Sport

Di Maria zbulon ëndrrën e tij, dëshiron rikthimin te skuadra ku e nisi karrierën

Bëhet fjalë për klubin Rosario Central.

Published

on

Angel Di Maria së fundmi ka zbuluar ëndrrën e tij më të madhe, duke e krahasuar atë me të lojtarëve të tjerë argjentinas të cilët ëndërrojnë futbollin evropian.

Di Maria e pranoi se ëndërron që të rikthehet te klubi ku nisi hapat e parë të karrierës si futbollit, Rosario Central, ndryshe nga lojtarët e tjera argjentinas që ëndërrojnë të luajnë në Evropë.

“Ëndrra ime e madhe është që të rikthehem te Rosario Central. Ka qenë ëndrra ime për një kohë të gjatë, nuk është e lehtë por do ta dëshiroja shumë”, tha Di Maria.

“Lojtarët në Argjentinë ëndërrojnë për një të ardhme në Evropë, ndërsa unë po ëndërroj për një rikthim te Rosario Central”, shtoi më tej ylli argjentinas.

Këtë verë Angel Di Maria u transferua nga Paris Saint-Germain te Juventusi, ku deri tani ka arritur të bëjë shtatë paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar një gol dhe katër asistime mbi emrin e tij.

Në vitin 2006, Di Maria doli nga akademia e CA Rosarios, ku pastaj qëndroi me klubin e Rosario Central deri në vitin 2007, ndërsa më pas u transferua te Benfica.

Sport

Drita njihet me kundërshtarin e parë në kualifikimet për Ligën e Kampionëve

Published

on

By

Klubi i futbollit Drita, kampioni i Kosovës për sezonin 2024/25, ka mësuar sot kundërshtarin e parë në kualifikimet për Ligën e Kampionëve,

Skuadra nga Gjilani do të përballet me ekipin nga Differdange.

Kjo do të jetë hera e tretë që Drita merr pjesë në fazën kualifikuese të Ligës së Kampionëve, duke sjellë me vete përvojën dhe besimin e fituar nga dy pjesëmarrjet e mëparshme në garat ndërkombëtare.

Continue Reading

Sport

UCL: Drita përballet me Differdange 03 nga Luxemburgu

Published

on

Kampionja e Kosovës në futboll, Drita, e ka mësuar kundërshtarin me të cilin do të përballet në raundin e parë eliminator të UEFA Champions League.

“Intelektualët” do ta kërkojnë kualifikimin duke u ballafaquar me ekipin nga Luksemburgu, FC Differdange 03.

Skuadra me të cilën ndeshen gjilanasit, nuk e ka kaluar asnjëherë rrethin e parë në Ligën e Kampionëve, andaj për skuadrën nga Kosova ky është një moment i favorshëm që ta bëjnë historinë shtetërore, duke arritur ta kalojnë këtë rreth, i cili pos në aspektin financiar, jep mundësi të artë për “Bardh e Kaltërit” që të bëhen pjesë e ndonjë faze grupore evropiane.

Kualifikimi nga ky rreth, në rastin më të keq pastaj për Dritën siguron fazën “Playoff” në UEFA Europa Conference League.

Paraprakisht do të kenë mundësi pos UCL-së, ta provojnë vetën edhe në Europa League.

Continue Reading

Sport

Ky është kundërshtari i Dritës në Ligën e Kampionëve

Published

on

By

Klub i futbollit Drita, që u shpall kampion i Kosovës në futboll për edicionin 2024/25, ka mësuar sot kundërshtarin e parë në kualifikimet për Ligën e Kampionëve, raporton KosovaPress.

Në këtë fazë të garave, Drita do të përballet me skuadrën Differdange nga Luksemburgu.

Kjo do të jetë pjesëmarrja e tretë e Dritës në fazën kualifikuese të Ligës së Kampionëve, pas dy përvojave të mëparshme që kanë sjellë përvojë dhe besim në arenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Sport

Zhegrova mund ta pasurojë Lillen me 30 milionë euro

Published

on

Edon Zhegrova do të largohet gjithsesi nga Lille gjatë afatit kalimtar të verës. Ylli e ka mbyllur eksperiencën me klubin francez, ndonëse ka ende kontratë me të.

Ai dëshiron ta provojë një eksperiencë të re dhe klubet italiane janë ato që kanë shprehur më së shumti interesim për të.

Krahas Napolit, lojtarin e pëlqejnë edhe Milani dhe Atalanta, sipas mediave franceze, Lille mund t’i përfitojë deri në 30 milionë euro nga shitja e përfaqësuesit kosovar.

Dhe, klubi nga Ligue 1 e ka gjetur zëvendësuesin e anësorit ofanziv. Bëhet fjalë për mesfushorin ofanziv, Marius Sivertsen Broholm, i cili aktualisht është pjesë e Rosenborgut.

Edoni nuk e ka zhvilluar asnjë ndeshje në vitin 2025 shkaku i një lëndimi që e kishte pësuar në fund të vitit të kaluar.

26-vjeçari i ka zhvilluar 21 ndeshje në të gjitha garat duke i realizuar 8 gola dhe duke i bërë 2 asistime.

Ai ishte në formë jetësore në pjesën e parë të sezonit, por lëndimi i çuditshëm ia humbi pjesën e dytë të sezonit.

Zhegrova, i cili luajti ditë më parë në ndeshjen e yjeve në Kosovë, synon të jetë protagonist në sezonin 2025/26 në cilindo ekip që transferohet.

Continue Reading

Të kërkuara