Lajmet
Dështon mbledhja për buxhetin në Prishtinë
Published
1 month agoon
By
UBTnewsNë mungesë të kuorumit ka dështuar të mbahet mbledhja e jashtëzakonshme në Kuvendin Komunal të Prishtinës, e cila ishte thirrur nga kryetari Përparim Rama, për miratimin e buxhetit për vitin 2026.
Mungesën e kuorumit e konstatoi kryesuesi i Kuvendit Komunal, Fehmi Kupina.
“Konstatoj se nuk kemi kuorum për mbajtjen e kësaj mbledhje. Ju falënderoj për pjesëmarrje dhe me kaq e konstatoj të mbyllur këtë seancë,” tha ai.
Përkundër kësaj, fjalën e mori kryetari i Prishtinës, i cili e shfrytëzoi foltoren e Kuvendit Komunal të kryeqytetit për t’i bërë thirrje qytetarëve që në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, siç tha, “t’ia tregojnë vendin asamblistëve që po sabotojnë miratimin e buxhetit për vitin 2026”.
“Po e shihni që opozita në mënyrë destruktive po vazhdon të sabotojë proceset e zhvillimit të kryeqytetit, po vazhdon të jetë bllokuese. Për këtë arsye, ftoj qytetarët e kryeqytetit të reflektojnë që me 12 tetor t’ia tregojnë vendin secilit asamblistë që ka bllokuar dhe vazhdon të sabotojë këtë proces demokratik të transformimit të kryeqytetit. Prandaj, me 12 tetor uroj të kemi një shumicë me të cilën do të vazhdojmë me transformimin e kryeqytetit, siç kemi bërë këto katër vite,” tha ai.
Grupi i asamblistëve të LVV-së më herët ka bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në këtë mbledhje, derisa kanë arsyetuar vendimin e saj duke thënë se kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, e ka dërguar për votim buxhetin në mënyrë të njëanshme, pa asnjë konsultim paraprak dhe duke i anashkaluar anëtarët e Kuvendit Komunal dhe qytetarët e Prishtinës./D.B/KP
Lajmet
Motoristi godet për vdekje këmbësorin në Vragoli
Published
29 seconds agoon
November 4, 2025By
UBT News
														Një person ka vdekur nga aksidenti tragjik që ka ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë, përkatësisht në Vragoli. Kështu konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili tha se në vendin e ngjarjes mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës.
“Rreth orës 17:35 në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë, në Vragoli është shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet. Sipas informatave fillestare dyshohet se një këmbësor është goditur nga një motor. Në vendin e ngjarjes mjeku ka konstatuar vdekjen e një personi. Është njoftuar prokurori dhe mjekësia ligjore përderisa hetimet janë duke u kryer nga Policia për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë quar deri te ky aksident tragjik”, tha Hoxha.
Policia apelon për kujdes në trafik, respektim të rregullave dhe përshtatje të shpejtësisë në rrugë, posaqërisht kur ka ndryshime atmosferike-reshje dhe dukshmëria është më e kufizuar./S.K/KP/
Lajmet
Reagon Sveçla: Serbia po vazhdon me veprimet e saj destabilizuese ndaj Kosovës
Published
15 minutes agoon
November 4, 2025By
UBT News
														Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla reagoi pasi xhandarmëria serbe ka plagosur duke tentuar ta vrasë dhe më pas e ka rrëmbyer një qytetar me inicialet M.V, shtetas i Republikës së Kosovës.
Sipas Sveçlës, Serbia po vazhdon me veprimet e saj destabilizuese ndaj Kosovës, duke cenuar hapur integritetin territorial, kësaj radhe në zonën -0- të kufirit e cila ka prani më të shtuar të KFOR-it.
“Në vazhdën e politikave të saj të frikësimit dhe përndjekjeve ndaj qytetarëve që nuk i binden regjimit të Vuçiqit, xhandarmëria serbe ka plagosur duke tentuar ta vrasë dhe më pas e ka rrëmbyer një qytetar me inicialet M.V, shtetas i Republikës së Kosovës. Ky është një akt i përsëritur dhe i pandëshkuar. Dy vite më parë pjesëtarë të njësive speciale të Serbisë hynë brenda territorit tonë dhe kidnapuan tre pjesëtarë të policisë sonë, pas kësaj, ndodhi sulmi terrorist në Banjskë. Në anën tjetër është e vazhdueshme politika e terrorit dhe dhunës që ajo ushtron në vazhdimësi me figurat që nuk pajtohen me politikat agresore të Aleksandër Vuçiqit”, shkruan Sveçla.
Ai po ashtu shkroi se kjo qasje agresive dhe provokuese e Serbisë është e papranueshme.
“Ajo përbën shkelje të rëndë të kufijve tanë shtetërorë dhe të të drejtave të qytetarëve tanë. Është koha e fundit që faktori ndërkombëtar të reagojë me veprime të qarta dhe ndëshkuese ndaj Serbisë, në mënyrë që këto akte armiqësore të mos përsëriten më kurrë”, shkruan ai.
Policia e Kosovës pretendon se ai u plagos dhe u rrëmbye nga xhandarmëria serbe./S.K/KP/PK
Lajmet
Belgjika nën kërcënimin e dronëve, ngre alarmin për sigurinë e vendeve të NATO-s
Published
17 minutes agoon
November 4, 2025By
UBT News
														Qendra e selisë së NATO-s, Belgjika, ka pranuar vështirësitë e saj në përballjen me valët e droneve të paidentifikuara që po shfaqen në disa vende evropiane këtë kohë.
