Shëndeti

Dieta e lëngjeve

Çfarë është dhe si funksionon?

Published

on

Siç e thotë edhe vetë tituli, kjo dietë ka bazë lëngjet dhe asnjë ushqim tjetër. Këtu futet çdo lëng frutash, kosi, qumështi, të gjithë llojet e supave apo pureve të perimeve e frutave.

Dieta e Lëngjeve konsiston në konsumimin e ushqimeve në formën e puresë për një javë, por jo për një periudhë të gjatë kohore, pasi trupi ka nevojë të vazhdueshme për një sërë ushqyesish. Gjithësesi nëse po kërkoni të pastroni trupin nga toksinat dhe të largoni fryrjen për disa ditë kjo metodë është fantastike. Në këtë artikull do ju tregojmë të gjithë guidën për të arritur trupin që dëshironi në pak kohë.

Si funksionon kjo dietë?
Si fillim shtoni sasinë e lëngjeve në ditën tuaj për ta mësuar trupin me këtë regjim. Zgjidhni të preferuarat tuaja në fruta perime dhe bulmetra duke pasur në mendje që ato të jenë natyrale të sapo gatuara e pa konservantë të shtuar. Pra mundouni t’i përgatisni në shtëpi për të mos u shqetësuar për kaloritë apo yndyrnat e këqija që do të merrni gjatë këtij rrugëtimi.

Sa kilogramë do të humbisni?
Nëse do të filloni ditën e striktë të lëngjeve mbani në mendje se kjo dietë është një fillim për personat që janë të paktën 8 kilogramë mbi peshë. Me fillimin e kësaj diete parashikohet të humbisni të paktën 3-4 kilogramët e parë për të vazhduar më pas me dieta të tjera të përshtatëshme për ju. Duke qenë se ky regjim zgjat vetëm 1 javë nuk është ideal për të humbur mendjeherë peshën e tepërt pasi kjo nuk është as e shëndetshme. Mund ta nisni gjatë fundjavë kur nuk keni shumë aktivitet fizik, nuk shkoni në shkollë apo punë dhe trupi nuk ka nevojë të sforcohet. Kjo dietë detoks përdoret për të larguar ujrat dhe toksinat e këqija nga organizmi.

Çfarë të konsumoni?
Megjithëse deri tani permendësh shpesh frutat e perimet, jo të gjithë prej tyre lejohen. Dieta e lëngjeve ndahet në dy faza të mëdha të cilat do i shpjegojmë në vijim.

3 ditët e para
Dietologët këshillojnë që për të filluar të konsumoni vetëm perime të caktuara nën një regjim strikt. Zgjidhni qepën, peshin, lakrën, lulelakrën, kungulleshkat dhe spinaqin. Përziejini në mikser për t’i bërë pure dhe konsumojini menjëherë sipas kombinimit që keni menduar. Nuk këshillohet përdorimi i erëzave, vajit të ullirit kripës apo sheqerit.

4 ditët e tjera
Gjatë pjesës tjetër të mbetur të javës këshillohet ta shtoni gradualisht ushqimin me supa, pure, krem frutash e perimesh si dhe supë me lëng perimesh. Mund të përdorni patatet, karotat, bishatajorët e ndërsa për frutat mund t’i konsumoni ato të stinës duke lënë jashtë bananet dhe kajsitë.

Si t’i konsumoni?
Kini parasysh që të konsumoni lëngje gjatë gjithë ditës pa pasur problemin e kalorive. E rëndësishme në këtë dietë është që ju të konsumoni vetëm lëngje e të merrni energji. Një ditë e juaja mund të nisë me kafe ose lëng më pas të vazhdoni duke konsumuar një lëng gfrutash të freskët. Në drekë konsumoni supë me perime ose kremoze sipas dëshirës, pasdite konsumoni kos me fruta dhe në darkë sërish supë. Siç e përmendëm edhe mëparë, kjo dietë nuk duhet të zgjasë më shumë se 1 javë pasi mund të bëhet e dëmshme për organizmin./AgroWeb

Shëndeti

Studimi: Bakteret e zorrëve mund të lidhen me pagjumësi

Published

on

Një studim i publikuar në “General Psychiatry” sugjeron se disa baktere të pranishme në zorrë mund të kontribuojnë në shfaqjen e pagjumësisë.

Rreth 10% e të rriturve vuajnë nga kjo gjendje, ndërsa 20% të tjerë përjetojnë simptoma të herëpashershme si vështirësi për të fjetur, gjumë me cilësi të dobët, irritim dhe lodhje gjatë ditës.

