Lajmet nga UBT

Dikur student i UBT-së, tash student i Universitetit ZHAW të Shkencave të Aplikuar të Cyrihut

Ai thotë se pa UBT-në, pranimi në këtë universitet me renome botërore do të mbetej vetëm një ëndërr e parealizuar.

Publikuar

Ish-studenti i Fakultetit të Mekatronikës në UBT, Mustafë Abazi ka arritur që të pranohet në Universitetin ZHAW të Shkencave të Aplikuara të Cyrihut, në Zvicër, ku shumë shpejt pritet t’i fillojë studimet e nivelit master.

Ai thotë se pa UBT-në, pranimi në këtë universitet me renome botërore do të mbetej vetëm një ëndërr e parealizuar.

“Pas analizimit të shumë universiteteve pata ardhur në përfundim se UBT është i vetmi universitet që ofron një pako të plotë për studentët duke përfshirë profesorët shumë profesional, laboratorë të pasur për realizimin e projekteve dhe gjithashtu mundësi të shumta për rekomandim në kompani të ndryshme për studentët e dalluar”, theksoi Abazi.

Sa i përket kurrikulës së programit, ai u shpreh se mënyra e studimit dhe ligjërimit në UBT, është shumë e ngjashme me atë të Universitetit të Shkencave të Aplikuar në Zvicër dhe sipas tij, ky fakt po i ndihmon atij të adaptohet me studimet në një universitet me renome të shkencave të aplikuara.

Studenti Abazi tregoi se gjatë kohës sa ishte në studimet bachelor, ai ishte angazhuar si inxhinier në kompaninë për prodhimin e 3D printerëve “Formon Sh.P.K”.

Ëndrra e këtij studenti për të ardhmen, është që të kthehet në Kosovë dhe të ofrojë kontributin e vet në dhënien e ideve dhe realizimin e projekteve inovative.

Lajmet nga UBT

Rektori Hajrizi: Vepra e Kadaresë do të mbetet një pasuri e pashtershme për brezat e ardhshëm

Publikuar

nga

Rektori i UBT, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, në emër të tij dhe të institucionit ka shprehur ngushëllimet e thella, familjes, miqve dhe gjithë popullit shqiptar për humbjen e shkrimtarit të madh, Ismail Kadare.

Në një telegram ngushëllimi, Rektori Hajrizi ka theksuar rëndësinë e kontributit të Kadaresë në letërsinë shqiptare dhe ndërkombëtare, duke e cilësuar atë si një nga figurat më të ndritura të kulturës sonë.

“Me humbjen e Ismail Kadaresë, ne kemi humbur një personalitet të jashtëzakonshëm, por vepra e tij do të mbetet gjithmonë një pasuri e pashtershme për brezat e ardhshëm”, ka thënë Rektori Hajrizi.

Fotografia: The Guardian

Vazhdo të lexosh

Lajmet nga UBT

U ndanë mirënjohje për nxënësit e dalluar të shkollave të UBT-së

Publikuar

nga

Në një ceremoni të veçantë të organizuar në Shkollat e Mesme të UBT-së, u ndanë mirënjohje për nxënësit e dalluar. Nxënësit që kanë arritur rezultate të shkëlqyera dhe kanë mbajtur një notë mesatare prej 5.0 gjatë gjithë vitit shkollor u nderuan me mirënjohje nga institucioni.

Kjo mirënjohje është një vlerësim i përkushtimit, punës së palodhur dhe arritjeve të shkëlqyera të këtyre nxënësve, të cilët kanë treguar një nivel të lartë të ekselencës akademike.

Vazhdo të lexosh

Lajmet nga UBT

UBT shpall konkurs për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2024/25

Publikuar

nga

UBT shpall konkursin e rregullt publik për pranimin dhe regjistrimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2024/2025, në të gjitha programet e studimit të akredituara nga Agjencia e Akreditimit e Kosovës dhe të licencuara nga MAShTI.

Të drejtën e konkurrimit dhe të regjistrimit në studimet themelore (Bachelor) e kanë të gjithë kandidatët të cilët e kanë përfunduar shkollimin e mesëm të lartë dhe të cilët e kanë përfunduar me sukses testin kombëtar të maturës.

Programet e studimit në UBT, në nivelin Bachelor i gjeni në këtë link:

PROGRAMET BACHELOR

Për regjistrimin në studimet Master kërkohet që kandidati të ketë përfunduar studimet Bachelor.

Programet e studimit në UBT, në nivelin Master i gjeni në këtë link:

PROGRAMET MASTER

Qendrat e regjistrimit të UBT-së në Kosovë:

  • Prishtinë;
  • Lipjan;
  • Prizren;
  • Pejë;
  • Ferizaj;
  • Gjilan.

Mobilitetet/bursat ndërkombëtare:

  • Erasmus+;
  • CEEPUS;
  • PoSIG, etj.

Gjuha e studimeve:

  • Gjuhë shqipe;
  • Gjuhë angleze;
  • Mundësia e studimit në gjuhë të tjera.

Për sukses të garantuar, UBT ofron për studentët:

  • Orientim dhe praktika profesionale, kurse, vizita studimore dhe certifikime;
  • Sistem online dhe qasje në kompjuterë;
  • Licenca falas për softuerë;
  • Praktikë në kompani vendore dhe ndërkombëtare;
  • Librari me mbi 200 mijë tituj dhe qasje në libraritë elektronike botërore;
  • Praktikë dhe eksperimente në laboratorë bashkëkohorë;
  • Trajnime: CISCO, Microsoft, AutoCad, IPMA, etj;
  • Certifikime për kontabilistë në bashkëpunim me SCAAK.
  • Integrim të Inteligjencës Artificiale – VR/AR.

Studentët të cilët aplikojnë në studime themelore, i bashkëngjisin aplikacionit:

  • Certifikatën e maturës shtetërore – origjinale ose kopje të noterizuar (Për shtetasit jashtë Kosovës nuk nevojitet);
  • Diplomën e shkollës së mesme – origjinale ose kopje të noterizuar;
  • Dëftesat e shkollës së mesme – origjinale ose kopje të noterizuar;
  • Ekstrakti i lindjes.

Për më shumë informacione rreth programeve të studimit dhe mundësive që ofron UBT, ju lutemi që të ndiqni linkun: ubt-uni.net, na ndiqni edhe në rrjetet tona sociale: FacebookInstagramTwitterLinkedIn dhe TikTok.

Leading the Way

#jointheLEADER

Vazhdo të lexosh

Lajmet nga UBT

Profesionet më të kërkuara në tregun global ofrohen në UBT

Publikuar

nga

Përzgjedhja e profesionit është një nga vendimet më të rëndësishme në jetë. E ardhmja dhe suksesi në jetë varen drejtpërdrejt nga kjo zgjedhje. Për këtë arsye, orientimi i duhur në karrierë është thelbësor për të parë dhe zhvilluar aftësitë tuaja në përputhje me kërkesat aktuale të tregut të punës duke siguruar që të rinjtë të kenë mundësi për punësim të shpejtë dhe sukses në profesionet e zgjedhura.

UBT, si një institucion i arsimit të lartë që gjithmonë ka sjellë risi në kurrikulat dhe programet e studimit, ofron profesionet më të kërkuara në gjithë globin. Ky institucion u mundëson studentëve të jenë në hap me kërkesat e tregut të punës dhe të barabartë me të gjithë të rinjtë e botës.

Në UBT, ju mund të studioni në disa nga fushat më të kërkuara, duke përfshirë:

Inxhinieria e Agrikulturës dhe Mjedisit:

Ky program përgatit studentët për të adresuar sfidat e prodhimit të ushqimit dhe menaxhimit të burimeve natyrore, duke kombinuar njohuritë e inxhinierisë, agronomisë dhe shkencave mjedisore. Duke studiuar në këtë fakultet ju mund të punësoheni si inxhinier agrikulturor, menaxher i mjedisit dhe specialist në teknologjitë e qëndrueshme bujqësore.

Muzika Moderne, Prodhimi Digjital dhe Menaxhimi:

Studentët mësojnë të krijojnë, prodhojnë dhe menaxhojnë projekte muzikore duke përdorur teknologji të avancuara. Profesionet përfshijnë producent muzikor, menaxher artistik, kompozitor digjital, etj.

Arti dhe Mediat Digitale:

Ky program përgatit studentët për të krijuar përmbajtje artistike dhe mediatike duke përdorur mjete digjitale. Profesionet përfshijnë dizajner grafik, menaxher i medieve digjitale, animator, etj.

Inxhinieri Ndërtimore (Ndërtimtari) dhe Infrastrukturë:

Programi trajnon studentët në projektimin dhe ndërtimin e strukturave dhe infrastrukturës. Profesionet përfshijnë inxhinier ndërtimi, menaxher projekti, specialist në zhvillimin e infrastrukturës, etj.

Aktrim:

Ky program përgatit studentët për karrierë në teatër, film dhe media. Profesionet përfshijnë aktor, regjisor, producent teatri, etj.

Media dhe Komunikim:

Programi fokusohet në strategjitë e komunikimit dhe mediat bashkëkohore. Profesionet përfshijnë specialist i marrëdhënieve publike, menaxher i mediave sociale, gazetar, fotograf, montazhier, kameraman, etj.

Gjuhë Angleze:

Studentët mësojnë gjuhën dhe kulturën angleze dhe aftësitë për mësimdhënie dhe përkthim. Profesionet përfshijnë mësimdhënës i gjuhës angleze, përkthyes, redaktor, etj.

Juridik:

Ky program ofron njohuri të thelluara në drejtësi dhe ligj. Profesionet përfshijnë avokat, gjykatës, këshilltar ligjor, etj.

Studime të Sigurisë:

Studentët përgatiten për karrierë në sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes. Profesionet përfshijnë analist i sigurisë, specialist i inteligjencës, ekspert i sigurisë kibernetike, menaxher i sigurisë, etj.

Shkenca të Sportit dhe të Lëvizjes:

Programi ofron njohuri në shkencat e sportit dhe rehabilitimin fizik. Profesionet përfshijnë trajner sportiv, fizioterapist, specialist i rehabilitimit, etj.

Shkenca Politike:

Studentët mësojnë për sistemet politike dhe politikat publike. Profesionet përfshijnë analist politik, këshilltar politik, diplomat, etj.

Menaxhim i Patundshmërive dhe Infrastrukturë:

Ky program përgatit studentët për menaxhimin e pronave dhe zhvillimin e infrastrukturës. Profesionet përfshijnë menaxher patundshmërish, zhvillues i pronave, specialist i planifikimit urban, etj.

Psikologji:

Studentët mësojnë për teoritë dhe praktikat psikologjike. Profesionet përfshijnë psikolog klinik, këshilltar, hulumtues psikologjik, etj.

Shkenca të Ushqimit dhe Bioteknologji:

Programi fokusohet në prodhimin dhe sigurinë e ushqimit dhe teknologjitë biologjike. Profesionet përfshijnë nutricionist, shkencëtar ushqimi, bioteknolog dhe specialist i kontrollit të cilësisë ushqimore.

Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri:

Studentët mësojnë për zhvillimin e software-it dhe sistemeve kompjuterike. Profesionet përfshijnë inxhinier software, zhvillues aplikacionesh, specialist i rrjeteve kompjuterike, etj.

Sisteme të Informacionit:

Ky program trajnon studentët në menaxhimin dhe analizën e të dhënave. Profesionet përfshijnë analist i sistemeve informatike, menaxher i të dhënave, specialist i sigurisë kibernetike, etj.

Inxhinieri e Mekatronikës:

Studentët mësojnë për integrimin e mekanikës, elektronikës dhe informatikës. Profesionet përfshijnë inxhinier mekatronik, dizajner robotik, specialist i automatizimit industrial, etj.

Infermieri:

Programi ofron trajnime për kujdesin shëndetësor të pacientëve. Profesionet përfshijnë infermier, menaxher shëndetësor, specialist i kujdesit të pacientëve, etj.

Stomatologji:

Ky program përgatit studentët për të ofruar kujdes dentar. Profesionet përfshijnë dentist, kirurg oral,  specialist ortodont, etj.

Farmaci:

Studentët mësojnë për prodhimin dhe shpërndarjen e barnave. Profesionet përfshijnë farmacist, menaxher farmaceutik, specialist i barnave klinike, etj.

Teknik Dentar:

Programi trajnon studentët për të krijuar dhe mirëmbajtur pajisje dentare. Profesionet përfshijnë teknik dentar, dizajner protezash, specialist laboratorik dentar, etj.

Teknik i Radiologjisë:

Studentët mësojnë të përdorin teknologjinë e imazherisë mjekësore për diagnozë dhe trajtim. Profesionet përfshijnë teknik radiologjisë, specialist imazherie, teknolog radiologjik, etj.

Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor:

Programi përgatit studentët për të dizajnuar ndërtesa dhe hapësira urbane. Profesionet përfshijnë arkitekt, planifikues urban, dizajner peisazhi, etj.

Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi:

Studentët zhvillojnë aftësi për menaxhimin e organizatave dhe ekonomisë. Profesionet përfshijnë menaxher biznesi, kontabilist, analist ekonomik,  konsulent menaxhimi, etj.

Këto programe janë hartuar në përputhje me profesionet më të kërkuara në tregun e punës, duke u mundësuar të rinjve punësim më të shpejtë dhe sukses në profesionin që ata kanë zgjedhur.

UBT është unike dhe ofron një qasje multidisiplinare me ofertën më të mirë dhe programet më moderne, në harmoni me universitetet më të mëdha të Evropës.

Zgjedh UBT-në dhe bëhu pjesë e një institucioni lider që ju drejton drejt suksesit!

 

Leading the Way

#jointheLEADER

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara