Lajmet

Deputetët qëndrojnë në sallë pas përfundimit të seancës konstituive, kritikojnë Vetëvendosjen për ngërçin politik

Published

on

Seanca konstituive nisi me kërkesën e kryesuesit të Kuvendit, Avni Dehari për partitë politike për propozimet rreth formimit të komisionit për votim të fshehtë.

Partitë opozitare nuk pranuan të propozojnë kandidatë për formimin e komisonit, kurse Dehari përmbylli seancën konstituive për ditën e sotme.

Votimi i komsionit mori 55 vota për, ndërsa deputetët e tjerë refuzuan të marrin pjesë në votim.

Pasi deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje u larguan nga salla plenare, deputetët partive të tjera shqiptare qëndruan në sallë për të diskutuar rreth ngërçit politik.

Deputetja më e re e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës, Sala Jashari tha se Lëvizja Vetëvendosje po sillet sikurse ka shumicën parlamentare.

Edhe sot po vazhdoj të bëj thirrje për zgjidhje, sistemet parlamentare demokratike janë të ndërtuara mbi bazën e kompromisit. Edhe sot në tentativën e 43’të ende sillet sikur të kishte më shumë se 50% të ulësve në Parlamentin e Kosovës dhe pretendon se kompromisi i tyre është përpjekja e vazhduar për ta votuar vetëm një kandidate për kryeparlamentare dhe atë në mënyrë të fshehtë dhe arbitrare. Ky nuk është kompromis, kompromis është kur PDK i ka dhënë mundësinë Vetëvendosjes duke i thënë se ne do t’i votojmë një numër të konsiderueshëm të emrave në Lëvizjen Vetëvendosje për ta zhbllokuar këtë situatë“, tha fillimisht ajo.

Jashari tha se demokracia nuk funksionon me kokëfortësi duke bërë thirrje për kompromise politike.

Me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese është e qartë se partia fituese ka të drejtë të propozoj kandidatin për kryeparlamentar, por kjo nuk i jep të drejtë ekskluzive për ta zgjidhur atë. Duhet patjetër të kthehemi te kompromisi. Demokracia nuk funksionon me kokëfortësi, Kosova është më e madhe se ego e kujtdo. Kuvendi i Kosovës nuk është arenë e arrogancës, por tempull i demokracisë“, përfundoi Sala Jashari.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa kritikoi qëndrimet e grupit më të madh parlamentar të dalur nga zgjedhjet e 9 shkurtit, duke thënë se Vetëvendosje ka mundësi për të zgjedhur krizën politike të krijuar.

Sipas Mustafës, Lëvizja Vetëvendosje ka mundësi të bashkëpunojë me partitë që kanë shprehur vullnet të votojnë emra të tjerë për kryeparlamentar.

Në këtë parlament, disa parti politike janë shprehur se kanë vullnet të votojnë një emër tjetër dhe jo atë të Albulena Haxhiut, pra ka hapësirë për të krijuar 61 vota. Fatkeqësisht Vetëvendosje me të vetmen ide për të bllokuar Kuvendin e Kosovës, refuzon të marrë parasysh këto oferta për një emër tjetër. Kemi një inflacion një rritje të çmime të papërballueshme për kuletën familjare, është parë që familjet po përgatiten për fillimin e vitit të ri shkollor, por shteti është zhdukur, shteti është reduktuar në një emër të vetëm, Albulena Haxhiu. Për Vetëvendosjen ajo është më e rëndësishme se çdo qytetar i Republikës së Kosovës, për Vetëvendosjen ‘o zgjidhet Albulena Haxhiu kryetare e Kuvendit, o flaka i daltë këtij vendi’. Ka emra që janë të pranueshëm për disa parti politike, le të ulen le të flasin le të arrijnë një marrëveshje politike“, tha Besian Mustafa.

Në anën tjetër, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha ftoi deputetët e tjerë që të lejojnë Vetëvendosjen të marrë ‘fitoren e Pirros’.

Berisha tha se deputetët duhet të mendojnë racionalisht për t’i dhënë fund vuajtjes institucionale të shtetit.

Kemi të bëjmë me dikë që nuk do të lëshojë pe. Tash e kam me disa deputetë këtu që mendojnë se duhet me u sjellë sikur edhe ne jemi të fortë edhe ne nuk lëshojmë pe. Edhe unë jam i fortë, kam parime dhe nuk lëshoj pe, por pasi jemi në Kuvendin e Kosovës është mirë të bëhemi më racional. Unë ia kisha dhënë këtë fitore, jo Fitore Pacollin, por këtë fitoren që po e lyp. Le te merr fitoren e Pirros, le të thotë që ka fitu, që t’ia shkurtojmë Kosovës vuajtjet. Ne rrezikohemi të humbim shtetin, të mendojmë jashtë kësaj që kemi parë deri sot“, tha Bekë Berisha.

Vazhdimi i seancës konstituive është caktuar për datën 9 korrik.

Vendi

Gjermania ndan 3 milionë euro donacion për FSK-në

Published

on

By

Gjermania ka konfirmuar edhe një herë mbështetjen e saj të palëkundur për transformimin dhe modernizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës përmes një donacioni të ri prej 3 milionë eurosh.

Ministri i Mbrojtjës Ejup Maqedonci, ka njoftuar se ky donacion vjen në kuadër të programit gjerman “Enable and Enhance”, i cili do të fokusohet në pesë projekte jetike, me synim kryesor fuqizimin e flotës së transportit ushtarak dhe ngritjen e kapaciteteve për mbështetje mjekësore brenda forcës.

Gjatë ceremonisë së zyrtarizimit të kësaj mbështetjeje, Ministri Maqedonci, priti ambasadorin gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph, me të cilin diskutoi mbi ecurinë e reformave në mbrojtje dhe nevojën për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh.

Ministri Maqedonci e vlerësoi lart kontributin e qeverisë gjermane, duke theksuar se ky investim ndikon drejtpërdrejt në gatishmërinë operacionale të FSK-së.

“Republika Federale e Gjermanisë po vazhdon të mbështesë zhvillimin dhe rritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës,” u shpreh ministri Maqedonci, duke shtuar se ky donacion është i dedikuar për projekte konkrete që përmbushin standardet më të larta ushtarake.

Sipas krerëve të mbrojtjes, bashkëpunimi mes dy vendeve pritet të thellohet edhe më tej në të ardhmen, duke u fokusuar në trajnime të përbashkëta dhe asistencë teknike për të siguruar një forcë moderne dhe të ndërveprueshme me partnerët ndërkombëtarë.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Studentet e masterit në Psikologji në UBT, Shqipe Shala dhe Drenusha Krasniqi mbajnë ligjëratë mbi autizmin

Published

on

By

Në kuadër të aktiviteteve akademike dhe ndërgjegjësuese, studentet e programit master në psikologji, Shqipe Shala dhe Drenusha Krasniqi, mbajtën një ligjëratë tematike mbi çrregullimin e spektrit të autizmit.

Ligjërata u fokusua në prezantimin e koncepteve bazë mbi autizmin, duke përfshirë karakteristikat kryesore, shenjat e hershme të identifikimit dhe sfidat që shoqërojnë këtë çrregullim në aspektin e zhvillimit dhe ndërveprimit social. Një rëndësi e veçantë iu kushtua ndërhyrjes së hershme dhe rolit të saj në përmirësimin e cilësisë së jetës për personat në spektrin e autizmit.

Gjatë prezantimit u trajtuan gjithashtu aspektet praktike të mbështetjes, duke përfshirë qasjet bashkëkohore në punën me fëmijët me autizëm, si dhe roli i familjes, institucioneve arsimore dhe profesionistëve në krijimin e një mjedisi gjithëpërfshirës.

Ky aktivitet synoi të kontribuojë në rritjen e vetëdijes dhe njohurive profesionale mbi autizmin, si dhe të nxisë një qasje më të ndjeshme dhe mbështetëse ndaj personave me këtë çrregullim në shoqëri.

Ligjërata u vlerësua pozitivisht nga pjesëmarrësit, duke reflektuar interesin dhe rëndësinë e trajtimit të temave të tilla në kuadër të formimit akademik dhe profesional.

Continue Reading

Rajoni

UBT ofron bursë për maturantët nga Shqipëria në Inxhinieri të Energjisë dhe programe të tjera inovative

Published

on

By

UBT po vazhdon të forcojë rolin e tij si institucioni kryesor i arsimit të lartë në rajon, duke hapur mundësi të reja për maturantët nga Shqipëria që dëshirojnë të studiojnë në Kosovë dhe të ndërtojnë një karrierë profesionale në fusha strategjike dhe moderne.

Në kuadër të ofertës së re akademike, UBT ka hapur regjistrimet e hershme në programin Inxhinieri e Energjisë, një drejtim që fokusohet në zhvillimin e njohurive dhe aftësive praktike në fushën e energjisë së ripërtëritshme, sistemeve energjetike efikase dhe teknologjive të avancuara që po formësojnë të ardhmen globale të industrisë së energjisë.

Për të mbështetur të rinjtë nga Shqipëria, UBT ka vendosur bursë 20 për qind për të gjithë maturantët që aplikojnë në këtë program, duke lehtësuar qasjen në studime cilësore dhe duke krijuar mundësi më të gjera për zhvillim profesional dhe akademik.

Programi i Inxhinierisë së Energjisë në UBT karakterizohet nga një qasje bashkëkohore e mësimdhënies, ku teoria ndërthuret me praktikën në laboratorë modernë, projekte kërkimore dhe bashkëpunim me industrinë. Studentët përgatiten për tregun e punës jo vetëm në nivel vendor, por edhe në atë ndërkombëtar, në një sektor që po përjeton rritje të shpejtë dhe kërkesë të vazhdueshme për ekspertë të kualifikuar.

Oferta akademike e UBT-së nuk kufizohet vetëm në një drejtim. Institucioni ofron një gamë të gjerë programesh inovative që përfshijnë Inxhinieri të Ndërtimit dhe Infrastrukturës, Agrikulturë dhe Shkenca të Ushqimit (Nutricion), Turizëm, Mekatronikë dhe Robotikë, Media dhe Komunikim, Shkenca Politike dhe Juridik, Studime të Sigurisë si dhe Sisteme të Informacionit.

Këto programe synojnë të përgatisin profesionistë të aftë për tregun e punës të së ardhmes, duke integruar teknologjinë, inovacionin dhe aftësitë praktike në çdo fushë studimi.

UBT është shndërruar në një qendër akademike që bashkon studentë nga të gjitha trevat shqiptare dhe më gjerë, duke krijuar një ambient ndërkombëtar studimi dhe bashkëpunimi. Institucioni është vlerësuar për rolin e tij në zhvillimin e arsimit cilësor, inovacionit, teknologjisë dhe kërkimit shkencor, duke u pozicionuar si lider rajonal në fusha si inteligjenca artificiale dhe transformimi digjital.

UBT fton të gjithë maturantët nga Shqipëria që të bëhen pjesë e një institucioni ku arsimi, inovacioni dhe e ardhmja takohen në një pikë të vetme zhvillimi.

Linku për aplikim online!

Continue Reading

Lajmet

LDK kërkon hetim pas dyshimeve për gabime në faturimin e rrymës

Published

on

By

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka ngritur një shqetësim lidhur me sistemin e faturimit të energjisë elektrike, në seancën duke kërkuar një hetim të pavarur dhe kompensim për konsumatorët.

Sipas verifikimeve të bëra nga vetë kjo parti, rezulton se mbi 87% e njehsorëve elektrikë në vend nuk e masin kohën saktë, gjë që sipas tyre ka çuar në faturime të pasakta për shumë familje.

Përfaqësuesit e LDK-së theksuan se në një situatë ku sistemi i faturimit është vënë në pikëpyetje, diskutimimi për rritjen e mëtejshme të çmimit të rrymës duhet të mbetet jashtë agjendës.

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, vuri në dukje se ky problem prek drejtpërdrejt buxhetin e secilës familje dhe kërkoi përgjegjësi nga institucionet mbikëqyrëse.

“Është padrejtësi që po bëhet për muaj apo vite me radhë… Qytetarët janë mashtruar. Kjo është e vërteta e hidhur. Teksa kemi dëgjuar Qeverinë duke u bërë thirrje qytetarëve ta kursejnë rrymën, të presin të shpenzojnë prej orës 22:00 me të lirën, ne sot kemi parë që shumica e njehsorëve nuk e kanë llogarisin saktë shpenzimin e energjisë dhe kjo çon në faturim më të shtrenjtë për secilën familje të Kosovës”, u shpreh ajo.

Lushaku-Sadriu kërkoi një auditim të plotë dhe ndërhyrjen e Prokurorisë, duke shtuar se “si është e mundur që një problem të jetë kaq i hapur dhe Ministria e Industrisë të mos ketë vepruar me kohë? Si është e mundur që qytetarët të kenë paguar fatura të padrejta me keqllogaritje dhe Ministria e institucionet e tjera nuk janë thirrur për përgjegjësi? Përgjegjësia është e qartë dhe nuk mund të shmanget”.

Continue Reading

Të kërkuara