Lajmet

Deri në 30 minuta pritje në Merdare dhe te Dheu

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolonat në Merdare janë deri në 100 metra.

Published

on

Deri në gjysmë ore janë pritjet në dalje të pikës kufitare në Merdare. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolonat në Merdare janë deri në 100 metra.

E njëjta situatë është te Dheu i Bardhë, atje pritjet për në dalje janë deri në 30 minuta, kurse kolonat kanë arritur deri në 100 metra.

Ndërkaq në Mutivodë dhe Muçibabë pritjet në dalje janë deri në 10 minuta.

Rajoni

​Shqipëria dorëzon në Komisionin Evropian dokumentacionin e plotë për Kapitullin e Doganave

Published

on

By

Administrata Doganore e Shqipërisë ka dorëzuar zyrtarisht pranë Komisionit Evropian paketën e plotë të dokumentacionit për përmbushjen e kushteve përmbyllëse në kuadër të Kapitullit 29 “Bashkimi doganor”, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt aderimit të vendit në familjen e madhe evropiane.

Administrata Doganore përgatiti dhe dorëzoi kalendarin legjislativ dhe tabelat e konformitetit me acquis të BE-së; strategjitë kryesore të administratës në fushat e biznesit, burimeve njerëzore dhe trajnimit; masat për rritjen e integritetit dhe performancës së strukturës doganore; planin kombëtar shumëvjeçar për sistemet IT dhe masat për ndërveprimin me sistemet e BE-së; informacion mbi ratifikimin e Protokollit të Konventës Kuadër për Kontrollin e Duhanit; raportin vjetor “Libri Jeshil-Dogana 2024 dhe Prioritetet 2025”, i botuar për të katërtin vit radhazi.

Administrata Doganore thotë se mbetet e angazhuar për të vijuar përmbushjen e të gjitha detyrimeve të Kapitullit 29, duke garantuar përafrimin legjislativ, forcimin e kapaciteteve administrative, avancimin e sistemeve digjitale doganore dhe thellimin e bashkëpunimit me BE në luftën kundër tregtisë së paligjshme.

“Ky është një moment historik që i shërben jo vetëm integrimit të Shqipërisë në BE, por edhe ndërtimit të një administrate moderne, të besueshme dhe në shërbim të qytetarëve e biznesit”, thuhet në postimin e ADSH-së në Facebook./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

​Spiropali u shpreh mirënjohje Gjermanisë dhe Francës për mbështetjen në integrimin evropian

Published

on

By

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali priti sot në një takim ambasadoren e Francës në Tiranë Catherine Suard dhe ambasadorin e Gjermanisë Karl Bergner.

Spiropali u shpreh mirënjohëse për rolin vendimtar që Gjermania dhe Franca luajnë në mbështetjen e reformave dhe integrimit evropian të Shqipërisë, raporton KosovaPress.

Diskutime produktive sot me ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës në Tiranë”, shkroi Spiropali në Facebook.

Më herët, Spiropali ka pritur në takim edhe ambasadorin italian, Marco Alberti, ambasadorin britanik Nick Abbott dhe Të Ngarkuarën me Punë të SHBA-së, Nancy VanHorn./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Fillon zbatimi i vendimit të Gjykatës Komerciale për asgjësimin e 35 mijë kilogramëve të peshkut

Published

on

By

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), në bashkëpunim me kompaninë përkatëse, ka filluar sot procesin e asgjësimit të 35,170 kilogramëve peshk.

Ky veprim kryhet me qëllim garantimin e sigurisë shëndetësore të konsumatorëve dhe respektimin e standardeve ndërkombëtare të cilësisë.

Asgjësimi po realizohet në bazë të vendimit të Gjykatës Komerciale në Prishtinë – Dhoma e Shkallës së Dytë./D.B/EO

Continue Reading

Rajoni

​Vetëplagosje aksidentale me armë zjarri, arrestohen dy persona në Vlorë

Published

on

By

Sot, rreth orës 02:40, në Spitalin Rajonal Vlorë është paraqitur i plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi O. A. (36), banues në Vlorë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet hetimore të kryera nga Seksioni për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, si dhe nga këqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë, rezultoi se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Hajro Çakërri”, ku 36-vjeçari ishte vetëplagosur aksidentalisht me armë zjarri.

Gjithashtu, u konstatua se në momentin e ngjarjes ka qenë i pranishëm edhe shoku i tij, shtetasi G. M., (42), banues në Vlorë, i cili pas ngjarjes ka kryer veprime për fshehjen e armës së zjarrit dhe së bashku me të dëmtuarin, nuk kanë kallëzuar ngjarjen, raporton KosovaPress.

O. A. Dhe G.M. akuzohen për veprat penale armëmbajtja pa leje, moskallëzim i krimit dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Policia e Shtetit po punon për gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit të përdorur në ngjarje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme./D.B/KP

Continue Reading

Të kërkuara