Lajmet

Deputetja e LVV-së: Jemi optimist për përgjigje pozitive nga Nisma

Published

on

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, është shprehur optimiste në një përgjigje pozitive nga Nisma Socialdemokrate për koalicion qeverisës.

Ajo pas dështimit të 51-të të konstituimit të Kuvendit, tha se janë në pritje të Nisma-s, derisa shtoi se një gjë e tillë duhet të ndodh para datës 26 korrik, afat i paraparë në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, ku obligon deputetët të konstituojnë legjislaturën e nëntë.

Ne po presim një përgjigje prej këtij subjekti politik. Jemi optimist se do të kemi një përgjigje pozitive të paktën deri në fund të kësaj jave, pasi po i afrohemi datës 26 korrik, kur edhe konsumohet 30-ditëshi në aktgjykimin e Kushtetueses. Një gjë e tillë duhet të ndodh para këtij afati sepse e kemi obligim dhe përgjegjësi secili prej deputetëve, pa marrë parasysh subjektet politike që të kontribuojë në konstatimin e Kuvendit”, theksoi ajo.

Krahas kësaj, deputetja Kryeziu kritikoi deputetët e partive që deri tani ishin në opozitë, siç tha për bllokimin e Kuvendit, rrjedhimisht edhe formimit të qeverisë së re.

Lajmet

Rinumërohen afro 75% e të gjitha votave

Published

on

By

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim që të rinumërohen.

Bazuar në përditësimin e fundit të KQZ-së, deri në ora 07:11 të së martës, janë rinumëruar 73.80% e të gjitha votave.

Ndërkohë të hënën, komisioni kishte bërë të ditur se ky proces ishte përmbyllur plotësisht në 25 komuna.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet i dyshuari për dhunim në Deçan

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin për dhunim në Deçan.

“Lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Lidhur me këtë rast organet e rendit kanë njoftuar edhe dje (e hënë), shkruan KosovaPress.

Rasti ka ndodhur më 25 janar rreth orës 00:01, ndërsa në raportion e Policië të datës 25 janar thuhej se “rasti ishte nën hetime.”

Continue Reading

Lajmet

Arrestime e bastisje për keqpërdorim detyre në Prizren

Published

on

By

Në rajonin e Prizrenit, Policia e Kosovës ka zhvilluar bastisje në shtëpi e banesa të tre të dyshuarve, si dhe në një ndërmarrje publike e një biznes privat, në kuadër të hetimeve për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Sipas Policisë, gjatë kontrollit janë konfiskuar dokumente/kontrata, një armë e gjatë me karikator me 20 fishekë, dy laptopë, para dhe dëshmi të tjera.

Dy të dyshuar janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Lajmet

UBT pjesë e Konferencës së Turizmit dhe Mikpritjes: theks mbi zhvillimin ekonomik dhe trashëgiminë kulturore

Published

on

By

Përfaqësues të Fakultetit të Turizmit në UBT, Prof. Dr. Kushtrim Dreshaj dhe Prof. Fatmire (Shala) Dreshaj, morën pjesë në Konferencën e Turizmit dhe Mikpritjes, e organizuar nga EDUCO – Kontur III në Prizren.

Në kuadër të kësaj konference, Prof. Dr. Kushtrim Dreshaj prezantoi punimin shkencor me temën “Roli i Turizmit të Qëndrueshëm dhe Eko-Turizmit në zhvillimin ekonomik”, në bashkëautorësi me Prof. Fatmire (Shala) Dreshaj. Prezantimi vuri theksin në rëndësinë e turizmit të qëndrueshëm dhe eko-turizmit si faktorë kyç për zhvillimin ekonomik, ruajtjen e mjedisit dhe avancimin e mirëqenies së komuniteteve lokale.

Konferenca shërbeu si një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e ideve dhe përvojave ndërmjet profesionistëve, studiuesve dhe akterëve të fushës së turizmit dhe mikpritjes, duke nxitur dialogun mbi zhvillimin e qëndrueshëm të këtij sektori në Kosovë dhe rajon.

Përveç prezantimeve akademike, pjesë e konferencës ishte edhe promovimi i trashëgimisë kulturore, ku u prezantuan veshjet tradicionale nga rajoni i Prizrenit, duke përfshirë:

  • zanatin e filigranit,
  • grimin tradicional të nuses nga Zhupa,
  • veshjet tradicionale nga rajoni i Zhupës dhe Hasit.

Këto prezantime theksuan lidhjen e fortë ndërmjet turizmit, kulturës dhe identitetit kombëtar, duke e bërë trashëgiminë kulturore një element të rëndësishëm në zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm.

Continue Reading

Të kërkuara