Lajmet

Diplomojnë 107 oficerë doganorë

Published

on

Njëqind e shtatë oficerë doganorë kanë përfunduar me sukses trajnimin dhe sot, më 12 gusht, u diplomuan në një ceremoni të organizuar nga Dogana e Kosovës, e cila shënoi njëkohësisht edhe 26-vjetorin e themelimit të saj.

Ngjarja u zhvillua në prani të zyrtarëve të lartë institucionalë dhe përfaqësuesve të partnerëve ndërkombëtarë. Në fjalimet e tyre, ata vlerësuan kontributin e Doganës në forcimin e sigurisë kufitare dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Lajmet

Rihanna prek zemrat me mesazhin për një grua me kancer: “Mos kërko kurrë falje për pamjen tënde”

Published

on

Një takim i rastësishëm i Rihanna-s me një grua që po lufton me kancerin është kthyer në një nga momentet më prekëse të ditëve të fundit, pasi këngëtarja i dha asaj një mesazh të fuqishëm për vetëbesimin dhe pranimin e vetes.

Ngjarja ndodhi në një supermarket në Los Anxhelos, ku gruaja, e identifikuar si Robin, iu afrua artistes për një fotografi. Para se ta kërkonte, ajo i kërkoi falje që nuk mbante paruke, duke thënë se ndihej në siklet për pamjen e saj.

Por Rihanna nuk e la bisedën të vazhdonte në atë drejtim. “Nuk dukesh aspak keq. Dukesh e mrekullueshme,” i tha ajo, përpara se të prekte flokët e saj dhe të shtonte me humor: “Ja si dukem unë me paruken time.”

Artistja e inkurajoi Robin të mos ndihej kurrë e detyruar të kërkonte falje për pamjen e saj.

Sa herë që takon dikë, mos e bëj më këtë. Je e mrekullueshme pikërisht kështu,” i tha Rihanna.

Takimi u filmua për vlogun e personalitetit mediatik Jason Lee dhe u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale, ku u vlerësua për ngrohtësinë dhe empatinë e artistes.

Gjatë bisedës, Rihanna zbuloi edhe një rastësi të bukur: emri i saj i vërtetë është Robyn, njësoj si ai i gruas që takoi. “Je një Robyn e vërtetë,” i tha ajo me buzëqeshje.

Në fund të takimit, Robin e pyeti nëse mund ta telefononte ndonjëherë, ndërsa Rihanna iu përgjigj me entuziazëm: “Sigurisht!”. Duke e përqafuar me fjalë inkurajuese, artistja e përcolli me mesazhin: “Shihemi në turne. Të dua. Dhe mos e bëj më kurrë atë.”/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Lëndohet rëndë një person në Dragashë, arrestohet i dyshuari

Published

on

By

Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e një sulmi fizik nga një burrë në Dragashë.

Policia e Kosovës, përmes raportit të saj 24-orësh, ka njoftuar se viktima është dërguar menjëherë për trajtim të nevojshëm mjekësor.

Ndërkaq, lidhur me rastin, forcat e rendit kanë prangosur të dyshuarin, i cili me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për procedime të mëtejshme ligjore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kanosje ndaj zyrtarit policor në Prizren, arrestohet një burrë

Published

on

Një burrë është arrestuar në Prizren, pasi dyshohet se i ka dërguar një mesazh me përmbajtje kërcënuese një zyrtari policor.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 9 korrik 2026, rreth orës 20:11. Hetimet fillestare tregojnë se kanosja lidhet me një rast penal që ishte duke u hetuar nga zyrtari policor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kurti viziton Galerinë Kombëtare: Arti është udhërrëfyes i shoqërisë

Published

on

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Galerinë Kombëtare të Kosovës, duke theksuar rëndësinë e artit pamor dhe institucioneve kulturore në ruajtjen e trashëgimisë shpirtërore dhe zhvillimin e jetës publike.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti ndau përshtypjet e tij nga ekspozitat e fundit, duke vlerësuar Galerinë Kombëtare si një hapësirë të rëndësishme për promovimin e artistëve vendorë dhe ndërkombëtarë, si dhe për ndërtimin e identitetit kulturor të vendit.

“Arti nuk është vetëm reflektim i shoqërisë, por edhe udhërrëfyes i saj. Mbështetja për institucionet tona kulturore dhe krijuesit tanë mbetet prioritet, pasi përmes tyre prezantojmë vlerat tona më të mira para botës”, ka shkruar Kurti.

Gjatë vizitës, ai u njoftua edhe me projektet dhe sfidat e Galerisë Kombëtare, duke rikonfirmuar angazhimin e Qeverisë për rritjen e investimeve në infrastrukturën kulturore dhe për mbështetjen e artit bashkëkohor në Kosovë./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara