i ajrit parandalon rritjen e bakterieve brenda saj.
Rregullisht pastroni derën e lavatriçes dhe vendin ku hidhet detergjenti e zbutësi, pas shtrirjes së rrobave në tel për tharje, pastroni duart.
Nëse lani rrobat në temperatura të ulëta pa ndonjë dezinfektues, thani mirë rrobat e sigurohuni të pastroni duart pas prekjes së rrobave. /UBT News/
Lifestyle
Bëni kujdes, ky qenka ndikimi i stresit në lëkurë
Published
2 weeks agoon
December 12, 2024Stresi është një nga faktorët kryesorë që dëmtojnë organizmin tonë, pasojat e tij ndonëse nuk mund të jenë të menjëherëshme, janë afatgjata.
Nëse vuani nga ndonjë sëmundje, me siguri stresi so ta përkeqësojë gjendjen tuaj, stresi mund të jetë shkaktari kryesor se përse po vuani.
Këtë lidhje komplekse mes stresit dhe lëkurës e sidomos me atë të fytyrës e shpjegojnë edhe ekspertët.
Si e ndikon lëkurën?
Ekziston një lidhje e fortë mes mirëqenies mendore dhe shëndetit të lëkurës tuaj, kjo përkthehet në akne, skuqje, kruarje apo simptoma tjera të ngjashme. Stresi shkakton akne dhe ato mund të shkaktojnë stres a shëndet të dobët mendor.
Kjo marrëdhënie është komplekse dhe e vështirë për të dhënë një zgjidhje për të gjithë njerëzit. Sipas ekspertëve është e vështirë që kjo lidhje të studiohet tek njerëzit, por përgjithësisht kur njerëzit kanë gjendje të rënduara në lëkurë edhe gjendja e tyre mendore rëndohet.
Në një studim të fundit rreth 90% e profesionistëve mjekësorë ranë dakord se stresi përkeqëson kushtet e lëkurës.
Ndërsa 92% e mjekëve shprehen se problemet me fytyrën mund t’i bëjnë problemet e shëndetit mendor si depresioni apo ankthi më keq.
Studimet kanë nisur që në 1970 megjithatë ka paqartësi e vend për studime tjera sipas shkencëtarëve. Komponentët biologjikë që lidhin stresin me acarimet e lëkurës duhet të rishikohen megjithëse është e vërtetuar që stresi ndikon negativisht sistemin imunitar.
Për rrjedhojë gjendjet e lëkurës rëndohen duke krijuar një cikël të vërtetë përsëritës.
Si të përballeni me këtë problem?
Kur trupi është i stresuar lëshon hormone si kortisoli dhe adrenalina të cilat me shumë gjasë ndikojnë negativisht, ajo çka duhet të bëni fillimisht është të mundoheni të mbani larg stresin dhe emocionet negative.
Konsultohuni me mjekun për kurat e duhura, nëse ndiheni keq nga ndryshimet në lëkurë është e rëndësishme të flisni me të afërmit, në këtë mënyrë ndjenjat negative nuk do të mblidhen brenda jush duke përmirësuar edhe gjendjen e lëkurës. /UBT News/
Zyrtare: Presidenti i Suharekës jep dorëheqje
Trajneri i Kombëtares së Zvicrës: Xhaka lider i madh, po përgatitet për karrierën si trajner
Policia harton plan operativ për festat e fundvitit
NASA me mision për të studiuar nga afër diellin
Edhe një aktakuzë për krime lufte
Qelaj: Avokati i Popullit në Hagë nuk ka shprehur interesim për bashkëpunim
Bashkëpunimi i ri për studentët e Ndërtimtarisë – UBT nënshkruan marrëveshje me Ndërmarrjen Publike Banesore në Prishtinë
Avokati i Popullit: Shqetësuese mungesa e përgjegjësisë kur ligjet nuk zbatohen
Osmani: Krishtlindja na kujton se përballë sfidave duhet të triumfojë shpresa
Të kërkuara
-
Bota2 months ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Bota2 months ago
Koreja e Veriut rrit frikën në botë, lëshon raketën e re balistike ndërkontinentale
-
Bota1 month ago
“Ethet” e kthimit të Trump! Takohen Macron e Starmer, zbardhet fokusi i diskutimeve
-
Kulturë3 months ago
Marigona Ferati, profesoresha e UBT-së, zëri i artit në jurinë ndërkombëtare në festivalin e teatrove në Oman