Lajmet

Dhjetëra të vdekur nga shpërthimi i gazit në restorantin kinez

Pronari i restorantit ishte në mesin e të arrestuarve.

Publikuar

Nëntë persona janë arrestuar pas një shpërthimi në një restorant në veri-perëndim të Kinës, i cili ka vrarë të paktën 31 persona.

Një rrjedhje gazi dyshohet se ka shkaktuar shpërthimin në qytetin Yinchuan.

Presidenti kinez Xi Jinping ka bërë thirrje për “përpjekje të gjithanshme” në operacionin e shpëtimit dhe një hetim mbi shpërthimin.

Pronari i restorantit Fuyang Barbecue ishte në mesin e të arrestuarve, raportoi media shtetërore.

Shpërthimi ndodhi në prag të festës tre-ditore të Dragon Boat Festival në Kinë, një kohë kur shumë familje dhe miq mblidhen për vaktet festive.

Disa nxënës të shkollave të mesme dhe pensionistë ishin midis të vdekurve, raportuan mediat lokale./UBTNews/

Lajmet

Sveçla: Patrullimet e përbashkëta të Policisë së Kosovës dhe Shqipërisë do të fillojnë prej 1 korrikut

Publikuar

nga

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në një prononcim ka deklaruar se edhe këtë verë patrullimi i Policisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë do të vazhdojë duke filluar nga data 1 korrik. Sipas tij, këto patrullime do të jenë në shërbim të qytetarëve të të dyja vendeve.

“Patrullimet do të fillojnë me dijen time prej 1 korrikut, qysh tash bashkëpunimi i Policisë i dy vendeve është shumë i mirë. Patrullimet, patjetër që do të ndihmojnë ata të jenë më efikas dhe të iu shërbejnë sa më mirë qytetarëve”, tha ministri për Ekonomia Online.

Sveçla, shtoi se me shtetin shqiptar po punohet shumë që të ju lehtësohet jeta qytetarëve dhe te rritet niveli i sigurisë, meqenëse tha ministri, me Shqipërinë nuk janë raporte vetëm zyrtare por edhe raporte ndër personale.

“Ju po e shifni se ne nuk kemi vetëm raporte zyrtare, kemi edhe raporte shumë  të mira ndër personale. Me ministrin Balla po punojmë shumë, të dyja palët, qoftë në ministri, qoftë në polici të dy vendeve që të ua lehtësojmë jetën qytetarëve por në të njëjtën kohë edhe të rrisim nivelin e sigurisë për të dyja vendet”, tha Sveçla, pas vizitës së djeshme në pikën kufitare në Vërmicë, ku përcjellën nga afër bashkë me ministrin e brendshëm të Shqipërisë, Taulant Balla, zhvillimet rreth zbatimit të marrëveshjes për heqjen e kontrollit kufitar për shtetasit e Kosovës dhe Shqipërisë.

Kujtojmë se patrullimet e përbashkëta mes Kosovës dhe Shqipërisë kanë filluar para gjashtë viteve. Që nga viti 2018, këto patrullime kryhen në pikën kufitare në Vërmicë.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Kosova e Lirë – 12 qershori 1999 dhe fundi i një epoke të dhimbshme

Publikuar

nga

Filimisht po hynte flota ajrore e NATO-s. Me to po barteshin edhe disa nga mjetet ushtarake tokësore, që do t’u nevojiteshin këmbësorisë së NATO-s që po bëheshin gati të futeshin në territorin e Kosovës.

E kjo është njëra ndër pamjet e para kur arrijnë trupat e Aleancës Veriatlantike më të fortë ushtarake.

Me të hyrë në vend, ky ishte gëzimi që popullata shqiptare e Kosovës e patën kur panë automjetet e para të KFOR-it.

Kur forcat e NATO-s vetëm kishin nisur të shpërndaheshin nëpër territorin e Kosovës, ata jo rrallëherë u përballën edhe me ushtarakët serbë të cilët kishin marrë urdhrin të largoheshin nga Kosova.

I tillë ishte edhe rasti i gjeneralit gjerman, Helmut Harff, i cili iu dha kohë forcave serbe të largohen nga Prizreni për 30 minuta. Pasi ata fillimisht kishin refuzuar të bënin këtë.

Konflikti në Kosovë kishte filluar në fillim të viteve 1990, kur tensionet etnike dhe politike midis shqiptarëve të Kosovës dhe autoriteteve serbe u rritën.

Shqiptarët, që përbënin shumicën e popullsisë, kërkonin më shumë autonomi dhe më vonë pavarësi nga Serbia përmes luftës së armatosur, ndërsa regjimi serb i udhëhequr nga Sllobodan Millosheviç Ishte i vendosur të mbante kontrollin mbi këtë rajon.

Kjo bëri që në mars të vitit 1999, NATO të nis një fushatë bombardimesh 78-ditore kundër objektivave serbe për të ndalur dhunën dhe për të detyruar Millosheviçin të tërhiqej nga Kosova.

Më në fund, më 10 qershor 1999, Millosheviçi pranoi kushtet e marrëveshjes ndërkombëtare dhe u tërhoq nga Kosova, duke lejuar hyrjen e trupave paqeruajtëse ndërkombëtare.

Në një prononcim për UBTneës, historiani Ibrahim Gashi, thotë se deri te 12 qershori erdhi si rezultat i dështimit të Bashkësisë Ndërkombëtare që përmes mjeteve paqësore të ndalë luftën në Kosovë. Andaj sipas tij, 12 qershori i vitit 1999, është data më e rëndësishme për popullin shqiptar të Kosovës.

“12 qershori i vitit 1999 paraqet datën më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar të Kosovës, kjo datë paraqet fundin e luftës së lavdishme, çlirimin e Kosovës, hyrjen e trupave të NATO–s dhe fillimin e një procesi të rëndësishëm të përgatitjes së Kosovës drejt definimit të statusit së saj drejt pavarësisë së saj”, deklaroi Gashi.

Kthesa më e madhe që dërgoi në ndërhyrjen e NATO-s, Gashi thotë se ishte deklarata e famshme e ambasadorit William Walker, gjatë vizitës që kishte në vendin ku ndodhi masakra e Reçakut.

“Ndoshta kthesa më e madhe ka ndodhur te masakra e Reçakut, kur ambasadori William Walker ishte shef i emisionit të OSBE – së në Kosovë ishte vetë prezent, i pa trupat dhe siç e bëjnë të ditur argumentet e reja të klasifikuara amerikane ai nuk priti ndonjë urdhër nga lart se si ta kualifikojë por siç e thojnë disa autorë fare pa tone, pa takt diplomatik ai e bëri atë deklaratëne e famshme se këtu bëhet fjalë për një masakër të cilën e morën televizionet e botës”, tha ai.

Gashi tha se kjo ditë duhet të hyjë në festat zyrtare duke pasur parasysh rëndësinë e padiskutueshme që ka për popullin tonë.

“Ne e kemi shumë të shenjtë dhe me simbolikë shumë të madhe sepse në Kosovë krahas Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në qytete kanë hyrë edhe forcat ndërkombëtare të aleancës më të madhe veriatlantike dhe normalisht që ato pamje që janë ruajtur sot ato imazhe të atij gëzimi të madh, do të duhej me u kodifiku me një datë festive të pushimit përkatësisht të festës”, tha ai.

Me 12 qershor të vitit 1999 në Kosovë hynë rreth 50 mijë trupa të KFOR-it, nga 39 kombe të ndryshme të botës. Teksa edhe aktualisht edhe trupat e NATO-s vazhdojnë të kontribuojnë në ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurt në Kosovë./UBTNews/

Teksti: Fjolla Gashi

Vazhdo të lexosh

Lajmet

UBT i bën Kosovës një dhuratë të veçantë në Ditën e Çlirimit: Rangohet në mesin e më të mirëve në Times Higher Education Impact Ranking

Publikuar

nga

Times Higher Education ka publikuar sot rangimin e vitit 2024 të universiteteve në kategorinë Impact Ranking. Në këtë rangim ndërkombëtar i cili matë dhe vlerëson punën dhe angazhimin e universiteteve në raport me zhvillimin e qëndrueshëm në përgjithësi dhe në raport me adresimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së në veçanti, UBT është ranguar në mesin e 300-400 universiteteve me impaktin më të madh në një sërë kategorish.

Në këtë mënyrë, UBT është ranguar në mesin e Top 300-400 universiteteve në botë në SDG 1 – Luftimi i Varfërisë; SDG 2 – Politikat Kundër Urisë; SDG 6 – Në politikat për ujë të pastër dhe trajtim të ujërave të zeza, ndërsa është ranguar në mesin e Top 400-600 universiteteve me impaktin më të madh në SDG 9 – Fushën e Inovacionit Industrial dhe Infrastrukturës, e po ashtu edhe në mesin e 400-600 universiteteve me impaktin më të madh në SDG 11 – Për Qytete dhe Komunitete të Qëndrueshme.

Në secilën kategori tjetër të adresimit të SDG-ve, UBT është ranguar në mesin e top universiteteve botërore, duke dëshmuar kështu rëndësinë që u jep përmbushjes së objektivave globale për zhvillim të qëndrueshëm.

Ky rangim i radhës i UBT-së përveç që vazhdon ta avancojë emrin e Republikës së Kosovës në instancat më prestigjioze të rangimeve ndërkombëtare, ai njëkohësisht dëshmon përkushtimin dhe konsistencën e institucionit në krijimin e një ambienti të qëndrueshëm shkencor, ekonomik, mjedisor, infrastrukturor dhe inovativ duke adresuar dhe promovuar të gjitha dimensionet dhe fushat e zhvillimit të qëndrueshëm të gjithmbarshëm.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Daut Haradinaj uron bashkëluftëtarët në Hagë: Liria është e plotë aty ku triumfon drejtësia

Publikuar

nga

Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, me rastin e Ditës së Çlirimit, ka uruar bashkëluftëtarët që përballen me procesin gjyqësor në Hagë. Haradinaj ka thënë se liria është e plotë aty ku triumfon drejtësia.

“Në përvjetorin e 25-të të Çlirimit të Kosovës, krahas mirënjohjes dhe falënderimit ndaj secilit kontriubutdhënës ndër shekuj, që kulmoi me UÇK-në dhe NATO-n, sot nga zemra dua të uroj çlirimtarët që ndodhen në Hagë. Liria është e plotë aty ku triumfon drejtësia! U pafshim në Kosovë, trima”, ka thënë Daut Haradinaj.

Për të shënuar 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës të mërkurën është organizuar ceremoni shtetërore.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara