Lajmet

Deri sot: 107 mijë raste pozitive me Covid 19 në Kosovë

Published

on

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 2 mijë e 135 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 40 raste pozitive.

Sipas njoftimit, brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Ndërkaq Instituti ka bërë të ditur se për 24 orë janë shëruar 358 persona, derisa numri total i të shëruarve shkon në 99 mijë e 455.

Numri total i rasteve pozitive është 106 mijë e 843, ndërkaq raste aktive janë 5 mijë e 165.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 1 rast (68 vjeç), Skenderaj 1 rast (73 vjeç), Suharekë 1 rast (67 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 106.843 raste nga 565.607 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.223 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 358 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 99.455 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.165. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 9 raste, Skenderaj 6 raste, Vushtrri 6 raste, Viti 4 raste, Suharekë 3 raste, Drenas 2 raste, Gjakovë 2 raste, Malishevë 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjilan, Kaçanik, Klinë dhe Pejë”, thuhet në njoftim.

Lajmet

Baleti Kombëtar i Kosovës mbyll me sukses turneun në Amerikën Latine

Published

on

Baleti Kombëtar i Kosovës ka përmbyllur turneun në Amerikën Qendrore dhe Amerikën Latine me një performancë të suksesshme në Bogotá të Kolumbisë.

Sipas njoftimit, mbi 1800 spektatorë në Teatro Municipal Jorge Eliécer Gaitán e përcollën mbrëmjen finale me duartrokitje dhe entuziazëm. Në këtë mbrëmje u prezantua vepra “Carmina Burana”, me koreografi të Toni Candeloro, e cila krijoi një atmosferë të veçantë në skenën kolumbiane.

Nga institucioni u vlerësua se ky ishte një përmbyllje e suksesshme e turneut, i cili promovoi artin dhe kulturën kosovare në arenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Lajmet

Nxënësit e UBT International Smart Schools sjellin në skenë shfaqjen “Romeo and Juliet”

Published

on

By

Nxënësit e klasave të 10-ta dhe 11-ta në UBT International Smart Schools realizuan me sukses shfaqjen teatrore “Romeo and Juliet”, duke sjellë në skenë një nga veprat më të njohura të letërsisë botërore përmes një interpretimi kreativ dhe frymëzues.

Aktiviteti u organizua në kuadër të lëndës së Gjuhës Angleze, duke kombinuar mësimin akademik me artin skenik dhe zhvillimin e aftësive komunikuese, kreative dhe interpretuese të nxënësve.

Shfaqja u realizua në bashkëpunim me profesoreshat Lorika Berjani, Ganimete Marmullaku dhe Laura Ymeri, ndërsa nxënësit patën mundësinë të mësojnë më shumë edhe mbi lëvizjet dhe performancën skenike përmes bashkëpunimit me profesorin Ilir Prapashtica dhe profesoreshën Fiona Gllavica.

Përmes këtij projekti artistik dhe edukativ, nxënësit demonstruan talent, përkushtim dhe kreativitet të jashtëzakonshëm, duke dëshmuar aftësi të avancuara në interpretim, bashkëpunim dhe komunikim në gjuhën angleze.

Aktivitete të tilla janë pjesë e qasjes moderne të UBT International Smart Schools, ku mësimi zhvillohet përmes metodave interaktive dhe përvojave praktike që fuqizojnë vetëbesimin, shprehjen artistike dhe zhvillimin personal të nxënësve.

UBT International Smart Schools vazhdon të krijojë një ambient inovativ dhe inspirues për nxënësit, duke promovuar aktivitete kulturore, artistike dhe akademike që ndihmojnë në zhvillimin e gjithanshëm të tyre dhe i përgatisin për sfidat e së ardhmes në një mjedis ndërkombëtar dhe bashkëkohor.

Continue Reading

Lajmet

Drejt përfundimit restaurimi i objektit të Kryqit të Kuq në Prishtinë

Published

on

Ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, ka njoftuar se në Prishtinë po vazhdojnë punimet restauruese në disa asete të trashëgimisë kulturore, ndërsa një nga projektet në fazë të avancuar është restaurimi i objektit të Kryqit të Kuq.

Sipas saj, punimet në këtë objekt historik, që ndodhet brenda Qendrës Historike të Prishtinës, janë drejt përfundimit. Ajo theksoi se restaurimi po realizohet me kujdes të veçantë për ruajtjen e identitetit dhe karakterit autentik të ndërtesës.

Bogujevci tha se përmes këtyre ndërhyrjeve institucionet po vazhdojnë angazhimin për mbrojtjen dhe revitalizimin e trashëgimisë kulturore në kryeqytet.

Continue Reading

Lajmet

Hapet më 17 qershor Panairi i Librit “Prishtina 2026”, mbi 2 mijë tituj të rinj për lexuesi

Published

on

Shoqata e Botuesve të Kosovës ka bërë të ditur se më 17 qershor do të hapet edicioni i 26-të i Panairit të Librit “Prishtina 2026”, një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në vend.

Me moton “Libri hap botën”, panairi do të mbahet në Pallatin e Rinisë në Prishtinë dhe do të zgjasë deri më 21 qershor. Ceremonia hapëse do të nisë në orën 12:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

Sipas organizatorëve, në këtë edicion do të marrin pjesë rreth 100 botues shqiptarë, ndërsa do të prezantohen afro 2 mijë tituj të rinj dhe rreth 6 mijë botime të viteve të fundit. Gjatë pesë ditëve të panairit do të organizohen mbi 40 aktivitete kulturore, promovime librash dhe takime me autorë vendorë e ndërkombëtarë. Mysafir nderi i këtij edicioni do të jetë shkrimtari italo-francez Francesco Rapazzini.

Organizatorët presin që panairi të vizitohet nga rreth 30 mijë qytetarë, studentë dhe nxënës, ndërsa hyrja për të gjithë vizitorët do të jetë falas.

Continue Reading

Të kërkuara