Lajmet

Deputetët kërkojnë strategji të qartë karshi pese vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën

Published

on

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë ka diskutuar lidhur me pesë shtetet e BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Kryesuesi i Komisionit Haki Abazi tha se në bashkëbisedim me ministren e MPJD-së do të merr informacione se si ka qenë qasja karshi këtyre pesë vendeve.

“Aspirata jonë është që të marrim edhe ulëse në Kombet e Bashkuara. Njohja e këtyre pesë vendeve është afatgjate dhe cila është narrative që ne ju kemi qas këtyre pesë vendeve”.

Deputetja e AAK-së Time Kadriaj tha se Kosova ka aspirata të mëdha, derisa shtoi se takimet  bilaterale pandemia i ka penguar.

Kadriaj po e sheh të gabueshme qasjen e ministres Donika Gërvalla karshi këtyre proceseve.

“Kjo është një pengesë e madhe sepse Kosova ka aspirata ta më të mëdha sepse ne dëshirojmë me qenë pjesë e OKB-së dhe NATO. Liberalizimi dhe njohja e pesë vendeve duhet me qenë kërkesë dhe ditëve të fundit kemi pasur handikap për takime për shkak të pandemisë”.

“Mundemi me i thirr shoqërinë civile dhe me bisedua edhe me ta, politika e BE-së është se disa vende kanë avancuar dhe ne kemi mbet. Kriteri i krimit dhe korrupsionit nuk është se përfundon këtu, dhe nuk duhet të bëhet gabim sërish”.

Të nevojshme po e sheh krijimin e strategjisë dhe bashkëpunimin me qeverinë për mënyrën e qasjes karshi pesë vendeve që se kanë njohur Kosovën, po vlerëson deputetja e PDK-së Ariana Musliu-Shoshi.

“Arsyeja se ato nuk na njohin për shkak të problemeve të brendshme politike. Nëse ne flasim në nivel parlamentar e vetmja mënyrë që mundemi me pas kontakte menta është përmes Komisioneve. Ne duhet të kemi një strategji në bashkëpunim me qeverinë se si qasemi këtyre pesë vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën”.

Komisioni në mbledhjen e sotme i ka propozuar Kryesisë së Kuvendit formimin e 56 grupeve të miqësisë.

“Ne kemi kërkuar me shkrim nga grupet parlamentare për krijimin e 56 grupeve të miqësisë dhe deri më tash janë përgjigjur vetëm AAK dhe VV-ja”, tha Abazi.

Kadriaj ka kërkuara nga anëtarët e komisionit që të angazhohen në formimin e këtyre grupeve të miqësisë.

Ndërsa Musliu-Shoshi tha se është e nevojshme që rregullorja të ndryshojë, raporton EO.

“Rregullorja të grupet e miqësisë patjetër që duhet me pas ndryshime dhe rregullorja mendoj që duhet me pas një përmirësim”.

Lajmet

Dyshohej për varrezë masive në ish-shkollën teknike në Obiliq, Policia: U tentua të kultivohej drogë

Published

on

Gjatë pastrimit të ish-shkollës teknike në Obiliq, punëtorët e Ndërmarrjes Publike Pastrimit “Kastrioti” në bodrumin e shkollës, kanë hasur pamje që kanë ngritur dyshime dhe shqetësim.

Fillimisht është dyshuar për varrezë masive, por sipas Policisë, më pas u kuptua se në këtë objekt është tentuar kultivimi i disa substancave narkotike.

Pastrimi i objektit pati filluar të bëhej pas vendimit të kryetarit të Obiliqit, Halil Thaçit që kjo shkollë të rikthehet dhe të fillojë mësimi përsëri.

Në bodrumin e objektit, shihen thasë të mbushur me materiale të panjohura, të varur në tavan, ndërsa në hapësirat e bodrumit është evidentuar edhe një gropë e madhe.

I pranishëm ishte edhe kryetari i komunës, i cili kishte thënë se rasti po hetohet nga Policia dhe Prokuroria.

“Sipas policëve dhe antidrogës shihet që është tentim i një kultivimi të disa substancave narkotike, por nuk dihet çfarë substanca, siç më tha eprori i policisë. Mirëpo, sido që të jetë, prokuroria edhe policia këtë punë e kanë në dorë dhe ato merren me rastin. Ndërsa sa i përket varrezës masive, unë nuk pashë, apo edhe policia qysh ma ka konfirmuar, nuk ka ndonjë dyshim për momentin”, ka dekalruar ai, raportoi EO.

Kjo shkollë që nga viti 1990, kur nxënësit ishin dëbuar nga forcat serbe, nuk kishte funksionuar më. /A.K/

Continue Reading

Lajmet

3 milionë euro për efiçiencë të energjisë, mbi 1,400 qytetarë do të përfitojnë

Published

on

Rreth 3 milionë euro do të investohen në masa të efiçiencës së energjisë, projekt nga i cili pritet të përfitojnë mbi 1,400 qytetarë në Kosovë.

Deri më tani, në kuadër të këtij projekti janë rinovuar 51 shtëpi të familjeve të cenueshme, me një investim prej rreth 610 mijë eurosh. Në mesin e përfituesve është edhe familja Dragidella në Prishtinë.

Para renovimit, kjo familje konsumonte mbi 85 MWh energji në vit, ndërsa pas përfundimit të punimeve pritet të kursejë rreth 74 për qind të energjisë.

Deri në fund të këtij viti, pritet të përkrahen 192 familje përmes renovimit të shtëpive të tyre, ndërsa deri në vitin 2028 numri i familjeve përfituese pritet të arrijë në 280, në të gjithë Kosovën.

Përfituese do të jenë familjet që marrin asistencë sociale, me përparësi të veçantë për familjet me pensionistë, personat me aftësi të kufizuara dhe prindërit vetushqyes.

Projekti po realizohet me mbështetjen e Qeverisë së Danimarkës, UNDP-së, Ministrisë së Ekonomisë dhe Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kryeprokurori i Speciales takon shefin e ri të EULEX-it

Published

on

Prishtinë, 8 shtator 2026 – Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka pritur të martën në takim shefin e ri të EULEX-it, Antero Lopes.

Në këtë takim të parë njohës, Isufaj dhe Lopes kanë diskutuar për çështje me interes të përbashkët lidhur me punën, prioritetet dhe sfidat me të cilat përballet Prokuroria Speciale.

Gjatë takimit është vlerësuar rëndësia e bashkëpunimit institucional në funksion të forcimit të sundimit të ligjit.

Shefi i ri i EULEX-it, Antero Lopes, ka theksuar se misioni evropian do të vazhdojë të mbështesë punën dhe përkushtimin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kurti për varrimin e Mlladiqit: Serbia ka kaluar në glorifikim shtetëror të gjenocidit

Published

on

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar ashpër ndaj ceremonisë së varrimit të ish-komandantit të Ushtrisë së Republikës Serbe në Bosnje, Ratko Mlladiq, duke akuzuar Beogradin zyrtar për glorifikim shtetëror të një krimineli të dënuar për gjenocid.

Kurti ka krahasuar zhvillimet e fundit në Kosovë me ato në Serbi, duke përmendur 27-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, përvjetorin e vdekjes së Nënë Terezës dhe Ditën e Kushtetutës së Kaçanikut.

Në anën tjetër, ai ka thënë se Serbia fundjavën e ka kaluar duke u përgatitur për ceremoninë e Mlladiqit.

“Serbia fundjavën e kaloi në përgatitje të asaj që bëri dje: nderime të larta shtetërore për kriminelin e luftës, gjeneralin serb, Ratko Mlladiq, fajtorin e gjenocidit në Srebrenicë”, ka shkruar Kurti.

Ai ka theksuar se gjenocidi në Srebrenicë është fakt historik i dokumentuar përmes dëshmive, identifikimeve forenzike dhe dokumentimit të krimeve.

Kurti e ka krahasuar Mlladiqin me ish-presidentin jugosllav, Slobodan Millosheviq, duke e cilësuar atë si një prej figurave kryesore të aparatit ushtarak të tij.

Ai ka kritikuar gjithashtu ceremoninë e organizuar për Mlladiqin, duke thënë se Serbia ka kaluar nga mohimi i krimeve në glorifikimin e tyre.

“Kështu mohimi i gjenocidit kaloi nga deklarata politike në liturgji shtetërore”, ka shkruar Kurti.

Në fund, ai ka deklaruar: “Nga dita e djeshme, mohimi është fjalë e pamjaftueshme. Serbia ka kaluar në adhurim shtetëror të gjenocidit”./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara