Lajmet

Deputetje e PDK-së kritika Qeverisë Kurti për keqmenaxhim me pandeminë

Published

on

Deliu-Kodra: Rishikimi i masave vendim jo profesional, Qeveria dështoi në menaxhimin e situatës.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Blera Deliu-Kodra në një intervistë për Ekonomia Online e ka kritikuar qeverinë Kurti për keq menaxhim të situatës me Coronavirus në vend.

Deliu-Kodra rishikimin e masave po e sheh si vendim jo profesional dhe të ngutshëm, që sipas saj nuk është bërë për të ndihmuar ekonominë e vendit dhe bizneset.

“Ne si parti në opozitë kemi shfaqur shqetësimet tona për mënyrën se si Qeveria Kurti po menaxhon me pandeminë dhe ky rishikim i masave dhe ndryshimi që është bërë pas vendimit dy javor flet për një vendim jo të peshuar mirë dhe jo profesional dhe të ngutshëm i cili nuk është bërë për të ndihmuar ekonominë e vendit dhe bizneset dhe çka kemi parë për dy javë është se kemi parë biznese që janë dëmtuar në sasi të madhe për shkak të masave, dhe qeveria nuk ka siguruar mbështetje për ta dhe ekonomia është dëmtuar për shkak se vikendin e kaluar kanë lëvizur nga kufijtë e Kosovës një pjesë e madhe e qytetarëve të Kosovës”.

Deliu e ka quajtur dështim mos sigurimin e vaksinës anti-Covid nga ana e qeverisë, e siç thotë ajo gjatë këtyre dy javëve është ulur numri i testimeve por jo i personave që janë të prekur me Coronavirus.

Ajo ka theksuar se Qeveria po tregohet e pa vëmendshme karshi kërkesave të opozitës.

“Dështimi me vaksinën që ne e kemi potencuar disa herë dhe Qeveria nuk po është në gjendje që të sigurojë vaksinën dhe ajo çfarë kemi parë gjatë dy javëve është ulu numri i testimeve por nuk është ulur numri i të infektuarve me Covid dhe numri i atyre që në baza ditore kanë humbur jetën për shkak të dështimit të Qeverisë Kurti. Ne së shpejti do ta kemi në debat parlamentar dhe të ofrojmë argumentet tona si opozitë për këtë keq menaxhim të situatës”.

“…kjo Qeveri e shumicës po tregohet e pa vëmendshme karshi kërkesave tona si opozitë dhe ne presim që këto kërkesa të adresojmë në njërën prej seancave plenare”.

Përkundër situatës me pandeminë, deputetja Deliu-Kodra tha se qeveria ka dështuar që të sjellë edhe programin qeverisës, madje duke shtuar se janë parë tentative ad-hoc për plotësim ndryshim të ligjeve.

“Ne nuk e kemi parë ende dhe kjo Qeveri ka dështuar që të sjellë një program qeverisës përveç një rezyme që e kemi parë në ditën kur është votuar qeveria dhe ne po hymë në muajin e parë të qeverisë Kurti pa program dhe pa ide e vizion, kemi parë tentativa të saj ad-hoc për të sjellë plotësim ndryshimet të ligjeve pa plan dhe në mënyrë të përshpejtuar pa e konsultuar opozitën pa marr rekomandime dhe pa pas gjthëpërfshirje të trajtimit të temave me peshë, ne do ta shohim në vazhdim”.

Deliu-Kodra për EO tha se Partia Demokratike e Kosovës, do të jetë opozitë e zëshme duke adresuar nevojat dhe kërkesat e qytetarëve dhe në vazhdimësi do të kenë iniciativa për debate parlamentare.

“Mendoj që ne do të jemi opozitë e zëshme shumë që do t’i adresojë kërkesat dhe nevojat që janë në rritje të qytetarëve dhe do ta bëjmë punën tonë ashtu siç është më së miri për t’i adresuar këto sfida që janë të shumta do të jemi në debate, por edhe brenda komisioneve parlamentare, ne do të kemi në vazhdimësi iniciativa për debate për interpelanca”.

Continue Reading

Vendi

Kurti propozon për presidente ish-ministren e PDK-së, Justina Shiroka-Pulën

Published

on

By

Në orët e fundit para përfundimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e kryetarit të shtetit, Kryeministri Albin Kurti ka bërë një lëvizje të re drejt PDK-së.

Kurti ka deklaruar se është i gatshëm të votojë ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara – një kërkesë kjo e kahershme e PDK-së.  

Përmes kësaj oferte, Kurti i ka bërë thirrje PDK-së që të hyjë në seancë, duke propozuar si kandidate për presidente ish-deputeten dhe ish-ministren nga radhët e PDK-së, Justina Shiroka-Pula.  

Ky propozim vjen pasi kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, refuzoi emrat e propozuar më parë, si Feride Rushiti dhe Glauk Konjufca. Kurti iu drejtua opozitës me thirrjen për bashkëpunim në Kuvend për të votuar së pari ligjin e kërkuar dhe më pas kandidaturën e Shiroka-Pulës për të shmangur zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Continue Reading

Vendi

Rritet numri i protestuesve, protesta vazhdon në sheshin “Skënderbeu”

Published

on

By

Është shtuar numri i qytetarëve që po marrin pjesë në protestën në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë në shesh, ndërsa protesta po vijon përpara institucioneve të vendit.

Protesta e sotme është thirrur lidhur me kërkesat për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe zhvillimet rreth Gjykatës Speciale në Hagë.

Continue Reading

lajme

Hamza e refuzon ofertën e dytë të Kurtit për presidentin dhe Specialen: Po tentohet të shndërrohet në pazar

Published

on

By

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, i është përgjigjur negativisht propozimit të kryeministrit Albin Kurti për votimin e Projektligjit për Dhomat e Specializuara dhe zgjedhjen e presidentit.

Në një konferencë për media, Hamza ka kritikuar qasjen e deritanishme, duke thënë se çështja e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është përgjegjësi vetëm e PDK-së.

Çështja e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është çështje që i takon vetëm PDK-së, po flasim për historinë, për të tashmen dhe për të ardhmen”, është shprehur Hamza.

Ai ka thënë se kjo çështje, sipas tij, po tentohet të përdoret për pazare politike në momentet e fundit.

“Kjo temë po tentohet me u shndërru në pazare të minutave të fundit. Ju kam thënë dhe po e përsëris. Çështja e ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është temë që i takon vetëm PDK-së. Po flasim për historinë, të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e vendit tonë”, ka deklaruar ai.

Hamza ka theksuar se pjesëtarë të UÇK-së janë të lidhur me subjekte të ndryshme politike, ndërsa ka akuzuar për tentim të përdorimit të kësaj çështjeje për arritjen e qëllimeve politike.

“UÇK-ja ka pjesëtarë në të gjitha partitë politike dhe qëllimi i kësaj teme është si ta përdorim ligjin për shantazh dhe për të mbërritur qëllimin politik. Qëllimi politik është që me pasë një president politik dhe me e përmbyllë njëqind për qind kapjen e institucioneve”, ka thënë Hamza.

Ai ka shtuar se ka marrë pjesë në takime për tejkalimin e situatës, por ka kritikuar ndryshimet e shpeshta të qëndrimeve politike.

“Unë kam qenë në takim, po e shihni se sa shpesh ka ndryshime të qëndrimeve politike”, ka deklaruar Hamza.

Continue Reading

Lajmet

Kurti i bën propozim PDK-së: Votoni Konjufcën ose Rushitin për president, ne kalojmë ligjin për Specialen

Published

on

By

Kryeministri Albin Kurti ka shpalosur një propozim të ri politik drejtuar Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), me qëllim zhbllokimin e procesit të zgjedhjes së kreut të shtetit.

Sipas këtij propozimi, Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të kalojë në lexim të dytë Projektligjin për Gjykatën Speciale, me kushtin që PDK-ja të zotohet publikisht dhe zyrtarisht se do të marrë pjesë në procesin e votimit për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

Në kuadër të kësaj oferte, Kurti ka përmendur dy emra konkretë si kandidatë potencialë për postin e Presidentit Glauk Konjufcen dhe Feride Rushiti

Tutje Kurti tha se i kërkon publikisht kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza që ti pergjigjet kesaj kërkese nëse duan që të shkojn tutje këto procese.

Continue Reading

Të kërkuara