Lajmet

Diplomatët perëndimorë me kërkesa konkrete ndaj talibanëve

Një delegacion prej 15 anëtarësh i talibanëve mbajti diskutime me disa diplomatë perëndimorë më 25 janar.

Published

on

Diplomatët perëndimorë thanë se gjatë takimit me delegacionin e talibanëve në Norvegji kanë lidhur ndihmën humanitare me përmirësimin e të drejtave të njeriut në Afganistan.

Një delegacion prej 15 anëtarësh i talibanëve mbajti diskutime me disa diplomatë perëndimorë më 25 janar, në ditën e fundit të udhëtimit të parë zyrtar të talibanëve në Evropë që prej se ky grup rimori pushtetin në muajin gusht.

Sekretari norvegjez i Shtetit, Henrik Thune, tha për agjencinë e lajmeve NTB para takimit se diplomatët perëndimorë do të bëjnë “kërkesa konkrete” ndaj talibanëve “të cilat ne mund t’i verifikojmë nëse ata do t’i plotësojnë”.

Në mesin e kërkesave u përfshi edhe mundësia e ndihmës së drejtpërdrejtë humanitare për popullin afgan, raportoi NTB.

Norvegjia po ashtu ka bërë thirrje që të respektohen të drejtat e njeriut, veçmas ato të grave dhe minoriteteve, siç janë qasja në edukim dhe shërbime shëndetësore, e drejta e punës dhe liria e lëvizjes.

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për Afganistanin, Tomas Niklasson, tha në Twitter se ai kishte “theksuar nevojën që të ketë qasje në shkollën fillore dhe të mesme për djemtë dhe vajzat në mbarë vendin kur viti i ri shkollor të nisë në mars”.

Niklasson e postoi këtë reagim në përgjigje të Ministrisë së Jashtme afgane që tha se Niklasson i kishte thënë delegacionit taliban se BE-ja do ta vazhdojë ndihmën humanitare dhe se ka bërë thirrje për mbajtjen e takimeve të reja.

Zëdhënësi i Qeverisë së udhëhequr nga talibanët, Abdul Qahar Balkhi, tha se ministri i Jashtëm, Amir Khan Muttaqi, që ka udhëhequr delegacionin, “i ka falënderuar ata për mbështetjen dhe ka theksuar raportet pozitive dhe bashkëpunimin”.

Situata humanitare në Afganistan është përkeqësuar që prej se talibanët rimorën pushtetin në gusht. Kombet e Bashkuara vlerësojnë se 22.8 milionë afganë janë duke u përballur me mungesë akute të ushqimit, ndërkaq 8.7 milionë të tjerë janë në prag të urisë.

Që prej gushtit të vitit 2021, ndihma ndërkombëtare, që ka financuar rreth 80 për qind të buxhetit afgan, është pezulluar dhe Shtetet e Bashkuara kanë ngrirë 9.5 miliardë dollarë asete të Bankës Qendrore të Afganistanit. Po ashtu, papunësia është rritur dhe shërbyesit civilë për muaj të tërë nuk janë duke e marrë pagën./REL

Lajmet

Kriteret dhe përbërja e kandidatëve për deputetë në Kosovë

Published

on

By

Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit nxorrën lista kandidatësh që përfshijnë figura politike me përvojë, emra të rinj dhe personalitete nga fusha të ndryshme si arti, gazetaria, mjekësia e fusha të tjera.

Si antarësime të reja konsiderohen edhe ata që më parë ishin deputetë të një partie tjetër, si Ardian Kastrati, Shkumbin Demaliaj, Andin Hoti.

Gjithashtu shumë kandidatë të zgjedhjeve lokale që dështuan të zgjidhen kryetar komunash në zgjedhjet lokale po tentojn të fitojnë postin e deputetit në zgjedhjet parlamentare si Refki Suma, Arbër Ismajli, Bekë Berisha, Vildane Latifi, Hajrullah Çeku dhe Uran Ismaili.

Kjo tregon se partitë politike po përdorin strategji të ndryshme për të arritur votuesit në të gjithë vendin.

Sipas ligjit për zgjedhjet në Kosovë, kandidatët për deputetë përzgjidhen nga partitë politike, koalicionet ose nismat qytetare, dhe jo nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). Çdo subjekt politik paraqet një listë kandidatësh te KQZ-ja, e cila verifikohet për përputhshmëri me ligjin zgjedhor.

Lista duhet të plotësojë kriteret ligjore, përfshirë përfaqësimin gjinor, ku të paktën 30% e kandidatëve duhet të jenë nga gjinia tjetër. Përfaqësimi i grave edhe këto zgjedhje vazhdon të mbetet përreth limiteve të kuotës gjinore të përcaktuar me ligj.

Përveç kritereve ligjore, partitë vendosin edhe kriteret e brendshme të përzgjedhjes, duke marrë parasysh angazhimin dhe aktivitetin në parti, eksperiencën profesionale, popullaritetin mes qytetarëve, si dhe balancimin gjeografik dhe gjinor. Kjo siguron që lista e kandidatëve të përfshijë një kombinim të profileve të ndryshme dhe të përfaqësojë qytete dhe zona rurale.

Edhe pse sistemi zgjedhor në Kosovë është proporcional dhe i bazuar në lista kombëtare pa ndarje zyrtare rajonale, përfaqësimi gjeografik mbetet një element i rëndësishëm për partitë gjatë përzgjedhjes së kandidatëve. Kandidatët shpesh identifikohen më shpesh me komunat ose zonat ku janë aktivë, duke reflektuar lidhjen e tyre lokale me votuesit.

Në zgjedhjet e mëparshme parlamentare të 9 shkurtit 2025, partitë kryesore mbajtën lista që përfshinin një përzierje të figurave të njohura dhe emrave lokalë nga qytete e zona rurale, gjë që ndikoi në mënyrën se si partitë u përpoqën të siguronin përfaqësim të gjerë në të gjithë vendin./FjollaGashi

Continue Reading

Lajmet

Supremja konfirmon se pensionet nuk mund të suspendohen nga akte nënligjore

Published

on

By

Gjykata Supreme ka marrë një vendim të rëndësishëm në mbrojtje të të drejtave të pensionistëve, duke konfirmuar se këto të drejta nuk mund të kufizohen përmes rregullave nënligjore dhe se barra e verifikimit nuk mund t’u ngarkohet qytetarëve, por institucioneve përgjegjëse.

Lajmin e ka bërë të ditur hulumtuesi i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Naim Jakaj, i cili ka vlerësuar se aktgjykimi përbën një hap të madh për mbrojtjen e të drejtave sociale, sigurinë juridike dhe zbatimin e parimit se suspendimi i pensionit duhet të jetë masa e fundit dhe jo masa e parë.

Gjykata ka konfirmuar se të drejtat e pensionistëve nuk mund të kufizohen me rregulla nënligjore dhe se barra e verifikimit nuk mund t’u ngarkohet qytetarëve”, ka shkruar Jakaj.

Në aktgjykim, Gjykata Supreme ka theksuar se “suspendimi i pagesës së pensionit duhet të jetë masa e fundit (ultima ratio) dhe jo e para”, duke konstatuar se dispozitat e Udhëzimit Administrativ nr. 05/2015, që e trajtojnë moslajmërimin si shkak të domosdoshëm për suspendim dhe e shoqërojnë atë me pasoja materiale të pakthyeshme, janë të kundërligjshme.

Sipas Gjykatës, ligji ka paraparë një mekanizëm që mbështetet në verifikim aktiv nga ana e Ministrisë dhe jo në vendosjen e një barre disproporcionale ndaj pensionistëve, duke riafirmuar se përgjegjësia për verifikim dhe zbatim të ligjit u takon institucioneve shtetërore dhe jo qytetarëve përfitues të pensioneve.

Continue Reading

Lajmet

​Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë i kërkuari me urdhër-arrest ndërkombëtar

Published

on

By

Policia e Kosovës në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, sot ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Zvicra për në Republikën e Kosovës.

I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet zvicerane pasi që i njëjti kërkohej me urdhër-arrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës për veprën penale kanosje.

Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit mes institucioneve midis dy shteteve. I dyshuari pas ekstradimit u është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë në rajonin e Prizrenit për vazhdim të procedurave të mëtejme ligjore.

Continue Reading

Lajmet

Osmani në takim me Costa: Mirëpresim heqjen e pjesshme të masave të BE-së, synojmë largimin e plotë të tyre

Published

on

By

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Bruksel është takuar me Presidentin e Këshillit të Bashkimit Evropian, António Costa.

Presidentja Osmani ka shkruar:

Në Bruksel u mirëprita nga Presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian, António Costa.

Mirëpresim vendimin e BE-së për heqjen e pjesshme të masave, përderisa shpresojmë e punojmë që, sa më parë, ato të hiqen në tërësi. Republika e Kosovës ka dëshmuar konstruktivitet, bashkëpunim e përputhshmëri të plotë me politikën e jashtme e të sigurisë të Bashkimit Evropian.

Në takim potencova se Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet e përcaktuara nga vetë BE, sado që ato ishin të padrejta, prandaj nuk ka asnjë arsye që të pengohet e shtyhet heqja e masave të tjera të mbetura. Në anën tjetër, shpresojmë që sa më parë, të kemi përkrahjen e të gjitha shteteve anëtare që edhe Kosova, bazuar në merita, të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Continue Reading

Të kërkuara