Lajmet

Dhjetë fakte për Murin e Madh të Kinës!

I ndërtuar në lashtësi për të frenuar pushtuesit mongol, Muri i Madh është një pasuri historike për Kinën.

Published

on

Ka një moshë më tepër se 2,500 vjeçare dhe është një prej strukturave njerëzore më të njohura në planet. I ndërtuar në lashtësi për të frenuar pushtuesit mongol, Muri i Madh është një pasuri historike për Kinën.

Me një gjatësi disa mijëra kilometra përgjatë Kinës Veriore, kjo pasuri botërore tërheq dhjetëra mijëra turist çdo vit. Muri i Madh Kinez, i konsideruar si një nga “7 mrekullitë botërore” është vepra më e madhe e mbrojtjes ushtarake e kohëve të lashta të Kinës, që u ndërtua në një kohë shumë të gjatë. Ky mur madhështor gjarpëron mbi 7 mijë kilometra në hartën e Kinës. Në vitin 1987 Muri i Madh Kinez u përfshi në “listën e trashëgimive botërore”. Ndërtimi i Murit të Madh filloi që në shekullin e 9-të para erës sonë, kur pushteti i pjesës qendrore të Kinës i lidhën me mure postërojat dhe kështjellat për t’u mbrojtur nga sulmet e kombësive veriore.

Muri i Madh ka rëndësi shumë të madhe kulturoro-historike dhe vlerë turistike. Në Kinë thuhet se “ata që nuk kanë qenë në Murin e Madh, nuk janë burra”, si turistët kinezë ashtu edhe të huaj, duke përfshirë këtu edhe liderët e vendeve të tjera që kanë qenë për vizitë në Kinë, e konsiderojnë ngjitjen në Murin e Madh si nder të madh.

Por ka ende disa gjëra që ju mbase nuk mund i dini rreth kësaj pike referimi në Kinë.

1 – Për ndërtimin e murit u deshën më shumë se 1,800 vjet

Muri i Madh kinez nuk ishte fortifikimi i parë i ngritur në këtë territor për të mbrojtur qytetarët nga pushtuesit e huaj. Për të sprapsur ushtritë nomade, dinastia Qin filloi ndërtimin e një muri 5000 km për të mbrojtur territorin.

2 – Struktura nuk është një mur i vetëm, por një koleksion muresh

Ekziston një keqkuptim i përhapur se Muri i Madh kinez është një strukturë e përbërë nga një mur i vetëm. Por në fakt, Ka më shumë se disa mure që përfshijnë kufirin verior të territoreve kineze

3 – Një përbërës i çuditshëm mund të gjendet te muri

Muri është i përbërë kryesisht nga materiale ndërtimi si toka dhe dheu. Por ajo që është më e çuditshme është se në përbërje të këtij muri mund të gjendet edhe oriz. Studimet e sotme tregojnë se orizi ndihmon në rezistencën e murit.

4 – Ndërtimi i Murit ishte një dënim për të burgosurit kinezë

Ndërtimi dhe mirëmbajtja e Murit të Madh kinez ishte detyrë e kriminelëve të dënuar gjatë Dinastisë Qin. Për të dalluar të dënuarit nga punëtorët e thjeshtë, kriminelëve i rruanin kokat, dhe i detyronin të punonin me zinxhirë.

5 – Familjarët dërgoheshin në Murin e Madh për të nderuar të vdekurit

Me aq shumë jetë të humbura gjatë ndërtimit, anëtarët e familjeve të pikëlluar ishin të frikësuar se shpirtrat e të dashurve të tyre do të qëndronin gjithnjë të bllokuar brenda strukturës së murit dhe kështu shkonin atje herë pas here për t’i nderuar.

6 – Një poemë e lashtë parashikoi ndërtimin e Murit të Madh

Shijing, një koleksion poemash të lashta kineze e shkruar mes shekujve 11-17 p.e.s, parashikoi ndërtimin e Murit të Madh Kinez në një hyrje ku shpjegonte përpjekjet e mbretit për t’u mbrojtur nga armiqtë nëpërmjet një barriere të madhe.

7 – Muri nuk ishte aq i madh sa për të mbajtur larg forcat pushtuese

Pavarësisht të gjitha përpjekjeve për ndërtimin e Murit të Madh kinez për t’u mbrojtur nga armiqtë, shumë prej tyre arritën ta kalojnë barrierën. Pushtimi mançurian duke kaluar përmes Murit rezultoi me rënien e dinastisë Ming.

8 – Kina ka tërhequr shumë turistë nëpërmjet Murit të Madh

Muri i Madh kinez ka shërbyer si pikë referimi për shumë vizitorë të huaj që kanë vizituar Kinën. Sidomos në shekullin e 20, numri i turistëve që e kanë vizituar atë është rritur ndjeshëm. Pas përmirësimit të marrëdhënieve të Europës dhe Azisë, udhëtarët dhe tregtarët që kalonin për ta vizituar ishin të shumtë.

9 – Mijëra milje të Murit origjinal janë zhdukur

Sot, Muri i Madh Kinez që ka arritur t’i mbijetojë kohës është 13,171 milje. Kjo vazhdon të mbetet impresive edhe pse milje të shumta të murit janë shkatërruar gjatë luftërave të ndryshme.

10 – Pjesë të Murit të Madh janë ricikluar për të ndërtuar shtëpi për njerëzit

Gjatë shekullit 20, gjatë lëvizjes socio-politike e njohur si Revolucioni Kulturor Proletarian, qeveria kineze dëmtoi Murin e Madh. Mao Ce Duni dhe Garda e Kuqe e shihte Murin si një relike e vjetër materialet e së cilit duhet të shfrytëzoheshin për zhvillimin e strehimit. Dhe shumë tulla janë marrë prej tij për të bërë shtëpi.

Continue Reading

Lajmet

​Rritet numri i përfituesve nga skemat e pensioneve

Published

on

By

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) bën të ditur se në muajin dhjetor 2025, krahasuar me muajin dhjetor 2024, është rritur numri i përfituesve nga disa skema pensionale dhe sociale.

Sipas ASK-së, rritje e numrit të përfituesve është shënuar në: skemën për Pensionet Paraplegjike dhe Tetraplegjike (12,6%); skemën e pensioneve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (8,6%); skemën për përkrahje financiare familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara (8,0%); skemën e pensioneve bazike të moshës (7,5%); skemën e kompensimit për punëtorët e arsimit që punuan gjatë vitit shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99 (5,1%); skemën e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara (4,5%); si dhe skemën për veteranët e luftës (2,7%).

Po ashtu, rritje është shënuar edhe te skema e kompensimeve për personat e verbër (1,2%) dhe skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) (0,8%).

Ndërsa, në muajin dhjetor 2025, krahasuar me muajin dhjetor 2024, kishte rënie të numrit të përfituesve nga: skema për pensionet invalidore me 27,5 %; skema për pensionet e Trepçës me 20,6 %; skema për pensionet familjare me 10,6 %; skema e ndihmës sociale me 10,3 %, skema e pensioneve kontribut-paguesve të moshës me 2,0 %, skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës e1,4 %).

Continue Reading

Lajmet

Profesorët e Fakultetit të Medias dhe Komunikimit publikojnë në revistën e indeksuar në Scopus

Published

on

By

Profesorët e Fakultetit të Medias dhe Komunikimit në UBT, dr. Votim Hanoli dhe dr.Ferid Selimi, së bashku me koautoren Elda Sinani, publikuan punimin “Hedonizmi në epokën digjitale: Një analizë e përdorimit të rrjeteve sociale si burim kënaqësie”, në revistën ndërkombëtare “Architectural Image Studies”, e indeksuar në platformën Scopus.

Ky punim trajton marrëdhënien mes hedonizmit dhe përdorimit të rrjeteve sociale në kontekstin e epokës digjitale. Në një shoqëri gjithnjë e më të ndërvarur nga teknologjia dhe komunikimi virtual, rrjetet sociale janë shndërruar në mjete të fuqishme për përmbushjen e nevojave emocionale dhe psikologjike të individëve, përfshirë kënaqësinë e menjëhershme, vëmendjen dhe vlerësimin social.

Duke u mbështetur në teori të tilla si Teoria e Kultivimit (George Gerbner), dhe Teoria e kornizimit (Framing) e (Goffman), studimi eksploron motivimet hedoniste që qëndrojnë pas sjelljes së përdoruesve në platformat digjitale.

Për të analizuar këtë fenomen, u realizua një studim empirik ku të dhënat tregojnë se shumica e të rinjve e përjetojnë përdorimin e rrjeteve sociale si një burim kënaqësie të menjëhershme, sidomos në lidhje me marrjen e pëlqimeve, ndarjen e përmbajtjeve personale dhe ndërveprimet sociale. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e të anketuarve raportuan gjithashtu ndjenja boshllëku, ulje të vetëbesimit dhe varësi emocionale ndaj këtyre platformave.

Rezultatet sugjerojnë se rrjetet sociale funksionojnë si një mekanizëm i fuqishëm për përmbushjen e nevojave hedoniste, por gjithashtu ngrenë shqetësime lidhur me ndikimet afatgjata në mirëqenien psikologjike. Punimi përfundon me sugjerime për ndërgjegjësim mediatik dhe përdorim më të vetëdijshëm të teknologjisë dhe mediave sociale./UBTNews

Linku i revistës: Architectural Image Studies, 2184-8645

https://journals.ap2.pt/index.php/ais

https://www.scopus.com/sourceid/21101247624

Continue Reading

Lajmet

“Liria ka Emër” thërret protestë më 17 shkurt, me moton “Drejtësi jo politikë”

Published

on

By

Me moton “Drejtësi jo politikë”, më 17 shkurt në sheshin “Skëndërbeu” do të protestohet në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kjo protestë do të fillojë në orën 14:00 dhe organizohet në përvjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Protesta kësaj radhe organizohet nga organizata “Liria ka Emër”.

Ne një konferencë për media, përfaqësues të kësaj organizate kanë përmendur shkeljet që janë bërë gjatë këtij procesi gjyqësor, për cka thanë se përmes protestës do të kërkojnë drejtësi.

Vitin e kaluar janë organizuar pesë protesta me thirrjet “Drejtësi per Çlirimtarët”.

Protesta e parë është mbajtur në Prishtinë, më pas në Hagë, Tiranë, Strasburg e në Shkup.

Continue Reading

Aktualitet

UBT në BETT 2026 në Londër – prezanton modelin unik të Smart City

Published

on

By

Si i vetmi institucion nga rajoni, UBT po prezantohet me hapësirën e vet në panairin më të madh botëror të teknologjisë në arsim, BETT 2026 në Londër, krahas kompanive globale si Google, Meta dhe të tjera.

Në këtë ngjarje globale, UBT prezanton platformën unike inovative për Smart City (All-in-One Solution), si dhe zgjidhje inovative në fushën e EdTech-ut, platformat digjitale dhe projektet kërkimore për transformimin e arsimit përmes inteligjencës artificiale.

Ekipi i UBT-së, gjatë tri ditëve, do të prezantojë përpara mijëra pjesëmarrësve dhe përfaqësuesve të sektorit të arsimit dhe industrisë edukative, duke ofruar produkte teknologjike, shërbime dhe sisteme smart për tregun global.

Continue Reading

Të kërkuara