Lajmet

​Detaje për therjen në Prishtinë ku mbeti i vdekur një person

Published

on

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se prokurorja kujdestare dje në mbrëmje nga Policia e Kosovës është njoftuar se në rrugën “Tirana”, në Prishtinë ka ndodhur një therje me thikë ku viktima ka ndërruar jetë në vend të ngjarjes.

Prokurorja kujdestare ka dalë në vendin e ngjarjes dhe së bashku me hetuesit policor kanë ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me urdhër të prokurorit të shtetit është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes nga Policia e Kosovës.

Prokuroria thekson se me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i gjetur në vendin e ngjarjes është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për t’iu bërë autopsia.

“Rasti penal është filluar në drejtim të veprës penale “Vrasja e Rendë” si dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” ku në këtë rast me vendim të prokurorit është ndaluar një person. Motivet dhe rrethanat tjera për momentin janë të panjohura por të njëjtat do të kuptohen gjatë hetimeve të cilat do të zhvillohen nga kjo Prokurori. Brenda afatit ligjor Prokurori i shtetit do të paraqes pranë gjykatës kompetente kërkesën për caktimin e masës së sigurisë për të dyshuarin për këtë rast”, thuhet në njoftim.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka bërë të ditur, se rasti ka ndodhur në orën 20:30, ku dyshohet se viktima është goditur nga një person tjetër me mjet të mprehtë.

“Më datë 27 tetor 2024 në ora 20:30, Policia në Prishtinë, ka pranuar informatën lidhur me një mosmarrëveshje në rrugën “Tirana” në Prishtinë. Sipas informacioneve fillestare që kemi bëhet fjalë për një mosmarrëveshje mes dy personave, ku dyshohet se njëri ka goditur personin tjetër me një mjet të mprehtë. Ekipi shëndetësor ka konstatuar se viktima nuk ka shenja jete”, ka thënë ai.

Policia e Kosovës është duke u marrë me rastin dhe hetimet janë duke u zhvilluar nga njësitet kompetente për të sqaruar motivin apo rrethanat tjera që kanë çuar deri te ky rast i rëndë.

Lajmet

Rama mbërrin në Pallatin e Kongreseve, pas pak shpall qeverinë e re

Published

on

By

Mëngjesi i kësaj të enjteje i gjeti të mbledhur 400 anëtarët e Asamblesë Kombëtare Socialiste në Pallatin e Kongreseve.

Kryesocialisti Edi Rama do të shpalosë me detaje programin qeverisës për katër vitet e ardhshme.

Sikurse do të kujdeset të ulë çdo eufori të mundshme nga fitorja e mandatit të katërt më 11 Maj.

Ky do të jetë edhe momenti shumë pritur në shpalljen e skuadrës së tij me të cilën do të qeverisë e me objektivin madhor të anëtarësimit të Shqipërisë në BE deri në 2030.

Megjithëse dy javët e fundit gjerësisht ka hamendësime emrash për kandidatë potencial për poste ministrore, Edi Rama ia ka dalë të ruaj ekskluzivitetin e kabinetit të tij të katërt.

Këtë mëngjes, teksa ka publikuar një foto nga zyra e Kryeministrisë, Rama shkruan “Mirmëngjes, shihemi në orën 11”.

I pari socialistëve ka zhvilluar takime dhe biseda intensive telefonike me atë të cilët ai beson se do të jenë bashkëpunëtorët më të ngushtë në këshillin e ministrave, për të postin e numrit dy të qeverisë dhe se kujt do t’ia besojë drejtimin e parlamentit dhe grupit parlamentar, shkruan Top Channel.

Një ditë më pas të premten deputetët socialist bashkë me ata të opozitës do ti drejtohen parlamentit për tu betuar.

Megjithëse me moshën më të madhe, doktor Sali Berisha nuk do ta drejtojë seancën konstituive, pas një refuzimi.

Një tjetër mjek do ulet në krye parlamentit për pak orë në të drejtuarin seancën dhe betimit. Ai është mjeku Vasil Lajo një prurje e re në grupit parlamentar socialist./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Aktakuzë për spiunazh ndaj një personi që dyshohet se paguhej 700 euro në muaj për informatat që i jepte BIA-s

Published

on

By

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se ka ngritur aktakuzë ndaj një personi të dyshuar për spiunazh. Bëhet fjalë për një person me iniciale H.S i cili akuzohet “se nga nëntori i vitit 2009, e deri në momentin e arrestimit më 06.05.25, ka bashkëpunuar me Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë e njohur si BIA”.

Sipas aktakuzës, H.S, më 22 nëntor 2015 kishte udhëtuar në Siri, duke ju bashkuar organizatës terroriste “ISIS”.

Ekziston dyshimi i bazuar mirë se H.S. kishte dërguar informacione tek zyrtarët e BIA-së, në lidhje me numrin e pjesëmarrjes së shqiptarëve në ‘ISIS’, organizimin e tyre dhe në cilat pjesë të Sirisë operonin ata”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Ndërsa, pas kthimit në Kosovë, dhe vuajtjes së burgut për pjesëmarrje në organizata terroriste, i njëjti kishte vazhduar të takohej në Serbi me zyrtarët e BIA-së, më konkretisht me Drejtorin për Luftimin e Terrorizmit I.B, dhe të përcjell informata tjera të rëndësishme, sipas Prokurorisë.

Sipas aktakuzës, si shpërblim për këto informacione, zyrtarët e BIA-së e paguanin H.S deri në 700 euro në muaj.

Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës vazhdimin e masës së paraburgimit, dhe pas shqyrtimit gjyqësor, i pandehuri të shpallet fajtor për veprat penale që i vihen në barrë dhe ndaj tij si dhe të shqiptohet dënim konform ligjeve në fuqi./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Begaj përkujton viktimat e sulmeve të 11 shtatorit në SHBA

Published

on

By

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka përkujtuar viktimat e sulmeve të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara.

Ai shkroi në Facebook se “Shqipëria riafirmon qëndrimin e saj të vendosur kundër cdo forme terrorizmi dhe dhune”.

Sot, me dhimbje të thellë, përkujtojmë viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 mbi qytetin e New Yorkut. Shqipëria riafirmon qëndrimin e saj të vendosur kundër çdo forme terrorizmi dhe dhune, kudo në botë, dhe shpreh solidaritetin e saj të plotë me familjet e viktimave, popullin dhe institucionet e Shteteve të Bashkuara”, shkroi Begaj në Facebook.

SHBA-ja përkujton rreth 3 mijë persona që vdiqën në sulmet terroriste të 11 shtatorit. Më 2001 fillimisht një aeroplan i rrëmbyer ishte përplasur mbi kullën veriore të Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork, ndërsa 17 minuta më vonë, një aeroplan tjetër pasagjerësh përplaset mbi kullën jugore.

Ekspertët shprehen se 11 shtatori 2001, ndryshoi shumë gjëra në botë. Këto ngjarje u bënë shkak për nisjen e një fushate të gjerë të udhëhequr nga SHBA-të kundër terrorizmit./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Pejë: Arrestohet një person për sulm dhe armëmbajtje pa leje

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Pejë, është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën akuzën për sulm.

Sipas raportit, i dyshuari në gjendje të dehur ka sulmuar një tjetër person, po ashtu mashkull kosovar. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, policia ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, gjashtë fishekë dhe një gëzhojë, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar per shkak te dyshimit se në gjendje të dehur ka sulmuar viktimën mashkull kosovar. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, gjashtë fishekë dhe një gëzhojë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.” thuhet në njoftim./D.B/UBTNews/Photo credits: KosovoInfo

Continue Reading

Të kërkuara