Lajmet

Deri në fund të këtij muaji s’ka letërnjoftime e patentë-shofer

Ka edhe shumë qytetarë të tjerë që nuk po arrijnë të pajisen me dokumente personale, letërnjoftim, patentë-shofer dhe pasaportë.

Published

on

Qytetarët e Kosovës po përballen me vështirësi për t’u pajisur me dokumentet personale. Ata janë të detyruar, që për shkak të mungesës së materialeve, t’i shtyjnë terminët e tyre nëpër ambasada të ndryshme. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se në fund të këtij muaji, qytetarët do të mundë të pajisen me patentë-shoferë dhe letërnjoftime.

Valentina Fazliu është një ndër qytetaret e Kosovës e cila është duke pritur që për djalin e saj, 3 vjeç, të marrë pasaportën. Ajo ka planifikuar që për fundvit të udhëtojë në Gjermani, por për shkak se djali i saj nuk ka pasaportë, është detyruar t’i shtyjë terminët për vizë në ambasadë.

“Kam aplikuar për ta vazhduar afatin e pasaportës së djalit, sepse kam termin në ambasadë gjermane në janar. Më është dashur ta shtyj terminin nga 10 janari në 31 janar, sepse dëgjova dhe më thanë në MPB, se nuk ka material dhe nuk mund të bëhet, prandaj jam detyruar që ta shtyejë terminin. Kjo na kushton dhe na dëmton, sepse nuk e di a mund të mbërri a jo në termin”, deklaroi Fazliu.

Ka edhe shumë qytetarë të tjerë që nuk po arrijnë të pajisen me dokumente personale, letërnjoftim, patentë-shofer dhe pasaportë, e të cilët në mungesë të këtyre dokumenteve nuk po arrijnë që t’i realizojnë qëllimet që kanë.

Për këtë çështje është deklaruar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sfevla, duke thënë se “situata e krijuar nga lufta në Ukrainë, ka prekur edhe tregjet globale, duke prekur kështu edhe prodhuesit e dokumenteve personale. Sveçla thotë se në fund të këtij muaj, do të furnizohen me patentë-shoferë dhe letërnjoftime, ndërsa pas dy muajsh edhe me gjithsej 73 mijë pasaporta.

“Ministria e Punëve të Brendshme, është në pritje për furnizim me dokumente personale, ku në fund të këtij muaji do të furnizohemi me patentë-shoferë dhe letërnjoftime dhe pas dy muajve edhe me pasaporta,gjithsej 73 mijë copë. Është një numër i limituar ku merren pasaportat dhe ato janë emergjencat, ekziston kontrata e cila është ende valide. Me kohë janë bërë porositë, por kam thënë se është arsyeja madhore që furnitori nuk ka mundur t’i plotësojë obligimet e saj”, deklaroi ministri Sveçla.

Ndryshe Agjencia për Regjistrimin Civil që vepron në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, përmes një njoftimi thekson se është duke i menaxhuar me kujdes të shtuar sasitë në dispozicion. Kjo po bëhet përmes analizimit të rasteve me arsyetime dhe dëshmi përmes dokumentacionit mbështetës, e duke i trajtuar si prioritet të lartë rastet e kategorive shëndetësore, pastaj studentët, mërgatën dhe përfaqësimin shtetëror.

Aktualitet

UBT përgatit liderët e ardhshëm të fushës paramjekësore

Published

on

UBT ka hapur regjistrimet për programin Master në Shkenca Paramjekësore, i cili synon të përgatisë profesionistë të domosdoshëm për sektorin shëndetësor, të aftë për të kontribuar në diagnostikim, trajtim dhe parandalim të sëmundjeve, duke vepruar në vijën e parë të kujdesit për jetën.

Ky program është ndërtuar mbi një kurrikulë multidisiplinare, të harmonizuar me modelet më të mira evropiane dhe amerikane, që ndërthur mësimin teorik me përgatitjen praktike. Studentët përfitojnë trajnim të avancuar në fushat e kujdesit emergjent, laboratorëve mjekësorë dhe diagnostikës klinike, duke përdorur pajisje bashkëkohore mjekësore dhe laboratorike.

Përgatitje gjithëpërfshirëse dhe praktike

Gjatë studimeve, studentët do të aftësohen në pesë kategori kyçe të fushës së paramedikëve:

  • Parandalimi i vdekjes së njerëzve
  • Rritja e cilësisë së jetës
  • Ndihma në rikuperimin nga sëmundjet apo dëmtimet
  • Menaxhimi i pranimeve dhe ri-pranimeve urgjente
  • Kujdesi për rastet kronike të ndjeshme (astma, diabeti, epilepsia etj.)

Programi përfshin gjithashtu përdorimin e tele-shëndetit dhe kujdesit tele-komunikues, duke u mundësuar studentëve të ofrojnë kujdes efikas dhe inovativ, sidomos për zonat e largëta apo për pacientët me nevoja të veçanta.

Misioni dhe vizioni

Misioni i Masterit në Shkenca Paramjekësore është të kontribuojë në arsimin e lartë përmes:

  • Kurrikulave bashkëkohore, të bazuara në praktikat më të mira ndërkombëtare
  • Hulumtimit shkencor në bashkëpunim me partnerë vendas e ndërkombëtarë

Programi synon të ofrojë një mjedis mësimor mbështetës, ku studentët zhvillojnë aftësitë klinike, kërkimore dhe menaxheriale që kërkohen në tregun e punës.

Përfshirje aktive në kërkim dhe shërbim

Studentët dhe stafi i programit marrin pjesë në:

  • Projekte kërkimore kombëtare dhe ndërkombëtare
  • Simpoziume dhe forume shkencore
  • Konsulencë dhe asistencë teknike për institucione shëndetësore publike e private
  • Hartimin e politikave shëndetësore në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë

Aftësitë e të diplomuarve

Pas përfundimit të programit, të diplomuarit do të jenë të aftë:

  • Të ofrojnë kujdes shëndetësor holistik në komunitetet urbane, rurale dhe industriale
  • Të marrin vendime komplekse në situata emergjente dhe të udhëheqin ekipe paramjekësore
  • Të zbatojnë standarde të larta ligjore, etike dhe profesionale në praktikë
  • Të përdorin metoda kërkimore për të përmirësuar rezultatet shëndetësore
  • Të integrojnë njohuritë ndërdisiplinore në menaxhimin e shërbimeve shëndetësore

Masteri në Shkenca ParamjekësoreUBT është më shumë sesa një diplomë – është një përgatitje për jetë, duke formuar profesionistë që jo vetëm reagojnë ndaj emergjencave, por punojnë për t’i parandaluar ato, duke i dhënë shoqërisë ekspertë të gatshëm për të mbrojtur dhe përmirësuar jetën.

APLIKO TANI ONLINE!

Continue Reading

Aktualitet

A janë sëmundjet e zemrës trashëgimore dhe si ndikon diabeti? Flet kardiologu Edis Demiri

Published

on

Historia familjare dhe diabeti janë faktorët më të fortë rreziku për sëmundjet kardiovaskulare. Kështu thekson kardiologu invaziv nga United Hospital, Edis Demiri në episodin e podcastit “Shëndeti në rend të parë” në Telegrafi, ku flet si për shkaqet kryesore ashtu edhe për një rast të pazakontë klinik që i shpëtoi jetën një pacienti.

“Faktori më i rëndësishëm është historia familjare për sëmundjet e zemrës”, thotë Demiri, duke shtuar se nëse prindërit ose vëllezërit/motrat kanë pësuar infarkt apo ndërhyrje kardiake në moshë të re, “edhe ai person është i rrezikuar”.

Sipas tij, “diabeti është pothuajse po aq i rëndësishëm sa historia familjare”, ndërsa më pas vijnë faktorë të tjerë si duhani, hipertensioni dhe yndyrnat e larta në gjak.

Mesazhi i mjekut është i qartë: kontrolloni rregullisht shëndetin e zemrës, veçanërisht nëse keni histori familjare apo diabet; ndaloni duhanin, mbani tensionin dhe lipidet nën kontroll dhe kërkoni ndihmë mjekësore urgjentisht në shenja si dhimbje gjoksi, djersitje të ftohta, marramendje ose vështirësi në frymëmarrje.

Për bisedën e plotë me këshilla praktike dhe sqarime të mëtejshme, ndiqni episodin e ri të podcastit “Shëndeti në rend të parë” në Telegrafi.

Continue Reading

Lajmet

Sa ka ndryshuar pas 25 vitesh lokacioni ku u xhirua seriali ikonik “Teletubbies”?

Published

on

Seti i njohur i serialit “Teletubbies” duket i panjohur 24 vjet pas përfundimit të shfaqjes, pasi pronari i tokës ka bërë ndryshim të madh.

Seriali popullor për fëmijë u transmetua fillimisht në BBC Two nga viti 1997 deri në 2001. Gjatë kësaj periudhe, xhirimet për serinë u realizuan në Wimpstone, Warwickshire.

Më shumë se dy dekada më vonë, vendi duket shumë ndryshe që nga hera e fundit kur u xhirua “Teletubbies” atje, shkruan The Sun.

Një video e shpërndarë në Instagram tregoi se deri në vitin 2007 – gjashtë vjet pas përfundimit të shfaqjes – pronari i tokës kishte krijuar një pellg gjigant për të parandaluar hyrjen e të huajve.

Deri më 2025, toka mbetet e zbrazët, edhe pse pronarët menaxhojnë një fermë dhe dyqan me produkte ujore pranë saj. Një fans shkroi: “Trishtim. Ishte shumë e rëndësishme në atë kohë. Mund të kishte qenë një destinacion turistik. Shumë fëmijë, tani të rritur, janë rritur me të”.

Një tjetër komentoi: “Fakti që gjithçka u xhirua në atë copë të vogël toke është e pabesueshme”.

Një i tretë shtoi: “Njerëzit nuk e kuptojnë që ata janë fermerë dhe nuk u intereson paratë që mund të fitonin duke shitur bileta për vizitorët nostalgjikë – ata thjesht duan paqe”.

Një i katërt: “Imagjino dikë që e donte “Teletubbies” të kishte blerë atë tokë, të shkarkonte pellgun dhe të ringjallte të gjithë setin, duke e kthyer në muze?”.

Vitin e kaluar, një nga yjet e shfaqjes u shfaq në emisionin “This Morning” me fëmijën e saj.

Jess Smith, tani 30, është e njohur për rolin si bebi në diell në shfaqjen për fëmijë. Ajo me kolegët Nikki Smedley (Laa-Laa) e John Simmit (Dispy), rikujtuan kohën e tyre në “Teletubbies”. Jess u shoqërua nga vajza, Poppy, që atëherë ishte pesë muajshe, u pyet nëse i tregon miqve për famën e saj gjatë fëmijërisë.

Jess tha: “Nuk ua them unë, por të gjithë që janë me mua e dinë, kështu që të tjerët ua tregojnë gjithkujt. Partneri im Ricky ua thotë të gjithëve, po ashtu familja e tij, edhe familja ime. Të gjithë ua tregojnë të gjithëve, kështu që nuk ka rëndësi ku shkoj, të gjithë e dinë”.

Continue Reading

Bota

​Zelensky dhe Macron bien dakord të takohen pas samitit Trump-Putin

Published

on

By

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidenti francez Emmanuel Macron folën sot, sipas Pallatit Élysée.

Të dy udhëheqësit ranë dakord të takohen “në momentin kur do të jetë më i dobishëm dhe efektiv” pas takimit të presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin, thuhet në deklaratë.

Zelensky u takua këtë javë në Berlin me kancelarin gjerman Friedrich Merz dhe në Londër me kryeministrin britanik Keir Starmer.

Continue Reading

Të kërkuara