Kuriozitete

Diamanti që mund të shitet për një shumë marramendëse në ankand

Diamanti mund të shitet mbi 48 milionë dollarë.

Publikuar

Një nga diamantët më të vlefshëm ngjyrë blu që do të dalë në ankand, mund të shitet për më shumë se 48 milionë dollarë, sipas shtëpisë së ankandit, Sotheby.

I quajtur “The De Beers Cullinan Blue”, diamanti 15.10 karatësh, është më i rëndësishmi që do të dalë në ankand.

Duke e përshkruar diamantin si “jashtëzakonisht të rrallë”, nga Sotheby thanë se vetëm pesë gurë të çmuar mbi 10 karat janë shfaqur ndonjëherë në ankand. Asnjë nuk ka qenë mbi 15 karatë, duke e bërë këtë perlë një ngjarje historike në vetvete”.

“Diamantët blu të çdo lloji janë të rrallë në treg, por ky është më i rralli nga të rrallët; asgjë e kalibrit të ngjashëm nuk është shfaqur në ankand vitet e fundit”, tha në deklaratën për shtyp Patti Wong, kryetare e ankandit në Azi.

Ky diamant do të dalë në ankand në Hong Kong në fund të muajit prill./UBTNews

Kuriozitete

Rikonstruktohet fytyra e gruas 75 mijëvjeçare të Neandertalit

Publikuar

nga

Arkeologët kanë arritur të bashkojnë kafkën e një skeleti 75 mijëvjeçar të Neandertalit.

Studiues nga Universiteti i Kembrixhit dhe Liverpulit zbuluan kafkën në shpellën Shanidar, 500 milje në veri të Bagdadit në Irak.

Në kuadër të një dokumentari të ri të Netflixit, Sekretet e Neandertalëve, ata arritën të vendosin sërish kafkën dhe të rikrijojnë fytyrën e gruas të cilës dikur i përkiste.

Kafka u gjet për herë të parë në vitin 2018, ku ishte rrafshuar në rreth dy centimetra të trashë. Ai ishte grimcuar, ndoshta nga rënia e gurëve, menjëherë pas vdekjes dhe ishte ngjeshur më tej nga dhjetëra mijëra vjet sediment.

Arkeologët e quajtën skeletin Shanidar Z./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Kuriozitete

Si ndodhi klonimi i qengjit Dolly?

Shkenca e paraqiti Dollyn si arritjen të vitit.

Publikuar

nga

Shkencëtarët skocezë më 22 shkurt të vitit 1997, njoftuan klonimin e suksesshëm të një qengji, Dolly, me kontributin e tre deleve nëna, një me vezë , tjetra me ADN-në, dhe e treta kishte mbajtur në fetus embrionin e klonuar.

Shkenca e paraqiti Dollyn si arritjen të vitit. Dolly jetoi në Institutin Roslin në Edinburg, Skoci, madje lindi edhe gjashtë qengja.

Dolly u prek nga artriti dhe më 14 shkurt 2003 u vu në gjumë për vdekje për shkak të sëmundjes progresive të mushkërive. Klonimi i gjitarëve (grupim qeniesh ku bën pjesë edhe njeriu) është provuar tejet joefikas. Dolly ishte e vetmja mes 277 përpjekjeve që mbijetoi dhe arriti deri në atë moshë 6 vjeç, edhe pse në vitin 2014 shkencëtarët kinezë raportuan sukses në klonimin e derrave.

Shkencëtarët që klonuan Dollyn, shpallën në vitin 2007 se teknika e përdorur në rastin e Dollyt nuk mund të jetë e efektshme për klonimin e njeriut.

Vazhdo të lexosh

Kuriozitete

Pesë fakte interesante rreth Diellit

Dielli ka një moshë mesatare, astronomët besojnë të jetë formuar 4.59 miliardë vjet më parë. Në pesë miliardë vjet do të hyjë në fazën e Gjigantit të Kuq.

Publikuar

nga

Dielli është afro 25 mijë vite dritë larg nga qendra e galaktikës tonë “Udha e Qumështit”.

Dielli ka një moshë mesatare, astronomët besojnë të jetë formuar 4.59 miliardë vjet më parë. Në pesë miliardë vjet do të hyjë në fazën e Gjigantit të Kuq.

Dielli prodhon një sasi enorme të energjisë për të nxehur sistemin tonë diellor. Çdo sekondë rreth 700 milionë ton të Hidrogjenit shndërrohen në Helium, me procesin kimik të Fusionit Nuklear.

Dielli përbëhet nga 72% hidrogjen dhe 26% helium, dhe disa elemente të tjera në gjurmë. Kjo masë e dendur përbën rreth 99% të tërë masës në sistemin tonë diellor.

Nëse dielli do të shuhej, brenda një jave temperatura e tokës do të bëhej -18  ̊C. Për një vjet do të bëhej -73  ̊C, ndërsa brenda disa milionë viteve do të stabilizohej në -240  ̊C./UBTNews/

 

Vazhdo të lexosh

Kuriozitete

Një nga fenomenet më të mahnitshme të natyrës

Shkaku i kësaj shfaqje të pabesueshme është një proces kimik që ndodhë në ujë.

Publikuar

nga

“Vala luminoze” në Maldive është një nga fenomenet më të mahnitshme të natyrës. Oqeani shndritë me një hije të pastër kaltër dhe gjelbër. Ky fenomen i mahnitshëm njihet si “vala luminoze”.

Shkaku i kësaj shfaqje të pabesueshme është një proces kimik që ndodhë në ujë. Organizmat mikroskopikë, si planktoni dhe bakteret, shkaktojnë një reaksion kimik kur lëvizin në ujë. Këto organizma shkaktojnë një efekt bioluminescent, duke shkaktuar dritë në ujë kur janë të shqetësuar ose të përzier me ujin.

Për vizitorët që kanë fatin të shohin këtë shfaqje të mrekullueshme, ajo ofron një përvojë të pazakontë dhe të mahnitshme. Në këtë spektakël të natyrës, oqeani bëhet si një qiell me yje, duke e bërë atë një destinacion të veçantë për të eksploruar bukuritë dhe misteret e botës nën ujë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara