Dhimbjet e kokës dhe migrenës janë të forta sa e drobisin njeriun në atë pikë që nuk duron dot as dritë e as tingullin më të vogël.
Përdorimi i medikamenteve ofron lehtësim të dhembjeve, por gjithsesi agonia e tyre do kohë të shuhet.
Në këtë artikull do të mësoni për kurën natyrale me gjethet e lakrës, që e mundin dhimbjen.
Shumë prej përbërësve të lakrës janë antiirritantë dhe antibiotikë të fuqishëm, ato zgjerojnë kapilarët e gjakut në zonën e trupit ku vendosen dhe rrisin qarkullimin e gjakut. Falë rritjes së qarkullimit në këtë pjesë të kokës, dhimbja lehtësohet dhe agonia shuhet.
Si t’i përdorni gjethet e lakrës kundër dhembjeve të kokës?
Merrni një lakër mesatare dhe hiqni gjethet në sipërfaqe të saj, merrni disa gjethe në brendësi të lakrës, lajini mirë e shtypini sa të formoni një pastë. Masën e formuar vendoseni në një napë të pastër, mbështilleni mirë dhe vendosenin në zonën e kokës që ju dhemb.
Shtrihuni dhe përpiquni të qetësoheni, mbajeni napën deri sa grimcat e lakrës të përthahen, kur gjethet e lakrës të jenë tharë, përgatisni një napë të re dhe vazhdojeni kurën. Gjatë kësaj kohe pini sa më shumë ujë.
Shkaktarët e migrenës:
Shpesh migrena shpërthen si pasojë e disa ushqimeve të konsumuara në 24 orëshin e fundit, shumë dhimbje te disa njerëz nxiten nga konsumi i ushqimeve të bulmetit, mishit, kafeinës, çokollatës dhe verës së kuqe. Evitoni këto ushqime nëse keni dhimbje koke të shpeshta.
Kura natyrale me Arrëmyshk
Ekspertë të mjekësisë rekomandojnë përzierjen e arrëmyshkut pluhur apo si njihet arra moskat, me ujë dhe formimin e një paste, që mund ta vendosni në zonën e dhimbjes. Arrëmyshkun apo arrën moskat e gjeni në pikat e shitjes së erëzave a në supermarkete.
Ka aftësi të mëdha qetësuese për trurin e trupin. Masazhi me pastën e arrëmyshkut në zonën e ballit dhe anash do ju qetësojë. /UBT News/