Lajmet

Dëshmitari Rrahimi: Salih Mustafën për herë të parë e kam parë në TV

Rrahimi tregoi se si e kishte ndihmuar dhe transportuar Nuredin Ibishin dhe Kapllan Parduzin pasi ishin plagosur më 1999.

Published

on

Shaqir Rrahimi është dëshmitari i dhjetë i mbrojtjes së Salih Mustafës i cili sot është duke dhënë dëshminë e tij pranë Dhomave të Specializuara në Hagë.

Rrahimi tregoi se si e kishte ndihmuar dhe transportuar Nuredin Ibishin dhe Kapllan Parduzin pasi ishin plagosur në ofensivën e 9 prillit 1999, ndërsa u shpreh se Salih Mustafën fatkeqësisht nuk e ka njohur në prillin e vitit 1999 dhe për herë e parë e ka parë në televizor.

Ish pjesëtari i UÇK-së, Shaqir Rrahimi tregoi në periudhën kohore janar-qershor 1999 nuk ka marr pjesë në ndonjë ofensivë, por ka përjetuar sulmin nga forcat serbe të 9 prillit në Surdull ku kishin mbetur të plagosur dhe të vrarë, ndër ta të plagosur tregoi se ishin edhe Nuredin Ibishi dhe Kapllan Parduzi.

Avokati Shala: A keni qenë në Sudull apo Orllan?

Dëshmitari: Unë kam qenë në fshatin Turuçicë.

Avokati: Dhe si keni kuptuar se janë vrarë dhe lënduar civilë apo ushtarë gjatë atij sulmi, ofensive?

Dëshmitari: Më 9 prill forcat serbe kanë marr një aksion në fshatin e quajtur Surdull më 10 prill 1999 është plagosur komandat Leka Nuredin Ibishi me gjithë Kapllan Parduzin me pseudonimin Korabi në atë pjesën në fshati Turuçicë e gjithë popullata e Llapit, duke ja nisur nga Bradashi, Llapashtica Dobratinë ka qenë në fshatin përreth Orllanit, fshatrat Turuçicë Rakinicë, Muhazob, Kushenicë.

Avokat Shala: E ju si e kuptuat se janë plagosur Nuredin Ibishi dhe Kapllan Parduzi?

Dëshmitari: Se na bënim furnizimin e popullatës, duke shpërndarë ndihma popullatës, miell dhe gjëra elementare çka mundeshim me siguri, najloni për mbulesë sepse njerëzit flinin në fushë, edhe popullata normal që e kishte dëgjuar atë ngjarje dhe u folke nëpër popullatë atëherë kur kam dëgjuar se është plagosur komandant Leka, ka qenë një spital i improvizuar por nuk ka qenë spital ai u kanë stallë me një tepi dhe sfungjerë dhe kam shkuar në atë spital të improvizuar dhe kam shkuar dhe e kam parë gjendjen e Nuredin Ibishit dhe Korab Parduzit aty ka pasur dhe të tjerë qytetar dhe fëmijët të plagosur.

Avokati: Pse ju shkuat ta vizioni Nuredin Ibishin?

Dëshmitari: E kam vendas është i Orllanit e kam edhe kushëri jemi të një gjaku, e ndjeja obligim moral me shkua me vizitua dhe nëse ka nevojë me ndihmua diçka.

Më pas i pyetur nga avokati, Betim Shala se si kishte vepruar për ta ndihmuar Nuredin Ibishin dhe Kapllan Parduzin për të marr trajtim më të mirë mjekësor, Rrahimi tregoi se si me traktorin e tij i kishte bartur ata deri në Rimanisht, udhëtim ky i cili tha se ka zgjatur 48 orë.

Avokati Shala më pasi pyeti dëshmitarin , Shaqir Rrahimi se a i kishte përcjell dikush gjatë këtij rrugëtimi dhe ai tha se fillimisht e kishin përcjell deri në Kushevicë me dy traktora Rrahman Zeka dhe Sabit Rrahimi, ndërsa nga fshati Koliçë e deri në Rimanishtë është përcjell nga dy persona me një traktorë i cili ka qenë në largësi 200 metra.

Tutje ai tha se këta dy persona nuk i ka njohur, por e di që kanë qenë civil dhe nuk ka pasur asnjë kontakt me ta.

Më pas mbrojtja e Salih Mustafës, dëshmitarin e ka ballafaquar me dëshminë e tij dhënë për palën mbrojtëse, ku derisa ishte pyetur nga avokati mbrojtës se a i dinte emrat e personave që i shoqëronin, ai kishte thënë se nuk i mban mend por të paktën dy herë njerëzit kishin thirr emrin Cali. Dëshmitari edhe sot para trupit gjykues pranoi se kështu kishte ndodhur.

Avokati Shala: Në pyetjen e avokatit mbrojtës a i dini emrat e tyre ju jeni përgjigjur nuk mbaj mend por të paktën dy herë ngërzitë thërrisnin emrin Cali, Cali a iu kujtohet që keni thënë kështu?

Dëshmitari: Po.

Avokati Shala: A mund të na tregoni a e keni dëgjuar emrin Cali, Cali?

Dëshmitari: Deri tek Koliçi nuk jam i sigurt se si quhet vendi vetëm dy persona kanë ardhur në traktor për mua janë të panjohshëm atëherë kam thënë dhe tani po e them se kanë thënë Cal a shkojmë djathtas a majtas kaq edhe unë me ata persona nuk jam takuar.

Avokati Shala: A keni pasur mundësi me i pa fizikisht këta persona?

Dëshmitari: Fizikisht në një distancë thash kam pasur mundësi, po.

Dëshmitari i mbrojtjes së Salih Mustafës, Shaqir Rrahimi tregoi se gjatë muajit prill 1999 nuk e kishte njohur Mustafën, dhe asnjëherë nuk e ka parë deri pas arrestimit të tij kur ka dal në TV.

Avokati Shala: A e keni njohur Salih Mustafën në muajin prill 1999?

Dëshmitari: Për fat të keq timin, nuk e kam njohur.

Avokati Shala: Sot a e njihnin Salih Mustafën?

Dëshmitari: Nuk e kam parë kurrë deri në televizor kur e kam parë.

Avokati Shala: A e dini Salih Mustafa a ka nofkë a e thërrasin edhe ndryshe?

Dëshmitari: Kam dëgjuar përmes televizorit pasi është bërë publike arrestimi i tij atëherë kam kuptuar se e ka nofkën Cali, nuk e kam dëgjuar përpara.

Avokati Shala: At personin Cali që e keni parë nga fshati Turuçicë e deri në Rimanisht nga kujtesa juaj, a mund të jetë Salih Mustafa ai person?

Dëshmitari: Janë bërë 23 vite është pak problem se ka ndryshuar 23 vite janë shumë, nuk mund ta përcaktoj saktë, këtu nuk kam përgjigje.

Dëshmitari i mbrojtjes së Salih Mustafës, Shaqir Rrahimi tregoi se ka qenë pjesëtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë është duke vazhduar procesi gjyqësor ndaj ish pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafës.

Mustafa është arrestuar më 24 shtator të vitit 2020 me pretendimin për krime lufte.

Continue Reading

Vendi

Maqedonci me Përfaqësuesin e SHBA-së në NATO: Diskutohet blerja e helikopterëve “Black Hawk” dhe kontributi i FSK-së në Gaza

Published

on

By

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka zhvilluar një takim me Ambasadorin Matthew Whitaker, Përfaqësuesin e Përhershëm të SHBA-së në NATO, me të cilin ka diskutuar për thellimin e partneritetit strategjik në fushën e mbrojtjes dhe integrimin e Kosovës në aleancën euroatlantike.

Sipas njoftimit të ministrit Maqedonci, ambasadori Whitaker ka konfirmuar mbështetjen e SHBA-së për rrugëtimin e Kosovës drejt NATO-s dhe avancimin e kapaciteteve mbrojtëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Gjatë takimit u theksuan pikat kryesore të bashkëpunimit.

Blerjet ushtarake dhe industria e mbrojtjes: U diskutua për procedurat e nisura për blerjen e helikopterëve “Black Hawk”, furnizimin me sisteme ushtarake nga SHBA-ja, si dhe zhvillimin e industrisë vendore të mbrojtjes në Kosovë.