Sipas raportimit të Business Insider, Belgjika po lufton për të neutralizuar objektivat që po spiunojnë një bazë ushtarake kritike, ku strehon avionët e saj luftarakë të avancuar.
Ministri i Mbrojtjes, Theo Francken, deklaroi se të paktën tre dronë të mëdhenj u vunë re duke fluturuar lart mbi bazën ajrore të Kleine-Brogel në një natë të vetme, duke ngritur alarmin për sigurinë e NATO-s në Evropë.
Baza e Kleine-Brogel, e vendosur në verilindje të Belgjikës, është shtëpia e flotës së avionëve F-16 Fighting Falcon të vendit, dhe Brukseli planifikon të vendosë aty avionët e rinj F-35 Lightning II.
Më tej, dyshohet se SHBA ruajnë dhjetëra armë bërthamore në këtë bazë, si pjesë e strategjisë së NATO-s për mbrojtje bërthamore në Evropë.
Francken u shpreh se një barrierat e vendosura ndaj dronëve kanë dështuar të neutralizojë pajisjet, ndoshta për shkak të distancës ose frekuencës së gabuar.
“Një helikopter dhe disa automjete u mobilizuan për të ndjekur një prej dronëve, por e humbëm gjurmën pas disa kilometrash” shtoi ai, duke theksuar se sisteme të tjera ajrore kundër droneve janë urgjentisht të nevojshme.
Ky nuk është incidenti i parë, ku drone të ngjashme u raportuan mbi të njëjtën bazë për tre netë radhazi, duke filluar nga 1 nëntori, dhe katër drone të tjera u vunë re më 3 nëntor në orët e mbrëmjes.
Autoritetet belge dyshojnë se bëhet fjalë për një operacion spiunazhi të koordinuar, ku dronët e vogla u ndoqën nga ato më të mëdha për destabilizim./S.K/KP/RTSH/
Lajmet
Ndërtimi i një tuneli në Shqipëri, ngritët akuza për pesë zyrtarë
Published
20 minutes agoon
November 4, 2025By
UBT News
														Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Shqipëri, ka ngritur akuzat për veprën penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, ndaj pesë personave zyrtarë.
SPAK njofton se në vijim të njoftimit të mëparshëm të publikuar më 31 tetor në kuadër të hetimit të procedimit penal nr. 136 të vitit 2025, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ngritur akuza në ngarkim të pandehurve të tjerë; Evis Berberi, Gentian Gjyli, Erald Elezi, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica, akuzuar për kryerjen e veprës penale: “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.
SPAK thekson se, deri në këtë fazë të hetimeve paraprake, faktet penale, objekt akuze në ngarkim të të pandehurve: Evis Berberi, Gentian Gjyli, Erald Elezi, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica, kanë të bëjnë me veprimet e tyre në cilësinë e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në njërën nga procedurat e prokurimit, objekt i këtij hetimi, “Ndërtimi i tunelit të Llogorasë” në seksionin rrugor Orikum-Himarë, pjesë e autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë), zhvilluar në datën 11.12.2020 dhe pas anulimit, i rihapur në datën 22.6.2021, me fond limit 18 967 810 952.08 (tetëmbëdhjetë miliardë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e shtatë milionë e tetëqind e dhjetë mijë e nëntëqind e pesëdhjetë e dy (pikë) zero tetë) lekë pa TVSH.
SPAK bën të ditur se, në kohën e kryerjes së veprimeve për këtë procedurë prokurimi, të pandehurit kanë pasur detyrat funksionale, Evis Berberi- Drejtor i Përgjithëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Erald Elezi -Drejtor i Drejtorisë së Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve në Autoritetin Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli- Drejtor i Drejtorisë së Ndërtimit dhe i Mirëmbajtjes në Autoritetin Rrugor Shqiptar, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica, specialiste të nivelit të lartë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë./S.K/KP/
											Motoristi godet për vdekje këmbësorin në Vragoli
											Reagon Sveçla: Serbia po vazhdon me veprimet e saj destabilizuese ndaj Kosovës
											Belgjika nën kërcënimin e dronëve, ngre alarmin për sigurinë e vendeve të NATO-s
											Ndërtimi i një tuneli në Shqipëri, ngritët akuza për pesë zyrtarë
											Rrëmbimi në veri, Fetoshi thotë se ndaj viktimës ka pasur edhe sulme të tjera
											Parashikimi i motit
											Katy Perry ndez skenën në Itali me performancë mahnitëse
											Si ta mbroni lëkurën nga tharja gjatë vjeshtës dhe dimrit?
											Çfarë i bën vetmia trupit dhe mendjes së njeriut?
Të kërkuara
- 
										
																			Lajmet2 months agoProfesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
 - 
										
																			Aktualitet2 weeks agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
 - 
										
																			Rajoni1 month agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
 - 
										
																			Vendi2 months agoVotoni për UBT-në dhe Rektorin Hajrizi në Triple E Awards: Dy nominime të reja ndërkombëtare për institucionin dhe Kosovën
 
