Lajmet

Dëshmitari Rashiti rrëfen momentin e sulmit në Banjskë dhe vrasjen e rreshterit Bunjaku

Published

on

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, gjatë seancës për rastin e sulmit të armatosur në Banjskë më 24 shtator 2023, dëshmoi zyrtari policor Alban Rashiti, pjesëtar i Njësisë për ndërhyrje të shpejtë. Ai përshkroi me detaje momentet kritike të sulmit, ku mbeti i plagosur, dhe rrethanat në të cilat u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

Rashiti tha se gjithçka ndodhi papritur, pak pasi ishte takuar me rreshterin Bunjaku në vendin e ngjarjes. Sipas tij, një shpërthim i fuqishëm ndodhi nga ana e majtë, i cili e plagosi në krah. Menjëherë pas këtij shpërthimi, filluan të shtënat nga shumë drejtime të fshatit.

“Kur e kam kthyer kokën, kam parë zjarr dhe kam kuptuar se jam goditur. U përpoqa të marr pozicion mbrojtës, por ndodhën edhe shpërthime të tjera, ndërsa më pas filluan të shtënat me armë zjarri”, tregoi Rashiti.

Ai tha se në mes të situatës kaotike, pa që rreshteri Bunjaku ishte i shtrirë dhe i gjakosur, pa shenja jete. Në përpjekje për ta tërhequr nga zona, ai dhe kolegët e tij kërkuan të afronin një automjet, por ai u qëllua dhe mbeti i palëvizshëm. Pavarësisht plagëve që kishte marrë, Rashiti vijoi të ndihmonte në përpjekjet për evakuimin e trupit të rreshterit, ndërsa rreth tyre vazhdonin të binin predha.

Ai shtoi se gjatë gjithë kohës ishte i vetëdijshëm për rrezikun, por nuk u kishte treguar kolegëve për plagët e veta për të mos ndikuar në moralin e njësisë. “Më vonë kam parë se isha i plagosur edhe në këmbën e djathtë. Nga lart kam vërejtur një dron që po na vëzhgonte, nuk e di nëse është rrëzuar apo jo.”

Seanca gjyqësore për rastin po vazhdon, ndërsa dëshmia e Rashitit pritet të ndihmojë në sqarimin e rrethanave të sulmit.

Lajmet

Zbulim i ri arkeologjik në Spanjë: Një dhomë romake mendohet të ketë qenë bibliotekë e lashtë

Published

on

Një zbulim i ri arkeologjik në kompleksin romak Fuente Álamo, në Kordobë të Spanjës, mund të ndryshojë mënyrën se si kuptohet historia e këtij vendbanimi antik.

Sipas një studimi të publikuar në Journal of Mediterranean Archaeology, një dhomë që më parë besohej se ishte një faltore kushtuar perëndisë Mithra, mund të ketë shërbyer si bibliotekë romake.

Studiuesit nga universitetet e Kordobës dhe Granadës kanë arritur në përfundimin se Dhoma 10 është rimodeluar në shekullin e IV pas Krishtit dhe mund të jetë protobiblioteka më e vjetër e zbuluar deri më sot në Gadishullin Iberik, si dhe biblioteka më perëndimore e njohur në Perandorinë Romake.

Analizat arkitekturore kanë zbuluar elemente tipike të bibliotekave romake, përfshirë një absidë, kamare për ruajtjen e dorëshkrimeve, podium dhe hapësira që mund të kenë shërbyer për punë ose magazinim.

Nëse konfirmohet përfundimisht, kjo bibliotekë do të përbënte një nga zbulimet më të rëndësishme për studimin e jetës kulturore dhe intelektuale në Perandorinë Romake./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Sulm ndaj zyrtarëve policorë në Rahovec, një person dërgohet në mbajtje

Published

on

Në Rahovec është arrestuar një person pasi dyshohet se, së bashku me familjarët e tij, ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë gjatë një intervenimi.

Sipas Policisë, të dyshuarit nuk i kanë respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë dhe më pas kanë ndërmarrë sulm fizik ndaj tyre.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti po hetohet./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Inspektim në 65 auto-parkingje në Prishtinë, evidentohen shkelje tatimore

Published

on

Njësitë policore të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës dhe Prokurorinë e Shtetit, kanë realizuar një aksion inspektimi në 65 auto-parkingje në rajonin e Prishtinës.

Gjatë kontrolleve janë evidentuar shkelje të ndryshme, të cilat do të trajtohen nga institucionet përkatëse në përputhje me kompetencat ligjore.

Aksioni është zhvilluar në kuadër të luftimit të shmangies nga tatimi dhe respektimit të obligimeve ligjore nga bizneset./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Lipjan për ngacmim seksual

Published

on

Në Lipjan është arrestuar një person pasi dyshohet se në vazhdimësi ka ngacmuar një grua.

Sipas Policisë, rasti është raportuar më 29 korrik 2026, ndërsa pas konsultimit me prokurorin dhe inicimit të rastit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti po hetohet./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara