Kronika e zezë

Digjen pesë vetura në Pejë

Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se janë identifikuar tre pronarë.

Published

on

Pesë vetura janë përfshirë nga zjarri në orët e para të mëngjesit të së martës në Pejë.

Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se janë identifikuar tre pronarë, përderisa dy të tjerët nuk dihen ende.

“Rr. Qerim Muriqi, Pejë 03.01.2023-03:54. Është raportuar se në rrethana të panjohura janë përfshirë nga zjarri pesë vetura. Në vendin e ngjarjes janë identifikuar tre pronarët, viktima meshkuj kosovarë, kurse dy të tjerë ende nuk janë identifikuar”, thuhet në raportin policor.

Rasti është iniciuar si “Zjarrvënie”, dhe është duke u hetuar nga policia.

Fotografi të veturave të djegura janë publikuar nga faqja “Peja në Fokus” në Facebook.

Aktualitet

Kaçanik: Arrestohet i dënuari me 8 muaj burgim për armëmbajtje pa leje

Published

on

Në fshatin Bob të Kaçanikut, mbrëmë rreth orës 22:15, policia ka arrestuar një person të kërkuar 24-vjeçar, me inicialet K.Ç pasi i njëjti ishte i dënuar për armëmbajtje pa leje.

Sipas njoftimit të policisë, ai ishte i dënuar me tetë muaj burim efektiv për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës “.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, i dënuari është dërguar për vuajtjen e dënimit.

Continue Reading

Aktualitet

Vdes drejtoresha e Shëndetësisë në Kamenicë, Greta Kryeziu

Published

on

Ka ndërruar jetë drejtoresha e Shëndetësisë në komunën e Kamenicës, Greta Kryeziu i cila ka qenë duke u ballafaquar me një sëmundje të rëndë kohët e fundit.

Lajmin e hidhur  e kanë konfirmuar vetë familjarët e Kryeziut me mëngjes.

Për faktin që ajo ishte duke u përballur me këtë sëmundje të rëndë, fondi humanitar ishte i hapur edhe për dërgim jashtë vendit.

Continue Reading

Aktualitet

Gjendet një person i vdekur në një restorant në Malishevë

Published

on

Një person është gjetur pa shenja jete në një restorant në rrugën “Avdyl Krasniqi” në Malishevë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës Vlera Krasniqi, e cila tha se aktualisht jemi duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë rast.

“Rreth orës 14:10, është gjetur pa shenja jete një person mashkull i moshës madhore në një restorant në rrugën “Avdyl Krasniqi” në Malishevë. Menjëherë pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore si dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës”, tha Krasniqi.

Me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rast “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë i viktimës dërgohet për ekzaminim mjeko ligjor.

 

Continue Reading

Aktualitet

Pejë: Aktakuzë ndaj katër personave për grabitje në pompë derivatesh

Published

on

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë kundër katër të pandehurve L.B., L.M. F.M. dhe Sh.Gj, për shkak të veprës penale “Grabitja” dhe kundër të pandehurit L.M. për shkak të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Në komunikatën për media thuhet se sipas aktakuzës, të pandehurit me datën 21 maj të këtij viti rreth orës 23:35 në Pejë, duke vepruar si anëtarë të grupit, me armë dhe me përdorimin e forcës dhe kanosjes serioze, grabisin pompën e derivateve DHF në këtë qytet, ashtu që të njëjtit fillimisht sigurojnë një armë të gjatë.

Më pas me veturën e njërit prej të pandehurve, shkojnë në vendin e ngjarjes, i vendosin maskat në kokë, dalin nga vetura me armë, futen brenda në marketin e pompës dhe nën kërcënimin e armës dhe kanosjes serioze, punëtorit të kësaj kompanie i marrin shumën prej 905 euro, pastaj kthehen në veturë dhe largohen nga vendi i ngjarjes, ndërsa parat i ndajnë përgjysmë.

Në njoftim tutje bëhet e ditur se prokurori i rastit në aktakuzë, përpos që ka kërkuar dënimin e të pandehurve, ka propozuar edhe konfiskimin e veturës Golf II, konfiskimin e parave të gjetura tek të pandehurit në shumën prej 575 euro, konfiskimin e armës dhe lëshimin e urdhrit për kompensimin e humbjes apo dëmit, të shkaktuar të dëmtuarit si rezultat i veprës penale.

Continue Reading

Të kërkuara