Lajmet

​Deputetja e VV- Çitakut: Secila fytyrë që del për të folur më e pakëndshme për historinë e Kosovës

Published

on

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Arbëreshë Kryeziu-Hyseni ka reaguar pas padisë së paralajmëruar nga Partia Demokratike e Kosovës për masat sanksionuese të BE-së ndaj Kosovës.

Sekretarja e përgjithshme e PDK-së Vlora Çitaku tha sot në një konferencë për media se për shkak të shpifjes ndaj dy zyrtarëve të lartë të kësaj partie, do të ngrihet padi ndaj deputetes Arbëreshë Kryeziu-Hyseni.

Kjo e fundit në një reagim në Facebook ka ironizuar me deklarimet e partisë më të madhe opozitare, duke thënë se “secila fytyrë që del për të folur më e pakëndshme për historinë e Kosovës”.

Dy zotërinjtë e PDK-së nuk kanë reaguar për lobimin e tyre që mos t’i hiqen masat Kosovës, por paska reaguar një lobuese tjetër nga PDK, Vlora Çitaku. Ndoshta është e udhës të reagojë kjo që është e njohur për këso projektesh, dikur mbronte e shtynte tutje projektin e shkëmbimit territorial sot kinse demanton atë të lobimit për mos heqje të masave për Kosovën. Konsistente në projektet e veta”, ka thënë Kryeziu-Hyseni.

Lajmet

Hyseni u dorëzohet autoriteteve në Vërmicë: Ish-shefja e SHISH në arrest shtëpie pas shkarkimit nga Rama

Published

on

By

Kreu i Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), Vlora Hyseni, u është dorëzuar autoriteteve shqiptare në pikën kufitare Vërmicë-Morinë, pasi gjatë ditës ka qëndruar në territorin e Kosovës.

Paraqitja e saj në pikën kufitare erdhi menjëherë pas vendimit të Gjykatës së Posaçme (GJKKO), e cila me kërkesë të SPAK-ut ka caktuar ndaj saj masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe pezullimin e menjëhershëm nga detyra. Hyseni po hetohet nga Struktura e Posaçme për veprat penale “përkrahje e autorit të krimit” dhe “nxjerrje e sekretit hetimor”.

Ekzekutimi i masës së sigurisë nuk arriti të kryhej gjatë orëve të mëngjesit, pasi zyrtarja e lartë ndodhej në Baku të Azerbajxhanit, ku po merrte pjesë në një konferencë ndërkombëtare të drejtuesve të shërbimeve informative.

Në vijim të këtyre zhvillimeve, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar zyrtarisht shkarkimin e saj nga detyra e drejtueses së SHISH-it.

Continue Reading

Lajmet

Godet këmbësoren me veturë, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Published

on

Një person është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet se, gjatë drejtimit të veturës nga pakujdesia, ka goditur një këmbësore.

Rasti ka ndodhur më 22 shtator, rreth orës 12:50. Si pasojë e aksidentit, këmbësorja ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dy persona arrestohen në Kaçanik, dyshohet se keqpërdorën dy gra

Published

on

Dy persona janë arrestuar në Kaçanik, pasi dyshohet se kanë keqpërdorur dy gra.

Rasti është raportuar më 21 shtator, rreth orës 23:00. Viktimat janë intervistuar nga prokurori, i cili ka autorizuar hapjen e rastit.

Të dyshuarit janë identifikuar dhe arrestuar, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Shqiptarët protestojnë para OKB-së në New York kundër vendimit të Speciales

Published

on

Shumë shqiptarë janë mbledhur të martën para selisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York, në protestë kundër vendimit të Gjykatës Speciale ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

Protestuesit kanë mbajtur pankarta me mesazhe si “Drejtësi, jo politikë”, “Lironi heronjtë tanë” dhe “Heronj të luftës e të paqes”, duke kërkuar lirimin e Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.

Protesta të ngjashme janë zhvilluar që nga 16 shtatori në Kosovë dhe në disa vende të tjera, përfshirë Kanadanë, Zvicrën, Gjermaninë dhe Austrinë.

Gjykata Speciale i dënoi Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin me nga 25 vjet burgim, Kadri Veselin me 18 vjet dhe Rexhep Selimin me 13 vjet, pas shpalljes fajtorë për vepra të lidhura me krime lufte./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara