Lajmet

​Deputetja Musliu-Shoshi: Gratë në politikë pa asnjë mbrojtje, mbeten në mëshirën e burrave

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka shprehur shqetësimin e saj për statusin aktual të përfaqësueseve gra në politikë.

Published

on

Gratë deputete janë takuar sot në Kuvendin e Kosovës për të kujtuar dhe diskutuar përkushtimin politik, patriotik, shkencor, artistik e shoqëror të grave dhe vajzave të Kosovës në proceset e kaluara si komb.

Në një postim në Facebook, deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka shprehur shqetësimin e saj për statusin aktual të përfaqësueseve gra në politikë.

“Gratë dhe vajzat shpesh përdoren si simbolikë dhe shfrytëzohen për të paraqitur një imazh të mirë të shoqërisë sonë në kontekste kombëtare dhe ndërkombëtare. Për arritjet dhe sukseset e grave flitet shpesh dhe po aq shpesh debati mbetet simbolik dhe sipërfaqësor. Në anën tjetër, shumë rrallë flitet se sa tmerrësisht e vështirë është konkurrenca politike, se sa tmerrësisht fort duhet të luftojnë gratë që të afirmohen politikisht për tu etiketuar në fund të ditës si kukulla kuotash. Shumë rrallë thuhet qartë, me zë të lartë dhe pa hamendje se sa rrallë gratë janë pjesë e vendimeve reale politike në parti dhe në Institucione”, ka shkruar ajo në Facebook.

Musliu-Shoshi thotë se gratë që janë politikisht aktive nuk kanë asnjë mbrojtje dhe ato vazhdojnë të mbeten në mëshirën e burrave për të qëndruar sa më gjatë aktive.

“Shumë rrallë thuhet me gjuhë të thjeshtë se edhe vetë gratë, për interesa personale, bëhen pjesë e kësaj hipokrizie të neveritshme duke u veshur bukur dhe duke folur bukur për situatën e grave që ia kanë kushtuar jetën politikës. Sot, kur shikoj këto gra të mëdha, këto udhërrëfyese për brezin e ri, ndjej zemërim. Ndjej zemërim dhe zhgënjim për pozicionin e tyre pas përfundimit të karrierës së tyre politike. Këto zonja që janë përfshirë me dekada në politikën e Kosovës, dhe për të cilat me plot bindje mund të them se kanë bërë shumë më shumë se shumë prej burrave, sapo nuk ulen më në parlament, shtyhen në periferi të shoqërisë, mbeten pa siguri financiare dhe pa asnjë integrim të mëtejshëm të respektueshëm, as në parti e as në asnjë institucion. Ato thjesht harrohen dhe lihen në dorë të fatit. Ato hidhen brutalisht tutje sikur mos të kishin qenë kurrë. Këto zonja që ishin të guximshme, që luftuan dhe që nuk u korruptuan. Dhe secila prej nesh që sot e kemi një ulëse në Kuvend duhet ta shohim vetën tonë në këto gra, sepse janë pasqyra që na e tregon të ardhmen tonë. Prandaj, duhet të themi pa asnjë hezitim se gratë që janë politikisht aktive nuk kanë asnjë mbrojtje. Ato vazhdojnë të mbeten në mëshirën e burrave për të qëndruar sa më gjatë aktive. Ky është realiteti i hidhur i politikëbërjes feministe në brezin tonë”, shtoi ajo.

Rajoni

Zbardhen detajet e vrasjes të gjyqtarit: Detektori e sinjalizoi prezencën e metaleve, roja qëndroi në karrige

Published

on

By

Policia në Tiranë ka dhënë detajet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në moshën 60 vjeçare në Tiranë. Aty tregohet se si i dyshuari kaloi nëpër detektor me armë, dhe roja qëndronte ulur në karrigen e tij. Gjithçka thuhet të jetë vërtetuar nga pamjet e kamerave.

Në orën 13:42, në ambientet e sallës së pritjes për publikun të Gjykatës janë futur dhe kanë kaluar nga pajisja skaner (detektor), njëri pas tjetrit, shtetasit E. Sh. dhe G. Sh. Në ekranin e detektorit është sinjalizuar prezenca e metaleve duke ndezur dritat e kuqe, por shtetasi B. K., me detyrë punonjës sigurie pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, ka qëndruar i ulur në karrige dhe nuk ka kryer asnjë veprim për kontrollin fizik të këtyre shtetasve apo regjistrimin e tyre në librin e protokollit, ku duhet të evidentohen të gjithë personat që hyjnë dhe dalin nga ambientet e Gjykatës”, thuhet mes tjerash./D.B/EO

 

 

Continue Reading

Lajmet

Arrestohen dy persona, sekuestrohen 40 mijë euro të falsifikuara

Published

on

By

Janë arrestuar dy persona dhe janë sekuestruar 40 mijë euro të falsifikuara në një operacion policor që ndodhi në Prishtinë.

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, në orët e mbrëmjes të martën janë ndaluar dy persona të dyshuar për veprën penale ‘Falsifikim i Parasë’ .Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, pas hetimeve disa mujore, në bazë të urdhrit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe nën udhëheqjen e  Prokurorisë Speciale të Kosovës, kanë zhvilluar një operacion policor në Prishtinë.  Në bashkëpunim me Njësinë e Reagimit të Shpejtë të Policisë së Kosovës, është ndaluar një veturë në të cilën gjendeshin dy personat e dyshuar,  S.T dhe A.Th. Pas kontrollit të ushtruar, janë gjetur dhe sekuestruar para të falsifikuara në valutën euro, në shumën totale prej 40,000.00 (katërdhjetë mijë), të cilat gjatë testimit fillestar kanë rezultuar se janë të falsifikuara”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Speciale.

Hetuesit kanë kryer kontrolle edhe në dy lokacione: në shtëpitë dhe objektet përcjellëse të banimit të personave të dyshuar.

Më tej u tha se “Prokuroria Speciale e Kosovës në koordinim me Policinë e Kosovës, është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale”./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

Zhduket një person në Malishevë

Published

on

By

Një burrë është raportuar i zhdukur në fshatin Janqisht të Malishevës.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur paraditen e së dielës dhe është raportuar nga bashkëshortja e tij.

Fsh. Janqisht, Malishevë 05.10.2025 – 10:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj, viktima mashkull kosovar, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Autoritetet policore po merren me rastin dhe hetimet janë në vazhdim./D.B/UBTnews/

Continue Reading

Lajmet

Një grua raporton se është dhunuar në Podujevë

Published

on

By

Një grua në Podujevë ka raportuar në polici se është dhunuar.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 6 tetor 2025, kur viktima, shtetase e Kosovës, ka njoftuar autoritetet se është dhunuar nga një person i dyshuar, gjithashtu shtetas kosovar.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.

Më 06.10.2025 viktima femër kosovare, ka raportuar se është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Në lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime.” thuhet në njoftim nga Policia e Kosovës./D.B/UBTNews

Continue Reading

Të kërkuara