Sipas Euroneës Health, hulumtimi i bazuar në të dhëna gjenetike nga afro 387,000 pacientë me pagjumësi dhe analizën e mikrobiomës së zorrëve të rreth 27,000 personave, zbuloi një lidhje dypalëshe: disa lloje bakteresh rrisin rrezikun e pagjumësisë, ndërsa vetë pagjumësia ndikon në rritjen e këtyre baktereve.

Katërmbëdhjetë grupe bakteresh e rritën rrezikun me 1–4%, ndërsa tetë grupe të tjera e ulën me 1–3%.

Personat me pagjumësi kishin nivele dukshëm më të ulëta të shtatë grupeve bakteresh dhe më të larta të 12 grupeve të tjera.

Mikrobioma e zorrëve – e përbërë nga baktere, kërpudha e viruse, luan rol në tretjen e ushqimit, rregullimin e imunitetit dhe neutralizimin e mikrobeve të dëmshme. Mekanizmi i saktë nuk është ende i qartë, por një teori sugjeron se pagjumësia ndikon në nivelet e serotoninës dhe dopaminës, neurotransmetues të lidhur me ciklin e gjumit, të cilët ndikojnë në funksionimin e zorrëve.

Faktorë tjerë mund të përfshijnë inflamacionin dhe rregullimin e imunitetit. Shumica e pjesëmarrësve ishin me origjinë europiane – studiuesit besojnë se gjetjet mund të hapin rrugën për trajtime të reja kundër pagjumësisë, përmes probiotikëve, prebiotikëve ose transplanteve fekale.

Continue Reading

Shëndeti

E dini kur është koha ideale për të pirë kafe?

Published

on

Kafeja është një nga pijet më të njohura në botë. Ajo përmban një stimulues shumë të njohur të quajtur kafeinë. Shumë njerëz pinë një filxhan kafeje sapo zgjohen, ndërsa të tjerë besojnë se është më mirë të presësh disa orë dhe më pas ta konsumosh.

Ky artikull shpjegon se kur është koha më e mirë për të pirë kafen që të përfitosh maksimumin prej saj e të minimizosh efektet anësore.

Shumë njerëz e pijnë kafenë pasi zgjohen, por disa ekspertë sugjerojnë që kjo mund të mos jetë koha më e mirë për ta konsumuar.

Kur zgjohemi, trupi prodhon në mënyrë natyrale një hormon të quajtur kortizol, i cili ndihmon në rritjen e vigjilencës e rregullon funksione të rëndësishme si metabolizmi dhe presioni i gjakut. Nivelet e kortizolit janë më të larta zakonisht 30–45 minuta pas zgjimit e ulen gradualisht gjatë ditës.

Disa mendojnë se pirja e kafesë gjatë kësaj periudhe mund të jetë më pak efektive, pasi trupi është natyrshëm në gjendje zgjimi, është sugjeruar se koha më e mirë për të pirë kafe është në mesditë ose vonë në mëngjes, kur niveli i kortizolit është më i ulët.

Për shumicën e njerëzve që zgjohen rreth orës 6:30 të mëngjesit, kjo kohë është ndërmjet orës 9:30 dhe 11:30. Edhe pse kjo mund të ketë një bazë, nuk ka studime që tregojnë se vonesa e pirjes së kafesë e bën atë më efektive sesa nëse pihet menjëherë pas zgjimit.

Një tjetër arsye pse është sugjeruar të shtyhet pirja e kafesë është se kafeina rrit nivelet e kortizolit. Pirja e kafesë kur kortizoli është në kulmin e tij mund të çojë në rritje edhe më të lartë. Nivelet e larta të kortizolit për periudha të gjata dëmtojnë sistemin imunitar dhe të shkaktojnë probleme shëndetësore.

Pra, nuk ka ndonjë rrezik të madh nëse preferoni ta pini kafen menjëherë pas zgjimit në vend që të prisni disa orë. Por nëse jeni të gatshëm ta ndryshoni zakonin tuaj të mëngjesit, mund të vini re se shtyrja e pirjes së kafesë për disa orë mund t’ju japë më shumë energji.

Continue Reading

Shëndeti

Shëndeti mendor, praktikat që ndihmojnë në luftën kundër ankthit dhe stresit

Published

on

Shëndeti mendor është një komponent i rëndësishëm i mirëqenies sonë dhe duhet trajtuar me po aq kujdes sa dhe shëndeti fizik.

Në një botë ku presionet e jetës dhe stresi janë të pranishëm, është thelbësore të merremi me menaxhimin e emocioneve dhe të ruajmë një balancë mendore.

Një nga mënyrat më efektive për të luftuar ankthin dhe stresin është meditimi, që ndihmon në qetësimin e mendjes e rritjen e vetëdijes për momentin aktual.

Mbajtja e lidhjeve të forta me miqtë dhe familjen është një mbështetje e paçmuar, pasi ofron një rrjet të sigurt emocional që ndihmon në përballimin e vështirësive. Ushqimi i shëndetshëm dhe aktiviteti fizik luajnë një rol të rëndësishëm në përmirësimin e humorit dhe uljen e niveleve të ankthit.

Ushqimet e pasura me vitamina dhe minerale kontribuojnë në funksionimin optimal të trurit, ndërsa ushtrimet ndihmojnë në çlirimin e endorfinave, që janë hormonet e lumturisë.

Përveç kësaj, një orar i rregullt gjumi është i domosdoshëm për rikuperimin e trupit, duke ndihmuar në ruajtjen e një shëndeti të qëndrueshëm mendor.

Është e rëndësishme të dëgjoni trupin dhe mendjen; nëse ndiheni të lodhur ose të mbingarkuar, kërkoni mbështetje nga profesionistët e shëndetit mendor dhe mos hezitoni të kërkoni ndihmë kur keni nevojë.

Këto hapa të thjeshtë mund të përmirësojnë ndjeshëm cilësinë e jetës dhe të mbajnë shëndetin mendor në balancë.

Continue Reading

Aktualitet

UBT përgatit liderët e ardhshëm të fushës paramjekësore

Published

on

UBT ka hapur regjistrimet për programin Master në Shkenca Paramjekësore, i cili synon të përgatisë profesionistë të domosdoshëm për sektorin shëndetësor, të aftë për të kontribuar në diagnostikim, trajtim dhe parandalim të sëmundjeve, duke vepruar në vijën e parë të kujdesit për jetën.

Ky program është ndërtuar mbi një kurrikulë multidisiplinare, të harmonizuar me modelet më të mira evropiane dhe amerikane, që ndërthur mësimin teorik me përgatitjen praktike. Studentët përfitojnë trajnim të avancuar në fushat e kujdesit emergjent, laboratorëve mjekësorë dhe diagnostikës klinike, duke përdorur pajisje bashkëkohore mjekësore dhe laboratorike.

Përgatitje gjithëpërfshirëse dhe praktike

Gjatë studimeve, studentët do të aftësohen në pesë kategori kyçe të fushës së paramedikëve:

  • Parandalimi i vdekjes së njerëzve
  • Rritja e cilësisë së jetës
  • Ndihma në rikuperimin nga sëmundjet apo dëmtimet
  • Menaxhimi i pranimeve dhe ri-pranimeve urgjente
  • Kujdesi për rastet kronike të ndjeshme (astma, diabeti, epilepsia etj.)

Programi përfshin gjithashtu përdorimin e tele-shëndetit dhe kujdesit tele-komunikues, duke u mundësuar studentëve të ofrojnë kujdes efikas dhe inovativ, sidomos për zonat e largëta apo për pacientët me nevoja të veçanta.

Misioni dhe vizioni

Misioni i Masterit në Shkenca Paramjekësore është të kontribuojë në arsimin e lartë përmes:

  • Kurrikulave bashkëkohore, të bazuara në praktikat më të mira ndërkombëtare
  • Hulumtimit shkencor në bashkëpunim me partnerë vendas e ndërkombëtarë

Programi synon të ofrojë një mjedis mësimor mbështetës, ku studentët zhvillojnë aftësitë klinike, kërkimore dhe menaxheriale që kërkohen në tregun e punës.

Përfshirje aktive në kërkim dhe shërbim

Studentët dhe stafi i programit marrin pjesë në:

  • Projekte kërkimore kombëtare dhe ndërkombëtare
  • Simpoziume dhe forume shkencore
  • Konsulencë dhe asistencë teknike për institucione shëndetësore publike e private
  • Hartimin e politikave shëndetësore në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë

Aftësitë e të diplomuarve

Pas përfundimit të programit, të diplomuarit do të jenë të aftë:

  • Të ofrojnë kujdes shëndetësor holistik në komunitetet urbane, rurale dhe industriale
  • Të marrin vendime komplekse në situata emergjente dhe të udhëheqin ekipe paramjekësore
  • Të zbatojnë standarde të larta ligjore, etike dhe profesionale në praktikë
  • Të përdorin metoda kërkimore për të përmirësuar rezultatet shëndetësore
  • Të integrojnë njohuritë ndërdisiplinore në menaxhimin e shërbimeve shëndetësore

Masteri në Shkenca ParamjekësoreUBT është më shumë sesa një diplomë – është një përgatitje për jetë, duke formuar profesionistë që jo vetëm reagojnë ndaj emergjencave, por punojnë për t’i parandaluar ato, duke i dhënë shoqërisë ekspertë të gatshëm për të mbrojtur dhe përmirësuar jetën.

APLIKO TANI ONLINE!

Continue Reading

Të kërkuara