Partneriteti me Iowa-n: U vlerësua bashkëpunimi më se 15-vjeçar me Gardën Kombëtare të Iowa-s përmes trajnimeve dhe ushtrimeve të përbashkëta.

Misionet ndërkombëtare dhe KFOR-i: Maqedonci shprehu gatishmërinë e Kosovës për të kontribuar me trupa në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza, si dhe diskutoi për bashkëpunimin me NATO-n lidhur me praninë e KFOR-it, optimizimin e hapësirës ajrore dhe shfrytëzimin e mundshëm të Kampit Bondsteel e Aeroportit të Gjakovës.

Ministri Maqedonci i ka dërguar ftesë zyrtare ambasadorit Whitaker për të vizituar Kosovën, duke ritheksuar se partneriteti me SHBA-në mbetet thelbësor për të ardhmen euroatlantike të vendit. /E.A/

 

 

 

 

 

Continue Reading

lajme

UBT International Smart Schools shënon Ditën Botërore të Shëndetit Mendor në bashkëpunim me organizatën SIT

Published

on

By

Nxënësit e UBT International Smart Schools kanë shënuar Ditën Botërore të Shëndetit Mendor përmes një aktiviteti të organizuar në bashkëpunim me organizatën SIT, me qëllim të promovimit të mirëqenies emocionale, ndërgjegjësimit dhe rëndësisë së kujdesit për shëndetin mendor.

Përmes këtij aktiviteti, nxënësit patën mundësinë të angazhohen në iniciativa ndërgjegjësuese që theksojnë rëndësinë e shprehjes së emocioneve, komunikimit të hapur dhe mbështetjes së ndërsjellë. Aktiviteti synoi gjithashtu të kontribuojë në krijimin e një mjedisi shkollor ku mirëqenia emocionale dhe shëndeti mendor trajtohen me kujdes, respekt dhe pa paragjykime.

Continue Reading

lajme

Fakulteti i Psikologjisë në UBT shënon Ditën Botërore të Shëndetit Mendor në bashkëpunim me organizatën SIT

Published

on

By

Studentët e vitit të parë të Fakultetit të Psikologjisë në UBT, në bashkëpunim me organizatën SIT, kanë zhvilluar aktivitete me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, me qëllim të promovimit të mirëqenies psikologjike, ndërgjegjësimit dhe rëndësisë së kujdesit për shëndetin mendor.

Aktiviteti shërbeu si mundësi për studentët që të angazhohen në diskutime dhe aktivitete ndërgjegjësuese, duke theksuar rëndësinë e komunikimit të hapur, mbështetjes sociale dhe krijimit të një mjedisi ku shëndeti mendor trajtohet pa paragjykime.

Përmes aktiviteteve të tilla, Fakulteti i Psikologjisë në UBT synon të nxisë te studentët jo vetëm zhvillimin e njohurive profesionale, por edhe ndjeshmërinë sociale, përgjegjësinë dhe angazhimin për çështjet që ndikojnë në mirëqenien e individit dhe të shoqërisë.

Bashkëpunimi me organizatën SIT përbën një mundësi për të afruar studentët me iniciativa ndërgjegjësuese dhe për të promovuar një qasje më të hapur dhe gjithëpërfshirëse ndaj shëndetit mendor.

Continue Reading

Lajmet

Ngrihet aktakuzë për krime lufte në Zveçan ndaj ish-komandantit të policisë serbe

Published

on

By

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit M.Gj., i cili akuzohet për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Sipas aktakuzës, gjatë viteve 1998–1999 në Komunën e Zveçanit, i pandehuri në cilësinë e Komandantit të Repartit Policor (përbërja rezerve) ka kryer vrasje, trajtim çnjerëzor, frikësim, shkatërrim të pasurisë, dëbim masiv si dhe spastrim etnik të popullatës civile.

Prokuroria bën të ditur se veprat penale janë kryer në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore serbe, si në kuadër të përgjegjësisë individuale, ashtu edhe asaj komanduese. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara