Lajmet

Disa këshilla për një bashkëjetesë të qetë!

Publikuar

MOSKUPTIMET, MUNGESA E DIALOGUT, MUND TA VËNË NË KRIZË RAPORTIN NË ÇIFT. SI T’IA NISNI ME KËMBËN E DJATHTË PËR TË NDËRTUAR JETËN DYSHE?

1.SHMANGNI GJYKIMIN

Të pranosh tjetrin do të thotë të pranosh edhe “defektet” e tij. Por nëse defekti ju bezdis, përpiquni së pari të shmangni gjykimin. Në vend që të nxirrni konkluzione, më mirë bëni një diskutim konstruktiv. Kujdes me termat e përdorur, pasi fjalët mund të lëndojnë. Gjeni një moment kur të dy të jeni të qetë dhe flisni.

2.RESPEKTONI HAPËSIRAT E PARTNERIT

Periodikisht, në një çift shfaqet dëshira për t’u larguar momentalisht nga tjetri dhe për të qëndruar me veten. Duke u lëkundur kështu mes nevojës për intimitet me partnerin dhe asaj për të pohuar autonominë. Përpiquni të mos e bezdisni partnerin me kërkesat tuaja, nëse e ndjeni këtë nevojë. Nëse nuk e ka mundësinë për t’u larguar, nuk do ta njohë dëshirën për t’u afruar dhe përballur qetësisht me ty.

3.KUJDESUNI PËR IMAZHIN

Për një bashkëjetesë stimuluese është mirë të mos i humbni zakonet e mira që i kishit para se të ndanit të njëjtin shtrat me partnerin. Sa kohë i kushtonit vetes para bashkëjetesës? Jepini sërish të njëjtën kohë të nevojshme vetes, për t’u kujdesur për pamjen. Është një mënyrë për t’i treguar partnerit interesin kundrejt tij. Mos e harroni: moskokëçarja është një nga armiqtë më të këqij të çiftit.

Lajmet

Sfidat e bizneseve diskutohen në takimin e zëvendësministrit Sallahu dhe Dhomën e Tregtisë

Publikuar

nga

Problemet e bizneseve me procedurat e përmbarimit, numri i ulët i gjykatësve si dhe vonesat në trajtim të rasteve në Gjykatën Komerciale ishin disa nga çështjet e diskutuara në takimin e realizuar ndërmjet përfaqësuesve të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë me Zëvendësministrin e Drejtësisë, Blerim Sallahu.

Problemet e bizneseve me procedurat e përmbarimit, numri i ulët i gjykatësve si dhe vonesat në trajtim të rasteve në Gjykatën Komerciale ishin disa nga çështjet e diskutuara në takimin e realizuar ndërmjet përfaqësuesve të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë me Zëvendësministrin e Drejtësisë, Blerim Sallahu.

Zana Beqiri, Drejtore e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë falënderoi Zëvendësministrin Sallahu për takimin dhe theksoi që një ndër ankesat e cila ka të bëjë me mos funksionimin e përmbaruesve si rrjedhojë e mundësisë së ankesës në Gjykatë nga ana e bizneseve, ani pse ekziston si dëshmi kontrata dhe fatura e rregullt e nënshkruar nga po ata.

Ndërsa sipas Mazllum Baraliu, Konsulent në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, vlerë e shtuar për DHTIK është komuniteti i bizneseve që ajo përfaqëson.

Prandaj është mëse e nevojshme që të përfshihet në grupet punuese për Projektligjin për Përmbarim, ashtu që në draftin final të merren në konsideratë dhe të përfshihen edhe komentet e bizneseve vendore. Ai tutje shtoi që Dhoma e Tregtisë që në fazën e hartimit të Ligjit për Gjykatën Komerciale ka rekomanduar që duhet të parashihet numër më i madh i gjykatësve, mungesa e të cilëve sot po ndikon që lëndët e kësaj Gjykate të kenë dinamikë të ulët të trajtimit”, thuhet në komunikatë.

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, theksoi që bashkëpunimi me komunitetin e bizneseve është i domosdoshëm, sepse vetëm në këtë mënyrë sipas tij do të sigurohet që draftet finale të ligjeve të jenë gjithë përfshirëse.

Sipas Zëvendësministrit Sallahu, Ministria e Drejtësisë është duke trajtuar këto çështje, me theks të veçantë problemin e përmbaruesve, ndërsa për rastet e shumta dhe të pa trajtuara në Gjykatën Komerciale shtoi që aktualisht është duke u finalizuar Ligji për Gjykatën Administrative e që në mënyrë direkte do të ndikoj në uljen e rasteve të Gjykatës Komerciale.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Kurti bisedë tefelonike me kancelarin Scholz, i kërkon mbështetje për anëtarësim në KiE

Publikuar

nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz. Në njoftim thuhet se marrëdhëniet ndërshtetërore dhe integrimi evropian i Kosovës, përkatësisht anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës ishin temat kryesore të bisedës.

Në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit thuhet se kryeministri Kurti e ka njoftuar kancelarin gjerman për progresin e arritur socio-ekonomik në këto tri vjet qeverisje në Kosovë: për zhvillimin e ekonomisë dhe përmirësimin në indikatorët e demokracisë e të sundimit të ligjit.

Me kornizën më të avancuar në Evropë për të drejtat dhe mbrojtjen e komuniteteve joshumicë, të theksuara edhe nga raporti i Juristëve Eminent të Këshillit të Evropës, rezultatet në demokraci, sundim të ligjit dhe të drejtave të njeriut, pranimi i Kosovës në Këshill të Evropës është veprimi i drejtë dhe vendimi i duhur në promovimin e vlerave të vetë Këshillit dhe avancimin e demokracisë, theksoi kryeministri gjatë diskutimit mbi procesin e anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë, teksa kërkoi nga kancelari mbështetjen e Gjermanisë deri në anëtarësim e plotë të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Më tej thuhet se Këshilli i Evropës, mbi bazën e raportit të raportueses, Dora Bakoyannis, i cili brenda kishte edhe rekomandimet e Juristëve Eminent të Këshillit të Evropës, u votua me 82% të votave nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës.

Opinioni i Asamblesë së Këshillit të Evropës kërkon nga Komiteti i Ministrave që pa parakushte e kushte shtesë të pranojë Kosovën si anëtaren më të re të saj e që njëherësh është shteti i vetëm demokratik evropian që ende nuk është pjesë e kësaj organizate të rëndësishme. Pranimi i Kosovës në Këshill të Evropës forcon të drejtat e njeriut dhe të drejtat e komuniteteve joshumicë pasi ju garanton qasje në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, thuhet më tutje në komunikatë.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri: Në seancën e së enjtes do të diskutohet raporti i DASh për korrupsion

Publikuar

nga

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se të enjten në seancë plenare do të debatohet për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Në një konferencë për media pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, Tahiri tha se për herë të parë raporti i DASh e targeton Qeverinë si një institucion që ka probleme serioze me korrupsion.

Në këtë dite do të debatojmë për raportin e DASh-it për gjetjet që kanë ndodhur. Aty do të kemi një ballafaqim mes pozitës dhe opozitës. Ajo që mund të them është se seanca e radhës e të enjtes fokusin kryesor do të ketë një raport. Raport ky që në esencë për herë të parë targeton qeverinë si një institucion i cili ka probleme serioze me ceshtjen e korrupsionit mirëpo edhe me çështje tjera. Në të njejtën kohë kërkojmë që kryeministri të jep llogari“, deklaroi ai.

Ndërkaq, duke folur për Asocacionin e Komunave me shumicë serbë, ai tha se i njëjti nuk është kusht për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, teksa theksoi se krerët e shtetit e kanë pranuar Asociacionin.

Raporti i raportueses së Kosovës për Kosovën e saktëson që Kosova i ka përmbush kushtet. Votimi ka ndodhë, unë mendoj qe Kosova e meriton të ketë ftesën për të qenë anëtare e Këshillit të Evropës. Asociacioni në raport nuk është kusht, qeveria duhet të ketë shumë kujdes që anëtarësimi i Kosovës është paradhoma e anëtarësimit euroatlantik“, shtoi ai.

Më tej, ai tha se shumica parlamentare e ka dështuar Kodin Civil, teksa theksoi se si AAK kanë qenë kundër.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​LVV po mundohet të sigurojë votat për kodin civil

Publikuar

nga

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja është shprehur optimist se do të votohet pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Pjesëmarrja e Kosovës në këtë proces ka kohë qe shumica parlamentare por i gjithë delegacioni janë në përgatitje. Pjesëmarrja e Kosovës në lëtë proces pasohet në vlera. Është e rëndësishme qe Serbia mos të ketë veto për të ardhmen e Kosovës. Kosova i ka plotësuar kushtet dhe besojmë që me datën 17 do të votohet që Kosova të jetë anëtare e Këshillit të Evropës“, theksoi ai.

I pyetur lidhur me draftin e asociacionit, ai tha se nuk do ta dërgojnë në Kushtetuese për interpretim para anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Kosovës.

Ndërkaq, ai nuk ka treguar se sa është numri i deputetëve që janë pro Kodit Civil dhe se janë duke punuar për të siguruar konsensusin e përgjithshëm.

Ky projektligj ka ardhur nga MD si reflektim i kritereve kushtetuese. Shumica parlamentare është duke punuar për të siguruar konsensusin e grupit parlamentar“, u shpreh ai.

Ai tha se më 2 maj do të ketë seancë për raportin e DASh-it dhe po ashtu do të jenë në votim edhe marrëveshjet ndërkombëtare.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara