Lajmet

Dështon protesta para Ambasadës së Gjermanisë

Jashtë objektit të ambasadës ka persona të cilët presin për viza turistike, si dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Publikuar

Për ditën e sotme ishte paralajmëruar që një grup qytetarësh do të protestojnë para Ambasadës së Gjermanisë. Kjo si shkak i vështirësive për caktimin e një termini për viza pune në Gjermani. Megjithatë, deri më tani nuk janë parë të pranishëm asnjë protestues.

Jashtë objektit të ambasadës ka persona të cilët presin për viza turistike, si dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Lajmet

Hezbollahu merr përsipër sulmin me raketa që synon objektin ushtarak izraelit

Publikuar

nga

Hezbollahu thotë se ka lëshuar një breshëri raketash në një kazermë ushtarake në veri të Izraelit.

Objektivi i sulmit, sipas Hezbollahut, është selia e Brigadës 188 të blinduar të Izraelit, e cila vepron nën Komandën Veriore të vendit.

Hezbollah tha se sulmi është në mbështetje të “rezistencës trime dhe të ndershme” të popullit palestinez, si dhe hakmarrjes kundër sulmeve të fundit të ushtrisë izraelite në Libanin jugor./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Parashikimi i motit për vikend

Publikuar

nga

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të shtunën do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-21 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-3m/s. Ndërsa të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësira të pakta parashihen në relievin malor.

“Në këtë ditë të fundit të stinës së verës ,temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-24 gradë Celsius”, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. Do të fryjë erë nga veriperendimi me shpejtësi 1-2m/s.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Selmanaj: Mos u habisni kur të ftohet edhe Albin Kurti në Prokurori Speciale

Publikuar

nga

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka reaguar pas intervistimit të Dejona Mihalit nga Prokuroria Speciale. Selmanaj e ka quajtur atë si “mashë” të kryeministrit Albin Kurti për atë që deputeti i LDK-së e quan korrupsion masiv për 1 mijë kontratat e nënshkruara, përfshirë ato në KEK.

Sipas Selmanajt, s’duhet habitur kur të ftohet edhe kryeministri Albin Kurti nga Prokuroria Speciale, meqë sipas deputetit opozitar, hetimet do ta implikojnë edhe kreun e Qeverisë.

“Kam thënë me kohë, që krimi dhe korrupsioni në qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje është i strukturuar. Nuk vidhet dhe nuk abuzohet me paranë publike pa dijeninë e Albin Kurtit.

Dejona Mihali është njëra nga “mashat” e Albinit, për korrupsionin masiv tek 1 mijë kontratat sekrete tek të gjitha ministritë, duke përfshirë edhe KEK-un.

Mos u befasoni kur të ftohet për intervistim edhe Albini në Prokurorinë Speciale, sepse jam i bindur që zhvillimi i hetimeve detyrimisht do ta implikojnë edhe ate!”, ka shkruar Selmanaj.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Shkon në ndërmjetësim lënda ndaj të akuzuarit për kanosjen e Ramiz Lladrovcit

Publikuar

nga

Me pajtim të palëve në procedurë, lënda ndaj të akuzuarit Muhamet Ajazi për kanosje të kryetarit të komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shkuar në ndërmjetësim.

Mbrojtësi i të akuzuarit Ajazi, avokati Ibrahim Shala i propozoi trupit gjykues që nëse është edhe vullneti i palës tjetër dhe me pëlqimin e prokurores së shtetit, që lëndën ta referojë në ndërmjetësim, raporton “Betimi për Drejtësi”. Propozimin e avokatit Shala e mbështeti edhe i akuzuari Ajazi. Tutje, i dëmtuari Ramiz Lladrovci deklaroi se pajtohet me propozimin e avokatit Shala që lënda të shkojë në ndërmjetësim.

Kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Alltëne Murseli kërkoi të njoftohet kjo e fundit në afat sa më të shkurtë nëse është arritur apo jo marrëveshja e ndërmjetësimit mes palëve.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë, më 23 janar 2023, kishte shqiptuar urdhrin ndëshkimor ndaj të akuzuarit Ajazi, të cilin e kishte dënuar me dënim me gjobë në shumë prej 300 euro.

Mirëpo, ky vendim ishte kundërshtuar nga i akuzuari Ajazi përmes mbrojtësit të tij avokatit Ibrahim Shala dhe gjykata ka vazhduar me shqyrtim gjyqësor.

“E ka kundërshtuar përmes meje”, tha avokati Shala.

Sipas aktakuzës së ngritur më 17 janar 2023, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, me kërkesë për shqiptimin e urdhrit ndëshkimor, i pandehuri Muhamet Ajazi po akuzohet sepse më 12 nëntor 2021, në restorant “Lumi” në Komoran ka penguar kandidatin për kryetar komune në Komunën e Gllogocit tani të dëmtuarin Ramiz Lladrovcin në ushtrimin e veprimtarisë gjatë fushatës elektorale.

Aktakuza thotë se Ajazi këtë e ka bërë në atë mënyrë ku përderisa ishte duke qëndruar në restorantin e lartcekur afrohet tek dëshmitarët Ndriqim Bujupi, Lendrim Ibriqi dhe Besart Ajazi të cilin ishin duke qëndruar në atë restorant iu drejtohet me fjalët “shyqyr që ka përfunduar me kaq se jau kisha q… nanën plum”, duke aluduar në tani të dëmtuarin Lladrovci, për shkak të një konflikti që i dëmtuari kishte pasur gjatë asaj fushate zgjedhore me Fatmir Dugollin i cili njëherit ishte dhe përkrahës i tij.

Me këtë Ajazi, po akuzohet se ka kryer veprën penale “Kanosja e kandidatit”, nga neni 208 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara