

Lajmet
Deputetët e përjashtuar opozitarë tentojnë të hyjnë me forcë në seancën e Kuvendit në Shqipëri
Published
12 months agoon
By
UBTnewsPjesëtarë të përjashtuar të opozitës janë përpjekur të futen me forcë në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, i cili u mblodh të enjten në një seancë të rregullt plenare.
Garda e Republikës vendosi gardh metalik pranë hyrjes kryesore në ndërtesën Kuvendit, për ta parandaluar hyrjen e 24 deputetëve të opozitës, të cilët janë të përjashtuar përkohësisht nga pjesëmarrja në seancat e Kuvendit.

Deputetë të opozitës përpiqen ta kalojnë me forcë gardhin metalik të vendosur para hyrjes së Kuvendit të Shqipërisë.
Kreu i grupit parlamentar të partisë kryesore opozitare, Partia Demokratike, Gazmend Bardhi, e quajti “akt të turpshëm” vendosjen e gardhit metalik para hyrjes së ndërtesës së Kuvendit.
“Kuvendi nuk është burg dhe as qeli burgu, edhe pse shumica e përfaqësuesve të mazhorancës qeverisëse duhet të ishte në burg dhe jo në atë sallë. Shqipëria bëhet kështu vendi i vetëm që, nga njëra anë, është vend anëtar i NATO-s dhe vend kandidat për në Bashkimin Evropian, dhe, nga ana tjetër, rrethon hyrjen kryesore të Kuvendit për ta mbrojtur nga deputetët ‘armiq‘”, shkroi ai në rrjetet sociale.
Në kohët e fundit opozita në Shqipëri ka protestuar në mënyra të ndryshme për ta kërkuar largimin e partisë në pushtet të kryeministrit Edi Rama, Partia Socialiste, dhe zëvendësimin e saj me një qeveri teknike para zgjedhjeve të vitit të ardhshëm.
Deputetët – të cilët u përjashtuan më 2 tetor për një periudhë prej 10 deri në 60 ditë për shkak se dogjën ulëset e tyre në Kuvend – tentuan të hynin me forcë duke u përpjekur ta hiqnin gardhin metalik, por nuk u lejuan nga Garda.
Kuvendi i vazhdoi punimet me deputetët e shumicës, të cilët shkuan në sallë një orë para nisjes së seancës për të shmangur përplasjet e mundshme me deputetë opozitarë. Një grup i vogël i deputetëve të papërjashtuar të opozitës morën pjesë në seancë gjithashtu, dhe kërkuan që të hiqet rrethimi me gardh metalik.
Pranë ndërtesës së Kuvendit në gatishmëri janë edhe automjete të policisë dhe zjarrfikësve, për shkak të situatave të kaluara, kur janë djegur karrige dhe disa manekinë.
Më 30 shtator, deputetë të Partisë Demokratike nxorën jashtë sallës së Kuvendit karriget e tyre dhe u vunë zjarrin në shenjë proteste ndaj burgosjes së deputetit Ervin Salianji. Ai u dënua me një vit burgim për sajimin e një audio-përgjimi.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur shqetësim dhe keqardhje për skenat që u panë më 30 shtator në Kuvendin e Shqipërisë dhe u bënë thirrje pushtetit dhe opozitës që të zhvillojnë dialog.
Javën e kaluar, opozita organizoi një protestë kundër burgosjes së Salianji, gjatë të cilës u hodhën mjete shpërthyese në drejtim të Kryeministrisë dhe disa objekteve tjera.
Dhjetë zyrtarë policorë u lënduan si pasojë e hedhjes së molotovit, lëndëve piroteknike dhe sendeve tjera të forta.
Policia ka iniciuar kallëzim penal për tre drejtues të Partisë Demokratike në lidhje me këtë protestë./REL/
Rajoni
Në UBT Ferizaj u organizua sesioni informues për bursën prestigjioze Chevening Scholarship
Published
12 hours agoon
October 3, 2025By
Driton Iseni
UBT Ferizaj ishte mikpritës i një sesioni të veçantë informues për bursën prestigjioze Chevening Scholarship, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Ambasadës Britanike në Kosovë, në bashkëpunim me Chevening Alumni Foundation in Kosovo.
Gjatë këtij aktiviteti, studentët e UBT-së në Ferizaj u njohën me procesin e aplikimit, kriteret e përzgjedhjes dhe afatet e rëndësishme, si dhe morën këshilla praktike për një aplikim të suksesshëm.
Ky aktivitet synoi të nxisë interesimin e studentëve për të aplikuar në bursën Chevening dhe të ofronte njohuri të thelluara mbi mundësitë që kjo bursë ofron pas përfundimit të studimeve, si zhvillimi i aftësive profesionale dhe krijimi i perspektivave të reja karrierike.
Lajmet
Kosova e Turqia vazhdojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes
Published
13 hours agoon
October 3, 2025By
UBTnews
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur sot në takim shefin e Mbrojtjes së Turqisë, gjeneral Selçuk Bayraktaroğlu, me të cilin ka biseduar për zgjerimin e bashkëpunimit në fushat e trajnimeve, edukimit dhe mbështetjes në ngritjen e kapaciteteve ushtarake të FSK-së.
Jashari me këtë rast falënderoi Bayraktaroğlu për mbështetjen e vazhdueshme që Turqia i ka dhënë FSK-së në ngritjen e kapaciteteve profesionale, raporton KosovaPress.
Ndërsa, shefi i Mbrojtjes së Turqisë ri-konfirmoi përkushtimin e vendit të tij për të vazhduar dhe thelluar bashkëpunimin me FSK-në, duke vlerësuar lart zhvillimin dhe profesionalizmin e ushtrisë së Kosovës.
Të dy gjeneralët u pajtuan për vazhdimin e zgjerimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes, thuhet në njoftimin e FSK-së./D.B/KP
Rajoni
UBT dhe AMIK nisin projektin “Inkuadrimi i Vajzave në Ndërmarrësi” me trajnimin e parë
Published
13 hours agoon
October 3, 2025By
Driton Iseni
Në ambientet e Parkut Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së u zhvillua hapja e projektit “Inkuadrimi i Vajzave në Ndërmarrësi”, një iniciativë e organizuar nga UBT në bashkëpunim me AMIK – Asociacioni i Institucioneve Mikrofinanciare të Kosovës.
Ky aktivitet ka për qëllim fuqizimin e vajzave dhe grave të reja përmes ofrimit të njohurive praktike, mentorimit dhe krijimit të mundësive të reja për angazhim në botën e ndërmarrësisë. Pjesëmarrëset do të pajisen me shkathtësi të rëndësishme për të ndërmarrë iniciativa profesionale dhe për të kontribuar në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit, duke rritur mundësitë e tyre për punësim, krijim të bizneseve të vogla dhe inovacion.
Në hapje të aktivitetit, u theksua rëndësia e partneritetit mes institucioneve akademike dhe sektorit financiar për mbështetjen e gjeneratës së re të sipërmarrësve.
Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, vuri në pah se projektet e tilla janë të nevojshme për të krijuar një platformë të qëndrueshme për ndërmarrësi dhe zhvillim ekonomik në nivel vendi, dhe se bashkëpunimi me sektorin financiar dhe organizatat që mbështesin inovacionin është kyç për suksesin e vajzave të reja.
Zëvendësguvernatorja e Bankës Qendrore të Kosovës, Nesrin Shileku-Shala, i inkurajoi pjesëmarrëset duke theksuar rëndësinë e edukimit financiar, planifikimit dhe guximit për të ndërmarrë iniciativa të reja, duke u bërë modele suksesi për komunitetet e tyre.
Drejtori i Bordit të AMIK, Adrian Alo, theksoi se fuqizimi i vajzave përmes projekteve të ndërmarrësisë kontribuon në stabilitetin ekonomik dhe përfshirjen sociale, duke nxitur edhe zhvillimin e sektorit mikrofinanciar dhe inovacionin në vend.
Përfaqësuesi i AMIK, Prof. Shpresim Vranovci, nënvizoi rëndësinë e mentorimit dhe krijimit të rrjetit të kontakteve për pjesëmarrëset, si një element kyç për arritjen e suksesit profesional dhe zhvillimin e projekteve të reja sipërmarrëse.
Ndërsa, Drejtori i Departamentit për Edukim dhe Zhvillim Profesional në UBT, Prof. Dr. Besnik Skenderi, theksoi se institucioni mbetet i përkushtuar të ofrojë platforma praktike për zhvillimin e studentëve dhe të rinjve, duke i lidhur ata me sektorët strategjikë të ekonomisë dhe aktorë që kontribuojnë drejtpërdrejt në krijimin e mundësive të reja për punësim, ndërmarrësi dhe inovacion.
Ky projekt shënon një hap të rëndësishëm drejt përfshirjes së vajzave dhe grave në ekonominë inovative dhe ndërmarrëse të vendit, duke nxitur një kulturë të barazisë, sipërmarrësisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe social.
Rajoni
Shqipëria dorëzon në Komisionin Evropian dokumentacionin e plotë për Kapitullin e Doganave
Published
13 hours agoon
October 3, 2025By
UBTnews
Administrata Doganore e Shqipërisë ka dorëzuar zyrtarisht pranë Komisionit Evropian paketën e plotë të dokumentacionit për përmbushjen e kushteve përmbyllëse në kuadër të Kapitullit 29 “Bashkimi doganor”, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt aderimit të vendit në familjen e madhe evropiane.
Administrata Doganore përgatiti dhe dorëzoi kalendarin legjislativ dhe tabelat e konformitetit me acquis të BE-së; strategjitë kryesore të administratës në fushat e biznesit, burimeve njerëzore dhe trajnimit; masat për rritjen e integritetit dhe performancës së strukturës doganore; planin kombëtar shumëvjeçar për sistemet IT dhe masat për ndërveprimin me sistemet e BE-së; informacion mbi ratifikimin e Protokollit të Konventës Kuadër për Kontrollin e Duhanit; raportin vjetor “Libri Jeshil-Dogana 2024 dhe Prioritetet 2025”, i botuar për të katërtin vit radhazi.
Administrata Doganore thotë se mbetet e angazhuar për të vijuar përmbushjen e të gjitha detyrimeve të Kapitullit 29, duke garantuar përafrimin legjislativ, forcimin e kapaciteteve administrative, avancimin e sistemeve digjitale doganore dhe thellimin e bashkëpunimit me BE në luftën kundër tregtisë së paligjshme.
“Ky është një moment historik që i shërben jo vetëm integrimit të Shqipërisë në BE, por edhe ndërtimit të një administrate moderne, të besueshme dhe në shërbim të qytetarëve e biznesit”, thuhet në postimin e ADSH-së në Facebook./D.B/KP

Elon Musk kritikon Wikipedia-n dhe njofton Grokipedia

Zhytësi rus thyen rekordin botëror, 126 metra pa frymë

Halloween në Netflix! Top 5 filma horror që duhet të shikoni

Rekordi i Chris Waddle mund të thyhet nga Granit Xhaka

Si të trajtoni një ndrydhje të kyçit të këmbës?

Vajzat e Emily Blunt nuk e marrin seriozisht famën e saj

Në UBT Ferizaj u organizua sesioni informues për bursën prestigjioze Chevening Scholarship

Syzet inteligjente, prioriteti i ri i Apple

Po e rrezikoni shëndetin, zgjatuesit nuk e përballojnë fuqinë e këtyre pajisjeve!
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT1 month ago
Profesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Rajoni2 months ago
BSc në Shëndet Publik dhe Shkenca Mjekësore në UBT – Investim për të ardhmen e shëndetit të popullatës
-
Lajmet nga UBT3 months ago
Profesori i UBT-së, Musa Sabedini, publikon punim shkencor në revistën ndërkombëtare JGPSCD në SHBA
-
Vendi4 weeks ago
Votoni për UBT-në dhe Rektorin Hajrizi në Triple E Awards: Dy nominime të reja ndërkombëtare për institucionin dhe Kosovën