Lajmet

Dështon për të pestën herë konstituimi i Komisionit Hetimor për rezervat

Publikuar

Për herë të pestë ka dështuar të konstituohet Komisioni Hetimor për rezervat shtetërore. Kjo për shkak mungesës së mazhorancës.

Kryesuesi i këtij komisioni, Rashit Qalaj ka ritheksuar se mungesa e pozitës po i shton këto dyshime për keqpërdorime edhe më shumë.

Edhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku ka adresuar ankesa tek partia në pushtet.

“Është hera pestë dhe tashmë është e qartë që ata nuk po duan të marrin pjesë në këtë komision për të zbardhë të vërtetën. Nëse mendojnë se janë të pafajshëm duhet të vijnë dhe të përballën”, tha Bunjaku.

Ankesa pati edhe deputeti nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj.

Lekaj tha se qëllimi i pozitës është të fshehin të vërtetën.

“Po shihet qartë se atyre fare nuk iu intereson interesi publik por ai vetjak. Na kanë mbyt duke thënë se keni pas korrupsion, keqpërdorime, abuzime për 20 vjet dhe tashmë po e shihini se vetë janë për t’i mbrojtur vjedhjet. Çfarë ka ndryshuar VV, kanë ndryshuar parimet, apo mënyra si të abuzohet shteti, ku në këtë mënyrë mashtrojnë qytetarët e Kosovës për atë që kanë pasur kauzë luftimin e dukurive negative”, tha Lekaj.

Ndërkaq, takimi i radhës është vendosur të mbahet enjten nga ora 09:30.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Aksion i Prokurorisë Speciale dhe Policisë në Pejë, së paku dy të arrestuar për vepra penale

Publikuar

nga

Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Speciale të Kosovës kanë zhvilluar sot aksion në Pejë, që rezultoi me arrestimin e personave të përfshirë në veprimtari të kundërligjshme.

Së paku dy persona janë prangosur deri më tani, të cilët kanë qenë cak i hetimit nga Prokuroria.

Në bazë të informacioneve të para, personat e arrestuar dyshohen për fajde dhe detyrim, si dhe vepra të kësaj natyre.

Rasti pritet të procedohet tutje dhe të ndërmerren veprimet e nevojshme.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Kurti për zgjedhjet: Nëse opozita është rehat ne përfundojmë mandatin

Publikuar

nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se janë gati për zgjedhje, mirëpo ka thënë se opozita duhet të bëhet gati.

“Opozita duhet të bëhet gati, ne jemi gjithmonë gati, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati”, tha Kurti.

Përndryshe, Kurti para dy dite ka takuar kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi me të cilin kanë diskutuar edhe mundësinë për zgjedhje të parakohshme. Ai ka takuar edhe Mimoza Kusari-Lila nga Alternativa dhe Donika Gërvallën nga iniciativa Guxo, por është refuzuar nga LDK dhe AAK. Kurti po kërkon që në zgjedhje të shkohet duke e shpërbërë Kuvendit, me të cilët janë të pajtimit edhe në PDK, por LDK dhe AAK po kërkojnë që së pari Kurti të jap dorëheqje dhe pastaj të shpërbëhet Kuvendi.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Shtyhet seanca gjyqësore për uzurpimin e pronës në Hajvali, dy të pandehur kanë vdekur

Publikuar

nga

Për shkak të ndryshimit të statusit jetësor të disa të pandehurve, është shtyrë procesi gjyqësor i paraparë për t’u mbajtur sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për një nga rastet më eklatante të uzurpimit të pronës në Hajvali, pas 22 vjetësh bllokimi.

Gjyqtarja Kosovare Musliu ka thënë se Gjykata nuk ka kushte për mbajtjen e seancës së sotme dhe solli aktvendim që seanca e sotme nuk do të mbahet, për shkak të ndryshmit të statusit jetësor për të paditurin Hajrush Bajrami dhe të paditurin Vehbi Pacolli.

“Gjykata konstaton se nuk ka kushte për mbajtjen e seancës së sotme dhe bie aktvendim se seanca e sotme nuk do të mbahet, për shkak të ndryshmit të statusit jetësor për të paditurin Hajrush Bajrami për të cilin palët do t’i njoftoj me kohë. Ndërsa për të paditurin Vehbi Pacolli, për të cilin sot u deklarua se i njëjti ka ndërruar jetë, Gjykata sipas detyrës zyrtare do t’i drejtohet Agjencisë së Regjistrimit Civil për vërtetimin e statusit jetësor për të njëjtin. Për rrjedhjen e shqyrtimit gjyqësor në këtë çështje juridike Gjykata do t’i njoftojë palët me procedurë me kohë”, ka thënë ajo.

Avokati Avni Gjakova, në mungesë të autorizimit të paditurve, kërkoi nga gjykatësja që sot të paditurit që ishin në seancë ta autorizonin gojarisht atë si avokat.

“Mendimi im do te kishte qenë se cilët janë prej palëve këtu që e autorizojnë avokatin. Ekonomikisht është shumë me e dobishme për me ndihmuar këtë proces me deklaruar se cili, ju kisha lutur se është mirë për gjykatën edhe mua”, ka thënë ai.

Por gjykatësja Musliu tha se autorizimi i të paditurve për t’u mbrojtur nga avokati Avni Gjakova do të duhet që të bëhet me autorizim.

Prona milionëshe është blerë në vitin 2002 dhe pasi blerësi ka shkuar në diasporë, aty kanë filluar ndërtimet ilegale. Nga viti 2002, kjo tokë është në kontest pronësor mes një personi i cili posedon dokumentacion që ka blerë tokën dhe mbi 20 personave të tjerë që gjithashtu pretendojnë se prona është e tyre.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

“Freedom House”: Mosmarrëveshja e zgjatur me Kosovën, sfidë në demokratizimin e Serbisë

Publikuar

nga

Serbia ka pësuar rënien më të madhe në procesin e demokratizimit, sipas raportit për vitin 2023 të Freedom House. Prej 3.79 pikëve sa i ka pasur vitin paraprak, Serbia tani është vlerësuar me 3.61 pikë.

“Freedom House” së fundi përmes një tweet-i i ka thënë se “të shtënat tragjike, mosmarrëveshja e zgjatur me Kosovën dhe zgjedhjet e parakohshme të manipuluara, të gjitha kontribuuan në një mjedis të trazuar politik”.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara