Lajmet

Deputetët mbajnë një minutë heshtje për Xhemajl Mustafën

Published

on

Para nisjes së seancës plenare, deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë mbajtur një minutë heshtje në nderim të ish-veprimtarit, Xhemajl Mustafës.

Në 23 vjetorin e vrasjes së tij, kryeparlamentari Glauk Konjufca kërkoi nga deputetët që të nderojnë jetën dhe veprën e tij.

“Sot është 23 vjetori i vrasjes kriminale të intelektualit, patriotit dhe shkrimtarit tonë të shqurar, Xhemajl Mustafa. Propozoj që të mbajmë një minutë heshtje në nderim të jetës dhe veprës së tij”, tha ai.

Lajmet

Mjegulla e dendur, IHK këshillon për kujdes në komunikacion

Published

on

By

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nga dita e martë pritet stabilizim i kushteve atmosferike, pasi vendi do të ndikohet nga masa ajri me presion të qëndrueshëm atmosferik. Këto masa do të sjellin mot më të qetë dhe temperatura që i afrohen vlerave mesatare për këtë periudhë të vitit.

Sipas IHK-së, të martën, të mërkurën dhe të enjten në orët e hershme të mëngjesit parashihet paraqitje e mjegullës, e cila mund të ndikojë në uljen e dukshmërisë dhe të vështirësojë qarkullimin rrugor. Për këtë arsye, instituti u bën thirrje pjesëmarrësve në komunikacion që të tregojnë kujdes të shtuar.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 dhe 0 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të jenë nga 7 deri në 10 gradë.

Continue Reading

Lajmet

Fushë Kosovë: Babai raporton se u sulmua nga djali nën efektin e drogës

Published

on

By

Një rast i dhunës në familje është raportuar të hënën rreth orës 17:24, ku një baba ka njoftuar Policinë se është sulmuar fizikisht nga djali i tij.

Sipas raportit zyrtar, viktima ka deklaruar se djali, i cili dyshohet se ka qenë nën ndikim të substancave narkotike, është bërë agresiv dhe ka ushtruar dhunë ndaj tij. Ai ka shtuar se situata të tilla përsëriten shpesh, pasi i dyshuari kërkon para dhe shkakton tension të madh brenda familjes.

Pas incidentit, viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa policia nuk ka arritur ta gjejë të dyshuarin në vendngjarje. Ai mbetet ende në kërkim dhe rasti po hetohet.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet: “Viktima mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij, i dyshuari mashkull kosovar, kishte ushtruar dhunë ndaj tij. Sipas viktimës, i dyshuari ka qenë nën ndikim të substancave narkotike dhe shpesh kryen veprime të tilla duke kërkuar para dhe duke u bërë agresiv. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari nuk është hasur nga policia. Rasti është duke u hetuar.”

Continue Reading

Lajmet

Dita botërore kundër korrupsionit

Published

on

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 31 tetor 2003 miratoi Konventën kundër Korrupsionit, e cila ka hyrë në fuqi në dhjetor të vitit 2005.

Dita Ndërkombëtare AntiKorrupsion ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin kundër korrupsionit dhe luftimin e parandalimin e tij.

Korrupsioni është fenomen social, politik dhe ekonomik që ekziston në saje të një zinxhiri njerëzish./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Ministrat e Financave të G7 bëjnë thirrje për prodhim dhe furnizim të përgjegjshëm me minerale kritike

Published

on

Kanadaja, kryetare e grupit G7 të ekonomive të përparuara, dhe aleatët e saj theksuan rëndësinë e prodhimit dhe furnizimit të qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm të mineraleve kritike në një takim virtual të ministrave të financave të hënën.

Takimi, i kryesuar nga Ministri i Financave i Kanadasë, Francois-Philippe Champagne, përfshinte përfaqësues nga Australia, Kili, India, Meksika dhe Republika e Koresë.

Kanadaja i ftoi vendet të njohin rolin strategjik që luajnë këto vende në zinxhirët globalë të furnizimit për mineralet kritike.

Sipas njoftimit, ministrat e financave të G7 shqyrtuan progresin sipas Planit të Veprimit për Mineralet Kritike të G7, të miratuar në takimin e udhëheqësve në Kananaskis, Alberta, në qershor.

Plani synon të përparojë zinxhirët globalë të furnizimit që përmbushin standardet e transparencës, diversifikimit, sigurisë, praktikave të qëndrueshme të minierave, besimit dhe besueshmërisë”.

Ministrat shprehën shqetësim për “zbatimin e politikave jo-tregtare, duke përfshirë kontrollet e eksportit, në zinxhirët e furnizimit me minerale kritike”, duke përmendur efektet e mundshme negative në ekonominë globale, duke përfshirë paqëndrueshmërinë e çmimeve dhe rritjen më të ngadaltë.

Në deklaratë thuhej se G7 “përsëriti mbështetjen e saj të palëkundur për Ukrainën” dhe mirëpriti një marrëveshje të re në nivel stafi midis FMN-së dhe Ukrainës, duke pohuar se vendi “do të mbetet ndër prioritetet e G7-ës në të ardhmen, ndërsa Franca merr presidencën e radhës në janar”./S.K/KP/Anadolu Agency/

Continue Reading

Të kërkuara