Lajmet

Dështon mbledhja e kryesisë, LDK paralajmëron bojkot të Kuvendit

Në mbledhjen e sotme të kryesisë ka munguar nënkryetari nga LDK, Kujtim Shala.

Published

on

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të marrë pjesë në mbledhjet e Kryesisë, pa heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovën. Shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, po ashtu bëri të ditur se nuk do të ketë as seanca normale dhe për veprimet e ardhshme do të vendosin në mbledhjen e kryesisë së partisë. Në mbledhjen e sotme të kryesisë ka munguar nënkryetari nga LDK, Kujtim Shala, ku në mungesë kuorumi ka dështuar.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila njoftoi se ka dështuar mbledhja e kryesisë, ku tha se në propozimin e rendit të ditës për një seancë të re kanë qenë 18 pika.

“Mbledhja e kryesisë nuk u mbajt në mungesë të kuorumit. Sot mungoi nënkryetari nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, nuk është se kishim ndonjë paralajmërim të mungesës së zotëri Kujtim Shala për këtë mbledhje të kryesisë. Tashmë mbetet që në kompetencë të kryetarit të Kuvendit të Kosovës të caktohet sipas detyrave që i ka një seancë. A do të caktohet një seancë e re mbetet të shihet pas vendimit dhe njoftimit që bën kabineti i kryetarit të Kuvendit”, tha ajo.

Ajo theksoi se edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca ka bërë kërkesë për të gjitha partitë që të ndajnë punën e politikës dhe Kuvendit.

Tutje, ajo foli për mungesën e opozitës në mbledhjen e kryesisë ku tha se kjo flet për përgjegjësitë që duhet të ushtrojnë të njëjtit.

“Zonja Bogujevci është në pushimin e lehonisë, ajo pritet të kthehet në fund të këtij muaji. Por, megjithatë është edhe një rrethanë tjetër specifike që nuk ka një përfaqësues për anëtar të kryesisë nga ana e Listës Serbe, edhe pse ata nuk kanë qenë të definuar në raport me pozicionin e tyre pozitë-opozitë, ata ishin prezent në qeveri kur ishin vetëm sipas formulës kushtetuese. Përderisa për pjesën tjetër po nënkuptohet, sot ishin tre nënkryetarë të Kuvendit, kryetari Konjufca, nënkryetari Hoxhaj dhe nënkryetari Shabani nga grupi multi-etnik. Përgjegjësitë dhe detyrat e secilit janë të caktuara, ne komunikojmë vazhdimisht, kryetari i Kuvendit mundohet deri në maksimum përtej petkut politik dhe zgjedhjeve të cilat kanë mbaruar me rezultatin të cilin janë parë që të ofrojë shefat e grupeve parlamentare, anëtarët e kryesisë edhe nga opozita që të akomodojë kërkesat dhe të gjejë hapësirën për diskutim”, shtoi shefja e deputetëve të LVV-së.

Teksa theksoi se në mbledhjen e sotme nuk u arrit që të caktohet seanca e ardhshme, shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri tha se shumica ka telashe të brendshme.

“Ky Kuvend është i dështuar se tashmë po flasim për një parlament që realisht është i dështuar, që nuk e meriton të vazhdojë as edhe një ditë të vetme, që nuk e meriton të shpenzohet as edhe një cent të vetëm nga taksat e qytetarëve të Republikës së Kosovës, sepse e ka bllokuar komplet agjendën në vend. Qeverisje në vend nuk kemi, gjithçka ka stagnuar, prandaj mendoj që jemi në një gjendje mjaft të mjerueshme si vend të cilën e kemi si rezultat i kësaj qeverisje”, deklaroi ai.

Ndërkaq, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi tha se nuk do të marrin pjesë as në mbledhjet e ardhshme të kryesisë.

“Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e kryesisë për shkak të situatës së krijuar lidhur me sanksionet tashmë të konfirmuara nga zëdhënësi i BE-së dhe nga kryeministri i Kosovës. Ne si Grup Parlamentar vlerësojmë se është e dëmshme për Kosovën dhe është e pamundur që të sillemi në mënyrë normale sikur nuk ka ndodhur asgjë. Prandaj, nuk do të marrim pjesë në mbledhjen e kryesisë, as në të ardhmen. Dhe për masat dhe veprimet e mëtutjeshme do të merren vendimet në kryesinë e partisë shumë shpejt. Ne jemi para një situate e cila është jashtëzakonisht e rrezikshme për Kosovën dhe e cila realisht cenon vetë ekzistencën e shtetit. Dhe për një situatë të tillë duhet të marrim veprimet e duhura në kohën e duhur”, deklaroi Gashi.

Ai po ashtu paralajmëroi edhe veprime të tjera, të cilat do të vendosen në mbledhjen e kryesisë së partisë.

“Nuk do të ketë seanca normale dhe nuk do të ketë kuvend normal pa u hequr sanksionet ndaj Kosovës. Për veprimet dhe masat tjera do të vendosen në mbledhjen e kryesisë së partisë”, përfundoi ai. 

Vendi

UBT lanson Global Virtual Campus, një model i ri i arsimit pa kufij

Published

on

By

UBT ka lansuar zyrtarisht konceptin më të ri inovativ në fushën e arsimit, Global Virtual Campus, një platformë që synon të transformojë mënyrën se si ofrohet edukimi në nivel global, përmes partneritetit strategjik me EON Reality.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, theksoi se ky model është një hap të rëndësishëm drejt së ardhmes së arsimit gjithëpërfshirës dhe të qasshëm për të gjithë.

Në këtë kontekst, Global Virtual Campus është një koncept dhe model i ri, modeli i së ardhmes, që mundëson ofrimin e të njëjtës përmbajtje dhe të njëjtës cilësi kudo në botë, me të njëjtin potencial dhe përvojë, pa humbur kohë dhe me kosto të përballueshme për të gjithë. Pra, kjo qasje e aksesueshmërisë dhe përballueshmërisë, kudo dhe në çdo kohë, është thelbi i Global Virtual Campus, të cilin po e ofrojmë përmes partneritetit tonë me EON”, u shpreh Rektori Hajrizi.

Rektori Hajrizi deklaroi se UBT ka një përvojë të gjatë dhe të suksesshme në arsimin e lartë, duke u renditur ndër institucionet më të vlerësuara globalisht në fusha kyçe si inovacioni, qëndrueshmëria, ndërmarrësia dhe shkenca.

Ai nënvizoi se institucioni njihet për standarde të larta cilësie dhe është i akredituar nga mekanizma ndërkombëtarë, përfshirë British Accreditation Council, si dhe gëzon një validim të fortë në raport me sistemin amerikan të arsimit.

“Ne besojmë fuqishëm në rëndësinë e kontaktit njerëzor dhe bashkëpunimit fizik, por në të njëjtën kohë duhet të shfrytëzojmë maksimalisht potencialin që ofron inteligjenca artificiale për të rritur cilësinë dhe për të zgjeruar qasjen në arsim”, u shpreh Rektori Hajrizi.

Një nga shtyllat kryesore të këtij transformimi është integrimi i inteligjencës artificiale dhe teknologjive të avancuara të vizualizimit në procesin mësimor. Sipas Hajrizi, përvoja e gjatë e partneritetit me platforma inovative si EON ka mundësuar ndërtimin e një sistemi që garanton cilësi të lartë të mësimdhënies, pavarësisht vendndodhjes së studentëve.

Global Virtual Campus synon të ofrojë përmbajtje dhe standard të njëjtë edukimi kudo në botë, duke eliminuar barrierat gjeografike dhe kohore, dhe duke hapur një epokë të re të arsimit global.

Video e plotë

Continue Reading

Lajmet

Kryesia dështon të miratojë rendin e ditës: Mospajtime për rezolutën e luftës

Published

on

By

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ka përfunduar pa një pajtim për rendin e ditës të seancës së radhës, pas mospajtimeve mes partive politike për pozicionimin e rezolutës për mbrojtjen e të vërtetës historike të luftës.

PDK-ja, e mbështetur edhe nga opozita tjetër, ka insistuar që kjo rezolutë të jetë pika e parë e rendit të ditës për seancën e së premtes. Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar që ajo të trajtohet si pikë e fundit, duke kërkuar një dakordim më të gjerë paraprak.

Për shkak të kësaj bllokade, rendi i ditës pritet të miratohet në fillim të seancës plenare. Përveç rezolutës për luftën, në agjendë janë edhe katër marrëveshje ndërkombëtare, votimi për anëtarin e Këshillit Prokurorial, si dhe debati për rritjen e çmimit të naftës.

Continue Reading

Vendi

Kurti pret drejtoren e NATO-s: FSK po përgatitet për mision në Gazë

Published

on

By

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot drejtoren e NATO-s për Operacione, Charlotte Hallengren, me të cilën ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit dhe sigurinë në vend.

Gjatë takimit, Kurti falënderoi aleancën veri-atlantike për rolin e saj në stabilitetin e Kosovës, ndërsa kërkoi më shumë mundësi trajnimi për pjesëtarët e FSK-së në institucionet e NATO-s.

Kryeministri njoftoi se Forca e Sigurisë së Kosovës, pas sukseseve në disa misione ndërkombëtare, aktualisht po përgatitet për të zbarkuar në Gazë, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese.

“Kryeministri Kurti tha se Forca e Sigurisë së Kosovës ka demonstruar performancë të lartë në misionet ndërkombëtare, përfshirë bashkëzbarkimet në Kuvajt, Belize dhe Ishujt Falkland, si dhe misionin në Turqi. Ndërsa, shtoi se aktualisht është duke u përgatitur për misionin në Gaza, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese. Ndërsa, përmendi edhe trajnimet për personelin ukrainas për deminim dhe misione të kërkim-shpëtimit”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

Nga ana tjetër, zyrtarja e lartë e NATO-s vlerësoi lart këtë vendim dhe falënderoi Kosovën për bashkërendimin e ngushtë me aleancën në rrugën drejt integrimit.

 

Continue Reading

Lajmet

Vdes një punëtor në vendin e punës në Strellc të Deçanit, një tjetër i lënduar

Published

on

By

Një aksident fatal në vendin e punës ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Strellc të Ulët të Deçanit, ku si pasojë e lëndimeve ka vdekur një punëtor dhe një tjetër ka mbetur i lënduar.

Lajmi është konfirmuar nga Policia Rajonale e Pejës, sipas së cilës ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 në një punëtori druri, ku disa materiale kanë rënë mbi dy punëtorët. Viktimat u dërguan menjëherë në Emergjencën e Spitalit të Pejës, ku mjekët konstatuan vdekjen e njërit prej tyre.

Njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Continue Reading

Të kërkuara