Sport

Dhunoi arbitrin në fushë, dënim me burg për presidentin e klubit

Published

on

Presidenti i klubit turk të Ankaragucu, Faruk Koca, është dënuar me burg për shkak të një akti të rëndë dhune ndaj arbitrit Halil Umut Meler gjatë një ndeshjeje të zhvilluar një vit më parë kundër Caykur Rizespor, e cila përfundoi me rezultatin 1-1.

Pas përfundimit të ndeshjes, Koca goditi arbitrin Meler me grusht në fytyrë, një gjest që përshkallëzoi situatën. Pas goditjes së Koca-s, Meler u rrëzua në tokë, dhe më pas u dhunua edhe nga të tjerë. Si pasojë, arbitri pati një thyerje në mollëz dhe pësoi dëmtime të tjera serioze.

Gjykata turke ka vendosur dënim me burg për tre vjet e shtatë muaj për Faruk Koca, duke e akuzuar për “dëmtim të qëllimshëm.” Ky vendim është bërë publik nga agjencia shtetërore e lajmeve, Anadolu.

Përveç Koca-s, edhe tre persona të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje të dhunshme janë dënuar me burg. Ky incident ka shkaktuar një reagim të fortë në opinionin publik, duke ngritur pyetje mbi standardet e sjelljes në sport dhe përgjegjësinë e liderëve të klubeve në nxitjen e sjelljeve të dhunshme./UBTNews/

Sport

Bekim Balaj tërhiqet nga Kombëtarja, FSHF e falënderon për kontributin e jashtëzakonshëm me fanellën kuqezi

Published

on

Bekim Balaj, sulmuesi i njohur i Kombëtares shqiptare, ka vendosur të tërhiqet nga angazhimi i tij ndërkombëtar, duke i dhënë fund një karriere të lavdishme me ekipin kombëtar. Balaj, i cili aktualisht luan në kampionatin “Abissnet Superiore” me Vllazninë, njoftoi këtë vendim përmes një komunikimi me trajnerin Silvinjo, stafin teknik dhe Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF).

Në karrierën e tij me fanellën kuqezi, Balaj ka zhvilluar 48 ndeshje, duke shënuar 9 gola. Ndër momentet më të veçanta në karrierën e tij mbetet goli historik kundër Portugalisë në “Estádio Municipal de Aveiro”, që i dha Shqipërisë një fitore të paharrueshme dhe vendosi bazat për kualifikimin e parë historik në Kampionatin Europian “Francë 2016.” Ky gol është ende një burim krenarie për të gjithë shqiptarët në mbarë botën. Balaj, gjithashtu, ishte pjesë e Kombëtares gjatë Europianit, ku u aktivizua në fitoren e rëndësishme ndaj Rumanisë me rezultatin 1-0.

Federata Shqiptare e Futbollit e falënderoi Balajn për kontributin e jashtëzakonshëm me fanellën kombëtare, duke e përshkruar atë si një lojtar që ka lënë një gjurmë të pashlyeshme në historinë e futbollit shqiptar. FSHF i uron sulmuesit sa më shumë suksese në vazhdimësi dhe vlerëson rolin e tij të rëndësishëm në ngritjen e imazhit të futbollit shqiptar./UBTNews/

Continue Reading

Sport

Kosova shkon për fitore në Bukuresht: S’ia kemi frikën Rumanisë!

Published

on

Kombëtarja e Kosovës po përgatitet intensivisht për ndeshjen e rëndësishme kundër Rumanisë, në kuadër të Ligës së Kombeve. “Dardanët” zhvilluan sot seancën e fundit stërvitore në Kampin Nacional në Hajvali përpara nisjes për në Bukuresht, ku do të përballen të premten mbrëma me Rumaninë për vendin e parë në Grupin 2 të Ligës C.

Mesfushori Muharrem Jashari dhe Lindon Emërllahu kanë shfaqur besim të fortë në aftësitë e ekipit, duke deklaruar se skuadra është e përgatitur dhe nuk i frikësohet kundërshtarit. Ekipi ka analizuar me kujdes lojën e rumunëve, duke ndërtuar një strategji të përshtatur për sfidën që i pret.

Megjithatë, Kombëtarja e Kosovës po përballet me sfida në aspektin e lëndimeve. Donat Rrudhani, pas një dëmtimi gjatë stërvitjes së fundit, është larguar nga grumbullimi dhe nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjet e nëntorit. Ai i bashkohet listës së të lënduarve ku përfshihen edhe Milot Rashica, Bersant Celina, Ermal Krasniqi, Leart Paqarada dhe Emir Sahiti. Me këtë, numri i lojtarëve të munguar ka arritur në gjashtë, duke përbërë një sfidë për trajnerin Franco Foda dhe ekipin.

Skuadra do të udhëtojë nesër drejt Bukureshtit, ku pritet të zhvillojë stërvitjen e fundit në prag të përballjes së 15 nëntorit. Pas sfidës me Rumaninë, Dardanët do të ndeshen të hënën me Lituaninë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në ndeshjen e fundit të grupit, e cila do të jetë gjithashtu vendimtare për renditjen finale./UBTNews/

Continue Reading

Sport

F1 2025, prezantim si asnjëherë më parë

Published

on

By

Formula 1 njoftoi ceremoninë e prezantimit të të gjitha skuadrave për sezonin e ardhshëm në Arenën O2 në Londër.

Kjo do të jetë hera e parë në historinë e Formula 1 që të 10 skuadrat – Alpine, Aston Martin, Ferrari, Haas, Kick Sauber, McLaren, Mercedes, Racing Bulls, Red Bull dhe Williams, bashkë me 20 pilotët dhe Team Principals respektivë do të bëhën bashkë në një mbrëmje special. Kjo pasi viti 2025 shënon 75 vjetorin e zhvillimit të Formula 1 në formën aktuale.

Kjo ceremoni e paprecedentë do të zhvillohet për 120 minuta nga ora 21:00 e datës 18 Shkurt dhe i është besuar Brian Burke nga “BrianBurkeCreative”. Me të do të bashkëpunojnë “Stufish Entertainment Architects”, “DX7 Design” dhe kompania prodhuese “1826”.

Gjatë prezantimit, të ftuarit dhe të pranishmit me bileta do të ndjekin intervista me figura të rëndësishme të Formula 1, përfshi pilotët e skuadrve dhe Team Principals. Në treg kanë dalë 3 fasha biletash nga 58 në 113 paund. Ata që nuk do munden të gjejnë një tillë mund ta ndjekin ceremoninë në transmetim direct.

Njoftimin për këtë ceremoni e dha Presidenti & CEO i Formula 1, Stefano Domenicali. Ndërsa me superlativa dhe i kënaqur u shpreh dhe Presidenti i FIA-s, Mohammed Ben Sulayem. Organizatorët premtojnë për një event që nuk është parë asnjëherë më parë!

Continue Reading

Sport

Ruben Amorim nis nga puna, trajneri prezantohet me lojtarët e Manchester United

Published

on

By

Ruben Amorim nuk humb kohë, por ka nisur menjëherë nga puna në krye të ekipit të Manchester United. Portugezi, pak ditë pasi i dha lamtumirën Sportingut të Lisbonës u transferua drejt ishullit, aty ku është prezantuar me lojtarët. Koha në dispozicion është e shkurtër e si rrjedhojë, 39-vjecari nuk ka humbur kohë.

Ndalesa e kampionatit për shkak të kombëtareve është një moment i mirë që djajtë e kuq të bënin ndryshimin në pankinë, duke i lënë afro 2 javë kohë teknikut të ri për tu përshtatur.

Ndeshja e parë zyrtare për Amorim është ajo ndaj Ipswich në kampionat më 24 nëntor, ku dhe do të shihen ndryshimet nga ana e portuezit. Gjendja e ekipit nuk është aspak e mirë për faktin se Manchester United renditet në vendin e 13-të me 15 pikë, 7 më tepër se Ipsëich që gjendet thuajse në zonën e ftohtë.

Fakti i vetëm që qetëson disi Amorim është se djajtë vijnë nga fitorja 3-0 ndaj Leicester nën drejtimin e Van Nistelrooy, i cili bëri mirë si trajner i përkohshëm. Sa i përket dëmtimeve Mainoo, Malacia, Shaë e Maguire pritet të rikthehen në ditët në vijim.

Continue Reading

Të kërkuara