Lajmet

Deputetja e PDK-së për vërshimet: Komunat e prekura po neglizhohen, ka rrezik për shpërthim të epidemisë

Musliu ka thënë se ka fshatra që janë tërësisht të shkatërruara.

Published

on

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka thënë se Qeveria e Kosovës i ka braktisur komunat e prekura nga vërshimet, e sidomos Komunën e Skenderajt, raporton Ekonomia Online. Sipas saj, gjendja në ato zona është e rëndë, dhe ka rrezik për shpërthim të ndonjë epidemie.

Musliu ka thënë se ka fshatra që janë tërësisht të shkatërruara. 

“Unë fillimisht dua që t’i falënderoj ekipet vullnetare që i kanë dalë në ndihmë qytetit të Skenderajt dhe fshatrave, po edhe të Mitrovicës dhe zonave të prekura nga reshjet e shiut dhe dua t’i përgëzoj udhëheqjet komunale për punën angazhimin dhe aktivizimin që e kanë bërë gjatë këtyre ditëve të vërshimeve. Ndërsa fatkeqësisht institucionet shtetërore i kanë braktisur komunat e vërshuara, komunat të cilat kanë dëme milionëshe. Faleminderit Zotit që nuk kemi dëme në njerëz, përndryshe dëmet materiale janë jashtëzakonisht të mëdha. Në Skenderaj nuk mbahet mend shkatërrim më i madh që nga lufta e fundit në Kosovë. Atje aktualisht gjithçka është jashtë normales, kemi fshatra të tëra të shkatërruara dhe neve na duhet ndihmë e përkrahje”, tha ajo.

Teksa ka folur për vërshimet që ndodhën javën e kaluar, deputetja e PDK-së, thotë se niveli qendror s’ka ndërmarrë asgjë për t’u dalë në ndihmë qytetarëve. Madje, thotë se ka rrezik për shpërthim të epidemisë.

“Jam tmerrësisht e indinjuar me neglizhencën që i kanë bërë niveli qendror këtyre krizave, me thekës të veçantë Skenderajt si komunë. Është  e dhimbshme kur kam shkuar në ditën e dytë pasi pushuan reshjet kur fshatra të tërë ishin mbuluar nga balta dhe unë nuk kam parë as një ekip as të FSK-së, as të Kryqit të Kuq, as të ndonjë shtabi emergjent të nivelit qendror dhe jam brengos jashtëzakonisht shumë sepse aty në çdo moment mund të ndizet ndonjë epidemi e cila do të jetë shumë e dëmshme për ata qytetarë”, thotë ajo.

Lajmet

Kapet me mbi 2 kilogramë marihuanë në Vërmicë, arrestohet shtetasi i Shqipërisë

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë, pasi gjatë kontrollit në pikën kufitare në Vërmicë i është gjetur mbi 2 kilogramë marihuanë.

Rasti ka ndodhur më 8 shtator, gjatë realizimit të planit taktik “Transporti”, ku njësitë policore të Stacionit Policor Kufitar në Vërmicë, në bashkëpunim me zyrtarët doganorë, kanë ndaluar për kontroll një autobus që po hynte në Kosovë nga Shqipëria.

Gjatë kontrollit të autobusit dhe bagazheve të pasagjerëve, në çantën e krahut të të dyshuarit është gjetur një qese me rreth 2.162 kilogramë marihuanë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, të cilat kanë administruar provat materiale.

Me vendim të prokurorit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, ndërsa i njëjti është ndaluar për 48 orë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kuriozitetet e ditës

Published

on

Lexoni pesë kuriozitete. Mund të mos i keni ditur:

 

1.Emri “sanduiç” vjen nga një aristokrat anglez i shekullit të 18-të, i njohur si Earl of Sandwich.

 

2.Rreth 92 për qind e parave që ekzistojnë në botë janë në formë digjitale dhe jo si para fizike.

 

3.Franca është vendi më i vizituar në botë, me rreth 90 milionë turistë në vit.

 

4.Rusia është shteti me sipërfaqen më të madhe pyjore në botë, me qindra miliona hektarë pyje.

 

5.Ulërima e një tigri mund të dëgjohet deri në rreth 3 kilometra largësi.

Continue Reading

Lajmet

Sekuestrohen dy jelekë antiplumb dhe pajisje elektronike, i dyshuari në kërkim

Published

on

Pas hetimeve lidhur me një rast të “Shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm”, Policia e Kosovës ka kontrolluar vendbanimin e një të dyshuari mashkull kosovar në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar dy jelekë antiplumb, një DVR, një USB, nëntë telefona, një laptop, një tabletë dhe pasaportën e të dyshuarit.

I dyshuari aktualisht ndodhet në kërkim policor, ndërsa rasti është duke u hetuar nga ekipet relevante policore./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Gjashtë shtetas të huaj dyshohen për falsifikim dokumentesh në Aeroportin e Prishtinës

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dyshuar të falsifikimit të dokumenteve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Rasti është raportuar më 8 shtator, rreth orës 17:45, kur gjashtë shtetas të huaj, gjatë arritjes, kanë prezantuar dokumente të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Me vendim të prokurorit, pasaportat e dyshuara janë konfiskuar, ndërsa të gjashtë personat janë dërguar në Qendrën e Azilit./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara