Lajmet

Deri në orën 15:00 kanë votuar rreth 27 për qind e qytetarëve

Radoniqi ka thënë se votimi është duke u zhvilluar pa ndonjë problem.

Published

on

Deri në orën 15:00 në zgjedhjet lokale në Kosovë kanë votuar 26.95% e qytetarëve me të drejtë vote, ka bërë të ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Kjo është një përqindje më e vogël krahasuar me zgjedhjet e vitit 2017 kur deri në orën 15:00 kishin votuar 28.65% e votuesve.

Në mbledhjen e KQZ-së, kryetari Kreshnik Radoniqi ka thënë se votimi është duke u zhvilluar pa ndonjë problem.

“Votimi është duke vijuar pa ndonjë problematikë, sipas të dhënave preliminare që kemi pranuar më shumë se 98% e vendvotimeve, numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar deri në orën 15:00 është 26.95% apo 499 mijë e 828 votues nga 1 milion e 885 mijë e 448 votues. Deri në të njëjtën kohë në zgjedhjet lokale të vitit 2017 kishin votuar 541 mijë e 834 votues apo 28.65% e votuesve”, ka bërë të ditur kryetari i KQZ-së.

Ai është pyetur për disa incidente pro ka thënë që me raste të tilla mirret prokuroria dhe policia.

“Kemi të bëjmë me disa raportime që janë bërë por që ndoshta nuk e kanë ndonjë rëndësi për raportim por nëse insistoni, kemi pasur që nuk ka energji elektrike në një objekt shkollor, një votues është ankuar se në qendrën e votimit ka shkuar të votojë por nuk e ka gjetur emrin e tij në listë, janë disa që nuk janë aq të rëndësishme për procesin zgjedhor për shkak se të gjitha janë evidentuar dhe rregulluar nga qendrat operative”, ka thënë Radoniqi.

Konferenca e radhës e KQZ-së do të mbahet në orën 19:30.

Lajmet

Cakolli: Fuqia politike matet me buxhetin që qeveriset, jo vetëm me numrin e komunave

Published

on

By

Eugen Cakolli nga KDI ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve lokale, duke theksuar se peshën reale politike të partive duhet ta përcaktojë buxheti që ato do të menaxhojnë në nivel lokal, e jo vetëm numri i komunave të fituara.

Në një postim publik, Cakolli ka argumentuar se “fuqia politike nuk matet vetëm me numrin e komunave, por me madhësinë e përgjegjësisë që secila parti do të mbajë – pra, me buxhetin që do të qeverisë.”

Duke u bazuar në të dhënat e buxheteve komunale për vitin 2026, ai ka paraqitur përllogaritjet sipas partive:

LDK → 7 komuna me buxhet rreth €272 milionë

PDK → 6 komuna me buxhet rreth €195 milionë

LVV → 7 komuna me buxhet rreth €171 milionë

AAK → 5 komuna me buxhet rreth €119 milionë

Sipas Cakollit, këto shifra tregojnë se LDK-ja do të qeverisë rreth një të tretën e buxheteve komunale të Kosovës, ndërsa PDK dhe LVV kanë peshë të ngjashme, dhe AAK ruan pozicion të qëndrueshëm me komuna të mesme e buxhete solide.

“Matja mbi këtë premisë është ndër më objektivet për të analizuar ndikimin politik në nivel lokal,” ka përfunduar Cakolli./EO

Continue Reading

Lajmet

U.D. e ambasadores së BE-së në Kosovë për zgjedhjet: Dëshmi të demokracisë së Kosovës

Published

on

By

Ushtruesja e detyrës së ambasadores së Bashkimit Europian në Kosovë, Eva Palatova mirëpriti zhvillimin “e rregullt dhe gjithpërfshirës” të rundit të dytë të zgjedhjeve në 18 komunat e vendit.

Ajo i konsideroi zgjedhjet lokale si dëshmi të demokracisë në Kosovë.

Ushtruesja e detyrës së ambasadores së BE-së në Kosovë, Eva Palatova, mirëpriti sonte zhvillimin e rregullt dhe gjithëpërfshirës të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar komune në 18 komuna të Kosovës, që shënuan përmbylljen e ciklit të zgjedhjeve lokale, duke e cilësuar atë si një dëshmi të demokracisë së Kosovës”, shkroi Zyra e BE-së mbrëmë në një postim në X./EO

Continue Reading

Lajmet

Fatmir Shehollit i vazhdohet masa e paraburgimit

Published

on

By

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj Fatmir Shehollit, i cili akuzohet për spiunazh, raporton KosovaPress.

Këta e ka konfirmuar, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi e cila deklaroi se vazhdimi i masës së paraburgimit ka qenë kërkesës e Prokurorisë Speciale.

Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurit F.SH., gjyqtari i procedurës paraprake pas shqyrtimit të kërkesës, me datë 07 nëntor 2025 përmes Aktvendimit ka aprovuar kërkesën e PSRK-së, ashtu që të njëjtit iu është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj”, ka deklaruar Gashi.

Fatmir Sheholli u arrestua më 9 tetor 2025 nga Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me AKI-në dhe prokurorinë nën dyshimet se ishte i përfshirë në spiunazh. Ndërsa, më 10 tetor Gjykata Themelore në Prishtinë i kishte vendosur masën e paraburgimit me kohëzgjatje prej një muajsh.

Sheholli, zyrtarisht përfaqësues i shoqërisë civile nga Instituti për Avancimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, është përfolur në media për lidhje me Serbinë. Sipas Kodit Penal të Kosovës, spiunazhi konsiderohet krim i rëndë dhe dënohet me të paktën pesë vjet burgim, nëse i dyshuari shpallet fajtor./KP

Continue Reading

Lajmet

Ndahet nga jeta ish-trajneri legjendar i NBA-së

Published

on

Ka ndërruar jetë ish-trajneri legjendar i NBA-së, Lenny Wilkens në moshën 88-vjeçare dhe për vdekjen e Wilkens njoftoi familja e tij.

Wilkens, kishte qenë edhe lojtar në NBA, ku luajti ndër vite për skuadra si St.Louis Hawks, Seattle Supersonics, Cleveland Cavaliers dhe Portland Trailblazers, ku edhe i kishte menaxhuar si trajner.

Ndërsa suksesin e tij më të madh e kishte pasur si trajner, ku ishte shpallë kampion me Seattle Supersonics në vitin 1979.

Ai më pas menaxhoi edhe skuadrat si Atlanta Hawks, Toronto Raptors, New York Knicks dhe ishte pjesë e “NBA Hall of Fame”, për arritjet e tij historike në këtë ligë./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara